E Hënë, 11.18.2019, 09:45am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

REALIZMI I KRISHTERË I OBAMËS

Nga DAVID BROOKS, New York Times


E Martë, 12.29.2009, 05:31pm (GMT+1)

 

 

 

 

 

 

Nëse jeni diplomuar në Universitetin Amerikan “Princeton” gjatë pjesës së parë të shekullit XX, me shumë mundësi do të keni dëgjuar prej dekanit të atij universiteti, John Hibben, një nga fjalimet kryesore të hapjes së vitit akademik. Tema e tij e preferuar – që në atë kohë qe thuajse e përditshme, ishte që çdo njeri ishte një pjesë engjëlli dhe një pjesë demoni. Sipas atij këndvështrimi, jeta ishte një betejë për të larguar të keqen nga bota, duke mos rënë viktimë e pasioneve që janë brenda nesh.


Ndoshta nuk do ta kishit dëgjuar me vëmendje atë fjalim, por më pas, me kalimin e kohës, impianti moral që nënkuptonte ato fjalë (që mbështillnin kulturën e asaj epoke), do të kishte mbetur brenda jush.

 

Bashkë me gjeneratën tuaj do të kuptonit më mirë se ekzistonte “e keqja”, dhe nëse do kishte ngelur ndokush prapa, prezenca e Hitlerit dhe e Stalinit do t’u kishte bërë të qëndronit në gatishmëri. Do të kuptonit që është e nevojshme të luftonit të keqen. Në të njëjtën kohë, do të kishit provuar në ndërgjegje një defekt brenda vetvetes. Për të përdorur fjalët e një strategu të mirënjohur të Luftës së Ftohtë, George F. Kennan: “thelbi i çështjes është që, edhe pse fort i fshehur, ka gjithsesi pak absolutizëm brenda nesh”. Dhe kështu, kur jeni duke vepruar kundra se keqes, nuk do të shkoni më tej se drejtësia vetjake, ose nuk do mahniteni përtej idesë së pafajësisë vetjake.
Edhe duke luftuar të keqen mund të korruptohesh.


Në nivelin politik, mund të mendoni se do të ishte korrekte që të përdornim pushtetin nëpërmjet institucioneve. SHBA-ja parashikonte të luftonte me Bashkimin Sovjetik, por gjithmonë nëpërmjet Nato-s.. Siç tha Herry Truman, “duhet të gjithë të dimë, se, paçka se njohim superfuqinë e madhe, nuk mund të bëjmë gjithmonë atë ç’ka duam”. Duke qenë kështu punët, do të duhej të kishim mbështetur me entuziazëm përhapjen e demokracisë, duke qenë i vetmi sistem që adoptohet me natyrën njerëzore: fisnike, që është e pamundur të mos gabojë. Siç tha dhe teologu Reinhold Niebuhr” “ kapaciteti njerëzor për të qenë të drejtë e bën demokracinë të mundshme; shtytja njerëzorë drejt padrejtësisë e bën të nevojshme”.


Me fjalë të tjera, do të ishit liberalë nga Lufta e Ftohtë.

 

 Liberizmi nga lufta e ftohtë ishte në majë pas luftës, dhe pas saj shkoi duke rënë. Scoop Jacksone mbajti gjallë flakën në vitet ‘70, Peter Beinart, shkroi një libër me titullin “lufta e drejtë”, në të cilën hapte një shkollë mendimi me paraqitje moderne. Por, pas Vietnamit, maxhoranca e liberalëve e anashkaluan. Ishte bërë demode të flisje për të “keqen”. Disa liberalë arritën derisa të besonin në kapacitetin e mirë që ka njeriu, dhe në mundësinë të zgjidhnin gjithçka përmes negociatash. Disa ia dhanë fajin luftërave dhe ekzistencës së armëve, dhe mbështetën parimin e kontrollit të armatimeve. Të tjerë bazuan besimin e tyre politik në politikën e jashtme, për të qenë kundër çdo gjëjë mbi të cilën George W. Bush, ishte në fakt dakord. Veç se Bush u shfaq një idealist në ndërtimin e kombeve, ata u bënë realistë të ngjashëm me Niksonin.


Barack Obama nuk është bërë asnjëherë pre e kësaj ligjësie. Në javët e shkuara, ai rinxori një ide të realizmit kristian, disi të fshehur, që qeshte nën buzë liberalizmin e luftës së ftohtë dhe tentonte ta angazhonte atë në një botë tjetër.

