VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Barometri diplomatikTIRANA, URGJENTISHT, T'I PEZULLOJË MARRËDHËNIET DIPLOMATIKE ME BEOGRADIN!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 07:05am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
Barometri diplomatik
TIRANA, URGJENTISHT, T'I PEZULLOJË MARRËDHËNIET DIPLOMATIKE ME BEOGRADIN!
Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI

E Shtunë, 10.18.2014, 07:49am (GMT+1)


*** Përveç të tjerash, këtë domosdoshmëri e dikton edhe skandali diplomatik dhe sportiv, bërë në Beograd, më 14 tetor 2014, me rastin e ndeshjes futbollistike Serbi-Shqipëri në garën e kualifikimeve për kampionatin evropian të futbollit më 2016, ku Kombëtarja Shqiptare, u sulmua jo vetëm me fjalë ofenduese, por edhe me dhunë fizike dhe me terror të paparë nodnjëherë nëpër stadiumet e Evropës, vetëm pse futbollistët e saj demonstruan lojë cilësore dhe kulturë të lartë sportive evropiane.

-Skandal diplomatik dhe sportiv ndodhi, sepse Kombëtarja Kuqezi ishte në rrugën e fitores. Këtë ultranaconalistët primitivë serbë e panë dhe e kuptuan mirë, ndaj me forcë dhe në mënyrën më barbare anticivilizuese,i detyruan futbollistët shqiptarë, që të tërhiqeshin nga loja për të shpëtuar kokën e tyre. Ky ishte shkaku kryesor, pse erdhi në shprehje pezullimi i ndeshjes, jo Flamuri i Shqipërisë Etnike,i zbritur në fushën e futbollit,i cili ishte një MESAZH I SINQERTË PAJTIMI DHE PAQEJE me serbët.

Mirëpo, edhe këtë Apel rikujtues të Flamurit Kombëtar të Shqipërisë Etnike qëllimmirë, nacionalistët shovinistë serbë, ndër të parët shtetarët aktual të Serbisë, Trojka : Tomislav Nikoliq Aleksandër Vuçiq Ivica Daçiq, e keqinterpretuan, duke e denoncuar si këtu e njëqind vjet më parë:"Shqipëria e Madhe" u rikthye në Serbi! Miëpo, e gjithë bota e pa se ai Flamur ishte harta e SHIPËRISË ETNIKE brenda territoreve të saj indidgjene shqiptare, pavarësia e së cilës shpallet më 28 Nëntor 1912 nga kryefigurat e saj historike, Ismail Qemali dhe Isa Boletini, Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi etj.
Flamuri shqiptar nuk ndërpeu ndeshjen, por dhuna fizike çetniko-fashiste millosheviqiane!

Prandaj, në favor të mbrojtjes së dinjitetit dhe të atdhetarizimit të futbollostëve të Kombëtares sonë, si dhe të nderit, të prestigjit ndërkombëtar, si dhe të interesave vitale kombëtare dhe shtetërore të Shqipërisë demokratike everopiane, Tirana zyrtare urgjentisht nevojitet t'i ndërprejë marrëdhëniet diplomatike të Shqipërisë me Serbinë.
Pse të jemi objekt poshtërimi, fajësimi, denoncimi dhe ofendimi të Serbisë kolonialiste antisemitiste, duke qenë se shqiptarët nuk janë agresorë, pushtues, gjenocidalë, primitivë dhe të pacivilizuar (ashtu sikurse çetniko-fashistët, racistët dhe anitsemitistët pushtues serbomëdhenj ndaj shqiptarëve dhe territoreve të tyre autoktone-Shqipërisë Etnike 1844-2014) e as Shqipëria e tyre e sotme (1912) nuk është shtet i pambaruar, as kurrfarë "kasabaje" e vilajeteve të errëta të Serbisë Mesjetare dhe të Perandorisë anadollake, por është një shtet modern, demokratik dhe paqësor evropian, e jo, ashtu siç e ka quajtur Vojvoda çetnik i Vojislav Sheshelit, presidenti aktual i Serbisë, Tomsilav Nikoliq ("demokrat i moderuar evropian") se gjoja " Shqiprisë do t'i duhen dekada e ndoshta edhe shekuj për t'u bërë shtet normal."!?

