VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - AUTOGOLAT E BATONITNga REXHEP SHAHU

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 09:25am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
AUTOGOLAT E BATONIT
Nga REXHEP SHAHU

E Djelë, 10.12.2014, 07:49am (GMT+1)


Pak fjalë shpejt e shpejt pse Baton Haxhiu ka të drejtë në letrën e tij të hapur drejtuar miqve të tij Edi Rama dhe Ilir Meta ku reagon ndaj shpërfilljes, përbuzjes e neverisë së shpallur ndaj Kosovës nga qeveria e miqve të Batonit në Tiranë.

Reagimet nervoze kundër Batonit nuk janë të ndershme në tërësi. Pasi në rastin në fjalë, Batoni njeri duhet ndarë nga letra e tij. Nëse doni ta bëni dhëndër Batonin e nuk u pëlqen, mos e bëni, por letrën lexojani dhe problemet që nge shikojini me sy të hapur, me katër sy. Se edhe vetë Batonit i erdhën sytë e ballit, më duket, dhe ka fillue me e pa kthjelltë dashurinë e Shqipërisë për Kosovën.

Por Batoni, edhe pse i ka ardhë drita e syve, hala nuk ecën dot lirisht vetë pa e mbajtë për krahu a pa u mbajtë për shkopi.

E kam kritikue Batonin që e ka shpallë me vakt veten e tij si mëkëmbësi i Edi Ramës në Kosovë, bashkë me nënmëkëmbësin Shkelzen Maliqi, të cilin e ka pritë kur Rama shkonte si ilegal në Kosovë edhe pse ishte kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë, dhe nuk e prisnin homologët e tij politikanë se Rama nuk ka homologë politikë në Kosovë, se atje nuk ka strukturë të majtë apo komuniste e socialiste si në Shqipëri, pasi në Kosovë është turp me qenë komunist, dhe strukturat e mafies nuk janë as të majta e as të djathta dhe se në Kosovë qytetari nuk ka jetue kurrë pa pronë private, nuk është zhveshë lakuriq prej pronës si në Shqipëri.

Autogoli i parë i Batonit është se që në krye ai i quan miq Edin dhe Ilirin dhe u shkruan letër të hapur miqve. Ky stil letrash dashurie (por jo letra të hapura), më kujton letërkëmbimin e drejtuesve komunistë shqiptarë drejtuar vëllezërve jugosllavë që themeluan Partinë Komuniste të Shqipërisë, që drejtuan luftën e komunistëve të Shqipërisë për me marrë me grykën e armëve pushtetin në Shqipëri pas Luftës së Dytë Botërore. Do t'i kishte hije Paskal Milos të bënte letra të tilla dashurie se ai ka luajtë rolin e jugosllavëve gjatë kohës që Kosova po krijonte UÇK-në dhe e ka këshilluar atë që të luftojë për me ia marrë pushtetin Ibrahim Rugovës.

Miqve, nëse ka miqësi, u shkruhet ndryshe.

Mendjemadhësi. Presion ndaj të vetëve atje në Kosovë. Vogëlsi. Vetmburrje për t'u thënë shqiptarëve në Kosovë se Edi Rama merr frymë në Kosovë përmes gabzerrit të Batonit dhe ai është dirigjenti e mentori i Edit për në Kosovë. Ata dy emra nuk janë miq por janë kryeministri socialist i Shqipërisë socialiste dhe kryetari i kuvendit popullor të Shqipërisë, të asaj partie që nuk e ka dashtë me punë e vepra kurrë Kosovën dhe që në programin e vet politik me të cilin erdhi në pushtet në vitin 2013, ka vetëm një fjali për Kosovën ose 54 germa, (sipas Batonit germat flasin shumë e duhen lexuar mirë).
Batoni ende nuk beson se miqtë e tij drejtojnë shtetin, por u drejtohet si miq dhe kujton se është ende ai Edi Rama të cilin Batoni me zor e fuste në bibliotekën e Prishtinës për një takim me anonimë. Nëse u thotë miq, për me ngritë pjacën e vet publikisht se i ka miq, Batoni ka fyer veten me këtë inferioritet të madh. Nëse Rama e Meta janë e funksionojnë si miqtë e Batonit në drejtimin e shtetit, mos i zantë sabahi ma i parë që vjen. (Në dokumentin zyrtar publik programin politik të botuar të Partisë Socialiste prej 90 faqesh, ka vetëm gjysmë fjalie ku përmendet kosova apo ku flitet për kosovën, ka 54 germa gjithsej që shkruajnë "ndërtimi i një partneriteti me shtetin e ri të kosovës". Nuk e di se si i lexon këto germa shqiptari i kosovës Baton Haxhiu, a është konsultuar miku Edi me mikun Baton kur ka bërë programin politik të PS, apo miqësia e tyre është internacionale).

