E Premte, 03.29.2024, 05:01pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
Barometri diplomatik
“KOMBI KOSOVAR” NJË SALTO MORTALE ANTISHKENCORE DHE ANTIKOMBËTARE
Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI

E Shtunë, 10.04.2014, 04:49pm (GMT+1)


*** Një popull mund t'i ketë dy a më shumë shetete, por jo edhe dy kombe, siç pretendon dhe spekulon humoristi dhe eksperimentuesi i "kombit kosovar", Nexhmedin Spahiu.
*** Jo vetëm shakaxhiu Nexhmedin Spahiu, por asnjë shkencëtar qoftë pa grada apo me grada akademike ( doktor, magjistër etj.), qoftë shtetar (president, kryeministër, ministër etj.), qoftë shkrimtar, poet, biznesmen etj., qoftë kryelider a lider i ndonjë partie politike, i ndonjë shoqate etj., nuk kanë kurrfarë të drejte morale, profesionale, as ligjore, as kombëtare, që të propagandojnë dhe të shkruajnë libra, analiza, komente etj. për të "shpikur" ndonjë komb të ri të tipit " komb kosovar" derisa ekziston i gjallë kombi shqiptar, i krijuar që nga shekulli XIX. -Kujt dhe pse po i duhet "kombi kosovar", të krijohet në truallin dhe atdheun e Shqipërisë Etnike?!


Fundja, ata "shkencëtarë" dhe "analistë" shqiptarë, që propagandojnë dhe luftojnë t'i kenë dy, tri a më shumë kombe, ekziston rreziku, që të mbeten edhe pa kombin e vet autentik, të krijuar gjatë rrjedhave dhe proceseve historiko-politike dhe shoqërore shekullore në Ballkan.

"Kombi kosovar"-mashtrim-"përrallë me tupan" për ata që nuk kanë komb në Kosovë!
Nuk mund të quhet e logjikshme e as shkencore përsërtija dilettante "rizbuluese" në yrrnekun e "papagallit" (duke cituar me dhjetra e qindra herë autorë të merituar të ndryshëm të shkencës kombëtare dhe asaj ndërkombëtare), se si dhe, kur janë formuar kombet e para në Evropë dhe në botë ngase ato janë krijuar dhe zhvilluar në rrugën normale dhe të natyrshme, gjatë shekujve dhe epokave të zhvillimit të proceseve historike (jo, në ndonjë inkubator a epruvetë kabineti të "kombit kosovar" artificial të Nexhmedin Spahiut) ngaqë paraprakisht nuk kanë pasur kurrfarë kombi (por janë krijuar për herën e parë si kombe në historinë e tyre).

Ndërkaq, shqiptarët e Kosovës, të Anamoravës, të Iliridës, të Malësisë së Madhe, të Çamërisë dhe të Shqipërisë londineze (1913) e kanë kombin shqiptar në Ballkan. Kështu që, nuk kanë asnjë arsye, të formojnë një komb të ri "kombin kosovar", të "fabrikuar" në "inkubatorin" e patentuar "shkencor" të Nexhmedin Spahiut( 2004), sepse Amerika nuk ka krijuar kurrfarë "foshnje të kombit kosovar" , por vetëm një shtet të pavarur dhe sovran në Kosovë-Republikën e pavarur të Kosovës (17 shkurt 2008). Kjo është e vërteta konkrete, faktike, juridike, historike, diplomatike dhe shkencore e pamohueshme, jo "industria" e rrenëve dhe e spekulimeve politko-propagandistike të autorit "kombi kosovar" se gjoja ky farë kombi i dalë nga "inkubatori"i tij, qenka "forcim i shqiptarizmit" dhe "foshnjë e Amerikës" (!)

Pavarësisht nga ëndrrat dhe fantazia e hokaxhiut Nexhmedin Spahiu për t'i tejkaluar dhe zëvendësuar liderët politikë-shtetarë dhe shkencëtarët e ajkës së sotme shqiptare në Kosovë, "kombi kosovar" nuk është kurrfarë "forcimi i shqiptarizmit", por një përrallë me tupan, një sfidë e keqe, e turpshme dhe e rrezikshme për kombin shqiptar.
Gjithashtu, "kombi kosovar" nuk është kurrfarë "foshnje kombëtare" e Amerikës, siç ka konkluduar naivisht dhe gabimisht, Nexhmedin Spahiu, sepse Amerika e as NATO-ja nuk kanë luftuar kundër Serbisë, që të formojnë një "komb kosovar" në Kosovës, por t ë krijojnë NJË SHTET TË RI, të pavarur dhe sovran, ashtu, edhe siç ndodhi më 17 shkurt 2008, të cilin deri tani e kanë njohur 108 shtete të bashkësisë ndërkombëtare.

