E Enjte, 04.18.2024, 11:39pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
VAJZA QË SFIDOI TALEBANËT -- E FRYMËZUAR NGA NËNË TEREZA -- FITUESE E ÇMIMIT NOBEL PËR PAQË
Nga FRANK SHKRELI

E Shtunë, 10.11.2014, 08:23am (GMT+1)



Sa për informacion......

Ky ështe një shkrim i botuar vitin që kaloi mbi vajzën pakistaneze Malala Yousafzai e cila trimërisht sfidoi talebanët, por që sot bota e njeh edhe më shumë, pasi sot Organizata Nobel njoftoi se ajo është bashkfituese e Çmimit Nobel për Paqë, së bashku me Kailash Satyarthi nga India, për punën e tyre në mbrojtje të të drejtave të fëmijve, përfshirë të drejtën e të gjitha vajzave për tu edukuar.....

Përshëndetje dhe fund jave të këndshëm, Frank Shkreli



VAJZA QË SFIDOI TALEBANËT, IKONË GUXIMI DHE SHPRESE
                                         E FRYMËZUAR NGA NËNË TEREZA
                                        Frank Shkreli
 Malala Yousufzai,  vajza 16-vjeçare nga Pakistani e cila vitin e kaluar u qëllua me  plumb nga talebanët, vetëm e vetëm se mbështeste dhe progandonte në favor të edukimit për vajzat, ishte ftuar të fliste  të Premtën  në Organizatën e  Kombeve të Bashkuara, (OKB) në 16 vjetorin e lindjes dhe në ditën që  organizata botërore ka shpallur si,  "Dita e Malalës'', në nder dhe respekt për guximin e saj përballë sfidave tepër të rrezikshme për një vajzë të re.  Vitin që kaloi, Malala Yousafzai u plagos rëndë, në luginën Swat  në veri të Pakistanit, në jë sulm barbar nga talebanët, të cilët njëherazi  plagosën edhe dy shoqe të saja, kur   talebanë të armatosur u futën në autobusin e fëmijve të shkollës duke kërkuar me emër vajzën e re Malalën -- e cila njihej si kundërshtare e politikës së tyre për të mos lejuar vajzat të shkonin në shkollë -- dhe e qëlluan disa herë duke e plagosur rëndë.  Fatbardhësisht, ajo u shërua plotësisht  nga plagët e saja nën kujdesin e mjekëve pakistanezë dhe më vonë nga  mjekët anglezë në një spital britanik.  Ishte ky një incident i cili shokoi botën e qytetëruar dhe shkundi ndërgjegjen e botës rreth gjëndjes së vështirë të vajzave në shoqëritë islamike fondamentaliste.  Ky akt, u dënua rëndë nga e gjithë bota si një akt barbar, kriminal dhe i shëmtuar.

Ishte Ish-Kryeministri britanik, Gordon Brown, tani Përfaqsues i posaçëm global i OKB-së për arsimin,  ai që e paraqiti pakistanezen 16- vjeçare para nja një mijë studentëve të ardhur në OKB nga 100 vende  nga mbarë bota, duke thënë se me të vërtetë ishte një mrekulli, që Malala gjëndej në mesin e tyre.   "Më lejo", tha ai, duke iu drejtuar Malalës, "të përshëndes me fjalët që Talebanët  nuk do të dëshironin t'i dëgjonin:  "Gëzuar 16-vjetorin e lindjes, Malala''.  Ai e quajti vajzën pakistaneze, të plagosur nga talebanët, si ''vajzën më guximtare në botë''.    Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon tha se, "Duke sulmuar Malalën, ekstremistët  treguan se frika më e madhe e tyre ësht[ një vajzë me një libër në dorë."

 "Ata menduan se plumbat do të na heshtnin, por talebanët dështuan". 