 

Raca e Obamës, sigurisht, që luan një rol vendimtar. Si një djalë i ri me ngjyrë, që është i vëmendshëm për çka ndodh rreth tij, Obama dëshmon një familjarizim me traditat e krishtere, dhe me idenë sipas të cilës njerëzia shkon vetiu drejt korruptimit. Por ai duhet të dëshmojë një familjarizim edhe me tragjedinë dhe ndjesitë që përcolli fjalimi inaugurues i Lincoln-it; duhet të shfaqë familjarizim edhe me pesimizmin e Niebuhr-it, i cili pati një influencë të madhe tek Martin Luther King Jr. Në vitin 2002, Obama tha se ishte kundër luftës në Irak, duke shfaqur gjithë avantazhin e të qenit liberal gjatë Luftës së Ftohtë.

 

Ai shpjegoi se nuk ishte kundër luftës si e tillë, por kundër fiks asaj lufte në veçanti, paçka se direkt ai u fërshëllye nga publiku. Në vitin 2007, ai foli krejt me mënyrën me të cilën Niebhur formuloi mendimet e veta, kur deklaroi publikisht se “e pranoj idenë që në botë ekziston e keqja, që vuajtja dhe kundërshtia ekzistojnë, që duhet të jemi shumë të urtë për të besuar se këto gjëra mund të eliminohen. Por kjo nuk duhet të jetë një justifikim me anë të të cilit mund të bëhesh cinik, duke mos vepruar”.


Fjalimet përmbyllëse të këtij viti të presidentit në West Point dhe në Oslo janë shpjeguese të pakundërshtueshme për avitjen ndërkombëtare liberale. Nga demokratë të tjerë kemi dëgjuar fjalime materialiste, kurse presidenti Obama shkon drejt teologjikes, kur flet për një “luftë thelbësore të natyrës njerëzore” midis të mirës dhe të keqes. Ai ka nënvizuar edhe më shumë idealet e aktivistëve për të drejtat e njeriut dhe të historisë amerikane si një mjet të demokracisë, për prosperitet e drejtësi. Ai flet për një “interes strategjik”, për një Amerikë që duhet të “lidhet fort me disa rregulla veprimi”. Më shumë se gjithçka, ai flet për një paradoks në qendër të liberalizmit nga Lufta e Ftohtë, ose nga nevoja për të bashkërenduar “dy të vërteta që në pamjen e parë duken të ndryshme”: pra që lufta është një çmenduri, por edhe një nevojë”.


Ai flet për nevojën e mbajtjes se një detyrimi moral për ta mbrojtur lirinë, pa u prekur nga një frenezi vetëshkatërruese. Gjithsesi, jo gjithmonë, presidenti Obama ka shfaqur një ekuilibër lidhur me këtë pikë. Ai gjithsesi i ka gjykuar si shfaqje negative pasojat që kanë rrjedhur nga protestat publike në sheshet të Iranit. Por doktrina e tij e re po duket prapëseprarë. Fjalimi i Oslos ishte njëri nga më të thelbësoret e presidencës, e ndoshta njëri nga më të rëndësishmit e të gjithë jetës së tij.

                              

--

David Brooks lindi më 11 gusht 1961 në Toronto dhe u rrit në Qytetin e Nju Jorkut. Ai është një komentator politik dhe kulturor. Ai është autor i librit Bobos in Paradise: The New Upper Class and How They Got There (2000). Një nga librat e tij të fundit është On Paradise Drive: How We Live Now (And Always Have) in the Future Tense.

Brooks shërbeu si autor editorialesh dhe kritik filmash në Washington Times, reporter dhe më vonë opinionist në The Wall Street Journal, kryeredaktor i The Weekly Standard, ka bashkëpunuar me Newsweek dhe The Atlantic Monthly e tjerë. Tani është kolumnist për The New York Times  dhe komentator për The NewsHour with Jim Lehrer. Ai mbaroi Universitetin e Çikagos më 1983 për histori. Ai ishte pedagog i jashtëm universitetesh. Ai dhe e shoqja jetojnë në Bethesda, Maryland. Kanë tre fëmijë.

--

December 15, 2009

 

Op-Ed Columnist

 

Obama’s Christian Realism

 

By DAVID BROOKS

 

If you were graduating from Princeton in the first part of the 20th century, you probably heard the university president, John Hibben, deliver one of his commencement addresses. Hibben’s running theme, which was common at that time, was that each person is part angel, part devil. Life is a struggle to push back against the evils of the world without succumbing to the passions of the beast lurking inside.

 

You might not have been paying attention during the speech, but as you got older a similar moral framework was floating around the culture, and it probably got lodged in your mind.

