E Shtunë, 04.20.2024, 12:49pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
Barometri diplomatik
'SHQIPËRIA E MADHE' - PROJEKTIDÉ SERBOMADHE, JO KOMBËTARE SHQIPTARE, ASSESI!
Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI

E Premte, 10.10.2014, 07:11am (GMT+1)


*** Sintagma "Shqipëri e Madhe", do të thotë copëtimin dhe absorbimin e territoreve të huaja të vendeve fqinje. Ndërkaq, nocioni "Shqipëri Etnike Natyrale nënkupton rikthimin dhe ribashkimin e territoreve të saj indigjene, të grabitura, të copëtuara, të aneksuara dhe të pushtuara me forcë, me garesion dhe me gjenocid nga vendet fqinje sallave në Ballkan (Serbia, Greqia, Mali i Zi dhe Maqedonia). Ky është dallimi thelbësor i këtyre dy koncepteve asimetrike, që në çdo aspekt e përjashtojnë njëra-tjetrën.

Prandaj, duhet të jesh i çmendur, i shitur ose krejtësisht injorant, t'i ngatërrosh dhe t'i barazosh këto dy koncepte (me qëllim armiqësor apo nga mosdija e zhveshur), duke e quajtur Shqipërinë Etnike Natyrale "Shqipëri të Madhe", kur tërë bota e di se deri më sot (shekulli XXI, viti 2014), shqiptarët nuk kanë grabitur, as pushtuar (as me forcë, as me gjenocid e as në ndonjë mënyrë tjetër antiligjore), asnjë pëllëmbë territori të Serbisë, të Grequsë, të Malit të Zi, të Maqedonisë, por është e kundërta, Serbia është ajo që, edhe sot mban nën çizmen e saj të hekurt koloniozuese trojet etnike shqiptare: Preshevën, Bujnaocin, Medvegjën, Kurshumlinë, Bllacën, Toplicën, Novi Pazarin etj.
Sulmi është mbrojtja më e mirë. "Kur nuk ke çfarë t'i bësh gomarit, i bie samarit".

Përfaqësuesit legjitimë të politikës dhe të diplomacisë zyrtare të Tiranës (përveç ish-presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu, në pension, dy herë rresht pat deklaruar se "Kosova është krahinë e Shqipërisë. Më mirë vonë se kurrë) qe më se dy dekada të shkuara (1990-2014), asnjëherë nuk janë gabuar, që Serbisë t'ia përplasin në fytyrë Beogradit zyrtar të VËRTETËN se "Kosova është pjesë e Shqipërisë" e jo kurrfarë "djepi", as kurrfarë "zemre" e Serbisë, ashtu siç pohojnë, edhe sot, shtetarët, akademia serbe, kisha serbe, politika, propaganda, diplomacia, si dhe Kushtetuta në fuqi e Serbisë (2006) duke e konsideruar Kosovën si "krahinë të saj".

Projekti "Shqipëria e Madhe", është shpifje dhe fantazi e serbomëdhenjve dhe e klyshëve e zagarëve të saj fashistë filosllavë që nga viti 1844, kur Ilia Garashanin ( si minister i Brendshëm i qeverisë serbe) shkroi Pltaformën e tij "Naçertanie", me ç"rast hodhi themelet e ndërtimit institucional të strategjisë dhe të taktikës së politikës së brendshme dhe të jashtme të qeverisë së Serbisë së kryeministrit Nikola Pashiq për pushtimin, për aneksimin dhe për kolonizimin e territoreve autoktone të Shqipërisë Etnike.

Që atëherë, edhe sot, Serbia nuk ka ndryshuar këtë strategji politike dhe gjeopolitike hegjemoniste dhe ekspansioniste në përthithjen e territoreve shqiptare dhe të shfarosjes së shqiptarëve. Këtë e provoi edhe terrori gjenocid i Serbisë së Slobodan Milosheviqit në shfarosjen e shqiptarëve të Kosovës, si dhe në djegjen e saj shkrum e hi, gjatë viteve 1989-1999. Për tepër, këtë e provon edhe rasti i Kosovës Veriore me gjysmën e qytetit të Mitrovicës (1999-2014), e cila, tanimë, është bërë objekt shqyrtimi i negociatave midis Beogradit dhe Prishtinës sipas Marrëveshjes së Brukselit Thaçi-Daçiq nën drejtimin e Catherine Ashton, ish-përfaqësuese e politikës së Jashtme të BE-së (19 prill 2013).

