VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Barometri diplomatik
RACIZMI SERB DHE POLITIKA E UEFA-s E VRANË DREJTËSINË DHE SPORTIN EVROPIAN
Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI

E Djelë, 10.26.2014, 07:01am (GMT1)


*** UEFA's dirty political decision didn't punish Serbian barbarism, racism and fascism against Albanian footballers. That's injustice and scandalous political decision disrupts European justice and sport and poisons relations between Albania and Serbia.

*** Vendimi politik, antijuridik, antisportiv dhe antishqiptar i UEFA-s, nxjerr në shesh të vërtetën se edhe "sporti është politikë e thellë". Ai që e kupton ndryshe, në të njëjtën kohë bën dy gabime, do të thotë nuk e njeh as sportin e as politikën.

*** Të dënohen dhe të gjobitën futbollistët e Kombëtares Shqiptare, jeta e të cilëve u rrezikua nga ushtrimi i dhunës fizike, nga mjetet e forta (copa hekuri e betoni) dhe nga mjetet piroteknike të çetnikëve racistë dhe fashistë, të cilët vërshuan fushën e futbollit pa u penguar nga policia dhe nga sigurimi serb, që edhe këta u involvuan në rrahjen e futbollistëve shqiptarë, ky është turpi më i madh dhe gabimi i pafalshëm i "gjykatësëve" të UEFA-s, të cilët me vendimin e tyre proserb e kompremetuan dhe e vranë humanizmin, sportin dhe drejtësinë evropiane. Turp!

*** Më 24 tetor 2014 në Bruksel "Komisioni disiplinor i UEFA-s ka vendosur që ndeshjen Serbi-Shqipëri ta regjistrojë me rezultat zyrtar 3:0 në favor të serbëve. UEFA e ka marrë vendimin e saj për ndeshjen Serbi Shqipëri, e, cila u ndërpre para kohe pasi huliganët serbë u futën në fushë. UEFA ka vendosur t'i japë fitoren 3 0 Serbisë. Kurse, Shqipëria dënohet me 100 mijë euro gjobë. Kurse, Serbisë i janë hequr tre pikë dhe dy ndeshjet e radhës si vendas do t'i luaëj pa pranin e publikut."// http://lajmpress.com/sport/40808.html//.

Nuk ka asnjë fije dyshimi se ky vendim në favorin e Serbisë, është absurd, i padrejtë, amoral dhe antiligjor, që bie ndesh, jo vetëm me rregullat dhe me standardet e UEFA-s, të FIFA-s, por edhe me ato të së drejtës humanitare ndërkombëtare, sepse haptazi para gjithë botës mbështet dhunën, racizmin dhe fashizmin serb, të demonstruar në Beograd, më 14 tetor 2014, në ndeshjen futbollistike Serbi-Shqipëri për kualifikimet e kampionatit Evropian të vitit 2016.

Edhe ky vendim politik antishqiptar i UEFA-s, na bind thellësisht se "sporti është politikë e thellë", që përfill interesa politike të aktorëve të ndryshëm qoftë me karakter rajonal, evropian apo ndërkombëtar.

Pse UEFA e politizuar e përqafoi racizmin dhe fashizmin serb?!

As Federata Shqiptare e Futbollit e as shteti shqiptar, nuk duhet pranuar kurrë vendimin politik të UEFA-s, sepse është viktimë e terrorizmit, e racizmit, e barbarizmit dhe e fashzmit politik të Serbisë, jo e dy-tre apo të një grupi huliganësh, sepse mbi 30 mijë shikues në tribunat e stadiumit, që dogjën flamurin shqiptar dhe brohorisnin në kor "vrasje, therrje dhe shfarosje" "Ubij, zakolji da siptar ne postoji", të gjithë shqiptarëve. Ata nuk ishin vetëm disa huliganë, por çetnikë racistë dhe fashistë, të përgatitur, të orkestruar dhe të mobilizuar psikologjikisht, fizikisht dhe politikisht, që të ofendonin mbarë kombin shqiptar dhe që fizikisht, t'i "qëronin hesapet" me futbollistët e Kombëtares Shqiptare, të cilët, në këtë rast ishin viktimë e trefishtë e politikës, sepse në asnjë mënyrë Federata Shqiptare e Futbollit nuk do të duhej të pranonte shortin e UEFA-s, që Shqipëria, të luante në të njëjtin grup të kualifikimeve me Serbinë fashistoide, e cila, jo më larg se dy dekada të shkuara bëri gjenocid dhe terror ndaj shqiptarëve në Kosovën e Shqipërisë Etnike (1989-1999).

