E Martë, 04.16.2024, 06:11pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
DREJTËSIA - SI NJË PARLAJMËRIM I NJË BETEJE TË RE POLITIKE
Nga MENTOR KIKIA

E Mërkurë, 10.08.2014, 10:11am (GMT+1)



Nëse ka një fushë ku mund të qëmtosh pa u lodhur fare, raste abuzivizmi, kjo është drejtësia. Çdokujt që i është dashur të përballet me drejtësinë ka ç'të tregojë nga përvoja e tij. Por ka raste që tejkalojnë çdo perceptim mbi shkallën e abuzimit dhe unë do të doja të sillja fare pak nga ato që ne gazetarët i kemi ndarë ose jo me publikun, si zvarritja, gati për katër vjet e çështjes civile të vajzës suedeze të biznesmenit të ndjerë Vehbi Velija për një dëshmi trashëgimie, e cila duhet të përfundojë maksimumi brenda tre muajsh. Zvarritja (derisa sa doli më në fund një gjykatës trim) e çështjes se Dritan Dajtit, për më shume se 5 vjet. Lirimi nga Apeli i Tiranës i një trafikanti ndërkombëtar turk që kërkohej të ekstradohej në Gjermani. Lirimi i një baroni krimi nga Fieri, që kërkohej të ekstradohej në Itali. Por ka edhe nga ato histori që nuk i janë servirur publikut. Gjatë një hulumtimi mbi shërbimin e avokatisë kryesisht (avokatët që i cakton gjykata për atë që nuk kanë mundësi të mbrohen vetë) më rezultoi se ka shumë raste kur që në fazën e ndalimit e hetimit paraprak, derisa i arrestuari paraqitet për masë sigurie, avokati nuk është i pranishëm dhe thërritet nga gjykatësi thjeshtë për të firmosur dosjen, pa e lexuar fare, madje edhe në kafenetë përballë gjykatës. Madje, në Gjykatën e Krimeve të Rënda të shkallës së parë, rregullisht paraqitet në sallë për masat e sigurisë një avokat i verbër, i cili pa lexuar dot asnjë rresht nga ato që janë shkruar në dosje, thjeshtë firmos për procedurë aty ku i vë gishtin shoqëruesi. Pa përmendur këtu faktin se në vendin me administratën më të korruptuar, nuk tregojmë dot me gisht asnjë zyrtar të lartë që ka shkuar në burg.

Këto janë fare pak raste që tregojnë korruptimin, inkriminimin dhe degradimin e sistemit tonë të drejtësisë. Ky mjedis i kalbur u theksua me forcë nga kryeministri edhe në konferencën që u organizua nga Presidenti i Republikës, edhe pse gjendja e mjeruar e saj vetëm për fakte nuk ka më nevojë, ajo sot ka nevojë të pastrohet. Ky gjiriz ka nevojë të thahet si këneta që më pas lë pa jetë, nga mushkonjat deri tek ushunjëzat dhe kafshët e zvarranikët e tjerë që vegjetojnë në gjirize. Pikërisht këtu është çështja; kush dhe si do të realizohet reforma në drejtësi dhe jo nëse duhet apo në çfarë përmasash duhet.

Në kushtet kur nuk kemi ende asnjë rresht të shkruar, të paktën publikisht, mbi atë se çfarë do të synojë kjo reformë, pra çfarë ka ndërmend realisht mazhoranca të bëjë, ne na duhet të merremi me formën.

Në konferencë u pa se mazhoranca dhe qeveria janë të ndara qartazi në rrugën që duhet ndjekur për ta bërë këtë reformë. Kryeministri Rama foli për një Konferencë Kombëtare për Reformën në Drejtësi, që qeveria po përgatit (në fakt e kishte shtyrë për shkak të tryezës së presidentit) në bashkëpunim me Komisionin Parlamentar të Ligjeve. Ndërsa kreu i komisionit hetimor parlamentar për dy anëtarët e KLD-së, Çefa dhe Lejcaj, foli dje për herë të parë për një komision parlamentar për reformën në drejtësi.

Pra, mazhoranca është e qartë në vijën e saj, që reforma të hartohet nga qeveria dhe parlamenti. Por opozita që e ka bojkotuar parlamentin, është e gatshme të pranojë çdo mekanizëm tjetër veç parlamentit, të cilit nuk ia shikon derën prej muajsh për shumë arsye. Dhe mbi të gjitha, kreu i saj, Lulzim Basha, ishte shumë i qartë kur tha se reformën nuk mund ta bëjë qeveria, por duhet ta bëjë vetë sistemi. "Shkurt, qeveria duhet t'i mbajë duart larg nga drejtësia", - tha Basha. Po ashtu, ai theksoi se reformën nuk mund të bëjë as edhe ky parlament "që nuk respekton Kushtetutën dhe ligjet dhe që është i mbushur me njerëz që kanë precedentë penalë, kanë probleme me ligjin dhe janë dënuar për krime të ndryshme". Në të njëjtën linjë, presidenti, në konkluzionet e tryezës, theksoi se i ka kërkuar ministrit të Drejtësisë të mbledhë një tryezë për të hartuar një udhërrëfyes "dhe menjëherë pas kësaj, personalisht, si kreu i shtetit, do të urdhëroj ngritjen e grupeve të posaçme të punës, për të zbërthyer udhërrëfyesin në plan veprimi me masa dhe afate kohore, përfshirë buxhetin...."

