E Premte, 04.19.2024, 11:56am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
GJYKATA KUSHTETUESE NUK KA PSE TË HEDHË POSHTË APO TË VONOJË VERDIKTIN E 8 QERSHORIT
Nga AGRON ALIBALI

E Shtunë, 09.13.2014, 09:53am (GMT+1)



Me 8 qershor 2014 populli i Kosovës votoi paqësisht dhe me qytetari për përfaqësuesit e vet në Kuvendin e Kosovës. Megjithatë, kanë kaluar tre muaj dhe institucionet themelore të Republikës së Kosovës të mandatuara nga këto zgjedhje, gjegjësisht kuvendi dhe qeveria e re ende nuk po ngrihen dhe nuk po funksionojnë. Gjykata Kushtetuese e Kosovës ende nuk ka shpallur arësyetimin e dy vendimeve të saj për këto çështje të rëndësishme.

Sikurse dihet, të parët në zgjedhje dolën koalicioni i kryesuar nga PDK, mirëpo kjo fitore i ngjan asaj të Pirros, pasi nuk u arrit shumica absolute prej 61 deputetësh për formimin e qeverisë. Normalisht, partisë apo koalicionit që ka shumicën relative i takon tagri për të marrë mandatin nga Kryetarja e Republikës dhe për të hulumtuar mundësitë e formimit të një koalicioni qeverisës. Nëse kjo është e pamundur, atëhere mandati i kthehet Kryetares, e cila ia kalon partisë së dytë në listë. Nëse as kjo nuk ndërton dot qeveri, atëhere  mund të bëhet edhe një përpjekje e tretë tek partia tjetër e rradhës. Parlamentarizmi mbështetet në parimin demokratik të shumicës. Vetëm kur nuk ka shpresë për krijimin e shumicës, mund të kryen sërish zgjedhjet. Mirëpo normalisht nëse partia e dytë arrin të sigurojë mbështetjen e shumicës së deputetëve nëpërmjet lidhjes së aleancave me partitë e tjera çka duket se po ndodh - atëhere kriza quhet e zgjidhur dhe jeta politike rifillon normalisht në legjislaturën e re.

Për të qartësuar këtë moment, fill pas përfundimit të zgjedhjeve Presidentja Jahjaga i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Sipas njoftimeve të shtypit, me 30 qershor 2014 Gjykata e shqyrtoi dhe vendosi për çështjen KO103/14 dhe vendimin e arësyetuar do ta publikonte "në ditët në vijim". Ende ky vendim nuk është botuar, por sërish sipas shtypit, Gjykata është prirur të rekomandojë zgjidhje të mirëprovuara nga praktika demokratike parlamentare nëpër botë, të përmendur më lart.

Natyrisht, hapi tjetër thelbësor është konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Sikurse dihet, regjistrimi i të gjithë deputetëve të rinj u krye më datë 16 korrik 2014, dhe të nesërmen u mbajt mbledhja konstitutive dhe u zgjodh Kryetari i ri. Megjithatë, për shkak të ankimimit në Gjykatën Kushtetuese, ai pezulloi me 23 korrik 2014 të gjitha veprimtaritë e Kuvendit deri sa ajo të shqyrtonte dhe vendoste për mospajtimin.

Sikurse matematika ka ligjet e veta, ashtu edhe drejtësia paçka se nuk është shkencë e saktë - mbështetet në disa ligje dhe parime themelore. Një prej tyre është se "gjykatësi e shpall apo e zbaton ligjën, por nuk e bën atë" [Judicis est jus dicere, non dare]. Prej kësaj rrjedh se Gjykata e nderuar Kushtetuese e Kosovës nuk ka tagër të bëjë as Kushtetutë apo ligje, dhe as të zgjedhë Kuvendin apo Kryesinë e tij, dhe as Kryeministrin. Nuk e vemë në dyshim se Gjykata i njeh mirë detyrat dhe kufinjtë e fushës së veprimtarisë vet, mirëpo në një vend të vogël si Kosova krijohet përshtypja e ndikimit të politikës në punën e saj. Kujtojmë se, për të shmangur çdo përshtypje ndikimi, Gjykata përkatëse e Gjermanisë e ka selinë në Karlsruhe, mjaft larg pra nga selia e qeverisë dhe e Bundestagut.