Pra, si miqtë, ashtu armiqtë e kombit shqiptar, duhet të mbajnë parasysh faktin se "kombi kosovar" i imagjinuar dhe i trilluar nga N. Spahiu, nuk është kurrfarë "fuqizimi i shqiptarizmit" (sepse në më mënyrë sempliste, antishkencore dhe antikombëtare e ka futur në një "thes" të përbashkët me elemente të huaja panatyrshme dhe heterogjene etnike: romë, serbë, turq, kroatë, ashkalinj, malazezë, egjiptianë, goranë, myslimanë boshnjakë etj.), por është bastardim, copëtim, shkatërrim, shpërfytyrim dhe mohim i kombit shqiptar dhe i Shqipërisë Etnike në Ballkan, që paralajmëron dhe, njëkohësisht lë për të kuptuar se shqiptarët nuk duhet të ribashkohen me pjesëtarët e tjerë të kombit shqiptar mbase i përkasin një kombi të ri, të "sapo shpikur" nga një shakaxhi nga Kosova, si dhe Kosova shqiptare, nuk duhet ribashkuar me territoret e tjera indigjene të Shqipërisë Etnike, sepse është territor i veçantë, "i rezervuar vetëm për bashkëkombësit" e "shpikur" dhe të trilluar të "kombit kosovar": serbë, turqë, malzezë, kroatë, ashkalinj, romë, egjiptianë,goranë etj. Kjo do të thotë se, të gjitha këto grupe dhe nëngurpe etnike së bashku me 90 për qind të shqiptarëve autoktonë përbëjnë "përkufizimin" e termit "komb kosovar"!

Mirëpo, ky farë përkufizimi-përrallë me tupan në kuptimin shkencor (që në thelb fsheh pikëpamje dhe qëndrime antishqiptare, sepse i kundërvihet kombit shqiptar) nuk mund të pranohet, as të justifikohet shkencërisht ngase është në shpërputhje të plotë me përkufizimin aksiomatik shkencor të nocionit "komb", struktura e të cilit nuk pranon antitrupa të huaj me të panjohura dhe me dallime në histori, në origjinë, në racë, në gjuhë, në etni, në kulturë, në tradita, në trashëgimi, në simbole, në mite etj. Për më tepër, "kombi kosovar", nuk mund të krijohet në territorin e Shqipërisë Etnike për faktin se aty qe disa shekuj ekziston dhe jeton vetëm një pjesë legjitime dhe natyrale e KOMBIT SHQIPTAR.

Prandaj, këtë të vërtetë të pakundërshtueshme, duhet ta marrë parasysh, edhe shakaxhiu dhe humoristi i "kombit kosovar", i cili , në asnjë mënyrë nuk mund të quhet "forcim i shqiptarizmit" siç shkruan ai, por është vetëm një salto mortale me rreziqe dhe me pasoja të paparashikuara për shthurjen e kombit shqiptar dhe të territorit të atdheut etnik shqiptar.

Shqiptarët e Kosovës nuk janë jetimë, pa komb dhe pa atdhe, sikurse myslimanët boshnjakë, romët, ashkalinjtë dhe egjiptasit etj., që janë shtetas dhe rezidentë të Kosovës. Ndaj, nuk ndjejnë kurrfarë nevoje, as kurrfarë interesi e as kurrfarë dobie, që të formojnë, të ndërtojnë dhe të hyjnë në një komb të ri, të ashtuquajtur "komb kosovar", i trilluar dhe i imponuar nga "eureksisti" Nexhmedin Spahiu.

Asnjë komb në botë nuk ka një autor të veçantë, sikurse "kombi kosovar" "arkitektin" e tij të vetëshpallur, Nexhmedin Spahiu!!!

