E Enjte, 03.28.2024, 02:29pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
SIMBOLIKA E BEOGRADIT
Nga GËZIM ALPION, Universiteti i Birminghamit, Angli

E Mërkurë, 10.15.2014, 09:51pm (GMT+1)


15 tetor 2014 - Çfarë ndodhi në mbrëmjen e 14 tetorit në Beograd i kalon përmasat e një skandali për sportin në përgjithësi dhe Evropën në veçanti. Në kontinentin tonë që mburret, deri diku me të drejtë, se për më shumë se dy mijëvjeçarë po i jep tonin civilizimit bashkëkohor, falë një numri të konsiderueshëm trushpërlarësh, Serbia vazhdon të këmbëngulë në çmendurinë e saj për të mos hequr dorë nga e kaluara kriminale.

Nuk duhet të fusim në një kallëp të gjithë qyetarët serb, por ka diçka seriozisht të kalbur në një shtet militarist si Serbia që nuk është në gjendje të kontrollojë Talibanët e nacionalizmit vetshkatërrues serb edhe në një ndeshje futbolli.

Për ne shqiptarët, korrektësia profesionale dhe vendosmëria e futbollistëve tanë për të mbrojtur, qoftë edhe më rrezik jete, simbolin kombëtar, megjithëse të rrethuar nga nje turmë që më shumë dukej sikur ishin kriminelë të porsa liruar nga burgu sesa sportdashës, dëshmoi edhe një herë se patriotizmi ynë është gjallë dhe i shëndetshëm.

Një gjë nuk e kuptoj. Si ka mundësi që ne shqiptarët, që u bashkuam si rrallë ndonjëherë me 14 tetor, kemi lejuar kërmat e politikës shqiptare të bëjnë pazarllëqe me trojet tona si dje edhe në kohën tonë? Si ka mundësi që ne, që skuqëm dje Tiranën, Prishtinën dhe Shkupin me flamurin kombëtar, nuk e kemi bërë një gjë të tillë në Tiranë ku për një çerek shekulli tolerojmë një Kuvend gjysmak ku strehohen shpesh kriminelë dhe rrugeçër, në Prishtinë ku edhe 4 muaj pas zgjedhjeve akoma nuk ka një qeveri të re, dhe në Shkup ku edhe mumjet e Egjiptit duken më të gjalla se deputetët shqiptarë.
Djemtë e kombëtares dëshmuan edhe një herë se shqiptarët e mirë dhe të ndershëm mbeten gjithmonë patriotë por shkëndija e patriotizmit dhe iniciativa për të vepruar në interes të kombit mbahet gjallë kryesisht në Diasporë.

Kryeministri Edi Rama duhet të protestojë pa vonesë pranë qeverisë së Serbisë për katrahurën e Beogradit. Në fakt ai duhej të kishte protestuar që kur u njoftua se asnjë përkrahës i kombëtares sonë nuk do të lejohej të ndiqte ndeshjen në stadium. Politika e shtetit nuk bëhet me deklarate boshe në Facebook dhe Twitter, siç është bërë traditë tashmë në Shqipëri.

Po qe se Serbia nuk kërkon falje zyrtarisht për skandalin në stadiumin "˜Partizani' dhe Rama përsëri ngul këmbë të vizitojë Serbinë, siç është planifikuar, ndoshta është mirë që ai të qëndrojë në Beograd. Kur gjenden me shpinë për muri, udhëheqësit tanë, që shquhen për arrogancë dhe dozë të holluar patriotizimi, behën të mençur si me magji.

Dr. GËZIM ALPION


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DAÇIÇ JEP DORËHEQJENNga ELIDA BUÇPAPAJ (10.15.2014)
KRENARI TË JESH KOMBËTARIST SI FUTBOLLISTËT E KOMBËTARESNga ARTUR VREKAJ (10.15.2014)
BARAZIA GJINORE SI NJË ÇËSHTJE NDËRKOMBËTARENga FRANK SHKRELI (10.14.2014)
KOSOVA NË QORRSOKAK – VETËM PERËNDIMI E NXJERRNga ELIDA BUÇPAPAJ (10.13.2014)
PAS FJALËVE TË MJERIMIT TË BALKAN AUTOR-itNga Prof. dr. ESHREF YMERI (10.13.2014)
MEDITIME NË NJË CEREMONI DEKORIMI - KRYENGRITJA E ZHABOKIKËSNga RESHAT KRIPA (10.13.2014)
ZOTI E BEKOFTË AMERIKËNNga Roger Cohen, New York Times (10.13.2014)
AUTOGOLAT E BATONITNga REXHEP SHAHU (10.12.2014)
BEN BLUSHI NË GJURMËT E BIZANTINIT PHRANTESNga Prof. dr. ESHREF YMERI (10.11.2014)
VAJZA QË SFIDOI TALEBANËT -- E FRYMËZUAR NGA NËNË TEREZA -- FITUESE E ÇMIMIT NOBEL PËR PAQËNga FRANK SHKRELI (10.11.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart�]