E Premte, 04.19.2024, 07:07pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
NJË ZONJË E SHQUAR E KULTURËS KOMBËTARE
Nga Prof. dr. ESHREF YMERI

E Hënë, 10.06.2014, 07:03am (GMT+1)


    Më 04 tetor, Shoqata Kulturore Atdhetare"Labëria" dhe dega e kësaj shoqate për qytetin e Vlorës, në mjediset e lokalit "Blu Star" të këtij qyteti, organizuan një ceremoni të posaçme në nderim të shkrimtares së shquar, zonjës Vilhelme Vranari Haxhiraj, së cilës iu dorëzua Diploma "Personalitet i Shquar i Labërisë.

    Në emër të Shoqatës Kulturore Atdhetare "Labëria", ceremoninë e hapi kryetari i degës së kësaj shoqate për qytetin e Vlorës, zoti Ahmet Demaj, i cili vuri në dukje kontributin e madh që ka dhënë dhe vazhdon të japë shkrimtarja e talentuar, zonja Vilhelme Vranari Haxhiraj, për pasurimin e thesarit të kulturës sonë kombëtare me 37 vepra të botuara ne disa gjini letrare.

    Është kënaqësi e veçantë të flasësh për zonjën Vilhelme, e cila, në krijimtarinë e saj, si shkrimtare e përmasave kombëtare, dallohet për larushinë e theksuar të gjinive letrare, në të cilat ka lëvruar.

    Me një profesionalizëm të spikatur, ajo ka lëvruar gjininë e letërsisë për fëmijë, gjininë e tregimit, të poezisë, të novelës dhe të romanit. Dhe këto gjini i ka lëvruar në një periudhë mjaft të ngjeshur kohore pas shembjes së diktaturës komuniste, e cila, për shkaqet e marrëzisë së luftës së klasave, ia mbylli dyert e krijimtarisë letrare.

Megjithatë, talenti i saj nuk u venit, përkundrazi, ai e përballoi me sukses periudhën e heshtjes së detyruar, erdhi e u regj gjithnjë e më shumë dhe kur agu i lirisë së individit ia behu në horizontin shqiptar, zonja Vilhelme doli para lexuesit me forcën e fjalës artistike. Gjatë një periudhe gati 23-vjeçare, ajo ka nxjerrë nga dora 37 vepra. Kur lexon prozën e zonjës Vilhelme të të gjitha gjinive, nuk mund të mos rrëmbehesh nga bukuria e fjalës shqipe të qëmtuar me kujdes, nga larmia e pamatë e figurave artistike, nga origjinaliteti i  rrëfenjave plot emocione mbresëlënëse, nga magjia e përsiatjeve mahnitëse.  Në aspektin e gjetjeve ideoemocionale, vepra e zonjës Vilhelme përbën një unitet tërësor të lirikes me tragjiken në jetën shqiptare. 

    Por edhe një tjetër gjini interesante bie në sy në krijimtarinë e saj të begatë. Kjo është publicistika nacionaliste, në të cilën ajo ka trajtuar tre probleme të mprehta për mbarë kombin shqiptar.

Së pari, ajo ka ngritur zërin e saj të fuqishëm për padrejtësinë që i është bërë kombit shqiptar, të cilin diplomacia e kriminalizuar evropiane, nën diktatin e shovinizmit rusomadh, në vitin 1913 na copëtoi padrejtësisht trojet tona etnike dhe ka kërkuar që kjo padrejtësi të zhbëhet dhe të vihet në vend drejtësia, në të kundërt Ballkani nuk do të gjejë kurrë qetësi.