*** Kësaj "eureke" të shekullit XXI, të shkruar në formë të një përralle me tupan ( pa asnjë kriter metodologjik shkencor, gjuhësor dhe stilistik), rapsodi patriot drenicar, Ibish Broja, do t'i qasej shkurt e shqip me këtë refren të një kënge folklorike patriotike, që stigmatizon fenomenologjinë negtaive antishqiptare: "...Hajde, hajde, moj hafi, ku ma kini starën Serbi..."
* * *
Në historinë e derisotme të krijimit të kombeve në dimensione botërore, në asnjë rresht dhe, në asnjë faqe të saj nuk figuron teza se, ndonjë person i vetëm ka "zbuluar" ose ka themeluar ndonjë komb në rruzllin tokësor, ashtu siç shkruan për vetëvetën, Nexhmedin Spahiu në dy librat e tij ("Kombi në inkubator", 2004 dhe "Foshnjëria e kombit kosovar", 2014), se gjëja ai është "zbuluesi" dhe "definuesi"-autori i parë i "kombit kosovar" në Ballkan!?Çfarë absurdi dhe profke antishkencore?!

Kjo është një gënjeshtër dhe falsitet sui generis sa për ta ngushëlluar vetëvetën, gjoja, edhe si "njohës" i politikës kombëtare shqiptare, edhe si "njohës" i politikës dhe i shkencës në përmasa ndërkombëtare, kur është fjala për përkufizimin e nocionit "komb kosovar".

Mirëpo, me përmbajtjen e këtyre dy librave, autori i tyre ka dëshmuar se është vetëm një "mixologist" (a perossn who is skilled at mixing cocktais and other drinks) me ambicie lideriste politike, duke e propozuar veten, jo më pak se kryeministër i Kosovës.

Ja, se si e ka "justifikuar" politikisht dhe "profesionalisht" këtë sëmundje autiste politike: " Nëse asnjë nga politikanët kosovarë nuk janë të gatshëm që në këtë kohë të marrin përsipër përgjegjësinë e të qenit kryemininistër, atëherë le ta propozojnë autorin e këtyre rreshtave, i cili di se çfarë është interesi i Kosovës dhe cilat janë interesat amerikmane e evropiane në rajon dhe që do të dinte që t'i harmonizonte këto interesa duke qenë lider politik i Kosovës pa qenë zëdhënës i Ambasadës Amerikane në Prishtinë."(Shih: Nexhmedin Spahiu, Foshnjëria e kombit kosovar, Prishtinë, 2014, f.10).

Ja, se në çfarë stadi etik, profesional, politik, diplomatik, kombëtar dhe ndërkombëtar është shprehur "modestia", "vetëdija" dhe "dituria politike" e tij iracionale dhe miope për t'i hipur "kalit" të karrierës politike sikurse liderët dhe pushtetarët e tjerë politikë të Republikës së Kosovës. Mirëpo, si duket, është në vonesë ngaqë i ka ikur edhe "treni i fundit", këtu e 16 vjet më parë, duke fantazuar se politika është e lehtë sikurse "përralla me tupan" e "kombit kosovar", që është vetëm një reagim apolitik dhe antishkencor kundër realiteteve historike, politike, juridike, kombëtare, demokratike dhe paqësore në Kosovë. Për më tepër "kombi kosovar" "një përrallë me tupan", është dëshmia më e saktë se "themeluesi" i tij, tanimë, në këtë shekull, ka ngelur në periferi dhe në margjina, edhe të politikës, edhe të shkencës së sotme shqiptare.

Së pari, me shprehjen e kësaj dëshire të shkretë, të ëndërruar duke ecur ditëm drekë, që të bëhej kyreministër, autori ka provuar se nuk ka kurrfarë aftësie politike, etike e as profesionale, kur dihet se, kryeministër, president etj., nuk mund të bëhesh, duke e propozuar vetëvetën, por duke të propozuar dhe, duke të zgjedhur të tjerët përmes votës së lirë dhe demokratike. Kështu e thotë ABC-ja e demokracisë në çdo rend demokratik shoqëror.

Në lidhje me këtë nonsens, shtrohet kjo pyetje: Si mund të jetë Nexhemdin Spahiu kryeministër i qeverisë së Republikës së Kosovës, kur në Kushtetutën e Kosovës (15 qershor 2008), nuk figuron kurrfarë "kombi kosovar"?!