 

You, and others of your era, would have been aware that there is evil in the world, and if you weren’t aware, the presence of Hitler and Stalin would have confirmed it. You would have known it is necessary to fight that evil.

At the same time, you would have had a lingering awareness of the sinfulness within yourself. As the cold war strategist George F. Kennan would put it: “The fact of the matter is that there is a little bit of the totalitarian buried somewhere, way down deep, in each and every one of us.”

 

So as you act to combat evil, you wouldn’t want to get carried away by your own righteousness or be seduced by the belief that you are innocent. Even fighting evil can be corrupting.

 

As a matter of policy, you would have thought it wise to constrain your own power within institutions. America should fight the Soviet Union, but it should girdle its might within NATO. As Harry Truman said: “We all have to recognize, no matter how great our strength, that we must deny ourselves the license to do always as we please.”

And you would have championed the spread of democracy, knowing that democracy is the only system that fits humanity’s noble yet sinful nature. As the midcentury theologian Reinhold Niebuhr declared: “Man’s capacity for justice makes democracy possible; but man’s inclination to injustice makes democracy necessary.”

 

You would, in short, have been a cold war liberal.

 

Cold war liberalism had a fine run in the middle third of the 20th century, and it has lingered here and there since.

 

Scoop Jackson kept the flame alive in the 1970s. Peter Beinart wrote a book called “The Good Fight,” giving the tendency modern content.

 

But after Vietnam, most liberals moved on. It became unfashionable to talk about evil. Some liberals came to believe in the inherent goodness of man and the limitless possibilities of negotiation. Some blamed conflicts on weapons systems and pursued arms control. Some based their foreign-policy thinking on being against whatever George W. Bush was for. If Bush was an idealistic nation-builder, they became Nixonian realists.

 

Barack Obama never bought into these shifts. In the past few weeks, he has revived the Christian realism that undergirded cold war liberal thinking and tried to apply it to a different world.

 

Obama’s race probably played a role here. As a young thoughtful black man, he would have become familiar with prophetic Christianity and the human tendency toward corruption; familiar with the tragic sensibility of Lincoln’s second inaugural; familiar with the guarded pessimism of Niebuhr, who had such a profound influence on the Rev. Dr. Martin Luther King Jr.

 

In 2002, Obama spoke against the Iraq war, but from the vantage point of a cold war liberal. He said he was not against war per se, just this one, and he was booed by the crowd. In 2007, he spoke about the way Niebuhr formed his thinking: “I take away the compelling idea that there’s serious evil in the world and hardship and pain. And we should be humble and modest in our belief we can eliminate those things. But we shouldn’t use that as an excuse for cynicism and inaction.”

 

His speeches at West Point and Oslo this year are pitch-perfect explications of the liberal internationalist approach. Other Democrats talk tough in a secular way, but Obama’s speeches were thoroughly theological. He talked about the “core struggle of human nature” between love and evil.

 

More than usual, he talked about the high ideals of the human rights activists and America’s history as a vehicle for democracy, prosperity and human rights. He talked about America’s “strategic interest in binding ourselves to certain rules of conduct.” Most of all, he talked about the paradox at the core of cold war liberalism, of the need to balance “two seemingly irreconcilable truths” — that war is both folly and necessary.

 

He talked about the need to balance the moral obligation to champion freedom while not getting swept up in self-destructive fervor.

 

Obama has not always gotten this balance right. He misjudged the emotional moment when Iranians were marching in Tehran. But his doctrine is becoming clear. The Oslo speech was the most profound of his presidency, and maybe his life.
David Brooks


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Mënyra e ObamësNga ROSS DOUTHAT (12.26.2009)
IBRAHIM RUGOVA NJË EPOKË E PANDËRPRERËNga Skënder Buçpapaj (12.23.2009)
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj (12.22.2009)
Ben Bernanki, arkitekti i parandalimit të një Depresioni të Madh tjetër (12.18.2009)
Rrugëdalja nga ekstremizmiNga Angelo Panebianco (12.17.2009)
Zonja Klinton duhet të ndërhyjë për zgjidhjen e krizës në ShqipëriNga Elida Buçpapaj (12.15.2009)
SILVIO BERLUSKONI: DASHURIA FITON GJITHMONË MBI URREJTJEN (12.15.2009)
SIKUR TË JENË TË ORKESTRUAR NGA ANTIMIQTËNga Elida Buçpapaj (12.12.2009)
NJË E VËRTETË E ARRITSHMENga PAUL KRUGMAN, New York Times (12.07.2009)
Triptik shqiptar malli dhe meditimesh në LozanëNga Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj (11.27.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2019  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]