Ky është gabimi kryesor i UEFA-s, që ka hedhur një short të tillë për Shqipërinë dhe Serbinë, duke ditur se tensionet politike të këtyre dy shteteve janë më se evidente ngase Serbia, as sot, Kosovën nuk e njeh si shtet të pavarur, por ende e kosnideron si koloni të dikurshme të saj. Kështu thotë, edhe Kushtetuta e saj e vitit 2006, në premabulën e së cilës, thuhet se "Kosova është province e Serbisë". Kështu, në këtë frymë, përditë "llomotisin" kamarila zyrtare e Serbisë( Tomislav Nikoliq, president, Aleksander Vuçiq, kryeministër, Ivica Daçiq, minister i Jashtëm) se "kurrë nuk do ta njohin Kosovën".

Po, çfarë drejtësie është ajo, cilit shekull i përket ajo farë "drejtësie sportive " e michel platinëve, edhe të jesh i rrahur, i lënduar (katër futbollistë të lënduar), i kërcënuar me rrezik jete, i ofenduar mbi bazën nacionale (Ubij zakolji, da shiptar ne postoji), edhe të jesh i detyruar të paguash gjobë, jo më pak se 100.000 mijë euro për racizmin, për barbarizmin dhe për fashizmin e huaj serb, kjo është lufta kundër çdo racizmi në botë?!
Të braktiset UEFA, nëse nuk ndryshon vendimin e gabuar politik!

Pavarësisht nga reperkusionet e këtij vendimi arbitrar politik në dobi të racizmit serb, Federata Shqiptare e Futbollit, përkatësisht Shqipëria, duhet ta apelojë prerazi në instanaca më të larta gjyqësore brenda dhe jashtë UEFA-s.

Nëse, në rastin më të skajshëm nuk ndryshohet një vendim i tillë antiligjor, antihuman, antipaqësor dhe antisportiv, atëherë Shqipëria, duhet ta braktisë UEFA-n në tërësi derisa ky institucion i lartë me kompetencë për sportin evropian, të mos pësojë ndryshime radikale reformuese sportive, duke u freskuar me kuadro të reja përkatëse profesioniste në vend të michel platinëve të burokratizuar dhe të korruptuar, të cilët me vendimin e miratuar për ndëshkimin e Kombëtares Shqiptare të Futbollit në favorin e dhunës, të agresivitetit dhe të racizmit serb, dëshmuan njëanësinë, subjektivizimin, padrejtësinë, në vend se të dëshmonin humanizmin, drejtësinë, racionalizmin dhe objektivitetin e tyre në kultivimin dhe në mbrojtjjen e standardeve dhe të vlerave të avancimit dhe të afrimimit të sportit evropian dhe atij ndërkombëtar paqësor.

Nuk ka asnjë dilemë se michel platinët burokratë me vendimin e tyre të gabuar politik dhe antijuridik ndikuan në ringjalljen e urrjetjes dhe të armiqësisë politike dhe fqinjësore të shqiptarëve dhe të serbëve, duke devijuar kështu nga strategjia dhe agjenda parësore dhe paqësore e misionit të sportit në afrimin e njerëzve, të popujve dhe të vendeve evropiane.

Fundja, nëse UEFA nuk e ndryshon këtë vendim diskriminues ndaj palës shqiptare, atëherë, duhet "falënderuar" atë , duke e braktisur demonstrativisht para gjithë botës atë institucion të politizuar nga ana e Michel Platinit dhe e mbështetësve të tij burokratë.
 