Këtë deklaratë skandaloze, të cilën Tomislav Nikoliq (si shikues iI drejtpërdrejtë iI lojës nga tribuna e rezervuar zyrtare) e bëri pas ndërperjes së ndeshjes së dhunshme Serbia-Shqipëria, që u zhvillua në stadiumin "Partizan" të Beogradit, më 14 tetor 2014 për kualifikimet e kampionatit evropian të futbollit më 2016. Ai i befasuar dhe i tmerruar nga loja e bukur dhe fer e futbollistëve të Kombëtares Shqiptare, në vend se të denonconte dhunën, terrorin dhe antisemitizmin e manifestuar serb ndaj futobollistëve shqiptarë, jeta e të cilëve u kërcënua drejtpërdrejt nga huliganët dhe vandalistë ultranacionalistë serbë, të cilët të armatosur hyn në terren dhe i sulmuan fizikisht dhe me brutalitet futbollistët e Kombëtares Kuqezi. Ky ishte shkaku kryesor që në minutën e dyzet, ndërpritet ndeshja Serbi Shqipëri. Pra, gabimi, faji dhe përgjegjësia bie mbi Federatën Serbe të Futbollit të Serbisë- organizatorin e ndeshjes,i cili tërësisht dështoi në krijimin e kushteve normale dhe paqësore, që ndeshja, të përfundonte pa asnjë incident, në frymën e rregullave dhe të standardeve të UEFA-së dhe të FIFA-s.

Nuk ka dyshim se ky "konstatim"i presidentit Tomislav Nikoliq, është vetëm një akt ofendues dhe amoral, por edhe skandal diplomatk i paprecedencë për komunikimin dhe për bashkëpunimin ndërshtetëror midis dy shteteve.

Prandaj, Tirana zyrtare nuk ka pse të hezitojë, as pse të sqarohet për këtë skandal diplomatik të presidentit "demorkat" të Serbisë, Tomislav Nikoliq, por në mënyrë urgjente, duhet t'i ndërprejë marrëdhëniet diplomatike me Beogradin derisa Serbia vërtet, të bëhet "shtet normal" civlizues, demorkatik dhe paqësor, ashtu siç kërkojnë edhe standadet e BE-së së sotme integruese, demokratike dhe paqësore.
Mirëpo, Serbia "emancipuese" dhe e "demokratgizuar" e Tomislav Nikoliqit, edhe pas kandidimit të saj në BE, po vepron ndryshe, në frymën e propagandës, të politikës dhe të diplomacisë së regjimit çetniko-fashist të kryekriminelit Slobodan Milosheviq: "Kosova në Serbi, e Serbia në BE", duke mos e njohur Republikën e pavarur të Kosovës (por përmes BE-së, Serbia po ushtron trysni (jo vetëm me fjalë, por edhe me armë dhe me bandat kriminale serbe, që në Veriun e Kosovës shqiptare, ta krijojë një Republika srpska gjenocidale të Bosnjës) ; duke mos ua njohur të drejtën e plotë të vetëvendosjes Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës së Shqipërisë Etnike, si dhe duke mos kërkuar falje kolektive para gjithë botës për krimet e kryera dhe terrorin gjenocid në Kosovë (1989-1999).

Këto janë fakte dhe argumente të parrëzueshme se vërtet Serbisë i nevojitet edhe një shekull, që të "rehabilitohej" nga tre gjenocidet e saj , të kryera në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë (1989-1999).

Edhe pse gjithmonë në historinë, në politikën, në propagndën dhe në diplomacinë e Serbisë ka dhënë rezultate të frytshme strategjia dhe taktika "sulmi është mbrojtja më e mirë" dhe "gënjeshtra është e vërteta" serbe, duke u përsërtiur në shekuj, që nga Betaja e Kosovës 1389 e deri më sot, në shekullin XXI (viti 2014), të shndërrohej në të "vërtetën" serbe dhe të Serbisë së Madhe, këtë e përgënjeshtruan tre gjenocidet e saj, të theksuasra më sipër(1989-1999), ku NATO-ja dhe Amerika ia thyen boshtgin kurrizor strategjisë nazifashiste serbe "lebensaum" për zgjerimin e Serbisë së madhe të Slobodan Milosheviqit në Ballkan.

S'ka marrëdhënie diplomatike me Beogradin derisa qarqet e tyre politike shtetërore të mos heqin dorë nga virusi i kolonializmit dhe ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë Etnike në Ballkan.