"mielli kosovar paska kualitetin e krundeve që u jepen bagëtive", kështu kumtuan mediat të nxjerr nga goja e ministrit Panariti, me një arrogancë të ulët zbulimi ku kosovarët hanë si bagëtitë dhe shtetasi shqiptar paska vendosur të mos ushqehet më me krunde siç ka bërë deri tani i shtyrë nga emocionet atdhetare, patriotike, idealiste. I njëjti bllokim ushtrohet edhe ndaj patateve, artikujve mjekësorë që nisen nga qytetet kosovare drejt Shqipërisë".

As Shqipëria e as Kosova nuk e prodhojnë drithin e bukës në vend dhe janë të detyruara të importojnë. Kosova importon tradicionalisht prej Serbie. Shqipëria, që s'e din Batoni, importon grurë kryesisht prej Ukraine, por gruri shoqërohet me çertifikatë ruse, pasi Ukraina nuk lejohet të eksportojë. Të dy shtetet shqiptare bashkë, prodhojnë diku rreth 65 përqind të nevojave për grurë dhe pjesën tjetër e importojnë. Importet e miellit nga Kosova nuk zënë as 6 përqind të sasisë së grurit e miellit që importon Shqipëria. Ata që importojnë nga Ukraina gjuajtën me gjyle qeverie ata që importojnë nga Kosova, por gjylja bëri dëmin më të madh se sa parashikimi...

Batoni reagoi se pse nuk i dhimbsen shqiptarët e Kosovës qeverisë së mikut të tij Edi e Meta. Pse qeveria e miqve të Batonit nuk alarmon OKB-në se shqiptarët në Kosovë dhe serbët njerëz, hanë miell pa proteina të duhura, miell kosovë e miell serb. Pse qeverisë së miqve të Batonit nuk u dhimbset jeta e shqiptarëve të Kosovës. Ky është meraku i Batonit, për ata që nuk ditën ta lexojnë Batonin.

Për fushatën patriotike me patate kosove Batoni këndon vetë këngë me çifteli. Në 2010 kur plasën parullat patriotike me patate kosove, Shqipëria prodhoi 208 mijë tonë patate, importoi 27464 ton patate dhe eksportoi vetëm 248 ton patate. Konsumi mesatar në vit në shqipëri është 250 mijë ton patate. Shqipëria importon nga 19 mijë deri në 27 mijë ton patate (në 2010 që ishte sasia më e lartë e importit). Nga Kosova importohet sasia më e madhe e patates. Kur u bënë kopalla për patatet, nga Kosova u importuan për në Shqipëri 17322 tonë patate. Patriotët e patates duhet ta dinë se nga Serbia janë importuar për në Shqipëri, për vitin 2010, vetëm 277 ton patate.

"Dikur vuanim për Shqipërinë se nuk hynim dot në të. Ashtu ishin regjimet. Sot vuajmë nga Shqipëria se na pengon të hyjmë kështu siç jemi".

Batoni, si gomari në ëndërr, nuk e ka kuptuar e besuar me kohë se Shqipëria e ka penguar Kosovën për të sjellë mallra, njerëz, ide, kulturë. Mirë thotë Batoni se Enveri dhe Titoja patën realizuar një treg të përbashkët të cilin duhet ta marrë model qeveria e miqve të Batonit.