Pyetja që ngrihet në këto kushte është se cili institucion do ta udhëheqë reformën? A do të bëhet ajo nga ligjvënësit, sikundër duhet të ndodhë realisht dhe është paralajmëruar?

Dhe nëse po, atëherë do të jetë qeveria, ose mazhoranca që do të ketë rolin udhëheqës dhe, në këtë rast, opozita nuk do të bëhet pjesë për shkak të arsyeve që i thamë edhe më lart. Apo presidenti është duke prodhuar të tjerë mekanizma, tryeza e komisione të posaçme, jashtë parlamentit? Nëse do të jetë kështu, kjo do të jetë një mënyrë që do të tërheqë opozitën të bëhet pjesë e reformës, por do të bëjë që rolin udhëheqës të saj të mos e këtë mazhoranca qeverisëse, por presidenti, si kryetar shteti dhe KLD-je dhe këtu mbetemi te teza e Bashës që reforma duhet të kryhet nga vetë sistemi dhe jo nga qeveria apo mazhoranca politike. Por, a mund të vetëreformohet një sistem për të cilin po ulërijmë të gjithë natë e ditë që është i kalbur dhe i krimbur dhe që ka nevojë të ndryshojë thellësisht, jo vetëm në emra, por së pari në strukturë dhe mënyrën e funksionimit? Tryeza e presidentit ishte vetëm një demonstrim kolektiv i zyrtarëve më të lartë të këtij vendi, se të gjithë bien dakord që reforma duhet të bëhet.

Por ajo edhe paralajmëroi se realizimi i reformës nuk do të jetë i lehtë dhe se, nëse palët qëndrojnë në hullitë që parashtruan në konferencë, më shumë se reformë do të kemi një tjetër betejë politike, sikurse është edhe ajo për reformën administrativo-territoriale.

Në fund të fundit, përgjegjësitë për mbarëvajtjen e punëve janë të mazhorancës, pasi populli asaj i ka besuar drejtimin e vendit. Populli nuk voton Gjin Gjonin, apo Gjinërit e tjerë, as prokurorin dhe as KLD-në. Kështu që në një mënyrë apo një tjetër, ajo duhet të gjejë mënyrën për të realizuar këtë reformë, pavarësisht kostove politike. Mbi të gjitha, ajo duhet të realizojë një reformë që të prodhojë mekanizmin e ndëshkimit të krimit brenda drejtësisë dhe jo thjeshtë zëvendësimin e Çefës së PD-së me një Çefë të PS-së.

MENTOR KIKIA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RREZIQET NDAJ EUROATLANTICIZMIT - PO SHQIPËRIA DHE SHQIPTARËT?Nga FRANK SHKRELI (10.08.2014)
MBI LUFTËN ÇLIRIMTARE DHE CIVILE NË SHQIPËRINga ROMEO GURAKUQI (10.07.2014)
SHBA DHE BE TA ZGJIDHIN SOT PRECEDENTIN ANTIDEMOKRATIK QË E KA PUSHTUAR PREJ 4 MUAJSH KOSOVËNNga ELIDA BUÇPAPAJ (10.06.2014)
NJË ZONJË E SHQUAR E KULTURËS KOMBËTARENga Prof. dr. ESHREF YMERI (10.06.2014)
Barometri diplomatik“KOMBI KOSOVAR” NJË SALTO MORTALE ANTISHKENCORE DHE ANTIKOMBËTARENga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (10.04.2014)
MIDHAT FRASHËRI - ME RASTIN E 65-VJETORIT TË VDEKJESNga FRANK SHKRELI (10.02.2014)
KRIPTOTHAÇISTAT NË LDK- RRETH DEKLARATËS TË FORTË TË ARMEND ZEMAJT DEPUTET I LDK-SË, ME VËLLAIN ZYRTAR TË LARTË NË ADMINISTRATËN THAÇINga ELIDA BUÇPAPAJ (10.01.2014)
8 QERSHORI - NYJA GORDIANENga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.01.2014)
BUSTI I DISIDENTIT ANTIKOMUNIST ÇEK VACLAV HAVEL NË KONGRESIN AMERIKAN"E vërteta dhe dashuria duhet të triumfojnë mbi gënjeshtrat dhe urrejtjet" (Vaclav Havel)Nga FRANK SHKRELI (10.01.2014)
100 VJET RRUGË PËR TË ARRITUR NË ÇAMËRINga UK LUSHI (09.29.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]