E Mërkurë, 12.11.2019, 04:45pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
Barometri dipplomatik
ATA QË NUK E NJOHIN REPUBLIKËN E ILIRIDËS, NUK E MBËSHTESIN AS RIBASHKIMIN KOMBËTAR SHQIPTAR!
Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI

E Martë, 09.23.2014, 07:42am (GMT+1)


*** Kolonizuesit sllavomaqedonë kanë të drejtë, të mos e njohin Republikën e Iliridës (sepse, edhe më tej u konvenon, që t’i terrizojnë, t’i shfrytëzojnë dhe t’i sundojnë egërisht dhe barbarisht shqiptarët autoktonë, duke i trajtuar si “minoritet”), por jo edhe shqiptarët-viktima të terrorit gjenocid. Ata nuk kanë kurrfarë të drejte morale, politike e as kombëtare, që të mos e mbështesin Republikën e Iliridës, sepse kjo është një antitezë e të gjithë ekstremizmave të urrejtjes dhe të armiqësisë midis shqiptarëve dhe maqedonëve. Është një barrierë e fortë dhe e pakapërcyeshme e zgjidhjes me forcë dhe me luftë të konfliktit shqiptaro-maqedon. Është një opcion racional dhe realist, që të gjithë ultrancionalistëve dhe shovinistëve ua djegë “letrat në xhep”, sepse përligj pajtimin paqësor të shqiptarëve dhe të maqedonëve të armiqësuar. Ndaj, duhet të njihet si e tillë, sepse garanton ruajtjen e vlerave dhe të standardeve të integrimit multietnik dhe pluralist të dy popujve, në frymën e strategjisë dhe të parimeve të Evropës së integruar dhe demokratike.

Nëse shpallja e Republikës së Iliridës “është për keqardhje”, atëherë, atyre “keqardhësëve” u bëftë mirë skllavëria e përjetshme nën saçin e skuqur tiranik dhe, nën hudhrën e çekanin e suzerenitetit sllavomaqedon. Fundja, e drejtë e tyre është, të zgjedhin: 1) robërinë e garantuar në kanxhat e hekurta të qeverisë sllavomaqedone ose 2) lirinë nën diellin e Iliridës shqiptare.

Për “keqardhje”, qyqari, absurd, turp i turpit dhe, për çdo gjykim është të mbetesh hyzmeqar dhe vasal-rob nën Maqedoninë raciste, kolonialiste dhe neokolonialiste, jo të kërkosh të drejta dhe liri, që të jetosh plotësisht i lirë, i pavarur dhe sovran-zot i vetëvetës në Iliridën federale shqiptare. Kjo nuk është kurrfarë “keqardhjeje”, por kompromis, dialog, urti, ndërgjegje, dinjitet, krenari, drejtësi, demokraci, paqe, civilizim dhe europianizëm. Të gjitha këto vlera si shprehje e vetëdijes së lartë njerëzore dhe kombëtare, janë antitezë e ekstremizmit, e radikalizmit, e terrorizmit, e shovinizimit, e racizmit, e diskriminimit, e apartedit, e robërisë koloniale, e konfliktit dhe e luftërave absurde ndërmjet popujve dhe vendeve të ndryshme të botës.

Për keqardhje janë ata të mjerë që nuk mendojnë dhe nuk veprojnë kombëtarisht, por mendojnë dhe veprojnë me kokë të huaj, duke e mohuar identitetin e vet për ta pasur mirë me armiq, në mënyrë që të përfitojnë në kurriz të popullit dhe të atdheut. Kjo është “keqardhja” e tyre!!!

Ndërkaq, shpallja e Republikës së Iliridës nuk është për “keqardhje”, as për kurrfarë dhimbjeje, siç pohojnë disa shqipfolës kuislingë në Maqedoni,, por është një akt patriotik kombëtar, që meriton të mbështetet nga të gjithë shqiptarët.

-Ai që e ndjen veten shqiptar dhe ka gjak shqiptari, e ka për detyrë, ta njohë dhe ta përgëzojë lindjen historike të Iliridës shqiptare.

