E Enjte, 04.25.2024, 10:37am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
LETRA IME PËR MAJA KOCIJANCIC
Nga UK LUSHI

E Hënë, 10.20.2014, 07:28am (GMT+1)


Letër Maja Kocijancicit"”Zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton

maja.kocijancic@ec.europa.eu
E nderuara zonja Kocijancic,

Po ju shkruaj për të shprehur zhgënjimin tim të thellë me deklaratat tuaja për mjetet e informimit lidhur me ndeshjen e ndërprerë kualifikuese për Kampionatin Europian mes Serbisë dhe Shqipërisë, luajtur me 14 tetor 2014 në Beograd. Si njeri i cili ka humbur pesë anëtarë të familjes (tre dajë me dy djemë të tyre), të gjithë të ekzekutuar me gjakftohësi nga policët serbë në prill të vitit 1999 në Gjakovë vetëm pse ishin shqiptarë, ndihem i lënduar dhe tronditur nga qëndrimet tuaja të padrejta dhe pro-serbe.

Kam përjetuar terrorin e pushtimit serb mbi lëkurën time për gati njëzet vjet deri me 1991 kur u detyrova të lëshoja qytetin tim të Prishtinës dhe të jetoja si refugjat për pesë vjet atje. Ndërsa në Gjermani unë pashë me sytë e mi guximin e gjermanëve të pranonin fajin për krimet e tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe si ata bashkëpunuan me botën progresive derisa Gjermania u denacifikua. Serbia duhet të bëjë të njëjtën gjë për të hequr njollat e pastrimit etnik dhe vrasjeve masive në Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe Kosovë, krime këto të kryera para syve të Europës në vitet 1990. Prej vitit 1997 unë jetoj në SHBA dhe si shtetas amerikan jam çdo ditë dëshmitar se si Bashkimi i Shteteve Amerikane trajton secilin qytetar njëjtë pavarësisht përkatësisë etnike dhe/ose racore. A nuk është kjo ëndërra e Europës gjithashtu, zonja Kocijancic?

Jam posaçërisht i zemëruar dhe tmerruar që ju, në cilësinë e zëdhënëses së Europës, nuk i keni dënuar thirrjet raciste të simpatizuesve serb: "t'i vrasim, t'i vrasim siftaret, derisa t'i zhdukim të gjithë." Zonja Kocijancic, a pajtoheni ju me vrasjen e të gjithë shqiptarëve?! A e dini ju, zonja Zëdhënëse e Europës, se para tetëdhjetë viteve turmat e Hitlerit kërkonin vrasjen e hebrenjëve sikur simpatizantët serb në Beograd dhe në më pak se dhjetë vjet rreth gjashtë milionë hebrenjë u masakruan në kampe përqëndrimi dhe dhoma gazi? A e dini zonja Kocijancic që "siftar" është emërtim fyes për shqiptarët sikur "zezak" për afrikano-amerikanët dhe nëse e thoni atë në SHBA mund të shkoni në burg?

Unë me origjinë dhe gjak jam shqiptar, ballkanas dhe europian. Me shtetësi jam amerikan. Por mbi të gjitha jam njeri dhe nuk është faji im që jam lindur nga prindër shqiptarë dhe, për më tepër, nuk besoj që njerëzit do të duhej të heshtinin"” siç keni bërë ju"”përballë thirrjeve fashiste që kërkojnë vrasjen time, të prindërve të mi dhe të popullit tim, vetëm dhe vetëm pse ne jemi shqiptarë.

Pa asnjë mëdyshje që unë dënoj fluturimin e banerit përmbi stadiumin e Beogradit, por askush nuk e di me siguri kush e bëri këtë. A nuk mendoni zonja Kocijancic që siguria"” para, gjatë dhe pas ndeshjes futbollistike"” ishte detyrë e qeverisë dhe shtetit të Serbisë?! Zonja Kocijancic, a nuk jemi të gjithë të pafajshëm derisa të mos provohet fajësia?! Si e dini ju kush e fluturoi flamurin?! Dhe edhe nëse fluturakja ishte veprim i papërgjegjshëm i një apo më shumë shqiptarësh, a e justifikon një akt I tillë nisjen e vrasjes së njerëzve nga njerëz të tjerë?! Pse nuk mundët ju të prisnit deri para se të finalizohet hetimi i ngjarjes?! Pse morët anë kur është e rëndësishme që t'u ndihmohet kokave të ftohta derisa të qetësohet gjithçka?!
Zonja Kocijancic,

Europa nuk është veç një bashkim formal. Ajo do të duhej të ishte një bashkim vullnetar që bazohet në drejtësi, barazi dhe vlera. Duke u bërë e anshme dhe duke u munduar ta merrni Serbinë me të mirë për cilatdo arsye politike (iracionale), ju keni tradhëtuar idealet europiane të paanësisë dhe ju duhet të jepni dorëheqje. Ju nuk e meritoni të vazhdoni të paguheni nga paratë e taksapaguesve europianë. Ju keni përkeqësuar një situatë tashmë të keqe dhe gjëja e vetme e mirë që mund të bëni t'u ndihmoni edhe serbëve edhe shqiptarëve të rigjejnë shtegun e pajtimit është t'i prezentoni Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri dorëheqjen tuaj sa më shpejt që është emundur. Nëse ju nuk e lironi vendin tuaj të punës si zëdhënëse, atëherë ju i tregoni botës që rroga juaj është më e rëndësishme se sa pajtimi i dy kombeve europiane. Ju do të dështoni si zyrtare dhe si njeri që vendos egon mbi rivendosjen e marrëdhënieve miqësore të serbëve me shqiptarët dhe Europën.
Me shpresë që do tëpranoni gabimet tuaja dhe do të veproni drejt dhe me dëshirat e mia më të mirapër Europën, zonja Kocijancic, unë mbetem sinqerisht i juaji,


Uk Lushi
New York, SHBA
16 tetor 2014


UK LUSHI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SERBIA E TRAJTON EDHE SHQIPËRINË ME FUSNOTËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.19.2014)
Barometri diplomatikNË BEOGRAD FITOI SHQIPËRIA, PËSOI SERBIA!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (10.18.2014)
Barometri diplomatikTIRANA, URGJENTISHT, T'I PEZULLOJË MARRËDHËNIET DIPLOMATIKE ME BEOGRADIN!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (10.18.2014)
A DO TË KTHJELLOHEN BILE TASH VLLAZNIA JONË NË SHQIPNI NGA XHEVAT REXHAJ (10.17.2014)
DY MENDJE TË NDRYSHKURA SLLAVENga Prof. dr. ESHREF YMERI (10.17.2014)
KONFERENCË KUSHTUAR SHQIPTARËVE NË MAL TË ZINga FRANK SHKRELI (10.16.2014)
SIMBOLIKA E BEOGRADITNga GËZIM ALPION, Universiteti i Birminghamit, Angli (10.15.2014)
DAÇIÇ JEP DORËHEQJENNga ELIDA BUÇPAPAJ (10.15.2014)
KRENARI TË JESH KOMBËTARIST SI FUTBOLLISTËT E KOMBËTARESNga ARTUR VREKAJ (10.15.2014)
BARAZIA GJINORE SI NJË ÇËSHTJE NDËRKOMBËTARENga FRANK SHKRELI (10.14.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]