E Enjte, 12.12.2019, 10:54am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
PER KONTRIBUTIN E KLERIT KATOLIK NE SHPETIMIN E HEBRENJVE NE KOSOVE DHE MAQEDONI GJATE LUFTES II BOTERORE
Nga AGRON ALIBALI

E Shtunë, 09.20.2014, 08:55pm (GMT+1)



Ndërkohë që Papa Francesku kryen vizitën e tij historike në Shqipëri me 21 shtator 2014 me një mision të lavdërueshëm paqëtimi dhe kujtimi, nuk mund të mos përmendim sot kontributin e rrallë të klerit katolik në Kosovë dhe Maqedoni për shpëtimin e hebrenjve, të kryer në bashkëpunim të ngushtë me popullsinë vendase shqiptare dhe maqedonase.

Dëshmia vjen nga dokumente të zbuluara në arkivat amerikane. Fjala është për një raport të shërbimeve britanike, që iu përcoll edhe autoriteteve amerikane, i cili përqëndrohet tek dokumentet e ndryshme të identitetit të lëshuara nga autoritetet shtetërore dhe fetare.

Dokumenti i datës 8 prill 1944, i titulluar “Shqipëria – kontrollet e brendshme”, shpjegon hollësisht dokumentet që përdoreshin dhe kërkoheshin nga autoritetet për të lejuar qarkullimin dhe qëndrimin në vend, si dhe mënyrën e përftimit të tyre.

Raporti është hartur nga një oficer i shërbimit të zbulimit britanik mbështetur në informata të vjelura nga nëntë hebrenj nga Jugosllavia dhe Bullgaria që ishin hedhur në Shqipëri për të shpëtuar kokën. Dokumentet kryesore të analizuara ishin letër njoftimi, deklarata gjyqësore, letër qarkullimet e automjeteve dhe dëshmitë e pagezimit.

Raporti zbulon tërthorazi ekzistencën e një rrjeti të mirëfilltë dhe të mireorganizuar, i cili ofronte dokumentacion zyrtar ose fetar për hebrenjtë e rrezikuar, si dhe organizonte tranportimin e këtyre individëve dhe pasurisë së tyre të luajtshme nga Kosova dhe Maqedonia për në Shqipëri.

Siç dihet, Shqipëria atëhere mbahej si vend i sigurtë për hebrenjtë, çka edhe shpjegon lëvizjen e organizuar drejt saj prej viseve kufitare.

Kësisoj, në sythin Testimonum Baptismi ose “Dëshmi pagëzimi”, raporti i zbuluar në arkivat amerikane  përmend se prifti katolik i kishës së Ferizajt, emri i të cilit jepet si Joseph Radoha, u kishte lëshuar dokumente pagëzimi “shumë personave për t’i ndihmuar që të merrnin dokumente të tjera”.  Burimi për këtë informatë ishte njëfarë Mosha Varon Marcus, i cili vetë kishte përfituar dëshmi pagëzimi prej priftit të Ferizajt. Si i vetmi prift katolik atje, At Radoha kishte strehuar në kishë, dhe në shtëpinë e tij “shumë refugjatë, përfshirë jugosllavë, hebrenj, grekë, etj”.

At Radoha kishte – sipas raportit – lidhje të ngushtë me priftin katolik të Shkupit, i cili, nga ana e vet, ishte kanali kryesor për dërgimin e pasurive të luajtshme apo bagazheve të refugjatëve nga Jugosllavia e atëhershme për në Shqipëri.

Pêr priftin Radoha nuk dihet shumë. Në atë  kohë, si edhe sot, Dioqeza e lashtë katolike e Ulpianës ishte thjesht në kuadër titullar pra jo funksional. Përmendim se Arqipshkv Titullar i Dioqezës së Ulpianës sot është Carlo Maria Viganò, një nga dijetarët më në zë dhe personalitetet më të shquara të Vatikanit dhe Nunc Apostolik në Shtetet e Bashkuara. Sa i takon At Radohas, ai ishte me prejardhje nga viset e Evropës Qendrore dhe ishte caktuar të shërbente në Ferizaj. Po ashtu, sipas një burimi italian, At Jozef Radoha, ishte prift salezian dhe fliste mirë edhe italisht, pasi kishte studiuar në kongregacionin  e Valdoccos, pranë Torinos, në Itali.  Po sipas të njëjtit burim, rreth viteve 1942-1943, kur Kosova ishte nën administrim Italian. At Radoha u gjend në rrezik për t’u kallëzuar si “spiun rus” dhe u shpëtua nga njëfarë Sarcheletti. [Burimi: Luigi  Sarcheletti – ADMA Verona].

Kurse peshkop në Shkup në atë kohë ishte Smiljan Franjo Cekada, i cili më pas  bë anëtar i Koncileve të II të Vatikanit dhe Arqipeshkv i Sarajevês. Në Peshkopatën e Shkupit, është rasti për t’u përmendur se deri në vitin 1921 ishte si Peshkop Lazër Mjedja, i cili më pas u emërua Arqipeshkv i Shkodrës.