Ndryshe, serbomëdhenjtë çetniko-fashistë, do të vazhdojnë me provokimet dhe me pretendimet e tyre ndaj përthithjes së territoreve të Shqipërisë Etnike, si dhe me politikën dhe me praktikën e tyre kolonizuese, shfarosëse, denigruese, shantazhuese, poshtëruese, kërcënuese dhe baltuese kundër shqiptarëve në Ballkan, ashtu siç vepruan në Beograd, më 14 tetor 2014, edhe në ndeshjen futbollistike Serbia Shqipëria për kualifikimet e kampionatit evropian më 2016, ku në formë të brohoritjes "korale" mbi 30 mijë tifozë ultranacionalistë dhe fashistë serbë nga tribunat, kërkonin vrasjen dhe therrjen e shqiptarëve: "UBIJ, KOLI DA SHIPTAR NE POSTOJI"-VRITI, THERRI, QË SHQIPTARË TË MOS KETË!!!

Në këto kushte dhe rrethana të sipërtheksuara kërcënuese ndaj qenies shqiptare, duhet të jesh i çmendur mbi 100 për 100, të kesh lidhje dhe allishevrishe diplomatike, politike, ekonomike, tregtare, kulturore dhe sportive me Serbinë.

Gjithashtu, duhet të jesh "tralala" psikologjikisht, politikisht, diplomatikisht, kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht, që kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, t'i sugjerosh, që të vejë në Beograd për të realizuar vizitin e tij zyrtare, të parashikuar më 22 tetor 2014!

Shkuarja e Edi Ramës në Beograd, vërtet, do të ishte një skandal dhe turp jo vetëm për politikën dhe për diplomacinë e Tiranës, por për të gjithë shqiptarët në Ballkan, sepse si thotë një fjalë e urtë popullore "armikut nuk duhet lëpirë këpucët, nuk duhet bërë aman", sepse ai prapë të vret, të poshtëron dhe të lërë fajtor në sy të gjithë botës. Në Beograd mund të shkohet vetëm atëherë kur Serbia të demokratizohej dhe të normalizonte marrëdhëniet me Republikën e Kosovës. Ndryshe jo, derisa Serbia, edhe sot, pas pavarësimit të Kosovës, si dhe të njohjes së saj nga 108 vende të bashkësisë ndërkombëtare, atë e konsideron "provincë serbe" (sipas Kushtetutës së Serbisë në fuqi të vitit 2006).

Po ashtu, duhet të jesh i "shpërlarë" nga truri, nga të gjitha dhembjet shpirtërore dhe nga ndjenjat humane, njerëzore dhe atdhetare, që presidentes ose kryeministrit të Kosovës (Atifete Jahjagës dhe Hashim Thaçit), t'u propozosh, që të vejnë në Beograd për t'u përqafuar me çetnikët nacionalshovinistë të "moderuar" (bashkëpunëtorë dhe bashkëveprimtarë të ngushtë të kriminelëve Vojislav Sheshel dhe Slobodan Milosheviq): Tomislav Nikoliq (president), Aleksandar Vuçiq (kryeministër) dhe Ivica Daçiq (minister i jashtëm), pas gjithë asaj që ndodhi në Kosovë: varrezat masive, reprezaliet, terrori gjenocid, dhunimet, ekzodi masiv i mbi 1 milion shqiptarëve, si shkak dhe pasojë e agresionit dhe e pushtimit barbar çetnikio-fashist serb (1989-1999). Bilanci: mbi 10 mijë të vrarë dhe të masakruar, mbi 3 mijë të zhdukur dhe mbi 2000 femra të dhunuara..., si dhe krime të tjera dhe dëme matriale, si rrjedhim i djegjes shkrum e hi të Kosovës shqiptare.

Përkundër të gjitha këtyre veprave kriminale dhe gjenocidale, të dënueshme sipas të gjitha konventave, rezolutave, protokolleve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, si dhe të drejtës humanitare ndërkombëtare, edhe sot, Serbia antidemokratike me në krye kamarilën e "moderuar" shtetërore: Nikoliq, Vuçiq, Daçiq etj., jo vetëm që deri tani, nuk kanë kërkuar falje për kryerjen e krimeve dhe gjenocidit në Kosovë, nuk kanë kthyer viktimat e zhdukura, si dhe nuk kanë paguar reparacionet e luftës për të gjitha dëmet e shkaktuara në Kosovë, por përmes ndërmjetësimit të BE-së, po luftojnë që ta copëtojnë dhe rikolonizojnë pjesën veriore të Kosovës, me qëllim, që të krijojnë një Republika srpska sikure atë që me gjenocid e krijuan në Bosnjë(2005).