Së dyti, ajo ka kërkuar që Kishës Ortodokse t'i rikthehet pavarësia dhe ajo të drejtohet nga një kryepeshkop me gjak, me prejardhje dhe me shtetësi shqiptare. Kisha Ortodokse, e themeluar nga Noli i Madh, me përkrahjen e fuqishme të mbretit Ahmet Zogu, ka më shumë se dy dhjetëvjeçarë që drejtohet nga Janullatosi, i cili e ka shndërruar në një filial të kishës ortodokse greke. Këtë e dëshmon më së miri fakti që Janullatosi, në fshatin Kolkondas të Libofshës, në Fier, më 24 gusht 2014, organizoi kremtimin e 300-vjetorit të lindjes së "Shën" Kozmait, armikut të betuar të etnisë shqiptare dhe të gjuhës shqipe. Por po ky Janullatos nuk është kujtuar të organizojë një meshë përkujtimore në nderim të Fan Nolit, të Visarion Xhuvanit apo të Kristofor Kisit, kryepeshkopëve të nderuar të Kishës Ortodokse Shqiptare. Fakti që historiani shovinist grek Nikolas Stavros, në librin e vet me titull "Grekët dhe ballkanasit e rinj", ka deklaruar haptas se hedhja në dorë e kishës ortodokse shqiptare është fitorja më e madhe e Greqisë në shek. XX, dëshmon pa asnjë mëdyshje se kisha ortodokse dikur fanoliane, sot funksionon si filial i kishës ortodokse greke. Këtë çështje me rëndësi kombëtare, zonja Vilhelme e ka trajtuar shpesh herë në publicistikën e saj nacionaliste
Së treti, zonja Vilhelme ka shprehur vazhdimisht përkushtimin e saj të admirueshëm për forcimin e unitetit mbarëshqiptar, kundër përçarjeve dramatike që karakterizojnë sot trekëndëshin Tiranë-Prishtinë-Shkup. Për fatkeqësinë tonë të madhe kombëtare, sot, brenda këtij trekëndëshi, rezultojnë të regjistruara 87 parti politike, nga të cilat 65 në Tiranë, 12 në Prishtinë dhe 10 në Shkup. Këto parti janë shëmbulli më tragjik i përçarjes mbarëshqiptare, ndërkohë që në Gjermani, me një popullsi prej 82 milionë banorë, figurojnë 5 parti politike, kurse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një popullsi prej 320 milionë banorë, ka vetëm dy parti politike.

    Me krijimtarinë e saj të pasur artistike, me publicistikën e saj nacionaliste, zonja Vilhelme ka vërtetuar në praktikë se intelektual i vërtetë është ai që jetën e vetë, punën e vet si krijues e vë në shërbim të çështjes kombëtare shqiptare, pra, të ribashkimit të trojeve tona etnike në një shtet të vetëm, me një stemë dhe një flamur. Prandaj unë mendoj se mbarë intelektualët vlonjatë dhe të krejt Labërisë duhet të radhiten përkrah zonjës Vilhelme në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare. Kjo për faktin se Vlora dhe Labëria gjithmonë kanë qënë në pararojë të mbrojtjes së interesave tona kombëtare.

    Në respekt të zonjës Vilhelme, si një shkrimtare e shquar e kombit shqiptar, unë i propozova  Degës së  Vlorës  të Shoqatës Kulturore dhe Atdhetare "Labëria", të ndërhyjë te biznesi vlonjat dhe në Bashkinë e Vlorës, për të kontribuar financiarisht për përgatitjen e botimit të  veprave të saj të plota në seri. Ky do të ishte një nderim i veçantë që i bëhet jo vetëm zonjës Vilhelme, por edhe kulturës mbarëshqiptare, thesari i së cilës do të pasurohet me korpusin e plotë të veprave të saj.

Vlorë, 04 tetor 2014
    

Prof. Dr. ESHREF YMERI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Barometri diplomatik“KOMBI KOSOVAR” NJË SALTO MORTALE ANTISHKENCORE DHE ANTIKOMBËTARENga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (10.04.2014)
MIDHAT FRASHËRI - ME RASTIN E 65-VJETORIT TË VDEKJESNga FRANK SHKRELI (10.02.2014)
KRIPTOTHAÇISTAT NË LDK- RRETH DEKLARATËS TË FORTË TË ARMEND ZEMAJT DEPUTET I LDK-SË, ME VËLLAIN ZYRTAR TË LARTË NË ADMINISTRATËN THAÇINga ELIDA BUÇPAPAJ (10.01.2014)
8 QERSHORI - NYJA GORDIANENga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.01.2014)
BUSTI I DISIDENTIT ANTIKOMUNIST ÇEK VACLAV HAVEL NË KONGRESIN AMERIKAN"E vërteta dhe dashuria duhet të triumfojnë mbi gënjeshtrat dhe urrejtjet" (Vaclav Havel)Nga FRANK SHKRELI (10.01.2014)
100 VJET RRUGË PËR TË ARRITUR NË ÇAMËRINga UK LUSHI (09.29.2014)
NJË REPLIKË E DETYRUARNga RESHAT KRIPA (09.29.2014)
REPUBLIKA E ILIRIDËS - SIMBOL I PAQES DHE I PAJTIMIT NË BALLKANNga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (09.26.2014)
RËNDËSIA E SHOQËRISË CIVILENga FRANK SHKRELI (09.25.2014)
KA FILLUAR PUNIMET ASAMBLEJA E PËRGJITHËSHME E KOMBEVE TË BASHKUARANga FRANK SHKRELI (09.23.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]