E Premte, 12.13.2019, 08:51pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
KA FILLUAR PUNIMET ASAMBLEJA E PËRGJITHËSHME E KOMBEVE TË BASHKUARA
Nga FRANK SHKRELI

E Martë, 09.23.2014, 05:21pm (GMT+1)


 Si çdo vit në muajin shtator, ashtu  edhe sivjet ka filluar punimet prej dy javësh, Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), në kryeqëndrën e kësaj organizate në Nju Jork. 

Në sesionin e 69-të të kësaj Asambleje po marrin pjesë  mbi 140 udhëheqës shtetesh dhe qeverish si dhe përfaqësues të biznesit, të financave dhe të shoqërisë civile, si dhe personalitete me influencë botërore nga mbarë bota.  Ndër udhëheqsit botërorë -- të cilët do të diskutojnë problemet e mëdha botërore nga 24 shtatori deri më 1 tetor –është edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë,  Bujar Nishani, i cili kryeson të delegacionin shqiptar në punimet vjetore të OKB-së në Nju Jork.  Ndër aktivitete të tjera,  udhëheqësi shqiptar do t'i drejtohet sesionit të 69-të të Asamblesë së Përgjithëshme me fjalimin e rastit, para delegacioneve të 193-shteteve anëtare të OKB-së . 

Presidenti Nishani do të marrë pjesë gjithashtu edhe në punimet e "Nismës Globale Klinton'', i ftuar nga ish-Presidenti Bill Klinton, që çdo vit zhvillon punimet e saj krahas me Asamblenë e Përgjithshme.  Ndërkaq, Organizata e ish-Presidentit Klinton nderoi parëmbrëmë Presidenten e Kosovës,  Atifete Jahjaga  me çmimin e Nismës Globale Klinton, dekoratën,"Qytetari Global" për ato që  Nisma Globale Klinton cilësoi si merita të udhëheqëses së Kosovës, me motivacionin për  "promovimin e pajtimit në rajon dhe për ndërtimin e institucioneve politike dhe ekonomike të Kosovës, drejt anëtarësimit për në BE". Ndonëse Kosova nuk është ende anëtare e OKB-së, Presidentja Jahjaga nuk do të marrë pjesë në punimet  e sesionit të 69-të të Asamblesë së Përgjithëshme por ajo do të përdor qëndrimin e saj në Nju Jork për të lobuar për njohje të reja diplomatike të Republikës së Kosovës.   

Njoftohet se  udhëheqësit e dy shteteve shqiptare, gjatë qëndrimit të tyre në Nju Jork, kanë në agjendë një numër takimesh me homologët e tyre nga mbarë bota si edhe takime me përfaqsues të komunitetit shqiptaro-amerikan, përfshirë edhe Federatën Pan-shqiptare Vatra.  Presidenti Nishani ka njoftuar gjithashtu se në mbarim të punimeve të OKB-së, ai  do të udhëtoj për në qytetin Detroit, ku është ftuar të mbajë një ligjëratë me temën, "Shqipëria - Demokracia e Re Drejt Bashkimit Europian", në Universitetin e njohur Miçigan të Shteteve të Bashkuara, ku pritet që ai të diskutojë me profesorë dhe studentë të këtij universiteti gjëndjen aktuale në Shqipëri, si dhe rolin e saj në Ballkan, përfshirë edhe përpjekjet e Shqipërisë për integrimin e saj në Europë.

Por arsyeja kryesore e pranisë së Presidentit të Shqipërisë në Nju Jork, si edhe e të gjithë udhëheqsve të tjerë botërorë, është pjesëmarrja e tij në punimet e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithëshme të OKB-së, ndërkohë që Sekretari i Përgjithëshëm i OKB-së, Ban Ki Mun u bëri thirrje udhëheqësve botërorë që po mblidhen në Nju Jork, që të bashkohen në këtë "periudhë trazirash", përball një "mori krizash shkatërruese, dhe të mbështesin dinjitetin njerëzor, zbatimin e ligjit dhe  parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara."  Ai u tha gazetarëve në Nju Jork se "gjatë këtyre dy javëve do të pasqyrohet  rishtas roli i pazevëndsueshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, për tu përballur me kërcënimet globale dhe roli i saj  në orvatjet për të  gjetur mundësitë për përparim të përbashkët."   Në këtë drejtim, ai theksoi se pret që udhëheqsit botërorë të merren me dhunën e hatashme në Siri dhe në Irak, ku tha ai, konflikti dhe dështimet qeveritare kanë bërë të mundur përhapjen e ekstremizmit dhe terrorizmit. 

