VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - A DO TË KTHJELLOHEN BILE TASH VLLAZNIA JONË NË SHQIPNI NGA XHEVAT REXHAJ

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 12:19pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
A DO TË KTHJELLOHEN BILE TASH VLLAZNIA JONË NË SHQIPNI
NGA XHEVAT REXHAJ

E Premte, 10.17.2014, 11:59am (GMT+1)


Pushtetet e ndryshme që kanë pushtetue shqiptarrinë në të gjitha trojet shqiptare, duketë se ende kanë lënë viruse të rrezikshme në mendjet tona. Pushtetet barbare sllave-serbe ndaj shqiptarëve të pushtuar nën Jugosllavi, pra shqiptarët me lak në fyt e kanë përjetue pushtetin gjenocidial, barbar, nënshtrues, nënçmues e deri likuidues, por fatmirësishtë mu nga të qenurit të shtypur ne shqiptarët nën pushtetin serbo-sllav disi e ruajtëm të qenurit shqiptarë si duhet.

Me dekada nën atë pushtet, ne edhe u ngjitëm më shumë afër njëri tjetrit, dhe pa mëdyshje me ngjarje të caktuara gjithnji treguam se duam lirin dhe pavarësin tonë. E gjitha kjo pa u ndal në dekada të hershme filloi të funkcionoi si më së miri kur në skenën politike të shqiptarëve nën pushtim doli elita intelektuale, e përkrahur edhe nga ghithë populli duke ia besue të ardhmën një njeriu të shekujve, Ibrahim Rugovës.

Ibrahim Rugova, po si me datën 14. tetor 2014, kur mbi stadionin serb u lëshua një " fluturake" e qaujtur DRONE me flamurin shqiptarë ku kalli shpirtin sheven serb. dhe plandosi fytyrat serbe duke i detyrue që edhe më brutalishtë ta tregojnë urejtjën patologjike ndaj shqiptarëve, qysh në vitet e 80 në Kuvende të Shoqatave të shkrimtarëve të ish Jugosllavisë në Novi sad dhe Beograd ju tha serbëve se mjaftë më me politika shoveniste kundër shqiptareve dhe Kosovës, ne duam Republikë tha ai ( I. Rugova) aso kohe.

Këtu edhe filloi fillimi i fundit të Jugosllavisë serbe, dhe më pastaj Ibrahim Rugova u vu në ball të kërkesave dhe luftës shqiptare për shtet të pavarur, që më pastaj do të ishte edhe lufta heroike shqiptare në krye me Adem Jasharin, Sali Qekajn, Agim Ramadanin e mijëra të tjerë që të detyronin ndërhyrjën e SHBA- NATO ta shkatërronin Serbin. E pra ishte mendja e shëndoshë dhe trimëria lidhur me të, që ne sot kemi shtetin tonë Kosovën. Ibrahim Rugova asnjihere nuk i shau me fjalë shkiet, asnjihere nuk e fëlliqi gojën me fjalë barbare anti serbe, por punoi me koke dhe mendje duke ja shkerdhye politikën Serbisë që ishte e perkdhelura e shumë shteteve. Desha të them me këtë se ne shqiptarët e trojeve etnike që ishim të pushtuar nga Serbia, ishim dhe mbesim të kthjellur në atë se kush ishin dhe kush janë serbët karshi neve, pra serbët me pas mundësi na shfarosin edhe sot nga dheu, por jo përkundrazi ne shqiptarët sot jemi faktor kyq në Ballkan, dhe tash të besojmë se edhe shqiptarët e Shqipërisë do jenë më nacionalistë!