Në Prizren qeveritë shqiptare të miqve të Batonit u morën vesht për të mos u marrë vesh. U mjaftoi shou televiziv dhe u kye me kaq. Mësoi edhe ndonjë fjalë shqip miku i Batonit kur i tha Hashimi, a nirthe.

Kur trajton termat e tjerë përveç patates, Batoni është në arat e veta. Por sa vonë i erdhën sytë Batonit.

Në kohën e diktaturës vinin në Shqipëri më shumë libra autorësh shqiptarë nga Prishtina se sa kanë ardhë për dy dekadat e fundit. Nuk gjen në asnjë kioskë të Tiranës asnjë gazetë ditore të Prishtinës.

Batoni nuk don ta besojë përgjigjen e psesë së padëpërtueshmërisë "së autorëve, artistëve kosovarë në shtëpitë botuese, galeritë dhe mediat e Tiranës, Vlorës, Shkodrës. Në të shumtën e rasteve bëhet fjalë për autorë klasikë, të përkthyer, për prozatorë e poetë të së tashmes që promovojnë gjithandej botës; për fotografë e piktorë me çmime të qendrave evropiane e që në Shqipëri as janë dëgjuar ndonjëherë".

Nuk janë "pseudokualitet krundesh që nuk i ha dot tregu aristokrat i "mëmëdheut"" por janë kosovarë or Baton, janë kosovarë që miqtë e tu qeveritarë, mbështetësit e miqve të tu qëveritarë, paraardhësit e miqve të tu qeveritarë, përfaqësuesit e votuesit e miqve të tu qeveritarë në shumicë, nuk i duan. Nuk i duan thjeshtë se janë kosovarë. Se flasin "trashë" dhe e bluajnë gjuhën "qytetare" të Shqipërisë. Nëse ti nuk e ke ndjërë para dhe pas kuintave këtë, unë nuk kam faj pse ke qenë qorr që s'pranohen "autorë kosovarë që shkruajnë mediave të botës, media që citohen e stërcitohen agjencive si Reuters, AFP e të llojit trajtohen nga homologet e tyre të Tironës si "mish për ndërsim të injorancës së organizuar komentuese", e cila fyen gjuhën, stilin, temën dhe personalitetin e "kosovarit të pagdhendur", sepse nuk u lexuaka dot pa ato "hëmo-të, ore-të, goxha-të dhe diçiturat" simpatike që qenkan gjuha shqipe e majave".

Është e ditur herët përgjigja Baton. Ti mos e beso. Edhe për ty, miqtë e tu më të ngushtë në Tiranë kanë thënë se Batoni "na pshurr detin" siç thuhet shpesh e rëndom "kosovarët na pshurrin detin".

Prishtina ka qenë pararendëse e kulturës, ka pasurue Tiranën me botime që Tirana nuk guxonte. Prishtina ka qenë, është e do të jetë kryeqyteti ku të huajt akomodohen për t'u marrë me çeshtjen shqiptare në rajon. Miqve të Batonit kjo nuk u shkon për shtat dhe Batoni mërzitet.

Kur u bë Udha e Kombit ose ndryshe autostrada e bashkimit fizik të kombit shqiptar, Batoni i mbante ison mikut të vet Edi në Prishtinë që të vinte atje e të shante këtë autostradë bashkimi, që fati e deshti të ndërtohej në atë kohë që u ndërtua e nga ai kryeministri që e ndërtoi, në luftë me mikun Edi e edrat pas tij, që nuk e donte atë udhë, pasi ajo udhë e sillte Kosovën në Shqipëri e Shqipëria e miqve nuk e do Kosovën në Shqipëri, pasi Edi nuk e mund dot Berishën në Kosovë.

Unë realisht besoj se është tronditë nga fyerja e përbuzja e qeverisë së miqve të tij. Batoni nuk ka provue që me atë që ka në dorë ta bëjë bashkimin kombëtar, të imponohet edhe ndaj qeverisë së miqve të tij, të provojë të paktën a i dalin direkt në pritë miqtë e tij më të ngushtë. Provoje të ndërtosh një edicion lajmesh në televizionin që ti drejton dhe të mos e përmendësh askund emrin Shqipëri e Kosovë, por të thuash lajm nga Saranda, nga Mitrovica, nga Gjilani, nga Shkodra, Hormova, Ksamili, Reka e Keqe, etj etj. Provoje të kesh në studio të gjithditur si Fevzo që dinë t'ua mbyllin gojën gjithologëve të emrëruar nga Fevzo, nga ti e nga miqtë tuaj që keni monopolin e të vërtetës shqiptare.