Përveç kësaj, qeveria, presidenca,kuvendi dhe titullarët e tyre më të lartë shtetërorë siç janë presidenti, Tomislav Nikoliq, kryeministri Aleksandër Vuçiq, ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq etj, qe 16 vjet rresht, edhe sot pas pavaresimit të Kosovës më 17 shkurt 2008, botërisht pohojnë se kurrë nuk do e njohin Kosovën. Këtë qëndrim dhe koncept të politikës strategjike të tyre e mbështesin, edhe në Kushtetutën e Serbisë së vitit 2006, ku thuhet se "Kosova është province e Serbisë" !!!

Në lidhje me këtë shtrohet kjo pyetje, atëherë, cili është interesi politik shtetëror dhe kombëtar i Republikës së Kosovës, që presidentja Atifete Jahjaga apo kryeministri Hashim Thaçi a ministrant e tjerë të qeverisë së Kosovës, të "marrin yrysh" për të vizituar Beogradin(metropolin e dikurshëm kolonizues të Kosovës shqiptare), para se Serbia ta njohë Republikën e pavarur të Kosovës?

Në këtë pikëvështrim nuk ekziston kurrfarë interesi reciprok, atëherë nuk është e këshillueshme, as mençur, as e dobishme, të futet "koka në strajcë" dhe të shkohet në Beograd vetëm për të "shitur poza" para kamerave televizive dhe masmediave serbe të Beogradit kinëse për ta bindur Evropën dhe Amerikën sesa shqiptarët janë paqësorë! Ky është gabim i pakorrigjueshëm politik dhe diplomatik, edhe për Tiranën edhe për Prishtinën, të shkohet në Beograd, para se të krijohen kushtet normale të ndërsjella ndërmjet Serbisë, Shqipërisë dhe Kosovës.

Se vërtet, ende nuk janë krijuar rrethanat minimale për normalizimin dhe për bashkëpunimin ndërshtetëror midis Beogradit, Prishtinës dhe Tiranës, këtë e provoi edhe PROVOKIMI, DHUNA, RACIZMI dhe ANTISEMITIZMI SERB, jo vetëm me fjalë dhe brohortije "korale" të mbi 30 mijë spektatorëve në tribunën e stadiumit "Partizan" të Beogradit: "UBIJ, ZAKOLI DA SIPTAR NE POSTOJI" (VRIS, THERR, QE SHQIPTARE TE MOS KETE), por edhe me armë të ftohta (gurë, copa hekuri, copa betoni) dhe me mjete prioteknike, të hedhura në fushën e futbollit për ti lënduar dhe çorientuar futbollistët tanë të Kombëtares Kuqezi, të cilët me sjelljen e tyre njerëzore dhe me disiplinën profesionale, para gjithë Evropës botës së civilizuar dëshmuan virytet dhe cilësitë e tyre të larta si sportistë me renome botërore. Në këtë frymë, djelmoshat tanë kuqezi demonstruan lojë të shkëlqyeshme, të bukur dhe fer të futbollit modern plot dyzet (40) minuta. Kjo ishte ndër faktorët kryesorë, që i irritoi dhe i "çmendi" shikuesit ultrancionalistë serbë, të cilët për të mos pësuar disfatë ekipi i tyre, ata, pa asnjë penegesë nga policia dhe nga sigurimi serb, hyn në terren, që t'i "qëronin hesapet" me futbollistët shqiptarë, të cilët fal zgjuarësisë, guximit dhe gjakftohësisë së tyre, ia dolën që të shpëtojnë kokën e tyre nga kanonadat e copave të hekurta dhe të betonit etj., duke hyrë në tunelin e stadiumit, ku edhe aty përpalesn me forcat çetnike policore serbe, të cilat i sulmuan fizikisht deri në dhomat e zhveshjes së tyre.