Përveç kësaj, pritet që pjesëmarrsit në sesionin e 69-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara të diksutojnë mbi një numër krizash anë e mbanë botës, duke përfshirë edhe ndryshimet klimaterike që do të diskutohen në "Mbledhjen e Nivelit të Lartë mbi Klimën", ose (Samiti mbi Klimën) në kuadër të sesionit të sivjetëshëm të Asamblesë së Përgjithëshme, qëllimi i së cilës është për të mobilizuar përpjekjet dhe vullnetin politik ndërkombëtar për arritjen e një marrveshjeje në konferencën që pritet të mbahet vitin që vjen në Paris, për këtë çështje që është cilësuar si "urgjente" për botën.   Në lidhje me këtë aktivitet, Kombet e  Bashkuara njoftuan emërimin e aktorit të Holivudit, Leonardo Di Caprio -- i cili është i njohur si mbështetës i kauzave në mbrojtje të mjedisit -- si ambasador paqe i OKB-së për çështje të mjedisit dhe klimës.  Një çështje tjetër e cila kërkon vëmendjen e udhëheqsve botërorë të mbledhur në Nju Jork për takimin vjetor të Asamblesë së Përgjithshme është edhe shpërthimi, kohët e fundit, i sëmundjes Ebola në kontinentin afrikan.  Sekretari  i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun ka thënë se përballimi me këtë sëmundje nevojitë ndërhyrjen e menjëhershme të faktorit ndërkombëtar, jo vetëm për të izoluar  sëmundjen ebola, por edhe për të trajtuar personat e prekur nga këjo sëmundje epidemike.

Ashtu si dhe në vitet më përpara, edhe sesioni i sivjetëm i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, i ka përcaktuar vetes angazhimin për tu marrë me një listë të gjatë problemesh duke u përpjekur për të luftuar, ndër të tjera, varfërinë, papunësinë dhe urinë, dhe për të zgjidhur konfliktet me dhunë dhe luftërat anë e mbanë botës, përfshirë Lindjen e Mesme dhe konflktin midis Rusisë dhe Ukrainës.  OKB-eja është zotuar se gjatë këtij sesioni do të përcaktojë objektiva të reja zhvillimi për vitin 2015 dhe më gjatë.  Për realizimin e këtij objektivi, të pakën Shtetet e Bashkuara kanë thënë se është e nevojshme që si pjesë e kësaj agjende zhvillimi të garantohet barazia gjinore, dmth.,  pjesëmarrja e barabartë e grave dhe vajzave me burrat dhe djemtë në zhvillimin e shoqërisë, të komunitetit dhe familjes, objektiv ky që mund të jetë si faktori më transformues i agjendës së zhvillimit për vitin e ardhëshëm dhe më tej, sipas deklaratës amerikane. 

"Investimi në femërat dhe në rininë, nuk është vetëm gjëja e drejtë që duhet të bërë, për më tepër ky investim është një nevojë strategjike" për çdo vend, është shprehur Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry.  Në vigjilje të takimit mbi zhvillimin për vitin e ardhëshëm dhe më tej -- të cilin Presidenti i  ri i Asamblesë,  Sam Kahamba Kutesa i Ugandës, e cilësoi si  "një rast historik" --kryediplomati amerikan tha se investimi në barazinë gjinore për gratë dhe vajzat në çdo vend, "është mënyra më e mirë për të krijuar stabilitetin shoqëror, dhe për të përforcuar rendin e vazhdueshëm shoqëror të çdo vendi, sepse shoqëritë  të cilat garantojnë barazinë gjinore dhe sigurinë për gratë dhe vajzat dhe ku grave u jepet mundësia për të ushtruar të drejtat e tyre të barabarta, ato shoqëri janë gjithmonë më të begata dhe më stabile", tha Z. Kerry.