Përpjekja dhe tendenca absurde për të krijuar një "komb kosovar" brenda territorit autokton shqiptar në Kosovë, është akt antihistorik, antikombëtar, antiligjor, antikushtetues dhe antidemokratik, sepse shqiptarët kurrë nuk do të pranojnë, që të braktisin statusin e identitetit kombëtar, duke u shndërruar dhe barazuar me statusin e grupeve minoritare joshqiptare në Kosovë, të cilat nuk kanë asnjë elemnt të përbashkët me kombin shqiptar, veçse shtetin e Kosovës e kanë të përbashkët, jo kombin, as atdheun shqiptar.

(Ndoshta) një ëndërr e tillë fantastike e "astrologut" N. Spahiu, do të realizohej, vetëm atëherë, pasi ai ta ketë "finalizuar" nusproduktin e tij, të shpallur si "komb kososvar".

Mirëpo, pavarësit nga një iluzion i tillë me përmbajtje politiko-propagandistike, antishkencore dhe antikombëtare shqiptare, "kombi kosovar" nuk do të jetësohet kurrë në Kosovë, sepse ajo është pjesë integrale e territorit të Shqipërisë Etnike, që është ATDHE vetëm i shqiptarëve, jo i shtetasve dhe i qytetarëve të tjerë, që jetojnë në Kosovë, e cila është vetëm shtet i tyre ngase ata nuk kanë të njëjtën histori, të njëjtën racë, të njëjtën etni, të njëjtën origjinë, të njëjtën gjuhë, të njëjtën kulturë, të njëjtat tradita dhe zakone etj.

Së dyti, Mixologist-i i "kombit shqiptar" ka dëshmuar se nuk njeh kurrfarë interesi të Kosovës (në interesin jetik të Kosovës, do të ishte ribashkimi i saj me Preshevën, me Bujanocin, me Medvegjën, me Iliridën, me Çamërinë, me Malësinë e Madhe dhe me Shqipërinë londineze (1913), ndryshe, nuk do të shkruante këto dy libra falsfikuese, kinëse ka "zbuluar" dhe "definuar", të ashtuquajturin "kombin kosovar", kur tërë bota e di se, qe disa shekuj shqiptarët e Kosovës së Shqipërisë Etnike, janë pjesë e pandashme e KOMBIT SHQIPTAR.

Si rrjedhim, asnjë teori shkencore e dersotme për "kombin" nuk ka provuar se NJË POPULL mund t'i ketë DY KOMBE. Së këndejmi, as populli shqiptar në Ballkan, nuk mund t'i ketë DY KOBE, dy a më shumë shtete, PO! Kjo është e thjeshtë për t'u kuptuar për ata studiues që e njohin përkufizimin e mirëfilltë shkencor të nocionit "komb", por koncepti diletant i "kombit kosovar" i një "përralle me tupan", thotë ndryshe-shkyerje dhe copëtim nga KOMBI SHQIPTAR, në favor të disa grupeve minoritare në Kosovë, që nuk kanë identitetin e tyre kombëtar-nuk i përkasin asnjë kombi.

Sipas kësaj, logjika dhe praktika e derisotme e thotë se shqiptarët e Kosovës, nuk kanë të drejtë dhe kurrfarë arsye, që të fromojnë të ashtuquajturin "komb kosovar" mbase i përkasin KOMBIT SHQIPTAR.

Prandaj, shqiptarët e Kosovës nuk kanë kurrfarë interesi, që të shkëputen nga trungu i tyre gjenealogjik kombëtar shqiptar dhe, të formojnë një komb të ri kosovar, të "dizajnuar" dhe të rezervuar nga "zbuluesi", "themluesi" dhe "shpëtimtari" i tyre, Nexhmedin Spahiu.

Së treti, shtrohet pyetja, çfarë interesi të Kosovës, njeh Nexhmedin Spahiu, kur mbi 90 për qind të bashkëkombësve të vet, i tjetërson nga kombi shqiptar në konglomeratin e "kombit kosovar"?! Çfarë interesi politik të Kosovës, njeh shakaxhiu Nexhemdin Spahiu, ku pa asnjë argument, para gjithë botës ka shpifur se : "Kur ndërkombëtarët erdhën në Kosovë, ata vlerësuan se shoqëria kosovare është një shoqëri primitive dhe duke parë PDK-në krahun më të egër politik, paragjykuan se kjo forcë politike është përfaqësuesja e vërtetë e shoqërisë kosovare."!?(Nexhmedin Spahiu, Foshnjëria e kombit kosovar,2014,f.8).