Mohimi i Republikës së Iliridës-federalizimit të Maqedonisë, do të thotë ANTIVETËVENDOSJE dhe KONFLIKT PERMANENT deri në shpërthimin e luftës!
Pikërisht më 18 shtator 2014, “ U shpall Republika e Iliridës te sheshi Skënderbeu në Shkup nga kryetari Nevzat Alili, i cili vendimin për shpalljen e Iliridës e bazoi në Kushtetutën e SHBA-ve, e cila në preambulën e saj thotë se çdo qenie njerëzore ka të drejtë të qeverisë me vetveten si dhe në qëndrimin e presidentit amerikan Udrou Uillson se popujt kanë të drejtën e vetëvendosjes.

Kërkesa ishte që Maqedonia të funksionojë si shtet i dy republikave të barabarta, ajo e Iliridës dhe ajo e Maqedonisë, sipas shembullit të ish federatës Serbi dhe Mali i zi dhe federatës belge. Halili kërkoi nga kryeministri Nikolla Gruevski që sipas shembullit të ish kryeministrit belg që dhe urdhër në vitin 1970 Belgjika të federalizohet edhe Gruevski ti japë urdhër parlamentit që të fillojë procedurën për federalizmin e Maqedonisë. Halili tha se kjo është e domosdoshme për shkak se Marrëveshja e Ohrit edhe pse e ndali konfliktin e vitit 2001 nuk arriti të sigurojë barabartësi mes shqiptarëve dhe Maqedonasve.

Shpalljen e Iliridës e përshëndeti edhe kryetari i FMDNJ-së Idriz Snani i cili tha e Ilirida i jep fund diskriminimit të shqiptarëve në Maqedoni.” Ky lajm u citua në tërësi nga http://lajmpress.com/18/09/2014.

Mirëpo, për shkak të kushteve të rënda “atmosferike”, që kanë përfshirë mendjet e komercializuara, të dehura, të mjegulluara dhe konfuze ekzistencialiste dekadente të liderëve të sotëm karrieristë dhe latifundistë shqiptarë se gjoja çdo ide, çdo përpjekje dhe çdo veprim konkret në favorin e mëkëmbjes dhe të përligjjes së drejtës natyrore, historike, legjitime dhe ligjore të ribashkimit të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, “përbën utopi, antiligj dhe folklorizëm stereotip”, u dëshmua në praktikë, edhe me rastin e shpalljes së Republikës së Iliridës, të cilën nuk e njohën asnjë nga faktorët, nga subjektet dhe nga institucioent politike dhe shtetërore as në Tiranë, as në Prishtinë, as në Shkup, as në Ulqin, as në Tetovë, as në diasporë. Ky është emëruesi i përbashkët i dështimit dhe i kapitullimit të politikës, të diplomacisë dhe të drejtësisë shqiptare përpara regjimeve të huaja të egra kolonialiste dhe neokolonialiste sllave të Ballkanit, të cilat, edhe në shekullin XXI, kursesi, të heqin dorë nga sundimi i tyre kolonial mbi territoret dhe mbi popullësinë autoktone shqiptare të Shqipërisë Etnike (1878-2014).
Nuk ka asnjë dilemë se injorimi i Republikës së Iliridës nga vetë shqiptarët justifikon robërinë shekullore sllavomaqedone!

Një abusrd dhe paradoks të tillë vetëmohues, nuk mund të shpjegohet ndryshe nga kjo thënie e Faik Konicës se “ armiku i shqiptarit është vetë shqiptari”.

Fundja, injorimi dhe mosnjohja e Republikës së Iliridës nga të ashtuquajturat “elita politike” në pushtet dhe jashtë pushteti qoftë në Maqedoni, qoftë në kuptim më të gjerë në hapësirat e Shqipërisë Etnike, nuk është kurrfarë befasie, sepse dihet ata, që janë deklaruar kundër ribashkimit kombëtar shqiptar, natyrisht se janë edhe kundër shpalljes së Republikës së Iliridës, që pikësëpari, nënkupton FEDERALIZIMIN e Maqedonisë, me ç’rast do të vinte në shprehje e drejta e vetëvendosjes së shqiptarëve, që të vendosnin për fatin e tyre në kuadrin e një shteti të përbashkët me maqedonët. Ky do të ishte kompromisi politik, që do të garantonte pajtimin dhe bashkëjetesën ndëretnike të këtyre dy popujve në Ballkan.


Ata që nuk e mbështesin Republikën e Iliridës, nuk e mbështesin as ribashkimin kombëtar shqiptar, por vetëm gënjejnë sa për t’i hedhur hi syve popullit.