"slogani i klankosovës "jemi një" mu duk aq i zbrazët, aq i pakumptimtë, aq qesharak. Po, ne idealistët, ne kosovarët duam të jemi një. Ju ndërsa silleni sikur mos të donit të jemi as dy. Megjithatë as hiç nuk jemi. Jemi fqinj nëse nuk doni të jemi tjetër".- ahkruan plot mllef Batoni.

Më vjen mirë që ka një drejtim kurrizi këtu prej Batonit, ani se me fjalë, vetëm me fjalë, pasi e di se Batoni nuk është aq i lirë sa thotë. Jetësoje vetë i pari sloganin e klan kosovës"jemi një". Bëje pra edicionin e lajmeve pa kufi ndërshqiptar, bëji emisionet pa kufi ndërshqiptar dhe provo të marrësh në opinionet e tua ata që flasin pak, që rrinë heshtur nëpër biblioteka, në universitete e nuk të fusin mik që t'i marrësh në emission e t'i bësh të famshëm siç i bën Fevzo me, gjithmonë, porosi të partisë në pushtet e të miqve të tij të zemrës në opozitë. Dhe binde veten të mos vazhdosh ta ndash veten duke e quajtë veten kosovar, por shqiptar i kosovës. Baton, kur i përzuni serbia shqiptarët, nuk u thoshte oficeri apo polici serb "ikni kosovarë muti" por u thoshte "berzhi shqiptar muti". Bota na njeh bashkë si shqiptarë, edhe ti i thua vetes kosovar. Por edhe nëse ti e miqtë e tu nuk duan të jeni shqiptarë, jeni edhe pa dashjen tuaj shqiptarë se shqiptarë, shqiptarë e bij shqiptarësh.

Provo ta detyrosh mikun tënd Edi të nxjerrë një vendim, që e ka plotësisht vetëm vetë në dorë dhe të vendosë që çdo libër që botohet në Prishtinë apo kudo në Kosovë të shkojë detyrimisht në çdo bibliotekë të Shqipërisë me detyrim, dhe çdo libër që botohet në Shqipëri të shkojë detyrimisht në çdo bibliotekë të qyteteve të Kosovës. Provoje e thuaji se e ka në dorë të nxjerrë vendim që gazetat kryesore të Tiranës e të Prishtinës të jenë në mëngjes në tezgat e shitësve. Më përpara vjen gazeta nga Prishtina në Tiranë (me leje të Edit) se sa shkon nga Tirana në Sarandë se ai kundërshtari i Edit dhe "Mesia" i Kosovës e bëri të vogël hapsirën shqiptare. Më përpara vjen në Prishtinë se sa shkon në Sarandë. Por këto nuk i lejon miku yt Edi as si qytetar as si shtetar e as si kryeministër.

Librat e mirë, kur të shkruhen librat e mirë, kur letërsia në Kosovë do ta pasqyrojë edhe përsonazhin serb në jetën e Kosovës dhe të mos vazhdojë të fallsifikojë sikur nuk ka patur përsonazh serb në jetën e shqiptarëve se do ta fshijnë pushtimin shekullor serb nga memorja, kur letërsia në Shqipëri do ta shkruajë historinë e komunizmit, kur ta shkruajë vdekjen që u ofronte Shqipëria shqiptarëve të Kosovës që vinin të shpëtonin jetën në Shqipëri, apo të bënin 32 vjet burg e internim në Shqipëri si Qazim Bllaca i Suharekës, këto libra do ta gjejnë udhën vetë edhe pa ndihmën e miqve të tu që qeverisin në Tiranë.