Si thotë një fjalë e urtë popullore, kjo farë akuze e rëndë dhe, në asnjë kuptim e qëndrueshme, është "një rrenë për hava, jo për tokë"!? Është një përrallë me tupan, që nuk ka lidhje as me Kosovën, as me kombin shqiptar , as me Shqipërinë Etnike e as me ndërkombëtarët e pranishëm në Kosovë (1999-2014), të cilët asnjëherë nuk janë pronocuar me fjalorin primitiv dhe vulgar të Nexhemedin Spahiut, se "shoqëria kosovare është një shoqëri primitve"!?

Në këtë rast primitiv dhe provokator i keq, po del vetë autori i "kombit kosovar" mbase ndërkombëtarët, asnjëherë deri më sot, nuk e kanë apostrofuar shoqërinë multietnike të Kosovës si "shoqëri primitive". Ndryshe, po qe se përfaqësuesit ndërkombëtarë, të ishin mbështetur në një paragjykim të këtillë ofendues dhe të turpshëm të N. Spahiut, sigurisht se nuk do ta kishin ndihmuar Kosovën, që të fitonte luftën, lirinë dhe pavarësinë e saj nga Serbia kolonialiste dhe gjenocidale.

Kjo tezë paragjykuese, e papeshuar politikisht dhe diplomatikmisht e N. Spahiut, nuk është konstatim i asnjë faktori ndërkombëtar, të pranishëm në Kosovë, por është sintagmë fyese dhe akuzuese, e pohuar nga vetë autori i "kombit kosovar". Ja, kjo është "dituria politike" dhe "shkenca" e tij "mixologjike" e verbër, popullin e vet mbi 90 për qind, e quan hiq më pak se "shoqëri primitive", duke e "futur në një thes" me elementet e tjerë, duke u përpjekur që këtë kualifikim vetëmohues t'ua atribuojë "faktorëve ndërkombëtarë"!?

Po cilët ndërkombëtarë janë ata, kur dhe ku (pse nuk ka cituar emrat dhe pohimet e tyre?) janë deklaruar ata, që "shoqëria kosovare është një shoqëri primitive"?! -Kjo është një rrenë, të cilës mund t'i besojë vetëm politika propagandistike ditore shpifëse antishqiptare e Serbisë gjenocidale dhe kolonialiste, askush tjetër. Po të kishte qenë "shoqëria kosovare një shoqëri primitive", atëherë, as Amerika e as NATO, nuk do ta kishin ndihmuar Kosovën, që të çlirohej nga Serbia gjenocidale dhe pushtuese (24 mars -11 qershor 1999). Kjo është më se e qartë.

Së katërti, po çfarë "teoricieni" na qenka Nexhmedin Spahiu, kur me tezat e tij kontradiktore antishkencore e përgënjeshtron "shkencën" e tij mbi "kombin"!?
-Si ka qenë e mundur që ai ta sajojë "shkencërisht" përkufizimin e nocionit "komb kosovar", pasiqë sipas tij, "shoqëria kosovare është një shoqëri primitive', kur dihet se "shoqëria primitive është faza e parë e zhvillimit të shoqërisë njerëzore"?!

Së pesti, ndër të tjera, edhe njohja ndërkombëtare e shtetit të ri të pavarur të Kosovës e ka demantuar dhe përtrollisur tezën infantile politike dhe antishkencore të Nexhmedin Spahiut se " pa formimin e kombit kosovar, nuk mund të krijohet shteti kosovar"!

Së gjashti, duke qenë se edhe "kjo tezë shkencore" e N. Spahiut pësoi fiasco, për shkak të krijimit të shtetit të pavarur dhe sovran të Kosoves, të cilën, deri tani, e kanë njohur 108 shtete të bashkësisëë ndërkombëtare, para se të formohet dhe të "inaugurohet" "kombi kosovar", atëherë lind pyetja, pse autori vazhdon me tezat e tij dështuese antishkencore (në stilin humoristik "përrallë me tupan" të aktorit të njohur shqiptar, Valon Maloku), që me çdo kusht t'i bindë mbi 90 për qind të shqiptarëve autoktonë të Kosovës, se në "interesin" e tyre dhe të Kosovës së Shqipërisë Etnike, "është", që me "dekretin" urdhërdhënës të tij (duke ekzekutuar "partiturën politike" të "përrallës me tupan", në shenjtë të paralajmërimit të një dite të bukur të shengjergjet, për ata që nuk kanë asnjë komb), të krijohet një komb artificial-kombi kosovar në territorin dhe në atdheun shqiptar, jashtë çdo parimi dhe jashtë çdo norme të metodologjisë dhe të dialektikës shkencore të ndërtimit të përkufizimit të nocionit "komb".