 Ajo e filloi fjalimin e saj në OKB -- një fjalim që sipas shumë komentuesve nuk do të harrohet shpejt --  duke falenderuar Zotin, "para të cilit", tha ajo, ''të gjithë jemi të barabartë", dhe shtoi se "kjo nuk ishte dita ime, por dita e çdo femre, e çdo djali dhe çdo vajze të cilët kanë ngritur zërin e tyre në mbrojtje të të drejtave të  tyre."    Malala u tha të pranishmëve se, "nuk po flasë për veten, por për të gjithë ato dhe ata të cilët nuk kanë mundësi të flasin, për  të gjithë ata dhe ato që kanë luftuar dhe vazhdojnë të luftojnë për të drejtat e veta, si dhe për të drejtën e tyre për të jetuar në paqë."

 "Terroristët", tha ajo, "kanë vrarë me mijëra veta dhe kanë plagosur miliona të tjerë.  "Unë", shtoi ajo, "jam vetëm një prej këtyre të plagosurve....një vajzë ndër shumë të tjera...Terroristët menduan se do ndryshonin objektivat  dhe të shuanin ambiciet e mia, por asgjë nuk ka ndryshuar në jetën time."   Por, ajo që ka ndryshuar pas sulmit kundër saj nga talebanët, vitin që kaloi, tha Malala, është se, "vdiq dobësia, u zhduk frika dhe u rivendos shpresa", duke shtuar se  sulmi taleban kundër saj, e kishte bërë atë më të fortë duke thënë se, si rrjedhim, për të  "lindi forca dhe guximi.''  

Duke thënë se pena është më e fortë se shpata, dhe se kjo është arsyeja që talebanët ''kanë frikë nga libri dhe pena", ajo theksoi se, "Një fëmi, një mësues, një libër dhe një penë, mund të ndryshojnë botën".  Talebanët ekstremistë", shtoi ajo, "kanë frikë nga femrat dhe nga zëri i fuqishëm i tyre....kanë frikë nga ndryshimet që barazia për të gjithë, do të sjellë për shoqërinë tonë."
 
 
"Unë jam Malala Yousafzai"

"Unë e ngre zërin tim jo për të tërhequr vëmendjen ndaj personit tim", tha ajo, "por për të gjithë ata që luftojnë për të drejtën e tyre që të trajtohen me dinjitet njerëzor,për të gjithë ata që ngulin këmbë dhe kërkojnë të  drejta të barabarta në çdo fushë dhe për të drejtën e të gjithëve për të shkuar në shkollë dhe për tu edukuar."

Duke thënë se nuk po fliste në një frymë hakmarrjeje, ajo shtoi se dëshiron që edhe fëmijtë e ekstremistëve talebanë të shkojnë në shkollë dhe të edukohen.   16-vjeçarja Malala, tha në fjalën e saj në OKB, se ajo kishte ardhur në Kombet e Bashkuara  e bindur dhe duke u mbështetur në trashëgiminë e  pa dhunë të Martin Luter King-ut, Gandit dhe Nënë Terezës, si edhe në mëshirën dhe mësimet e Jezu Krishtit, Muhametit dhe Budës.    "Zemra më thotë, paqë dhe dashuri me të gjithë, dhe për të gjithë", tha vajza e re pakistaneze në paraqitjen e saj në OKB, në Nju Jork.

Ajo u bëri thirrje udhëheqsve botërorë që të mbrojnë të drejtat  e femrave dhe të fëmijve anë e mbanë botës, dhe njëherazi u bëri thirrje të gjithë  komuniteteve që të tregojnë tolerancë ndaj atyre që janë ndryshe, duke insistuar në mbrojtjen e lirisë dhe barazisë për femrat, dhe duke theksuar se asnjë shoqëri, "nuk mund të jetë e sukseshme, kur (femrat) gjysma e popullsisë së saj, "nuk gëzon të njëjtat të drejta me gjysmën tjetër të popullsisë".  Vajza pakistaneze u bëri thirrje, atyre që ajo cilësoi si, "motrave tona anë e mbanë botës që të jenë të guximshme -- të besojnë  në vetvete dhe të përqafojnë fuqinë mbrenda vetes së tyre, ashtuqë të realizojnë potencialin e tyre të plotë."   Askush nuk mund t'na ndalojë, tha ajo, në rrugën tonë për realizimin e paqës dhe të edukimit për të gjithë.