Gjithashtu, edhe statusi i sotëm politik, kombëtar dhe territorial i Preshevës, i Bujanocit dhe i Medvegjës, është argument i parrëzueshëm i politikës kolonialiste dhe imperialiste të Serbisë së sotme, të ashtuquajtur "demokratike", e cila që nga viti 1878, e, edhe sot (viti 2014, shekulli XXI) pa kurrfarë të drejte historike, as ligjore, duke përdorur dhunën dhe forcën, i mban dhe i shfrytëzon nën sundimin e saj të egër kolonialist, edhe pse ato janë pjesë indigjene të territorit të Shqipërisë Etnike, jo të "Shqipërisë së Madhe" të remzi lanëve dhe të ultranaconalistëve çetnikë serbë të Serbisë.

"Shqipëria e Madhe" është koncept çetniko-fashist!

Në prag të vizitës zyrtare të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili më 22 tetor 2014, do ta vizitojë Beogradin, Remzi Lani, Drejtor Ekzekutiv i Instituit të Mediave Shqiptare të Shqipërisë për masmediat serbe ka deklaruar se "Shqiëria nuk po mendon për Shqipërinë e Madhe".(Shih: 07. 10. 2014. //http://www.blic.rs/Vesti/Politika/500473/Lani-Albanija-ne-razmislja-o-Velikoj-Albaniji//).

Duke qenë se as shqipfolësi Remzi Lani ( cili para do kohe ka vizituar kryeqytetin e Serbisë, në cilësinë zyrtare si pjesëmarrës i Forumit të Beogradit për Siguri) e as politika , propaganda, kuazishkenca falsifikatore me akademikët dhe me popat e Kishës Ortodkse Serbe, kursesi të binden në të vërtetën se kurrënjëherë as në mendjen e kombit shqiptar, e as në praktikë, nuk ka ekzistuar "Shqipëria e Madhe", por vetëm Shqipëria Etnike Natyrale, të cilës Serbia e Madhe gjenocidale pushtuese ia ka këputur më se gjysmën e territorit dhe të popullsisë së saj autoktone që nga Nishi e deri në Prizren (1878-2014), atëherë, po u rikujtojmë atyre se, vërtet, qe më se dy dekada, ka filluar ribashkimi i kombit shqiptar dhe i Shqipërisë Etnike Natyrale, jo kurrfarë krijimi i të ashtuquajturës "Shqipëri e Madhe", e cila është pjellë politiko-propagandistike, diplomatike dhe kishtare e Serbisë së Madhe të Ilia Garashaninit (Naçertanie, 1844).
Vërtet, as Remzi Lani e as qeveria socialiste-majtiste e kryeministrit, Edi Rama, nuk kanë pse të mendojnë dhe të shohin ëndrra vetëvrasëse politike për "Shqipërinë e Madhe", sepse ajo kurrë nuk ka ekzistuar as si doktrinë e as si praktikë ngaqë shqiptarët që nga shfaqja e tyre e deri më sot nuk kanë pushtuar, as kolonizuar asnjë pëllëmbë territori të vendeve fqinje, por është e kundërta. Kjo është paranoja e pashërueshme filosofike e frikës së tyre shekullore, sepse, mos sot, nesër, do të jenë të detyruar, që t'i braktisin territoret e kolonizuara, të copëtuara dhe të aneksuara nga Shqipëria Etnike(1878-2014).

Historia kombëtare shqiptare nuk është ndërtuar dhe nuk shërbehet me "mënynë" e miteve të ndryshme antishqiptare

Kur nuk ta "mban prapanica" më mirë është të heshtësh dhe të fshihesh në birën e miut, duke mos akuzuar dhe paditur pa të drejtë shqiptarët se gjoja "Shqipëria e Madhe është mit në kokat e nacionalistëve""Velika Albanija" je mit u glavama nacionalista: Remzi Lani, direktor AMI" (//http://www.e-novine.com/srbija/vesti/110238-Velika-Albanija-stanuje-Albaniji.html//.