Së shtati, duke mos ditur maksimën realiste të nobelistit Albert Einstein se "politika është më e vështirë sesa fizika", Nexhmedin Spahiu ( pa tupan fare) bënë edhe këtë gabim fatal, (po e citoj në ligjëratën e zhdrejtë): -Sikur të kisha qenë në rolin e kryeministrit të Kosovës (aludon në kryeminstirn Hashim Thaçi), nuk do bëhesha "zëdhënës i Ambasadës Amerikane në Prishtinë". (Shih: Nexhmedin Spahiu, Foshnjëria e kombit kosovar, Prishtinë, 2014, f.10).

Më mirë zëdhënës i Amerikës sesa viktimë e terrorit gjenocid të Serbisë dhe të klyshëve të saj të brendshëm dhe të jashtëm.

Sikur Nexhmedin Spahiu të mos kishte shkruar librat: "Kombi në inkubator" dhe "Foshnjëria e kombit kosovar", ndoshta do të kishte lënë hapësirë dhe përshytpje të çastit për t'i besuar naivisht dhe verbërisht se ai, po të kishte qenë kryeministër i Kosovës, nuk do të kishte pranuar, që të bëhej "zëdhënës i Ambasadës Amerikane". Mirëpo, ky do të ishte një gabim i pakorrigjueshëm politik fatal dhe qëndrim mosmirënjohës shpërfillës ndaj gjithë asaj, që Amerika së bashku me aleatët e saj evro-perëndimorë investoi për krijuar dhe ndërtuar shtetin e pavarur të Kosovës.
Mirëpo, edhe në këtë rast, me ketë tezë hipotetike, Spahiu nuk është i sinqertë dhe korrekt as në sy të Amerikës, as para opinionit publik vendor dhe atij ndërkombëtar, sepse e di shumë mirë, që, edhe po të ishte në vend të kryeministrit Hashim Thaçi, me arsye, do të ndjehej shumë i kënaqur si "zëdhënës i Ambasadës Amerikane në Prishtinë", sepse kjo do të ishte forma më konkrete, më realiste, më racionale dhe më dobishme e bashkëpunimit dhe e "harmonizimit" të interesave të ndërshella politke, diplomatike, ekonomike, tregtare dhe startegjike të Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkaura të Amerikës.

Edhe kjo tezë e N. Spaihut, është kontradiktore me tezën e shpërpallur të tij se "kombi kosovar është foshnjë amerikane", kur dihet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës me në krye ish-presidenitin Bill Clinton, nuk ka krijuar kurrfarë "foshnje kombëtare kosovare", por vetëm një shtet, që quhet Republika e pavarur dhe sovrane e Kosovës. Pra, kjo është arsyeja dhe motivi parësor, pse edhe unë, sikurse kryeminstri Hashim Thaçi me urti, me krenari, me dashuri, me konsekuencë dhe me devotshmëri, do të përçoja zërin, këshillat, sugjerimet dhe urdhërat e Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë.

Kjo është "detyrë shtëpie" e çdo kryeministri a presindeti të Republikës së Kosovës, sepse Amerika është ajo që shpëtoi mbi 2 milionë shqiptarë nga varreza masive gjenocidale e Serbisë së Slobodan Milosheviqit.

Nuk ka asnjë dyshim se, më mirë është, të jesh ZEDHËNËS ose SHËRBËTOR i Amerikës sesa kufomë e gjallë apo viktimë e terrorit gjenocid të Serbisë kolonialiste, si dhe "bishtave" të saj, që e ndihmuan për ta djegur Kosovën shqiptare.

Ata, që me vetëdije a pavetëdije nuk pranojnë të jenë të dëgjueshëm dhe të bashkëpunojnë ngusht dhe në mënyrë miqësore me Uashingtoni zyrtar, nuk ka dyshim se, do të jenë shërbim të "zëdhënist" të "kombit kosovar" ( të konceptuar në formën antishkencore, në formë të një "përralle me tupan"), i cili nuk shpie drejt forcimit, unitetit dhe integrimit të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, por drejt copëtimit dhe çintegrimit të tij.