Me fjalë dhe me premtime boshe bombastike “fol e më së bë asgjë”, me “bubullima” dhe me “vetëtima” (për së kthjellti) nëpër ahengje të ndryshme (kafene, taverna, hotele e motele) anembanë Shqipërisë Etnike, si dhe në diasporë, duke formuar klube, shoqata, parti, lëvizje, fronte, lidhje mahallore dhe botërore etj. “qejf per vete, tim për shtëpi” , as në ëndërr nuk mund të ribëhet bashkimi i kombit shqiptar dhe i Shqipërisë Etnike.
Këtë fatkeqësi shekullore, e provoi, edhe heshtja, indiferenca, hipokrizia, smira, oportunizmi, bajraktarizmi, kolltukofagizmi, provincialzimi, primitivizmi dhe liderizmi i verbër dhe qyqar i gjithë spektrit politik (opozitë dhe pozitë) si brenda, ashtu edhe jashtë Shqipërisë Etnike ndaj shpalljes së Republikës së Iliridës, më 18 shtator 2014 në Shkup, para përmendores së kryeheroit dhe babait të kombit shqiptar, Skënderbeu.
Me tradhtarë dhe me sahanlëpirës kuislingë të armiqve të huaj pushtues, kurrë nuk do ribëhet bashkimi i kombit shqiptar dhe i Shqipërisë Etnike. Këtë, duhet ta kemi të qartë, ashtu sikurse të vërtetën se pa diell, nuk mund të ketë kurrfarë ekzistence për krijesat e botës së gjallë (florës dhe faunës).

Të gjithë ata, që nuk e njohin Republikën e Iliridës, përjashtojnë çdo opsion dhe kompromis politik, që konflitki ndëretnik shqiptaro-maqedon, të zgjidhet me mjete dhe me rrugë paqësore dhe demokratike.

Së fundi, shmebulli konkret i mosnjohjes dhe i mosbështetjes së Republikës së Iliridës, na apostrofon prerazi, që të mos shkojmë verbërazi pas “tuxharëve” dhe aventurierëve të ndryshëm, të cilët me “programet” e tyre propagandistike, në mënyrë deklarative para popullit dhe para botës, janë “betuar” për ribashkimin kombëtar shqiptar brenda kufijve natyralë, historikë dhe gjeopolitikë të Shqipërisë Etnike në Ballkan, sepse deri tani, nuk e kanë hedhur asnjë guri në themelin për RIBËRJEN e saj!

Prof. Dr. MEHDI HYSENI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PAPA YNËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (09.22.2014)
PER KONTRIBUTIN E KLERIT KATOLIK NE SHPETIMIN E HEBRENJVE NE KOSOVE DHE MAQEDONI GJATE LUFTES II BOTERORENga AGRON ALIBALI (09.20.2014)
RESPEKTIMI I HABEAS CORPUS ACT NË SHQIPËRINË E VITIT 2014(Kazusi i kryeinspektores se Bankes Nacionale)Nga ROMEO GURAKUQI (09.20.2014)
CILËN SHQIPËRI PO VIZITON I NDERUARI PAPË?Nga RESHAT KRIPA (09.20.2014)
AKADEMIA E SHKENCAVE NË SHËRBIM TË KISHËS SHOVINISTE GREKENga Prof. dr. ESHREF YMERI (09.19.2014)
ZOTI KRYEMINISTËR OSE ME PAPA FRANÇESKUN, OSE ME DIKTATORIN – RRUGË TË MESME NUK KANga ELIDA BUÇPAPAJ (09.19.2014)
SHQIPËRIA NDERON MARTIRËT E KOMBIT DHE TË FESËNga FRANK SHKRELI (09.19.2014)
SHBA E BE TË MBAJNË QENDRIM TË QARTË MENJËHERË PËR SITUATËN ALARMANTE KRIJUAR NË KOSOVË Nga ELIDA BUÇPAPAJ (09.18.2014)
DITA NDËRKOMBËTARE E DEMOKRACISË DHE KOMEDIA E PARTIVE POLITIKE SHQIPTARENga FRANK SHKRELI (09.17.2014)
Shejtnia juej, mirësevini në Atdheun tonë!SHOQNIA SHQIPTARE NUK SHËROHET NGA MURTAJA KOMUNISTE, PA DALË NË SHESH E VËRTETANga SAMI REPISHTI (09.16.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]