Me 21 gusht 2014, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës më në fund shqyrtoi kushtetuetshmërinë e zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Edhe sot e gjithë ditën vendimi i plotë e i arsyetuar nuk është shpallur.

Kuvendi i Kosovës, i përbërë prej 120 deputetësh, e ka kuorumin të barabarë me 61 deputetë [120 : 2 + 1]. Duke qenë se 83 > 61, rrjedhimisht del se kuorumi për zgjedhjen e Kryetarit do të ketë qenë formuar dhe se votimi ka qenë i rregullt, fakt që duket se pranohet edhe nga ajo Gjykatë e nderuar. Me të vërtetë, "Vendimi për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Nr. 05-V-001," është "votuar nga 83 deputetë të Kuvendit, më 17 korrik 2014" pranohet në njoftimin e saj për shtyp.

Mirëpo mandej përmbajtja e njoftimit zyrtar nuk përcillet aq kthjellët sikurse pritet, madje përcjell kundërshti me premisën e vetëpranuar më lart. Së pari, Gjykata, me shumicë votash, dhe jo njëzëri,"konstaton...mungesë kuorumi" në "mbledhjen dhe procedurën e ndjekur...nga Kryesia...pas pezullimit të seancës konstituive me 17 korrik 2014". Pra, në qoftë se këtë "konstatim" e kuptojmë qartë, duket se Gjykata nuk e ve në dyshim kushtetuetshmërinë e seancës konstituive, ku edhe u zgjodh Kryetari, por shqetësohet për veprimet e kryera nga Kryesia "pas pezullimit të seancës konstitutive", pra, pas zgjedhjes së Kryetarit. Pra, duket se Gjykata mendon se kuorumi ka munguar në mbledhjen e parë të Kryesisë së Periudhës së Pestë Legjislative, mirëpo kjo nuk ka rëndësi themelore për ndërtimin dhe funksionimin e institucioneve të Kosovës.      

Leximi i vëmendshëm i dispozitave përkatëse të Kushtetutës dhe të Rregullores së Kuvendit nxjerr në pah këto elemente dhe momente thelbësore në lidhje me procedurën për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit: së pari, Kryesia përbëhet nga Kryetari dhe pesë nënkryetarë, pra gjithsejt nga 6 persona. [Neni 67.1. i Kushtetutës]. Pra, nënkuptohet se kuorumi do të jetë formuar vetëm nëse kanë qenë të pranishëm katër anëtarë të Kryesisë. Së dyti, aty përcaktohet tagri i propozimit, i zgjedhjes dhe i shkarkimit."Kryetari i Kuvendit propozohet nga grupi më i madh parlamentar dhe zgjedhet me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit", qartëson Neni 67.2 i Kushtetutës.

Kuptohet se, që të arrihet tek momenti i zgjedhjes duhet normalisht të ketë propozim. Pyetja është e qartë: cili është grupi më i madh parlamentar në Kuvendin e Kosovës, që propozon Kryetarin? Kjo varet nga përbërja e grupeve përkatëse pas seancës konstituive. Nëse grupi më i madh parlamentar është i njëjti që ka propozuar dhe zgjedhur Kryetarin, atëhere, në thelb, nuk ka kurrfarë konflikti.

Mirëpo Gjykata Kushtetuese e Kosovës "konstaton" më tej se "nuk ishte grupi më i madh parlamentar ai që propozoi Kryetarin e Kuvendit, dhe rrjedhimisht" Vendimi i marrë në seancën konstituive "është i pavlefshëm" [Pika II.b e Njoftimit]. Në fund Njoftimi shpall se seanca konstitutive "nuk është realizuar plotësisht" dhe Kuvendi duhet të ribëjë veprimet, në bazë të Kushtetutës, "Kreut III të Rregullores" së Kuvendit dhe "në pajtim me këtë aktgjykim".