Ky nonsens iracional, pa asnjë mbështetje argumentuese nga teoritë e derisotme shkencore mbi formimin dhe përkufizimin e nocionit "komb", nuk është i pranueshëm as nga shkenca kombëtare shqiptare e as nga shkenca evropiane dhe ndërkombëtare, sepse ipso facto, është vetëm një spekulim ideologjiko-dogmatik dhe politiko-tregtar, duke mos pasqyruar asnjë element doktrinar të mterializmit dialektik shkencor, që për qëllim të fundmë ka shpartallimin dhe mohimin e KOMBIT SHQIPTAR, si dhe "konversimin-ngrirjen" e çështjes koloniale shqiptare në Ballkan(1878-2015).

Ky është motivi, qëllimi, tendenca dhe prapavija politike e shkruarjes së dy librave për "kombin kosovar" të autorit Nexhmi Spahiu, i cili " brumin " ideor dhe praktik për "dizajnimin" dhe për përkufizimin FALLSO të tyre e ka "përtypur" dhe huazuar nga modeli socialist i "kombit jugosllav", të "zbuluar" dhe të krijuar nga dy teoricienët socialistë revizionistë udhëheqës jugosllavë Josip Broz Tito ( kryetar i ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë) dhe Eduard Kardel (funksionar i lartë në hierarkinë e udhëheqjes së Jugosllavisë) , autor i tri kushtetutave të RSFJ-së (1958, 1963, 1974).

Këtë tezë çoroditëse antishkencore të "kombit modern kosovar", të dale nga inkubatori eksperimental i Nexhmedin Spahiut jo vetëm shqiptarët mbi 90 për qind, por as minoriteti serb, as minoriteti malazez, as minoriteti turk, as ai kroat nuk do ta pranonin dot, sepse të gjitha këto kanë kombet e tyre (shqiptarët-kombin shqiptar, serbët-kombin serb, malazezët-kombin malaze, turqit-kombin turk dhe kroatët-kombin kroat. Ndaj, shtrohet pyetja kujt i referohet "kombi kosovar", askujt tjeter, veçse atyre minoriteteve që nuk kanë komb (romët, ashkalinjtë, egjiptasit, myslimanët boshnjakë, goranët etj.), si zgjidhje e imponuar politike në kurriz të kombit shqiptar.

Kjo është filozofia politiko-propagandistike preokupuese e "miksologut" të "kombit kosovar", që përputhet plotësisht me idenë dhe me konceptin e përmabjtjes së përkufizimit të "kombit jugosllav, i cili nuk "mbijetoi", sepse ishte artificial mbase nuk kishte kurrfarë baze shkencore, por përbëhej nga imponimi, frika, interesi dhe diktati politiko-strategjik, që në atë formë, të forcohej dhe të ruhej tradita historike dhe ideja kohezive e jugosllavizmit, si dhe koncepti integrues i dogmës së "vëllazërim-bashkimit" si doktrinë dhe si praktikë parësore e federalizmit jugosllav, që karakterizohej nga trysnia e lartë e drejtimit centralist dhe unitarist, të ndërtuar dhe të praktikuar mbi bazën e kombinuar të nacionalizmit jugosllav dhe të idesë së konceptuar të "kombit socialist jugosllav".

Së fundi, tezat absurde, humoristike dhe hipotetike të Nexhmedin Spahiut, si "kovaç" i vetëm i "përkufizimit" të "kombit kosovar", dhe publicisti (këshilltar rajonal i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama) i Kosovës, Shkëlzen Maliqi, me plot të drejtë i quajti "tendencë absurde intelektuale" dhe i hudhi poshtë si antishkencore, duke vlerësuar se "Është keqkuptimi dhe keqintepretimi i nocionit komb që shkakton konfuzion. Termi "komb" vërtetë është i barasvlefshëm me termin në anglisht "nation', "Nationality" dhe nënkupton të gjithë ata që jetojnë në një shtet pa marrë parasysh se çfarë është prejardhja e tyre etnike. Në këtë kuptim kombin kosovar do të duhej ta përbënin të gjithë ata shtetas të Kosovës, përfshirë këtu pos shqiptarëve etnikë, edhe serbët etnikë, turqit, romët etj. Por, në përdorimin e gjatë shekullor me termin komb janë vetëquajtuar të gjithë shqiptarët si etni dhe popull, dhe ata e konsiderojnë me të drejtë se janë të një kombi kudo që jetojnë, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Preshevë, apo në diasporat e shumta". (http://mapo.al/2014/08/23/shkelzen-maliqi-nje-komb-kosovar-tendence-absurd-intelektuale/).