Pse e them këte. Duke u ndërlidhur me fillimin e shkrimit që ka të bëjë me nacionalizmin shqiptar në Kosovë, duhet të ndalemi pakëz se sa dhe si ndihen një pjesë e shoqërisë, gazetavem TV ve dhe një pjesë e popullit shqiptarë karshi Serbisë! Pas rënjës së diktaturës enveriste, populli shqiptarë i traumatizuar nga një sistem diktatorial komunist, i plagosur afër 50 vite nga pushteti i egër enverist me pasoja: shume¨të pushkatuar, shumë të burgosur, shumë të internuar e çka jo tjetër, menjihere pas fillimit të pluralizmit synim të parë kishin ikjën nga shteti, që ne duhet ta kuptojmë atë kohë, të tjeët kishin synim si më shpejt të vinin te një jetë më normale, shpesh edhe duke shkatërue shtetin, pra në ato vite aspak nuk mbetëj gjë se si duhej të ishte një shqiptarë bile pakëz nacionalist, ngase ata ishin të mësuar se të gjithë popujt dhe shtetet komuniste ishin vëllezër e motra të tyre, e me këtë i bie edhe rusët, kinezët, sllavët, serbët, kubanezët e kush jo tjetër, mjerisht faji ishte te enverizmi dhe PPSH ja.

Nejse vitet shkuan dhe ndodhi edhe lufta në Kosovë, populli shqiptarë i Shqipërisë i ballafaquar së pari me një varfëri maksimale, dhe me një tranzicion të vështirë,
megjithatë për mrekulli u gjend dhe mbajti gjalle 1 milion shqiptarë mos të ikin nga aty, pra ishte rasti unikat kur familje shqiptare lëshonin dhomat e tyre për vëllezërit nga Kosova, dhe historia që dihet rreth atyre viteve të vështira. Me këtë duhet të thuhet se ne shqiptarët e Kosovës na duhet për mote ta ruajmë falënderimin për vllaznitë tonë në Shqipëri se çka ata bënë për ne.

Po në anën tjetër disi politika shqiptare, si ajo nën Berishën, ashtu edhe ajo nën Nanon e socialistët e tjerë nuk ishin sa e si duhet nacionalistë të kohës, ata të gjitha pushtetet mjerisht shkaktuan dëme të mëdha shqiptarëve, duke bërë aleanca me serb, grek, turq e islamika si bëri Salua ynë aso kohe pa asnjë nevoi me Konferencën Islamike, e sidomos Nano me Millosheviqin, e në anën tjetër shumë pak bënin të mira për shqiptarët në përgjithësi. Bile shpesh pushtetet në Shqipëri ishin edhe pengesa për politiken dhe luftën e shqiptarëve të Kosovës!

Me këto politika, disi se dukej se po vazhdohet me atë kosmopolitizmin komunist, se nuk duhet urrejtur, nuk duhet të jemi nacinalistë por duhet të jemi tolerant, e kjo sidomos në rastet me armiqët shekullor shqiptarë; serbët. turqit, grekët, maqedonasit e të tjera nuk do pijnë uji ASNJËHERE, NGASE ISHIN DHE MBESIN ARMIQË NDAJ NESH. Kjo definitivisht , pa u ndal më gjatë në historira të së kaluarës u vërtetue edhe me datën 14. tetor 2014 me ngjajet rreth futbollit, ku Serbia për një Flamur që u shfaq në qiell deshi të i vriste lojtarët e ekipit tonë, ata shkiet brohoritnin terë kohën: Mbytini, vrisni, rjepini shqiptarët.....të gjitha këto ndoshta për herë të parë në jetën e tyre i përjetuan edhe zyrtarët politik, dilpomatik dhe sportiv nga Shqipëria, po po i përjetuan vet dhe besoi se tash e tutje nuk do na thërrasin ne shqiptarëve të Kosovës të jemi më pak nacionalistë, jo ne nuk jemi nacionalistë ekstrem, barbar e fashizoid sikur që janë serbët.

