E Enjte, 03.28.2024, 11:21pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
Barometri diplomatik
NË BEOGRAD FITOI SHQIPËRIA, PËSOI SERBIA!
Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI

E Shtunë, 10.18.2014, 09:34pm (GMT+1)


*** Duhet të konstatojmë se brenda 15 vjeçarit të fundit, Serbia pësoi tri disfata fatale nga shqiptarët: Së pari, më 10 qershor 1999, Serbia pushtuese dhe gjenocidale kapitulloi në Kosovë, si rrjedhim i luftës çlirimtare kombëtare dhe antikoloniale të UÇK-së dhe i bombardimit të saj 78 ditor nga ana e Aleancës së Atlantikut Verior (24 mars 10 qershor 1999; së dyti, më 17 shkurt 2008, Kosova shpalli pavarësinë dhe njihet ndërkombëtarisht (deri tani e kanë njohur 108 shtete të bashkësisë ndërkombëtare) si shtet i pavarur dhe sovran: së treti, fitorja e Kombëtares Shqiptare kundër Serbisë me rezultatin 3:0 në Beograd, më 14 tetor 2014, për shkak se ultrancionalistët me ndërhyrjen dhe me barbarizmat e tyre, duke i ofenduar dhe sulmuar fizikisht futobollistët shqiptarë, ndikuan që ndeshja të ndërpritej në minutën e 40, para së të përfundonte pjesa e parë.

Çdo rezultat dhe vendim tjetër nga ana e UEFA-s, do të ishte padrejtësi ndaj ekipit shqiptar, si dhe shkelje flagrante e rregullave, e normave dhe e standardeve të saj.
 
*** Vërtet, nga ajo që demonstruan në terren, veç futbollit të shkëlqyerë dhe cilësor të rangut evropian, djelmoshat e Kombëtares Kuqezi, dëshmuan edhe urtinë, guximin, dinjitetin, krenarinë në mbrojtjen e identitetit të vet-FLAMURIT TË SHQIPËRISË ETNIKE, gjë që me këtë rast, dëshmuan para gjithë botësë se janë atdhetarë, politikanë, ushtarë dhe diplomatë më të zotë dhe më largpamës sesa garniturat e sotme politike në pushtet, të cilat qe 25 vjet, ende nuk kanë pasur guximin, që ta riaktualizojnë për zgjidhje problemin kolonial të SHQIPËRISË ETNIKE në Ballkan. Turp!
* * *
Për fat të keq në ndeshjen Serbi Kosovë në Beograd, më 14 teteor 2014, nuk pati lojë fer, miqësore dhe paqësore futbolli, por dhunë dhe terrorizim mbi futbollistët e Kombëtares Shqiptare nga ana e tifozëve ekstremistë nazifashistë dhe nga ana e pjesëtarëve të forcave të sigurisë, që pa asnjë të drejtë dhe, pa u pengua nga askush hynë në fushën e stadiumit, ku me mjete të forta betoni, me gurë, me copa të hekurit etj. çetniko-fashistët e Slobodan Milosheviqit mbi futbollistët e Kombëtares Shqiptare!


Shpërfaqja e fuluturakes pa pilot(Dronit) me Flamurin e Shqipërisë Etnike me dy kryefigurat kombëtare të themelimit të saj, Ismail Qemali dhe Isa Boletini (28 Nëntor 1912) në stadiumin e futbollit "Partizan" të Beogradit, më 14 tetor 2014, ku zhvillohej ndeshja ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë për kualifikimet e kampiontatit europian 2016 në futboll, nuk ishte shkaktar i ndërprerjes së kësaj ndeshjeje, por Provokimi i egër vandalist dhe racist i spektatorëve çetniko-fashistë, të cilët nga tribuna në kor brohorisnin parulla linçuese, vrastare dhe antisemitiste kundër shqiptarëve: " Ubij kolji da siptar ne postoji" (Vris, therr që shqiptar të mos ketë) etj. Ata nuk u mjaftuan vetëm me kaq, por me të filluar ndeshja, hidhnin fishekzare, mjete të forta (gurë, copa hekuri dhe betoni etj.) dhe pirotkenike etj.

Në çastin, kur fluturakja me flamurin e Shqipërisë Etnike zbriti në fushën, ku zhvillohej loja, me dhjetra e dhjetra tifozë serbë, të qartur si bishat e uritura për të copëtuar viktimën e tyre, vërshuan në terren së bashku me pjesëtarët e forcave të sigurisë serbe, të cilët sulmuan fizikisht futbollistët e Kombëtares Shqiptare Kuqezi për shkak se djelmoshat tanë-heronj me trimëri, me dinjitet dhe me krenari ua morën nga dora rrëmbyese futbollistëve serbë Flamurin e Shqipërisë Etnike dhe, duke u kacafytur dhëmb për dhëmb me ta dhe me tifozët e tyre çetniko-fashistë, e mbrojtën që të mos shkyhej dhe të mos përdhosej nga futobollistët dhe nga tifozët serbë, që kishin hyrë në fushën e lojës për t'i "qëruar hesapet", duke përdorur dhunën dhe forcën brutale ndaj futbollistëve tanë, të cilët m'u sikurse Isa Boletini dhe Ismail Qemali, e mbrojtën Flamurin e Shqipërisë Etnike në stadiumin "Partizan" të Beogradit, më 14 tetor 2014 në ndeshjen kualifikuese me Serbinë për kampionatin europian të futobollit më 2016.
Mirëpo, kjo rezistnecë dhe heroizëm i futobollistëve të Kombëtares Kuqezi në mbrojtjen e Flamurit të Shqipërisë Etnike, i egërsoi edhe më shumë banditët çetniko-fashistë serbë (me dhe pa uniforma policore), të cilët nuk u mjaftuan vetëm me sjelljet e tyre brutale në terren, por me t'u ndërprerë ndeshja në minutën e 40-të të pjesës së parë, vazhduan sulmin e tyre, duke i goditur lojëtarët tanë, gjatë hyrjes në tunelin për në dhomat e zhveshjes së tyre në stadiumin "Partizan".

