E Djelë, 08.18.2019, 05:42pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
QOFSH GJITHMONË FAQEBARDHË SABRI MAXHUNI
Nga FRANK SHKRELI

E Mërkurë, 10.29.2014, 07:58am (GMT+1)


 Ditët e fundit, media të ndryshme në Shqipëri dhe në Kosovë kanë njoftuar lajmin e mirë se biznesmeni nga Kosova, Sabri Maxhuni u ka propozuar autoriteteve në Tiranë dhe në Shkodër restaurimin e shtëpisë, tanimë në shëmbje e sipër, ku ka jetuar poeti i madh i kombit shqiptar, At Gjergj Fishta.  Sabri Maxhuni ka deklaruar për median se projekti është gati për restaurimin e shtëpisë së Fishtës dhe se ai është i gatëshëm madje edhe të financojë të gjithë projektin. Ai citohet nga mediat të ketë deklaruar se "Kam bërë projektin se si duhet restauruar shtëpia e At Gjergj Fishtës, gjithmonë duke ruajtur origjinalitetin ashtu siç ka qenë”, ka thënë ai.   “Kemi mundësinë për të bërë financimin për restaurimin e saj, prandaj unë besoj se nuk duhet të kemi ndonjë pengesë për këtë", ka shtuar Sabri Maxhuni. Megjithëse, përsëri sipas lajmeve të fundit në lidhje me këtë propozim, biznismeni nga Kosova nuk ka marrë ende asnjë përgjigje nga autoritetet përkatëse, dmth. nga Ministria e Kulturës në Tiranë dhe nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare në Shkodër.

Le të shpresojmë siç mendon edhe Sabri Maxhuni se autoritetet përkatëse në Tiranë dhe ato në Shkodër të mos bëhen shkak i ndonjë vonese ose largo Zot, i mos aprovimit të propozimit të biznismenit nga Kosova për restaurimin e shtëpisë së At Gjergj Fishtës, që në të vërtetë duhej të ishte ndërmarrë me kohë nga vet këto autoritete.  A mund të quhet, ai që thuhet se është mos reagimi i deritanishëm i autoriteteve ndaj këtij propozimi të Sabri Maxhunit,një mos interesim zyrtar apo një zvarritje burokrate ndaj kësaj çështjeje?

Duket se biznismeni nga Kosova, Sabri Maxhuni, ndryshe nga autoritetet përkatëse që duhej të kishin ndërhyrë shumë më heret për restaurimin e shtëpisë-muze -- e ndërmori këtë projekt i shtyrë nga ndjenjat e tija atdhetare, në mirënjohje të kontributit të At Gjergj Fishtës, poetit të mbarë kombit, dhe mbrojtësit të flakët të të drejtave të shqiptarëve në trojet e veta.   Në mirënjohje dhe në kujtim të At Gjergj Fishtës, të alfabetit të gjuhës shqipe dhe të veprave  të shumëta letrare e sidomos të epopesë kombëtare,  Lahutës së Malësisë, të kësaj kënge, që sipas At Daniel Gjeçajt, “Ashtë kanga që të ban të thithish ajrin e kulluet të maleve arbnore, gjithmonë të lira. Ashtë gurra që rrjedhë nga dejtë e tokës sonë e që kurrë nuk shterret, sado llagemi a tërmeti të trondisë në themel alpet e mjelluna me kulla-shkamb të Shqiptarit”.  At Daniel Gjecaj vazhdon në parathanjën e Lahutës së Malësisë se kjo vepër e At Gjergj Fishtës, “ashtë shkolla e votrës gjyshore, ku rreth zjarmit mikpritës u ruajt deri më sot ndera, burrënia e virtyti, besa, trimënia, dashunia për vatan, shpirtmadhësia dalluese e racës , bujaria, ideali i pazhigla e i prem: me nji fjalë, bërthama e thelbi i nji kombi që s’vdes derisa “Lahuta” të këndohet, e të ndiqet (si shembull) heroizmi i Oso Kukës, vendosmënia e Ali Pashës, bashkimi i Lidhjes së Prizrenit, trimënia e Dragonjve legjendarë në Bigë të Shalës, fëtyrat historike në Rrzhanicë, Qaf-Hardhi, Sutjeskë e Deçiq, dashunia e vetmohimi i Patër Gjonit, guximi e burrnia e Dedë Gjo’ Lulit, fisnikëria e virtyti mashkulluer i Tringës”, shkruante At Daniel Gjeçaj në paraqitjen e botimit të Lahutës më 1958 në Romë.
At Gjergj Fishta ka pësuar fatin e keq si pothuaj asnjë poet e shkrimtar i rangut të tij, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në mbarë botën.  I përjashtuar në mënyrën më mizore nga letërsia ku iu mohua vepra, siç shkruan edhe Ernest Koliqi, ekzaktërisht  mu, “prej atij kombi të cilit ia qiti në pah fisnikinë e ia skaliti në vargje të pavdekshme tiparet e tij…një përdhunim historik ky i cili u krye zyrtarisht në emën të kombit, nga nji pakicë që shkruan e resitë, vendosë  e leçitë pa lejue shumicën me çelë gojë….”   Fatkeqsisht, ky trajtim ose më mirë të thuhet ky “përdhunim historik” ndaj poetit kombëtar, At Gjergj Fishtës vazhdon edhe sot një çerek shekulli pas shëmbjes së komunizmit, ndërkohë që politikanët-historianë të regjimit të Enver Hoxhës, të cilët gjithnjë vazhdojnë të shkruajnë historinë e kombit shqiptar, i referohen atij me epitet fyese si “fashist” e “tradhëtar’’.  Këto epitete fyese nga historianë aparatçikë të një ideologjie anti-shqiptare në këtë periudhë të historisë kombëtare -- për një burrë, i cili si pothuaj asnjë tjetër, me pendë e me mendje, me veprat e tija letrare dhe nepër konferenca ndërkombëtare të kohës dhe në një periudhë aq të vështirë dhe aq të turbulltë të historisë së kombit shqiptar – nuk shkojnë në dobi të interesave kombëtare as nuk i sjellin imazh të mirë Shqipërisë së sotëme, vend-kandidat për antarësim në Bashkimin Europian dhe as kombit shqiptar.
Kemi të bëjmë me një burrë patriot i cili në Konferencën e Paqës më 1919 nuk kishte frikë t’i tregonte Europës se kush janë shqiptarët dhe ku para botës së atëhershme ai me guxim mbrojti të drejtat e shqiptarëve si akush deri atëherë, por mund të thuhet si askush deri më sot.   Ai foli për një familje të madhe trako-ilire e vendosur prej brigjeve gjëmuese të Euksinit e deri në borën e amshueshme të Alpeve Julie e deri ndër karmat e thepisura të Karpateve, familje kjo sipas tij,“në namë e në za në histori të fiseve dhe të kombeve”.   Ai i tha Konferencës së Parisit se nga kjo familje rrjedhë kombi i sotëm shqiptar, duke theksuar se “Ky popull asht bash ai populli i vogël shqiptar, aq pak i njohun dhe aq zi i gjykuem në Europë.  I vjetër sa fosilet, sa stalaktitat e shpellave jehuese të maleve të veta vigane, dhe i lindun të thuesh prej vetë rrënjeve të vjetra, ai asht sot zot autokton i pakundershtueshëm i tokave të veta.”