Nga raporti britanik i zbuluar në arkivat amerikane kuptohet qartë se etërit katolikë në Shkup dhe Ferizaj ishin kthyer në mbrojtës të devotshëm të refugjatëve të huaj – kryesisht hebrenj - që përpiqeshin t’i shpëtonin terrorit dhe përndjekjeve nazi-fashiste. Madje ata punonin në mënyrë sistematike, sikurse e përmendëm më lart, si njëfarë rrjeti i sofistikuar dhe i mirëorganizuar, duke ofruar strehim, dokumente pagëzimi dhe transport për në Shqipëri. Atje ata priteshin dhe strehoheshin në Shkodër, Tiranë, Kavajë, Berat , Vlorë e gjetkë.

Një ndër organizatorët e lëvizjes për pritjen dhe strehimin e tyre në Shqipëri ishte veterineri Behxhet Reso, nga Gjirokastra dhe banor asokohe në Tiranë. Sipas dëshmive të Behxhet Resos, të përcjella prej mbesës dhe nipit të tij, Rezarta dhe Indrit, në shtëpinë e tyre në Tiranë ishte strehuar për mëse një vit një Anna Sarpota së bashku me dy djemtë e saj nga Jugosllavia. Ata jetonin të gjithë bashkë si një familje e madhe, dhe sipas mbesës, “Anna dhe gjyshja e saj ishin bërë aq shoqe të ngushta, sa që kishin filluar që të thurnin me shtiza çorape së bashku”. Po ashtu, një inxhiner nga Polonia, me mbiemër Pozlowski kishte qëndruar në shtëpinë e tyre për një kohë. Ai ishte ndarë nga gruaja e tij dhe nuk e dinte se ku ndodhej ajo.

Nga sa më sipër, disa përfundime paraprake mund të nxirren edhe sot e gjithë ditën:
Së pari, angazhimi vetmohues i prelateve katolikë për shpëtimin e hebrenjve është faqe e lavdishme në historinë e Kosovës dhe Maqedonisë dhe duhet analizuar edhe në lidhje me politikën e atëhershme të Papa Piut XII, e cila është e diskutueshme edhe sot e gjithë ditën.

Së dyti, dhe duke patur parasysh pamundësinë për të mbajtur të fshehtë diçka të tillë në vende relativisht të vogla. kjo veprimtari kaq e gjerë, e dendur dhe aktive, në sfidim të hapur kundrejt autoriteteve të pushtimit, nuk mund të mos kryhej pa dijeninë, dhe për më tepër, pa mbështetjen e drejtpërdrejtë apo të tërthortë të mbarë shqiptarëve të Ferizajt me rrethe, si dhe popullsisë shqiptare e maqedonase të Shkupit, Këtu doemos përfshihej jo vetëm popullsia civile, por edhe administrata vendase.

Kjo faqe e panjohur e historisë së Kosovës, e cila pret të hulumtohet më tej, dëshmon për humanizmin, tolerancën dhe bashkëjetesën ndërfetare në Kosovë, dhe vërteton se, sikurse në Shqipëri, edhe në Kosovë e Maqedoni, strukturat shoqërore dhe fetare u angazhuan me kurajo e vetmohim për shpëtimin hebrenjve të Kosovës dhe të viseve të tjera të ish-Jugosllavisë.


AGRON ALIBALI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RESPEKTIMI I HABEAS CORPUS ACT NË SHQIPËRINË E VITIT 2014(Kazusi i kryeinspektores se Bankes Nacionale)Nga ROMEO GURAKUQI (09.20.2014)
CILËN SHQIPËRI PO VIZITON I NDERUARI PAPË?Nga RESHAT KRIPA (09.20.2014)
AKADEMIA E SHKENCAVE NË SHËRBIM TË KISHËS SHOVINISTE GREKENga Prof. dr. ESHREF YMERI (09.19.2014)
ZOTI KRYEMINISTËR OSE ME PAPA FRANÇESKUN, OSE ME DIKTATORIN – RRUGË TË MESME NUK KANga ELIDA BUÇPAPAJ (09.19.2014)
SHQIPËRIA NDERON MARTIRËT E KOMBIT DHE TË FESËNga FRANK SHKRELI (09.19.2014)
SHBA E BE TË MBAJNË QENDRIM TË QARTË MENJËHERË PËR SITUATËN ALARMANTE KRIJUAR NË KOSOVË Nga ELIDA BUÇPAPAJ (09.18.2014)
DITA NDËRKOMBËTARE E DEMOKRACISË DHE KOMEDIA E PARTIVE POLITIKE SHQIPTARENga FRANK SHKRELI (09.17.2014)
Shejtnia juej, mirësevini në Atdheun tonë!SHOQNIA SHQIPTARE NUK SHËROHET NGA MURTAJA KOMUNISTE, PA DALË NË SHESH E VËRTETANga SAMI REPISHTI (09.16.2014)
NDËRGJEGJA DHE KURAJUA CIVILENga RESHAT KRIPA (09.15.2014)
KOALICIONI NDËRKOMBËTAR KUNDËR GRUPIT TERRORIST ISILNga FRANK SHKRELI (09.14.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]