VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DY MENDJE TË NDRYSHKURA SLLAVE
Nga Prof. dr. ESHREF YMERI

E Premte, 10.17.2014, 08:07am (GMT1)



Presidenti Putin, dje, më 16 tetor, gjatë rrugës për në Milano, u ndal për një vizitë të shkurtër në Beograd, ku mori pjesë në paradën e organizuar për nder të 70-vjetorit të çlirimit të qytetit.

Në takimin dypalësh të të dy presidentëve - Putin Nikoliç - u fol për miqësinë shumëshekullore të popullit rus me popullin serb. Në atë takim nuk u lanë jashtë vëmendjes edhe ca probleme të mprehta, si ai që lidhet me çështjen e Kosovës.

Presidenti Tomislav Nikoliç tha:
"Për ne sot gjëja më e rëndësishme është përkrahja që na jepni ju për ruajtjen e tërësisë territoriale dhe të pavarësisë së Serbisë, sidomos për çështjen e Kosovës. Unë e di që ju i përmbaheni këtij parimi. Serbia shikon te Rusia partnerin dhe bashkëluftëtarin e saj të madh. Dhe vendi ynë nuk do të vërë në rrezik marrëdhëniet e veta të mira dhe të kahershme me Rusinë...".

Putini, në fjalën gjegjëse, theksoi:
"Ju përmendët qëndrimin e Rusisë lidhur me Kosovën. Rusia mban një qëndrim parimor. Ky qëndrim bazohet jo vetëm në miqësinë dhe në afrinë tonë, por edhe në të drejtën dhe në drejtësinë ndërkombëtare. Ky është një qëndrim parimor. Dhe si i tillë, ai nuk do të pësojë kurrfarë ndryshimi. Ne e kemi përkrahur dhe do të vazhdojmë ta përkrahim Serbinë. Rusia nuk bën tregti me miqësinë...".

Kosova po shkon drejt vitit të shtatë të shpalljes së pavarësisë dhe deri tani është njohur nga 107 shtete, kurse presidenti serb shikon ëndrra në diell për punën e tërësisë territoriale të Serbisë, përfshirë edhe Kosovën brenda saj! Dhe Putini, president i një supershteti, i vjen pas avazit. Domosdo që u është ndryshkur mendja që të dyve.

Santa Barbara, Kaliforni
17 tetor 2014


Prof. Dr. ESHREF YMERI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.