E Hënë, 10.14.2019, 11:10am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
BARAZIA GJINORE SI NJË ÇËSHTJE NDËRKOMBËTARE
Nga FRANK SHKRELI

E Martë, 10.14.2014, 06:06pm (GMT+1)


 
  "Të drejtat e femrave janë të drejtat e njeriut".  Kështu kishte deklaruar Hillary Klinton në fjalimin e saj të famshëm më 1995 në konferencën ndërkombëtare mbi të drejtat e grave në Pekin të Kinës, pothuaj një çerek shekulli më parë.
 
Ishte ky një fjalim i guximshëm i cili gjithnjë konsiderohet se hapi rrugë të reja dhe sensibilizoi botën  mbi nevojën për veprime në favor të të drejtave të grave anë e mbanë botës dhe zbatimit të tyre sidomos në vendet në zhvillim e sipër. Interesimi dhe përpjekjet ndërkombëtare në mbrojtje të të drejtave të femërave anë e mbanë botës është shtuar shumë ç'prej kohës kur Hillary Clinton mbajti fjalimin e saj pothuaj një çerek shekulli më parë.  Duket sikurë të drejtat e grave kanë tërhequr vëmendjen e organizatave ndërkombëtare, siç është OKB-ja por edhe interesimin e qeverive dhe parlamenteve anë e mbanë botës.  Kohët e fundit ky interesim në mbështetje të të drejtave të grave, ka tërhequr një vëmendje më të ngutshëme botërore, përballIë masave arbitrare të grupeve terroriste ISIS në Irak dhe Siri  dhe Boko Haram në Nigeri kundër vajzave dhe grave.  Siç dihet, këto grupe terroriste kanë rrëmbyer gratë dhe vajzat në zonat ku veprojnë, për t'i dhunuar ato seksualisht dhe për t'i detyruar ato të martohen kundër dëshirës së tyre. 
 
Edhe organizata Nobel, sikur të donte të nënvijonte të drejtat e vajzave dhe të grave anë e mbanë botës, për të tërhequr vëmendjen ndërkombëtare ndaj këtij problemi, dekoroi si bashkfituese të Çmimit Nobel për Paqë, Malala Yousafzai, vajzën e re pakistaneze e cila ka guxuar të sfidonte talebanët duke mbrojtur të drejtën e vet dhe të shoqeve të saja për tu edukuar si dhe për promovimin që ajo u bën të drejtave për miliona vajza dhe fëmijë anë e mbanë botës.  Gjithashtu këtë javë,  në Gjenevë të Zvicrës po mbahet sesioni i 131-të i Unionit Botëror Ndërparlamentar ku po marrin pjesë delegacione nga e gjithë bota, përfshirë edhe Shqipërinë, për të biseduar mbi barazinë gjinore dhe mbi përpjekjet për të gjetur mënyrat për t'i dhënë fund dhunës kundër grave dhe vajzave anë e mbanë botës. 
 
Gjithashtu, fund javën që kaloi u shënua edhe Dita Ndërkombëtare e Vajzës (International Day of the Girl) e propozuar nga Kanadaja dhe e shpallur dhe e miratuar si e tillë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) më 11 tetor, 2012, ditë kjo që shënohet për të tërhequr vëmendjen e botës ndaj sfidave dhe problemeve përball të cilave gjënden femërat anë e mbanë botës, përfshirë diskriminimin e bazuar në gjini, në fusha të ndryshme siç janë punësimi, edukimi, të drejtat ligjore, përkujdesja shëndetsore, e tjera.  Por mbi të gjitha, kjo ditë është caktuar nga OKB-eja për t'i kujtuar botës dhunën fizike që ushtrohet ndaj grave dhe me të cilën përballen femërat në mbarë botën. Qëllimi i OKB-ës për të shënuar këtë ditë është që të vihen në dukje diskriminimet ndaj grave në përgjithësi dhe në veçanti  të theksohen shqetsimet mbi shkeljen e të drejtave më themelore të njeriut ndaj femërave,   sidomos në vendet në zhvillim e sipër, përfshirë dhunën dhe abuzimet që ushtrohen ndaj grave mbrenda shtëpisë së tyre nga të afërmit e tyre, aty ku jetojnë e punojnë, e ku duhej që të pakën t’a ndjenin veten më të sigurta nga dhuna dhe abuzimi, se kudo tjetër.   Sipas OKB-ës, 11 tetori shënohet gjithashtu edhe si "një përgjigje ndaj një problemi urgjent me të cilin përballet bota sot, e që është braktisja dhe mos përfillja e të drejtave të vajzave anë e mbanë botës."  Tema e kësaj dite ndërkombëtare sivjet ishte përpjekja për t'i dhënë fund ciklit të dhunës kundër femërave kudo, jo vetëm në shtëpi dhe në shoqëri por edhe në zona konflikti dhe rajone të prekura nga turbullira të ndryshme.  