Pra, edhe sipas këtij konkluzioni sqarues kuptimplotë të Shkëlzen Maliqit, del se, edhe shqiptarët e Kosovës skurse të gjithë shqiptarët e tjerë në Ballkan dhe në diasporë, edhe si "etni, edhe si popull" i përkasin vetëm kombit shqiptar, jo kurrfarë "kombi kosovar" të përzierjes së kokteit dhe të pijeve të tjera ekzotike të Nexhemedin Spahiu, të cilin e ka "krijuar" në kushte dhe rrethana të jashtëzakonshme emergjente si "fryt të parakohshëm" të njëfarë një inkubatori laboratorik "kombëtar"!?

-Çfarë "zbulimi epokal" i "kombit në inkubator" në Kosovë !? Duhet pranuar se në historinë e derisotme të bashkësisë njerëzore, nuk ka zbuluar një fenomen i këtillë absurd antishkencë!

Si thotë një fjalë e urtë popullore " sa poshtë ka rënë katundi", që ende "nuk e ka të qartë rëndësinë" e këtij eksperimenti laboratorik, ndryshe autorin e tij, do ta kishte propozuar për "çmim nobel" mbase deri më sot, asnjë komb në Evropë, as në botë, nuk është krijuar në ndonjë epruvetë a inkubator laboratori, sikurse "kombi kosovar" "përrallë me tupan" i autorit Nexhmedin Spahiu. Ky është rasti i parë në përmasa botërore, që nuk do të thotë asgjë domethënëse për shkencën, vetëm se një shpërfytyrim i përkufizimit të nocionit "komb".

-Asgjë tjetër, është vetëm humbje kohe, bastardim i vlerave të njëmendta shkencore, si dhe acarim i panevojshëm i nervave të kombit shqiptar. Turp! Turp! Për çdo gjykim! Po çfarë "kombi kosovar" u duhet shqiptarëve, kur ata e kanë kombin e vet?!

-Çfarë të bësh, kur sot është "koha e kashtës", antivlerat dhe injornaca e pafund e kanë fjalën kryesore, jo parimi, ndërgjegjja, humanizmi, etika, profesionalizmi, modestia, dituria, as sistemi i vlerave.

Prof. Dr. MEHDI HYSENI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MIDHAT FRASHËRI - ME RASTIN E 65-VJETORIT TË VDEKJESNga FRANK SHKRELI (10.02.2014)
KRIPTOTHAÇISTAT NË LDK- RRETH DEKLARATËS TË FORTË TË ARMEND ZEMAJT DEPUTET I LDK-SË, ME VËLLAIN ZYRTAR TË LARTË NË ADMINISTRATËN THAÇINga ELIDA BUÇPAPAJ (10.01.2014)
8 QERSHORI - NYJA GORDIANENga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.01.2014)
BUSTI I DISIDENTIT ANTIKOMUNIST ÇEK VACLAV HAVEL NË KONGRESIN AMERIKAN"E vërteta dhe dashuria duhet të triumfojnë mbi gënjeshtrat dhe urrejtjet" (Vaclav Havel)Nga FRANK SHKRELI (10.01.2014)
100 VJET RRUGË PËR TË ARRITUR NË ÇAMËRINga UK LUSHI (09.29.2014)
NJË REPLIKË E DETYRUARNga RESHAT KRIPA (09.29.2014)
REPUBLIKA E ILIRIDËS - SIMBOL I PAQES DHE I PAJTIMIT NË BALLKANNga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (09.26.2014)
RËNDËSIA E SHOQËRISË CIVILENga FRANK SHKRELI (09.25.2014)
KA FILLUAR PUNIMET ASAMBLEJA E PËRGJITHËSHME E KOMBEVE TË BASHKUARANga FRANK SHKRELI (09.23.2014)
Barometri dipplomatik ATA QË NUK E NJOHIN REPUBLIKËN E ILIRIDËS, NUK E MBËSHTESIN AS RIBASHKIMIN KOMBËTAR SHQIPTAR!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (09.23.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart�]