VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ...AQ SA KA KRAHËT SHQIPONJA, KATËR VILAJETET TONA   Vargje poetike nga Lefter ÇipaNga Prof. dr. ESHREF YMERI

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 04:13pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
...AQ SA KA KRAHËT SHQIPONJA, KATËR VILAJETET TONA  
Vargje poetike nga Lefter Çipa
Nga Prof. dr. ESHREF YMERI

E Mërkurë, 10.22.2014, 07:45am (GMT+1)



    Në një njoftim të faqes internetike të gazetës "Panorama" me titull "Presidenca greke: Himara, Vorio Epir", të botuar më 18 tetor 2014, lexova këtë informacion:

    "Njoftim në faqen zyrtare të Presidencës greke për takimin e Papuliasit me një qytetare nga Himara. Presidenti priti 81-vjeçaren Pringu nga Himara e Vorio Epirit".

    Nga ky informacion mësohet, gjithashtu, se Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme, Qirjako Qirko, i ka kërkuar ambasadorit grek Rokanas heqjen e termit Vorio Epir nga faqja e Presidencës greke, pasi "ky term nuk është koncept politiko-administrativ në Republikën e Shqipërisë, ndërkohë që përdoret rëndomë në qarqe antishqiptare, të cilat, në kuadër të pretendimeve territoriale, identifikojnë me këtë term Shqipërinë e Jugut". Por rezulton se termi Vorio Epir nuk është lëvizur nga faqja zyrtare e Presidencës greke.

    Ã‹shtë për të vënë duart në kokë që Tirana zyrtare, gjatë gjithë këtyre viteve të pluralizmit politik, vazhdon të përdorë shprehjen "qarqe antishqiptare", një shprehje kjo e shpëlarë që i ka dalë boja me kohë e me vakt dhe që dëshmon për mjerimin politik ku shteti ynë e ka katandisur veten në sytë e opinionit publik mbarëshqiptar.

    Si është e mundur që Tirana zyrtare të deklarojë për qarqe antishqiptare, kur duket sheshit, ditën për diell, që në këtë mes kemi të bëjmë jo me "qarqe antishqiptare", por me politikë zyrtare greke, të kristalizuar, kundër Republikës së Shqipërisë. Presidenti Papulias është President i Republikës Greke dhe shprehet botërisht në faqen zyrtare të Presidencës greke se Himara është tokë greke. Të njëjtën gjë e ka pas deklaruar para disa vjetësh edhe paraardhësi i tij Stefanopulos:

 "A mund të lejojmë që në Himarën greke... dhe në Korçën vllaho-greke të mos ketë shkolla greke..?" (Gazeta "Republika". 25 shtator 2005, f. 8).
 
 Unë mendoj se përgjigjja që duhet t'i jepet jo vetëm Presidentit Papulias, por edhe kishës shoviniste greke, Kryeministrit grek, parlamentit grek dhe mbarë politikës shoviniste grekokaragjoze, është fare e thjeshtë:

 Presidenti i Republikës Bujar Nishani, në sallën e pritjeve solemne dhe në kabinetin e vet, prapa kolltukut të tij, të varë në mur hartën e Shqipërisë Etnike.

 Kryeministri Edi Rama, në sallën e pritjeve solemne dhe në kabinetin e vet, prapa kolltukut të tij, të varë në mur hartën e Shqipërisë Etnike.

 Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, në sallën e Kuvendit, në sfondin prapa kolltukut të tij, pranë flamurit kombëtar, të varë edhe hartën e Shqipërisë Etnike.

 Kryetari i opozitës Lulzim Basha, në sallën e madhe të selisë së Partisë Demokratike, në murin prapa kolltukut të tij, të varë hartën e Shqipërisë Etnike.

 Dhe në të katra hartat, të shkruhen përsipër tyre, me shkronja ari, dy vargjet e mësipërme lapidare të një strofe nga një poezi e poetit mitik Lefter Çipa, e këtij zëri të fuqishëm të Labërisë dhe të mbarë shqiptarisë që kërkon ribashkimin e trojeve tona etnike në një shtet të vetëm, me një stemë dhe me një flamur.

 Këto katër figura kryesore të politikës së sotme shqiptare, le ta varin hartën e Shqipërisë Etnike dhe të mos u trembet syri hiç, se kanë me vete mbarë popullin shqiptar të të gjitha trevave etnike, kanë me vete rininë mbarëshqiptare, që e përfaqësuan aq denjësisht futbollistët tanë trima, të cilët, me aq burrëri shqiptare, morën në mbrojtje flamurin e Shqipërisë Etnike në mes të bishave fashiste serbogreke në stadiumin e Beogradit.

 Jam i bindur që këta katër kryepolitikanë shqiptarë janë burra të vendosur, prandaj, përballë aleancës së ndërkryer sllavogreke kundër etnisë shqiptare, siç u demonstrua më 14 tetor 2014 në Beograd, kanë rastin ta tregojnë vendosmërinë e tyre që të lënë emër në histori.

San Diego, Kaliforni
21 tetor 2014


Prof. Dr. ESHREF YMERI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PAPA PALI VI PËR SHQIPTARËT DHE KARRIGA BOSH E SHQIPËRISË NË OKBNga FRANK SHKRELI (10.21.2014)
LETRA IME PËR MAJA KOCIJANCICNga UK LUSHI (10.20.2014)
SERBIA E TRAJTON EDHE SHQIPËRINË ME FUSNOTËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.19.2014)
Barometri diplomatikNË BEOGRAD FITOI SHQIPËRIA, PËSOI SERBIA!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (10.18.2014)
Barometri diplomatikTIRANA, URGJENTISHT, T'I PEZULLOJË MARRËDHËNIET DIPLOMATIKE ME BEOGRADIN!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (10.18.2014)
A DO TË KTHJELLOHEN BILE TASH VLLAZNIA JONË NË SHQIPNI NGA XHEVAT REXHAJ (10.17.2014)
DY MENDJE TË NDRYSHKURA SLLAVENga Prof. dr. ESHREF YMERI (10.17.2014)
KONFERENCË KUSHTUAR SHQIPTARËVE NË MAL TË ZINga FRANK SHKRELI (10.16.2014)
SIMBOLIKA E BEOGRADITNga GËZIM ALPION, Universiteti i Birminghamit, Angli (10.15.2014)
DAÇIÇ JEP DORËHEQJENNga ELIDA BUÇPAPAJ (10.15.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]