Më rastin e Ditës Ndërkombëtare të Vajzës, fund javën që kaloi Sekretari i Përgjithëshëm i OKB-ës, Ban Ki Moon, deklaroi se, "Anembanë botës, një numër alarmist vajzash të reja sulmohen, abuzohen, dhunohen e madje edhe vriten.  Kërcënimi me dhunë kundër tyre nga anëtarët e familjes, bashkshortorët e tyre etj., dhunon barbarisht të drejtat e tyre, zhdukë fuqinë e tyre dhe njëkohsisht shtypë egerësisht potencialin që kanë vajzat si individe", për të kontribuar për familjen, për shoqërinë dhe shtetin ku jetojnë, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së.  Ban Ki Moon foli për një kulturë mos ndëshkimi që mbizotëron kudo ndaj dhunuesve dhe abuzuesve të femërave duke shtuar se dhuna, abuzimet dhe shfrytëzimi i femërave për qëllime të ndryshme, përkeqsohen edhe më shumë në zonat e prekura nga "konfliktet si dhe nga krizat humanitare", anembanë botës.  

 Me këtë rast, udhëheqsi i OKB-së u bëri thirrje "qeverive të botës që të marrin masa të menjëhershme për t'u dhënë fund të gjitha formave të dhunës kundër vajzave kudo në botë, me qëllim” siç tha ai,  “që së bashku të krijojmë një botë ku dhuna ndaj femërave nuk do guxohet të tolerohet kurrë, dhe ku vajzat do të kenë gjithmonë mundësinë që të arrijnë potencialin e tyre të plotë dhe të japin kontributin e nevojshëm në shoqërinë ku jetojnë."
 
Ndërsa, Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry, në deklaratën që bëri me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Vajzës, fund javën që kaloi, tha në mbështetje të barazisë gjinore se, "Shtetet e Bashkuara besojnë se kur një vajzë nuk lejohet të zhvillojë potencialin e saj të plotë, atëherë kjo nuk është një humbje vetëm për atë si person, por edhe për familjen e saj, për komunitetin dhe për vendin ku jeton."   Kryediplomati amerikan tha se “ne e dimë që mënyra më e mirë, që një shoqëri të përparojë është atëherë kur vajzave u jepet mundësia të zhvillojnë potencialin e tyre të plotë, ndërkohë që ato mbahen larg dhunës dhe abuzimeve dhe njëkohsisht, kur vajzave të reja u jepet  mundësia të shkollohen dhe të edukohen.  Zoti Kerry përmendi guximin dhe kurajon e vajzës së re pakistaneze Malala Yousafzai -- e cila javën e kaluar u njoftua se fitoi Çmimin Nobel për Paqë -- si një shembull që sfidon të gjithë ne, tha ai,  që të na bëjë më të vendosur për të "mbështetur përpjekjet kundër brutalitetit, injorancës dhe dhunës".  Kryediplomati amerikan pohoi gjithashtu se ajo "frymëzon me shpresë, miliona njerëz dhe njëkohësisht personifikon angazhimin tonë ndaj zbatimit të të drejtave të njeriut dhe të edukimit", të vajzave kudo.  "Qeveritë", theksoi  John Kerry, "duhet të bëjnë të bindin qytetarët e vet mbi përfitimet që i vijnë shoqërisë nga investimi në programet për edukimin e vajzave" dhe njëkohsisht u bëri thirrje qeverive anë e mbanë botës  që të ndëshkojnë personat ose grupet që janë përgjegjës për akte dhune dhe masa shtypjejeje ndaj femërave.  "Duke punuar së bashku si komunitet shtetesh", përfundoi Z. Kerry mesazhin e tij me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Vajzës, "Ne mund të ndërtojmë një botë në të cilën vajzat nuk trajtohen më si pronë ose si plaçkë lufte, por si individë me zërin e tyre, me talentet dhe me të drejtat dhe liritë e tyre për të realizuar potencialin e vet, duke kontribuar kështu për të mirën e përbashkët të njerëzimit."

Të drejtat e grave dhe çështjet për të cilat janë të interesuara gratë në përgjithësi, duket se janë bërë tani çështje për të cilat interesohet bota. Ndihet një vetdije, madje edhe në radhët e vendeve historikisht patriarkale, se pjesmarrja e plotë e femërave në të gjitha fushat e veprimtarisë shoqërore është jetike për paqën, për zhvillimin e demokracisë së vëretetë dhe për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe shoqëror. Si mund të përjashtohet gjysma e popullësisë nga pjesmarrja në zhvillimet shoqërore duke u mohuar femërave të drejtat bazët të njeriut, e për më keq, duke I dhunuar dhe duke I abuzuar ato.