Është idiotizëm të pohohet dhe të shkruhet botërisht se "Shipëria e Madhe është një mit në kokat e nacionalistëve", ashtu siç është shprehur Remzi Lani për mediat serbe të Beogradit, sepse as në kohën e të regjimit të Ahmet Zogut, as të regjimit komunist të Enver Hoxhës e as sot në regjimin demokratik pluralist të Shqipërisë, kurrënjëherë nuk ka ekzistuar dhe, as sot, nuk është e pranishme në kokat shqiptare, ideja e shpikur serbomadhe : "Shqipëria e Madhe". Kjo është "arma bërthamore" e Serbisë së Madhe për ta shkatërruar në vijimësi Kombin Shqiptar dhe Shqipërinë Etnike Natyrale. Këtë aspirate shekullore serbomadhe, në një mënyrë e paralajmëron, edhe krijimi i njëfarë "kombi kosovar", që nuk ka kufrrfarë indi ndërlidhës as me Kombin Shquiptar e as me Shqipërinë Etnike Natyrale.

-Le të shkojë kryeministri i qeverisë shqiptare, Edi Rama në Beograd e gjetkë nëpër metropolet e amalgams sllavo-bizantine ballkanike, se politika dhe diplomacia zrytare e Shqipërisë (1990-2014) ndaj shqiptarëve të kolonizuar dhe të Shqipërisë Etnike Natyrale të copëtuar, nuk do të ndryshojë për asnjë "millimeter", por do të mbetet e e tillë (abusrde dhe paradoksale) sikurse këtu e 100 vite mër parë, gjysma e kombit shqiptar dhe e Shqipërisë Etnike Natyrale nën sundimin kolonial sllavo-biznatin e gjysma tjetër e lirë dhe sovrane (1912-2014).

Kjo është gama dhe diapazoini i "suksesit" të politikës dhe i diplomacisë zyrtare të Tiranës, e cila, ende nuk ka guximin, që të thotë asnjë fjalë të mirë për ribashkimin kombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike Natyrale, edhe pse këtë ia lejon dhe ia garanton, edhe Kushtetuta në fuqi e Republikës së Shqipërisë, si dhe e drejta historike dhe legjitime mbi territoret etnike shqiptare në Ballkan

Prof. Dr. MEHDI HYSENI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KUVENDI I KOSOVËS - VENDIMET QË MUND TË MERREN ME SHUMICË TË THJESHTË NUK KA PSE TË SHTYHEN PËR MË VONËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.09.2014)
E KUJT ËSHTË PRISHTINA - E LLAPIT A E GOLLAKUT?Nga GANI MEHMETAJ (10.08.2014)
DREJTËSIA - SI NJË PARLAJMËRIM I NJË BETEJE TË RE POLITIKENga MENTOR KIKIA (10.08.2014)
RREZIQET NDAJ EUROATLANTICIZMIT - PO SHQIPËRIA DHE SHQIPTARËT?Nga FRANK SHKRELI (10.08.2014)
MBI LUFTËN ÇLIRIMTARE DHE CIVILE NË SHQIPËRINga ROMEO GURAKUQI (10.07.2014)
SHBA DHE BE TA ZGJIDHIN SOT PRECEDENTIN ANTIDEMOKRATIK QË E KA PUSHTUAR PREJ 4 MUAJSH KOSOVËNNga ELIDA BUÇPAPAJ (10.06.2014)
NJË ZONJË E SHQUAR E KULTURËS KOMBËTARENga Prof. dr. ESHREF YMERI (10.06.2014)
Barometri diplomatik“KOMBI KOSOVAR” NJË SALTO MORTALE ANTISHKENCORE DHE ANTIKOMBËTARENga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (10.04.2014)
MIDHAT FRASHËRI - ME RASTIN E 65-VJETORIT TË VDEKJESNga FRANK SHKRELI (10.02.2014)
KRIPTOTHAÇISTAT NË LDK- RRETH DEKLARATËS TË FORTË TË ARMEND ZEMAJT DEPUTET I LDK-SË, ME VËLLAIN ZYRTAR TË LARTË NË ADMINISTRATËN THAÇINga ELIDA BUÇPAPAJ (10.01.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]