Do të jemi shumë kuriozë të njihemi me arësyetimin e asaj Gjykate të nderuar se çfarë kuptohet me "grup më të madh parlamentar". Arsyeja e thjeshtë, e bazuar edhe në logjikën juridike dhe matematike të çon në interpretimin e vetëm se "partia" apo "koalicioni parazgjedhor" nuk barazohen me "grupin parlamentar" dhe se dy të parat nuk ka kurrfarë tagër propozimi, por këtë e ka vetëm "grupi parlamentar". Po ashtu, përbërja sasiore numerike e grupit parlamentar është lehtësisht e qëmtueshme. Ndaj, vonesa në shpalljen e Aktgjykimit apo vendimit të arësyetuar nuk mund të mos shkaktojë habi.

Një ndër ligjëvënësit më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Justiniani, i lindur jo larg Kosovës, shpallte 15 shekuj më pare se "është detyrë e gjykatësit ta mbyllë punën e ditës brenda po asaj dite" [Judicis officium est opus diei in die suo perficere]. [Justiniani, Institucionet, 2, 256]. Një shembull është çështja Bush ndaj Gore, shqyrtuar nga Gjykata e Lartë e SHBA në vitin 2000, prej nga varej fati i zgjedhjeve presidenciale. Për rëndësinë e veçantë të çështjes, Gjykata amerikane e shpalli vendimin benda 24 orëve nga mbajta e seances dëgjimore.

Vonesa në zbardhjen e dy vendimeve ndofta përcjell njëfarë ngurrimi apo vështirësie në arësyetim nga ana e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Nuk do të habiteshim sikur të mësonim se vendimi i arësyetuar të mos ketë gjetur mbështetjen e shumicës, çka mund të sillte rikonfigurim të votave të gjykatësve. Gjithsesi, është detyrim i Gjykatës të shqyrtojë, vendosë dhe shpallë pa vonesë vendimet e veta për çështje kësodore. Përsërisim, se po mbushen më tepër se nëntë javë që vendimi për emërimin e Kryeministrit ende nuk po shpallet, dhe ka gati dy muaj qysh kur Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Kryetarin, dhe prapë Gjykata Kushtetuese nuk e ka shpallur vendimin e vet. Koha nuk pret. Populli i Kosovës e tha fjalën e vet me zgjedhjet e 8 qershorit. Nuk ka pse Gjykata Kushtetuese e Kosovës ta hedhë poshtë këtë verdikt, dhe as ta vonojë fjalën e vet në përputhje me Kushtetutën dhe parimet e përgjithshme të së drejtës.


AGRON ALIBALI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
STRATEGJIA E PRESIDENTIT OBAMA KUNDËR GRUPIT TERRORIST ISILNga FRANK SHKRELI (09.11.2014)
AMERIKËN NUK DO TA MBANTE TOKA PO TË MOS PËRGJIGJEJ DENJËSISHT KUR U SULMUEN QIEJT E SAJNga RAMIZ LUSHAJ (09.11.2014)
RUSIA DHE BALLKANI - ÇËSHTJE E PËRHERSHME SHQETËSIMINga FRANK SHKRELI (09.10.2014)
IN MEMORIAM MIKUT TIM, ABDURRAHMAN KRESHPANga RESHAT KRIPA (09.09.2014)
'NE DHE JU' - ATDHEU DHE DIASPORANga UK LUSHI (09.08.2014)
GUVERNATORIN NUK E SHKARKOJE DOT, ZOTI KRYEMINISTËR, POR ERION VELIAJN, SIGURISHT! (09.07.2014)
DHJETË KËSHILLAT E PAPËS PËR TË QENË I LUMTURNga FRANK SHKRELI (09.06.2014)
Ne 65 vjetorin e ndarjes nga jetaMIT'HAT FRASHËRI, MEDET, S'KE NJË SHTATORE!Nga RESHAT KRIPA (09.05.2014)
DOM SIMON FILIPAJ: “SHQIPTARË: FLISNI SHQIP ME ZOTIN”Nga FRANK SHKRELI (09.04.2014)
'Dita e të Zhdukurve' dhe mundësia që s’duhet të zhduken shqiptarëtSHQIPËRI - SHQIPTARËVE TË ZHDUKUR GJATË LUFTËS CIVILE 1943-1944 ENDE NUK IU DIHEN VARRETNga SULEJMAN GJANA (09.03.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]