Është e vërtetë se të drejtat e grave dhe të vajzave kudo janë bërë çështje të një interesimi botëror, siç venë në dukje edhe konferencat ndërkombëtare dhe deklaratat e aktivistëve të ndryshëm anë e mbanë botës në mbështetje të barazisë gjinore. Ndonëse është shënuar përparim në disa fusha të të drejtave të grave përfshirë edhe barazinë gjinore, mbetet ende shumë për tu bërë në këtë fushë për të realizuar një barazi të vërtetë midis meshkujve dhe femërave anë e mbanë botës.   Mungesa e përparimit të duhur ndihet në fushë të ndryshme të aktivitetit shoqëror, përfshirë politikën dhe jo vetëm në vendet në zhvillim e sipër, por edhe në vendet që konsiderohen të zhvilluara.  

Megjithë deklaratat mbështetse, mbetet i pabesueshëm fakti që vendet e rajonit dhe bota mbarë po bëjnë shumë pak ose asgjë për të ndaluar terrorin që po ushtrohet nga grupi terrorist ISIS ndaj grave dhe vajzave në Siri dhe në Irak.  Çnjerëzimi i këtyre femërave duket se është bërë pjesë kryesore e kësaj fushate brutale terrori. Prandaj, për derisa bota nuk do të angazhohet seriozisht kundër këtij grupi terrorist dhe veçanërisht kundër fushatës së tij brutale ndaj dhunës kundër femërave të atij rajoni – gratë dhe vajzat kudoqofshin në botë,  nuk do të gëzojnë të drejtat e tyre dhe barazinë gjinore, ashtu siç bëhet thirrje nga organizata dhe udhëheqës botërorë nepër konferenca të ndryshme.  Prandaj, për derisa vazahdon ky brutalitet çnjerëzor i grupit terrorist ISIS kundër grave dhe vajzave, femërat kudo qofshin ato, nuk do të ndihen as të lira as të barabarta, dhe as të sigurta për veten e tyre, duke u bërë drejtë për drejtë ose tërthorazi, subjekt dhe viktima të kësaj fushate brutale.   Është thënë se mohimi i të drejtave të njeriut në një vend ose në një rajon të botës është mohimi i këtyre të drejtave kudo tjetër në botë.  Është e qartë tani se brutaliteti i grupit terrorist ISIL përbën një kërcënim serioz, jo vetëm ndaj të drejtave të femërave, por edhe ndaj të drejtave të njeriut në përgjithësi dhe për të gjithë, pa marrë parasyshë gjininë. Është ky një kërcënim ndaj popujve të rajonit, ndaj paqës në botë dhe ndaj interesave të lirisë dhe demokracisë kudo. Përballë një situate të tillë, është e nevojshme që bota dhe sidomos vendet për rreth Irakut dhe Sirisë   të angazhohen pa vonesë në luftën kundër terroristëve ISIS.  Ky ishte edhe mesazhi i Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, i cili tha në fjalimin e tij para Asamblesë së Përgjithëshme të OKB-ës muajin që kaloi, “Se ka ardhur koha që bota – e veçanërisht komunitetet myslimane – të refuzojnë në mënyrë të qartë, të vendosur dhe të vazhdueshme, duke hedhur poshtë     ideologjinë brutale të këtyre grupeve.”  Ky do ishte mesazhi dhe angazhimi më serioz se bota më në fund është me të vërtetë e interesuar të mbështesë të drejtat themelore të grave dhe vajzave, përfshirë barazinë gjinore dhe njëkohsisht t’i mbrojë ato nga dhuna dhe nga abuzimet, qoftë në rrethin familjar, qoftë në zona konflikti dhe në fronte lufte.

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KOSOVA NË QORRSOKAK – VETËM PERËNDIMI E NXJERRNga ELIDA BUÇPAPAJ (10.13.2014)
PAS FJALËVE TË MJERIMIT TË BALKAN AUTOR-itNga Prof. dr. ESHREF YMERI (10.13.2014)
MEDITIME NË NJË CEREMONI DEKORIMI - KRYENGRITJA E ZHABOKIKËSNga RESHAT KRIPA (10.13.2014)
ZOTI E BEKOFTË AMERIKËNNga Roger Cohen, New York Times (10.13.2014)
AUTOGOLAT E BATONITNga REXHEP SHAHU (10.12.2014)
BEN BLUSHI NË GJURMËT E BIZANTINIT PHRANTESNga Prof. dr. ESHREF YMERI (10.11.2014)
VAJZA QË SFIDOI TALEBANËT -- E FRYMËZUAR NGA NËNË TEREZA -- FITUESE E ÇMIMIT NOBEL PËR PAQËNga FRANK SHKRELI (10.11.2014)
ZGJEDHJA E GUVERNATORIT TË BSH DHE SHOQËRIA SHQIPTARENga AJET NURO (10.10.2014)
Barometri diplomatik'SHQIPËRIA E MADHE' - PROJEKTIDÉ SERBOMADHE, JO KOMBËTARE SHQIPTARE, ASSESI!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (10.10.2014)
KUVENDI I KOSOVËS - VENDIMET QË MUND TË MERREN ME SHUMICË TË THJESHTË NUK KA PSE TË SHTYHEN PËR MË VONËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.09.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2019  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]