Si shkak i rrezikimit të drejtpërdrejtë të jetës së futbollistëve tanë, stafi drejtuesi i Kombtares Shqiptare me të drejtë kërkoi nga delegati i UEFA-së, që të boshatisej tërë stadiumi nga tifozët serbë, me qëllim që të vazhdonin pjesën tjetër të lojës së ndërprerë. Mirëpo, në mungesë së arritjes së një pëlqimi të tillë me stafin udhëheqës së Federatës serbe, Kombëtarja Kuqezi me në krye presidentin e Federatës Shqiptare, Armando Duka, nuk pranoi që në rrethana të tilla tensionuese, terrorizuese dhe konfliktuoze, që rrezikonte jetët e lojëtarëve tanë, të vazhdonte loja me ekipin e futbollistëve të reprezentacionit të Serbisë. Ky ishte vendim i arsyeshëm dhe plotësisht i drejtë ngase më nuk kishte kurrfarë kushtesh për të vazhduar loja, të cilën shovinistët dhe ultranacionalistët serbë e kishin shndërruar në një luftë të pashmebullt politike, terrorizuese hakmarrëse kundër shqiptarëve, me ç'rast i lëndojnë katër futbollistë të Kombëtares Kuqezi.

Ky ishte turpi dhe fytyra e njëmendtë e destruktivitetit nacionalist çetniko-fashist serb në përmasa rajonale, evropiane dhe ndërkombëtare ngaqë një lojë sportive dhe fer nga ana e futbollistëve të Kombëtares Kuqezi, e kthyen në një skandal politik dhe diplomatik ndërshtetëror Serbi Shqipëri, duke e bërë objekt shqyrtimi jo vetëm për UEF-n, por edhe për Bashkimin Evropian (BE), ku Serbia me "reliktet" dhe me mitet e saj mesjetare vrastare dhe me politikën strategjike gjenocidale pushtuese të regjimit famëkeq fashist të Slobodan Milosheviqit, tanimë, është kandidat për të aderuar në BE si anëtar me të drejta dhe detyrime të plota.

Mirëpo, nëse ndodh një gjë e tillë, para se Serbia, të reformohet dhe të demokratizohet (t'i krijojë dhe t'i normalizojë marrëdhëniet me shtetet fqinje, pikëspari, duke e njohur Republikën e Kosovës) sikurse vendet e tjera evropiane-anëtare të BE-së, atëherë ardhmëria e popujve të Ballkanit, do të jetë jo vetëm një pikëpyetje e madhe, por edhe krejtësisht e zymtë për bashkëpunimin, për intergimin, për demokracinë, për stabilitetin, për sigurinë dhe për paqen në Ballkan.

Prof. Dr. MEHDI HYSENI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Barometri diplomatikTIRANA, URGJENTISHT, T'I PEZULLOJË MARRËDHËNIET DIPLOMATIKE ME BEOGRADIN!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (10.18.2014)
A DO TË KTHJELLOHEN BILE TASH VLLAZNIA JONË NË SHQIPNI NGA XHEVAT REXHAJ (10.17.2014)
DY MENDJE TË NDRYSHKURA SLLAVENga Prof. dr. ESHREF YMERI (10.17.2014)
KONFERENCË KUSHTUAR SHQIPTARËVE NË MAL TË ZINga FRANK SHKRELI (10.16.2014)
SIMBOLIKA E BEOGRADITNga GËZIM ALPION, Universiteti i Birminghamit, Angli (10.15.2014)
DAÇIÇ JEP DORËHEQJENNga ELIDA BUÇPAPAJ (10.15.2014)
KRENARI TË JESH KOMBËTARIST SI FUTBOLLISTËT E KOMBËTARESNga ARTUR VREKAJ (10.15.2014)
BARAZIA GJINORE SI NJË ÇËSHTJE NDËRKOMBËTARENga FRANK SHKRELI (10.14.2014)
KOSOVA NË QORRSOKAK – VETËM PERËNDIMI E NXJERRNga ELIDA BUÇPAPAJ (10.13.2014)
PAS FJALËVE TË MJERIMIT TË BALKAN AUTOR-itNga Prof. dr. ESHREF YMERI (10.13.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart�]