E Mërkurë, 04.24.2024, 05:26am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
DHJETË KËSHILLAT E PAPËS PËR TË QENË I LUMTUR
Nga FRANK SHKRELI

E Shtunë, 09.06.2014, 06:28am (GMT+1)



Pak para disa ditësh lexova në median amerikane njoftime në lidhje me një intervistë që Papa Françesku kishte dhënë muajin e kaluar për
gazetën Viva të Argjentinës, gjatë së cilës ai kishte rekomanduar dhjetë këshillat e tija bazuar në përvojën e tij, që ai thotë se po ti zbatojmë, do jemi më të lumtur në jetë. Ndonëse është fund jave dhe jemi si të thuash në vigjiljen e vizitës historike të Papa Françeskut në Shqipëri më 21 shtator, thashë me vete t'i ndajë me lexuesit, të cilët ndoshta nuk i kanë lexuar deri tani këto dhjetë këshilla të Papës, për të qenë i lumtur në jetë, pasi në fund të fundit, kush prej nesh nuk dëshiron të jetë i lumtur në këtë botë.

Me këshillat e tija, Papa në përgjithësi përpiqet të inkurajojë njerzit të kenë një qëndrim më pozitiv në jetë dhe të jenë më bujarë dhe zemërgjërë ndaj të tjerëve. Këshillon gjithashtu familjet që të mos shikohet aq shumë televizion pasi nuk u jep antarëve të familjes mundësinë për të komunikuar me njëri tjetrin dhe propozon që njerzit të kërkojnë mënyra më të mira për të kaluar kohën e lirë. Ai tha se është zhdukur kënaqësia për të lexuar libra, njerëzit nuk lexojnë më, fatkeqsisht. Papa, madje rekomandon që të ndalohen përpjekjet për të bindur njerëzit që të përqafojnë fenë tënde. Rekomandon që për arsye të jetës moderne shumë të ngjeshur, që të pushojmë më shumë, dhe të kalojmë më shumë kohë me familjen dhe të punojmë për paqë -- sipas mediave të ndryshme amerikane që kanë botuar intervisten
me këshillat e Papës për njerzit që duan të jenë më të lumtur në jetë. Disa prej këshillave të tjera përfshijnë mundësinë për të ndihmuar njerzit që kanë nevojë dhe thotë se lumturia nevojitë përpjekjet e shoqërisë dhe të politikës për punësimin e të rinjve duke u gjetur atyre punë të dinjitetshme. Dhe mbi të gjitha, një ndër këshillat e Papës për të qenë i lumtur në jetë, është e nevojshme dhe rëndësishme që të respektohet besimi i të tjerve.

Ja edhe 10 këshillat e Papës dhënë gazetës argjentinase Viva, të përkthyera shqip për ata, që sipas tij, dëshirojnë të jenë më të lumtur në këtë jetë:

1. Jeto jetën tënde ashtu si dëshiron vet, por lejo që edhe të tjerët

të jetojnë sipas dëshirës së tyre. Të gjithë, tha Papa, duhet të

udhëzohen dhe të jetojnë në bazë të këtij parimi.

2. Të jeshë bujar e zemërgjerë me të tjerët. Është e nevojshme, tha

Papa, që njerëzit të jenë të sinqertë dhe bujarë ndaj të tjerëve. Në të

kundërtën, shtoi ai, njerëzit rrezikojnë të bëhen egocentrikë, duke u

përqëndruar vetëm në nevojat e veta dhe askujt tjetër.

3. Përpiqu të jeshë i qetësuar në jetë. Reflekto mbi të kaluarën për të

parë se si e ke kaluar jetën.

4. Që njeriu të ketë një kuptim më të shëndosh për pushim, për më

shumë kohë të lirë. Papa tha se konsumizmi i tepëruar ka sjellur

shqetësime në shoqëri dhe u rekomandon prindërve që të caktojnë

kohë të posaçme për të luajtur me fëmijtë e tyre dhe që të mbyllin

televizorin kur ulen rreth tavolinës për të ngrënë.

5. E Djela duhet të jetë ditë pushimi. Puntorët duhet të pushojnë të

djelën, pasi sipas tij, e "Diela është për familje".

6. Të gjënden mënyra të reja inovuese për të krijuar vende pune

me dinjitet për të rinjët e të rejat. Duhet të jemi më të interesuar

dhe më krijues për tu përballur me nevojat e rinisë, tha Papa për

gazetën argjentinase, Viva.