Provoje t'i thuash, se e ka plotësisht në dorë vetëm vetë, që të prodhojë tekstet shkollore për gjithë shkollarët shqiptarë. Të prodhojë një libër historie për klasat e pesta, të gjashta, një libër gjeografie, një tekst letërsie, një tekst gjuhe që çdo nxënës shqiptar i klasës së pestë fillore apo i vitit të parë gjimnaz të ketë libra të njejta. Provoje Baton, provoje. Se ti je i butë dhe bëhet nuse kur ti e merr në intervistë por jo të drejtëpërdrejtë. Por aman të lutem jo librat e hartuara e të miratuara nga Paskal Milo dhe familja e Enver Hoxhës, sepse ata duan ta ringrenë në memorien e kombit shqiptar përmendoren e diktatorit e ta bëjnë engjëll.

Batoni ka në dorë që të ndikojë te miqtë e tij që fondet apo sponsorizimet e organizatave të ndryshme okulte për librin e kulturën të bëhën jo veç për Tiranën e veç për Prishtinën, por bashkë.

Batoni e ka në dorë të ndikojë te miqtë e tij që të mos lejojnë më të na bëjë me vjellë Rexhep Qosja nëpër ekranet e Tiranës, për inatin e Ibrahim Rugovës i cili ka "shkue dëm" se nuk ka begenisë t'u japë intervista miqve të batonit se Rexhep Qosja i marres së zotit ka harrue urtinë shqiptare se, kush ka dekë e ka hi në dhe, nuk bën më kuvend me ne..

Dashuria e Shqipërisë për Kosovën u pa në kohën e luftës për Kosovën, kur nga Shqipëria nuk u rrjeshtuan me armë në dorë në atë luftë as 100 njerëz, përjashto tregtarët e luftës. Dhe sot e gjithë ditën rrinë e i këndojnë këngë mikpritjes, çeljes së dyerve, zakonit të tyre tradicional, dhe harrojnë shqiptarët e Shqipërisë se dyet do t'i kishin çele ëdhe për grekët e për serbët po të kishin nevojë.

Që të bëhet esëll Batoni duhet ta dijë se miqtë e tij nuk e duan Kosovën, pasi i tremben ndonjë bashkimi të mundshëm të Shqipërisë me Kosovën dhe pas atij bashkimi, miqtë e Batonit nuk do të kishin shans të zgjidheshin as kryetarë komunash e jo më të drejtonin shtetin.
REXHEP SHAHU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BEN BLUSHI NË GJURMËT E BIZANTINIT PHRANTESNga Prof. dr. ESHREF YMERI (10.11.2014)
VAJZA QË SFIDOI TALEBANËT -- E FRYMËZUAR NGA NËNË TEREZA -- FITUESE E ÇMIMIT NOBEL PËR PAQËNga FRANK SHKRELI (10.11.2014)
ZGJEDHJA E GUVERNATORIT TË BSH DHE SHOQËRIA SHQIPTARENga AJET NURO (10.10.2014)
Barometri diplomatik'SHQIPËRIA E MADHE' - PROJEKTIDÉ SERBOMADHE, JO KOMBËTARE SHQIPTARE, ASSESI!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (10.10.2014)
KUVENDI I KOSOVËS - VENDIMET QË MUND TË MERREN ME SHUMICË TË THJESHTË NUK KA PSE TË SHTYHEN PËR MË VONËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.09.2014)
E KUJT ËSHTË PRISHTINA - E LLAPIT A E GOLLAKUT?Nga GANI MEHMETAJ (10.08.2014)
DREJTËSIA - SI NJË PARLAJMËRIM I NJË BETEJE TË RE POLITIKENga MENTOR KIKIA (10.08.2014)
RREZIQET NDAJ EUROATLANTICIZMIT - PO SHQIPËRIA DHE SHQIPTARËT?Nga FRANK SHKRELI (10.08.2014)
MBI LUFTËN ÇLIRIMTARE DHE CIVILE NË SHQIPËRINga ROMEO GURAKUQI (10.07.2014)
SHBA DHE BE TA ZGJIDHIN SOT PRECEDENTIN ANTIDEMOKRATIK QË E KA PUSHTUAR PREJ 4 MUAJSH KOSOVËNNga ELIDA BUÇPAPAJ (10.06.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]