Ne jemi shqiptarë që në lëkurën tonë kemi përjetue, vrasje, masakra, përdhunime, prerje kokash, djegje kufomash, vrasje fëmjësh e gjenocidë tjetër, pra ne i kemi të freskëta barbaritë serbe, dhe ne nuk duam luftë të re, por as nuk duam të harrojmë asnjihere barbaritë serbe edhe nëse këtë na e kërkojnë Thaqi e Daqiqi, Eshdown e Platini, jo ngase serbët edhe në paqe e kanë vetëm një qëllim: si të shfarosin shqiptarinë nga faqja e dheut. Nga të gjitha këto besoi se disa shqiptarë nga Shqipëria të kenë marrë pakëz nacionalizëm pozitiv, po po se popujt më nacionalistë në demokracitë botërore janë. Anglezët, Gjermanët, Francezët, Danezët, Kroatët e deri te Japonezët, asnjë nga këta popuj nuk e don të huajin më shumë se sa vehtën e vet.

Me vite kemi lexue disa analistë e gazetarë, politikaj e sportistë nga Shqipëria se na duhet toleranca edhe ndaj serbëve, jo vllazën të mirë jo, me Serbinë duhet të sillemi ashtu si ata sillen ndaj nesh. Më mirë të jemi nacionalistë për identitetin tonë, dhe të ardhmën tonë të ndritur në familjën europiane ku të gjithë si shtete të veqanta e duan shtetin dhe Flamurin e tyre. Të shërbei nacionalizmi ynë për pozitivitet, dhe mos të lejojmë më nepërkëmbjen e identitetit tonë nga askush, sidomos të kemi kujdesë Serbinë dhe islamizmin ekstrem arabo-turk i cili financojhet mu nga Serbia dhe Rusia që ta fusi gjakun shqiptarë në lufte¨ndaj njëri tjetrit, këtë nuk duhet ta lejojmë dhe për këte na duhet pak nacionalizëm, po po se ndryshe bëhemi si komunistat, apo proletarët e komunizmit.

Për fund, shembulli i Taulant Xhakës e Lilës me vllazën të vet në Beograd na tregoi se sa të dobët jemi ne disa të moshuar karshi rinisë tonë guximtare që për Flamur shqiptarë e mbrojte të tij nuk e ndal asgjë. E pra 14 tetori besohet se shkundi disa mendje të trullosura shqiptare se nuk duhet të jemi pakëz NACIONALISTA, po duhet pra të jemi shqiptarë, dhe nacionalizëm është nëse ti e don vetën, pa e dëmtue tjetrin.

Definitivishtë dihet dhe të jetë në emndjet tona: Shqipëri të fortë nuk ka pa Kosovën dhe degët shqiptare në trojet etnike. Ta edukojmë rininë tonë si duhet, ku së pari duhet të jetë identiteti dhe kombi...
XHEVAT REXHAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DY MENDJE TË NDRYSHKURA SLLAVENga Prof. dr. ESHREF YMERI (10.17.2014)
KONFERENCË KUSHTUAR SHQIPTARËVE NË MAL TË ZINga FRANK SHKRELI (10.16.2014)
SIMBOLIKA E BEOGRADITNga GËZIM ALPION, Universiteti i Birminghamit, Angli (10.15.2014)
DAÇIÇ JEP DORËHEQJENNga ELIDA BUÇPAPAJ (10.15.2014)
KRENARI TË JESH KOMBËTARIST SI FUTBOLLISTËT E KOMBËTARESNga ARTUR VREKAJ (10.15.2014)
BARAZIA GJINORE SI NJË ÇËSHTJE NDËRKOMBËTARENga FRANK SHKRELI (10.14.2014)
KOSOVA NË QORRSOKAK – VETËM PERËNDIMI E NXJERRNga ELIDA BUÇPAPAJ (10.13.2014)
PAS FJALËVE TË MJERIMIT TË BALKAN AUTOR-itNga Prof. dr. ESHREF YMERI (10.13.2014)
MEDITIME NË NJË CEREMONI DEKORIMI - KRYENGRITJA E ZHABOKIKËSNga RESHAT KRIPA (10.13.2014)
ZOTI E BEKOFTË AMERIKËNNga Roger Cohen, New York Times (10.13.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]