Si gjithmonë më parë, edhe agjenda e sesionit të 69-të të Asamblesë së Përgjithëshme, në letër dhe në parim, trajton kauza që janë fisnike dhe bujare me qëllim për të gjetur zgjidhje ndaj sfidave dhe problemeve të mëdha me të cilat përballet sot njerëzimi, pasi parimisht ky ka qenë gjithmonë qëllimi i Kombeve të Bashkuara ç'prej themelimit të kësaj organizate, dmth.,që të shërbente si një forum i denjë në të cilin shtetet anëtare të mund të diskutonin problemet e tyre dhe të botës në një mjedis paqësor midis tyre.

Por, megjithë qëllimet e mira të OKB-së -- të pakën në sipërfaqe -- kritikët e Kombeve të Bashkuara, sidomos këtu në Amerikë e cila financon pjesën më të madhe të buxhetit të OKB-së në krahasim me vendet e tjera anëtare, përfshirë    shpesh edhe udhëheqsit më të lartë të këtij vendi, kanë konsideruar se OKB-eja, si organizatë nuk është funksionale. Ata përmendin dallimet midis vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim e sipër, mbi çështje kyçe siç janë të drejtat e njeriut, zhvillimi ekonomik dhe çështje të sigurisë, lufta e paqa dhe sit ë tillë, ata e konsiderojnë OKB-ën si një ent ndërkombëtar që shpeshëherë nuk funksionon, që paralizuar nga burokracia, dhe më në fund si një organizatë që shpesh duket se është jashtë kontrollit, si përfundim i konflikteve të mbrednshme dhe midis vendeve anëtare të saj. 

Por, prapseprap, sipas ekspertëve, megjithë problemet me të cilat përballet OKB-eja dhe ndonëse autoriteti i Asamblesë së Përgjithëshme të Kombeve të Bashkuara është i kufizuar, mbledhja vjetore e këtij enti ndërkombëtar në Nju Jork, mund të shërbejë si një mjet efektiv ku përfaqsuesit e vendeve anëtare të shprehin dhe të bashkrendojnë qëndrimet e përbashkëta ose të kundërta në një ambient paqësor, mbi çështje dhe probleme kyçe me të cilat përballet sot bota, e të cilat janë në agjendë për tu diskutuar nga udhëheqsit botërorë  gjatë punimeve të saj.  Si e tillë, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara  nuk mund të injorohet.


FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Barometri dipplomatik ATA QË NUK E NJOHIN REPUBLIKËN E ILIRIDËS, NUK E MBËSHTESIN AS RIBASHKIMIN KOMBËTAR SHQIPTAR!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (09.23.2014)
PAPA YNËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (09.22.2014)
PER KONTRIBUTIN E KLERIT KATOLIK NE SHPETIMIN E HEBRENJVE NE KOSOVE DHE MAQEDONI GJATE LUFTES II BOTERORENga AGRON ALIBALI (09.20.2014)
RESPEKTIMI I HABEAS CORPUS ACT NË SHQIPËRINË E VITIT 2014(Kazusi i kryeinspektores se Bankes Nacionale)Nga ROMEO GURAKUQI (09.20.2014)
CILËN SHQIPËRI PO VIZITON I NDERUARI PAPË?Nga RESHAT KRIPA (09.20.2014)
AKADEMIA E SHKENCAVE NË SHËRBIM TË KISHËS SHOVINISTE GREKENga Prof. dr. ESHREF YMERI (09.19.2014)
ZOTI KRYEMINISTËR OSE ME PAPA FRANÇESKUN, OSE ME DIKTATORIN – RRUGË TË MESME NUK KANga ELIDA BUÇPAPAJ (09.19.2014)
SHQIPËRIA NDERON MARTIRËT E KOMBIT DHE TË FESËNga FRANK SHKRELI (09.19.2014)
SHBA E BE TË MBAJNË QENDRIM TË QARTË MENJËHERË PËR SITUATËN ALARMANTE KRIJUAR NË KOSOVË Nga ELIDA BUÇPAPAJ (09.18.2014)
DITA NDËRKOMBËTARE E DEMOKRACISË DHE KOMEDIA E PARTIVE POLITIKE SHQIPTARENga FRANK SHKRELI (09.17.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]