Sa më sipër, shtrohet pyetja serioze dhe tejet shqetësuese, a nuk janë këto argumente të mjaftueshme, që Tirana zyrtare urgjentisht, t'i pezullojë marrëdhëniet diplomatike (në shkallë ambasadorësh) me Serbinë derisa politika, propaganda dhe diplomacia e Beogradit zyrtar të mos ndryshojë kursin e tyre ANTISHQIPTAR?

S'ka pajtim, as përqafim, as miqësi me Beogradin derisa Serbia të reformohet, të civilizohet dhe të demokratizohet si shtet evropian!

Çfarë diplomacie "e hollë-elastike" shqiptare është ajo, serbi "tullë betoni" në kokë shqiptarit midis stadiumit në Beograd, e disa analistë të krisur kryeminsitrit shqiptar, Edi Rama, i thonë, shko në Beograd dhe "binde" botën dhe "tullat e betonit" sesa shqiptarët janë paqësorë!? - Një sugjerim i këtillë, është jo vetëm diletant, cinik, por edhe idiotik dhe antihuman!

Derisa çetnikët fashistë serbë midis Beogradi, po ta fusin tullë betoni në kokë, e ti në sy të armikut dhe para gjithë botës po bëhesh paqësor, duke pritur nga UEFA, që ajo ta vërë drejtësinë në vijë se kush ishte fajtori dhe i pafajshmi, kjo nuk është kurrfarë politike as diplomacie racionale dhe e dobishme as në aspektin individual, as në atë kolektiv shtetëror kombëtar dhe ndërkombëtar, por është vetëkapitullim dhe dështim total i mendësisë dhe i aftësisë politike dhe diplomatike shqiptare.

Se në çfarë shkalle "evolutive" njerëzore, humane, pajtuese demokratike, paqësore dhe miqësore fqinjësore ka arritur logjika destruktive e çetnikëve fashistë serbomëdhenj, këtë e dëshmoi edhe vandalizmi dhe terrorizimi i tyre, duke i gjuajtur me gurë, me copa betoni, me copa hekuri, si dhe duke i ofenduar dhe kërcënuar nga tribunat e stadiumit mbi bazën e identitetit nacional : "Ubij, zakoli, da siptar ne posotoji".


-
Çfarë racizmi ky në sy të opinionit vendor, rajonal, evropian dhe botëror?!

- Kush duhet ta GJYKOJË këtë dukuri të shëmtuar nazifashiste?

-UEFA, BE-ja, Tribunali i Hagës apo Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë?
 
-Pse të shkohet vullnetarisht në "gojë të ujkut"?!

-Kur ai në vend të mikpritjes si mik, po të trajton si armik, duke ta futur tullë betoni në "lulë të ballit"!?

-Çfarë logjike racionale politike a sportive është kjo?

Të vetëviktimizohesh dhe të vetëposhtrohesh në mënyrë vullnetare para një armiku shekullor?! E më pas të kërkosh drejtësi nga UEFA, duke u treguar se nuk je fajtor, por paqësor?!

Prof. Dr. MEHDI HYSENI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
A DO TË KTHJELLOHEN BILE TASH VLLAZNIA JONË NË SHQIPNI NGA XHEVAT REXHAJ (10.17.2014)
DY MENDJE TË NDRYSHKURA SLLAVENga Prof. dr. ESHREF YMERI (10.17.2014)
KONFERENCË KUSHTUAR SHQIPTARËVE NË MAL TË ZINga FRANK SHKRELI (10.16.2014)
SIMBOLIKA E BEOGRADITNga GËZIM ALPION, Universiteti i Birminghamit, Angli (10.15.2014)
DAÇIÇ JEP DORËHEQJENNga ELIDA BUÇPAPAJ (10.15.2014)
KRENARI TË JESH KOMBËTARIST SI FUTBOLLISTËT E KOMBËTARESNga ARTUR VREKAJ (10.15.2014)
BARAZIA GJINORE SI NJË ÇËSHTJE NDËRKOMBËTARENga FRANK SHKRELI (10.14.2014)
KOSOVA NË QORRSOKAK – VETËM PERËNDIMI E NXJERRNga ELIDA BUÇPAPAJ (10.13.2014)
PAS FJALËVE TË MJERIMIT TË BALKAN AUTOR-itNga Prof. dr. ESHREF YMERI (10.13.2014)
MEDITIME NË NJË CEREMONI DEKORIMI - KRYENGRITJA E ZHABOKIKËSNga RESHAT KRIPA (10.13.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]