Presidentja e Fondacionit të Kombeve të Bashkuara, Kathy Calvin tha se, "Guximi dhe anagazhimi i Malalës na frymëzon të gjithëve".  Znja Calvin shtoi se,   "Ajo mishëron vendosmërinë dhe guximin e të rinjve e të rejave anë e mbanë botës, të cilët ndeshin në pengesa të mëdha për të shkuar në shkollë.   Por, të edukuar, ky brez i ri do të jetë një forcë e fuqishme për përparim në botë.....Le të nderojmë sot Malalën", tha Zonja Calvin, "duke bërë realitet edukimin e të gjitha vajzave dhe djemve, anë e mbanë botës, pa përjashtim."

Me fjalimin e saj në Kombet e Bashkuara në Nju Jork, Malala Yousafzai triumfoi mbi terroristët talebanë, megjithse prej tyre kishte marrë plumbin, vetëm e vetëm se nguli këmbë në mbrojtje të së drejtës së vet dhe shoqeve të saj të shkonin në shkollë për tu edukuar.    Dy prej tyre u plagosën gjithashtu me atë rast.  Ajo kundërshtoi guximshëm urdhërat e radikalve të çmendur talebanë dhe vazhdon të flasë në mbështetje të edukimit të vajzave në Pakistan dhe kudo në botë, megjithëse talebanët kanë kërcënuar se nqëoftse jeton, ata do të përpiqen gjithnjë që ta vrasin Malalën.   Por Malala, jo vetëm që ka shpëtuar nga sulmi i talebanëve dhe nuk i ka frikë ata aspak, por nga fjalimi i saj në OKB të premten e cila me guximin e saj habiti botën, shihet se ajo është më e guximshme dhe më sy patrembur se kurrë më parë. 

Guximi i Malalës dhe të tjerëve si ajo, duke kundërshtuar ideologjinë çnjerëzore mesjetare të talebanëve, është e vetmja shpresë për një lëvizje mbarë popullore për të mundur ideologjinë e talebanëve dhe për të mposhtur fushatën e tyre të shtypjes në Pakistan, Afganistan dhe kudo tjetër në botë.

Në mirënjohje dhe falënderim për guximin e saj të pashëmbullt, sipas BBC-së, janë mbledhur me mijëra nënshkrime "online" nga e gjithë bota, për një peticion, me të cilin bëhet thirrje që vajza trimëreshë pakistaneze Malala, të emërohet për Çmimin Nobel për Paqë.   Ajo me të vërtetë është një kandidate e denjë për këtë çmim prestigjioz.



FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ZGJEDHJA E GUVERNATORIT TË BSH DHE SHOQËRIA SHQIPTARENga AJET NURO (10.10.2014)
Barometri diplomatik'SHQIPËRIA E MADHE' - PROJEKTIDÉ SERBOMADHE, JO KOMBËTARE SHQIPTARE, ASSESI!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (10.10.2014)
KUVENDI I KOSOVËS - VENDIMET QË MUND TË MERREN ME SHUMICË TË THJESHTË NUK KA PSE TË SHTYHEN PËR MË VONËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.09.2014)
E KUJT ËSHTË PRISHTINA - E LLAPIT A E GOLLAKUT?Nga GANI MEHMETAJ (10.08.2014)
DREJTËSIA - SI NJË PARLAJMËRIM I NJË BETEJE TË RE POLITIKENga MENTOR KIKIA (10.08.2014)
RREZIQET NDAJ EUROATLANTICIZMIT - PO SHQIPËRIA DHE SHQIPTARËT?Nga FRANK SHKRELI (10.08.2014)
MBI LUFTËN ÇLIRIMTARE DHE CIVILE NË SHQIPËRINga ROMEO GURAKUQI (10.07.2014)
SHBA DHE BE TA ZGJIDHIN SOT PRECEDENTIN ANTIDEMOKRATIK QË E KA PUSHTUAR PREJ 4 MUAJSH KOSOVËNNga ELIDA BUÇPAPAJ (10.06.2014)
NJË ZONJË E SHQUAR E KULTURËS KOMBËTARENga Prof. dr. ESHREF YMERI (10.06.2014)
Barometri diplomatik“KOMBI KOSOVAR” NJË SALTO MORTALE ANTISHKENCORE DHE ANTIKOMBËTARENga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (10.04.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]