Verdikti politik i UEFA-s përligj racizmin dhe fashzmin serb

Ky vendim i ndyrë politik, i padrejtë nuk ka asnjë lidhje me sportin, por përligj politikën mafioze, raciste dhe fashiste të Serbisë, e cila në vend se të ndëshkohej nga UEFA, ajo shpërblehet dhe mbrohet legalisht para gjithë Evropës dhe, në sy të gjithë botës. Ky vendim është i padrejtë, i turpshëm dhe i papranueshëm edhe për sportin shqiptar, edhe për atë evropian dhe për atë boteror, sepse ka vetëm karakter politik , që legalizon dhe justifikon ushtrimin e dhunës, të racizmit, të barbarizmit dhe të fashizmit serbomadh, të demonstruar në fushën e futbollit në stadiumin "Partizan" të Beogradit kundër futobollistëve të Kombëtares Shqiptare, me 14 tetor 2014.

Prandaj, një vendim të ketillë antisportiv dhe antishqiptar, nuk duhet pranuar as FSHS-së e as shteti shqiptar, sepse kjo do të thoshte viktimizim dhe dënim i dyfishtë për sportin dhe për Shqipërinë.

Atë vendim të ndyrë politik proserb të UEFA-s, i cili vrau sportin dhe drejtësinë evropiane, Michel Platini mund ta "shesë" vetem në Beograd, askund tjetër në botë, sepse është i padrejtë dhe në funskion të përligjjes se dhunës, të racizimit dhe të fashizmit serbomadh, që nuk ka të bëjë me asnjë SPORT EVROPIAN e as BOTËROR. Ndaj, Aleanca Kuq e Zi në Tiranë, me të drejtë ka apeluar,që të gjithë shqiptarët të ngrihen në këmbë kundër një vendimi të tillë politik të UEFA-s, që pa asnjë të drejtë e ndëshkoi FSHS-në, përkatësisht Shqipërinë, duke e amnistuar racizmin, barbarizmin dhe fashizmin e Serbisë.

"UEFA sot i tha PO racizmit"!

Së fundi, ky koment imi, nuk do të konsiderohej i plotë, po të mos citoja edhe këtë vlerësim të ekuilibruar denoncues të kryetarit të komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti (patriot, atdhetar, demokrat dhe vizionar), i cili me objektivitet kritik kundërshtoi vendimin politk absurd të UEFA-së në dëm të Kombëtares Shqiptare, si dhe të sportit evropian.
-Ja teksti integral i kryebashkiakut të Prishtinës, Shpend Ahmeti, publikuar në FB:
" Si duket reagimi histerik i qeveritarëve serbë pas lojës me akuza për terrorizëm e deri të konspiracionet për vëllaun e Rames paten sukses. Tentimi i palës shqiptare që ta përqafojë Serbinë me vizitë me arsyetimin se "kështu na don Evropa" dështoi në mënyrë spektakolare. E për reagimin e Kosovës zyrtare as që po flas, sepse nuk ka pas.

Tentimi i UEFA-s për ta balancuar dënimin është edhe njëherë tentim për ta qetësuar Serbinë sepse ata duhet akomoduar, duke pranuar kështu fashizmin si diçka që duhet heshtur e jo diçka që duhet luftuar.

UEFA sot i tha PO racizmit. Qëndrimi zyrtar shtetëror me insistimin në vizitën e Ramës Beogradit, relativizoi dhunën. E kosmpolitët e barazuan fajin. Ndërsa unë dhe shumë të tjerë mbesin në shpresë se një ditë do të jemi ne gjendje të flasim me një zë kundër racizmit, fashizmit dhe poshtërimit. Ne fakt jam I bindur se ajo kohë po vjen dhe atëherë do të bëhemi evropianë.

E sot Balaj duhet të të kërkojë falje që e prishi karriken me kokë, Cana që e goditi këmbën e tifozit me stomak e Xhaka që e goditi grushtin e tifozit me fytyrë."

Prof. Dr. MEHDI HYSENI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.