7. Respekt dhe përkujdesje për natyrën. Degradimi i mjedisit, shtoi

Papa Françesku, është një prej sfidave më të mëdha me të cilat

përballet njerëzimi. Pyetja që duhet t'i bëjmë vetvetes, tha ai, është

nëse, "njerëzimi po bën vetvrasje me përdorimin tiranik të natyrës

dhe të burimeve të planetit, pa marrë parasyshë pasojat."

8. Të mos jeshë negativ ndaj të tjerëve. Nevoja për të folur keq për

të tjerët është në të vërtetë shënjë e mos respektit për vetveten,

tha Papa. "Heqja dorë nga ndjenjat dhe qëndrimet negative

ndaj të tjerëve sa më shpejt që të jetë e mundur, është shumë e

shëndetshme për individin dhe njëkohsisht e bën njeriun më të

lumtur," tha ai.

9. Mos u përpiq të kthesh dike në fenë tënde ose që të tjerët të

pranojnë me doemos pikpamjet tua. Respekto besimin e të tjerëve!

Gjëja më e keqe, tha Papa, janë përpjekjet e tepëruara për të

këthyer dike në fenë tënde. ("Don't Proselytise: respect others'

beliefs", ishin fjalët e Papës të përkthyera anglisht). Të tjerët

tha ai, mund të frymëzohen nga shëmbulli ynë, po të duan. Çdo

person, tha ai, dialogon duke filluar nga identiteti i vetvetes dhe se

katolikët duhet të dialogojnë edhe me ata që nuk ndjekin besimin e

tyre.

10. Puno për paqë. Jetojmë në një periudhë luftërash e konfliktesh dhe

si përfundim duhet të ngrejmë zërin lart në mbështetje të paqës.

Paqa nganjëherë le të nënkuptohet se është e qetë, por ajo në të

vërtetë nuk është kurrë e qetë, tha Papa. Paqa është gjithmonë

proaktive dhe dinamike, përfundoi Papa, duke u bërë thirrje

njerëzve që të luajnë një rol më aktiv dhe më dinamik në zgjidhjen

e konflikteve, anembanë botës.


Këto ishin 10-këshillat e Papa Françeskut, dhënë azetës Viva të Argjentinës, për një jetë më të lumtur në këtë botë plot probleme. Por si individë kalimtarë në këtë botë edhe nëqoftse zbatojmë madje edhe vetëm një prej këtyre këshillave përfshirë edhe ata që ndoshta nuk duan t'i marrin parasyshë seriozisht këto rekomandime pasi vijnë nga Papa besoj se do të bëhemi njerëz më të mirë, jo vetëm për veten tonë, për familjen dhe shoqërinë ku jetojmë, por edhe për mbarë familjen e racës njerëzore dhe në proces, si përfundim, do të kontribojmë drejtë një jete më të lumtur, më të pasur dhe më të doemethënse për të gjithë.

Fundjave të këndshëm dhe jetë të lumtur, gjithmonë!
FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Ne 65 vjetorin e ndarjes nga jetaMIT'HAT FRASHËRI, MEDET, S'KE NJË SHTATORE!Nga RESHAT KRIPA (09.05.2014)
DOM SIMON FILIPAJ: “SHQIPTARË: FLISNI SHQIP ME ZOTIN”Nga FRANK SHKRELI (09.04.2014)
'Dita e të Zhdukurve' dhe mundësia që s’duhet të zhduken shqiptarëtSHQIPËRI - SHQIPTARËVE TË ZHDUKUR GJATË LUFTËS CIVILE 1943-1944 ENDE NUK IU DIHEN VARRETNga SULEJMAN GJANA (09.03.2014)
ILIRIANËT!Nga GANI MEHMETAJ (09.02.2014)
NGA LËVIZJA ANTIKOMUNISTE POLAKE - NË KRYE TË EUROPËSNga FRANK SHKRELI (09.02.2014)
Sot para Kuvendit të Shqipërisë protesta e peticionistëve O ME POPULLIN, O ME KUPOLËN - RRUGË TJETËR S'KA!Nga ELIDA BUÇPAPAJ (09.01.2014)
PAPËRGJEGJËSIA NDAJ SHTETIT!Nga ALBINOT MALOKU (09.01.2014)
NË BUKURESHT U MBAJT KONGRESI NDËRKOMBËTAR I ISH TË PËRNDJEKURVE POLITIKËNga FRANK SHKRELI (08.27.2014)
PRESIDENTJA E HODHI GURIN NË LUMË, NJË MIJË TË ZGJUAR NUK E NXJERRINNga SKËNDER BUÇPAPAJ (08.27.2014)
MASAKRA E MANASTIRIT KULLON GJAK TASH 184 VJETNga UK LUSHI (08.26.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]