Biznismeni nga Kosova, Z. Sabri Maxhuni, i cili ka ndërmarrë përsipër restaurimin e shëpisë së këtij patrioti të kombit shqiptar, shtëpisë ku ka jetuar Fishta, sepse ai mendon ndryshe nga të ashtuquajturit historianë shqiptarë dhe  trajtimit të keq që i është bërë nga ata për një gjysëm shekulli,  At Gjergj Fishtës dhe veprës së tij.   Jam i sigurt se Sabri Maxhuni  është shtyrë të ndërmarrë një projekt të tillë patriotik, sepse ai si edhe shumë të tjerë e vlerësojnë At Gjergj Fishtën për meritat dhe kontributet e tija historike ndaj Atdheut dhe kombit dhe si një njeri që ishte përherë i gatëshëm për të punuar në dobi të interesave kombëtare të shqiptarëve.  Si  vlersim për atdhetarin, letrarin, por edhe fetarin i cili, si askush tjetër i doli zot lirisë, pavarsisë dhe të drejtave të kombit shqiptar në trojet e veta, por njëkohësisht i harruar dhe i denigruar nga vetë kombi të cilin e mbrojti dhe të cilit i këndoi me qa dashuri e pasion. 

Thonë se atdhedashuria tregohet me vepra. Sabri Maxhuni po e tregon atdhedashurinë e vet me nismën e tij për të restauruar shtëpinë ku ka banuar At Gjergj Fishta.  Sikurë ai don të paralajmërojë se, për një arsye ose për një tjetër, autoritetet përkatëse në Tiranë dhe në Shkodër mund t’i qesin probleme në zbatimin e këtij projekti, Z. Maxhuni në mënyrë diplomatike tha për median se “Kam bindjen se askush nuk ka arsye që të bëhet pengesë për restaurimin e shtëpisë” së At Gjergj Fishtës.  Ai i bëri thirrje Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë që për hir të brezit të ri të miratojë projektin për restaurimin e shtëpisë së Fishtës, duke thënë se, “Më vjen keq ta them, por mua më duket se rinia dhe fëmijët tanë nuk dinë për të madhin At Fishta”, tha Sabri Maxhuni.  Jam i bindur se çdo shqiptar kudo vlerëson nismën patriotike të Sabri Maxhunit dhe njëkohsisht bashkohet me ‘të, që për hir të brezit të ri dhe për hir të historisë kombëtare të shqiptarëve, autoritetet përkatëse në Tiranë dhe në Shkodër duhet të dalin faqebardhë dhe t’ia zbardhin emërin At Gjergj Fishtës dhe njëkohsisht t’i zbardhin edhe fëtyrën Shqipërisë duke miratuar pa asnjë vonesë projektin e biznismenit nga Kosova, Z. Sabri Maxhuni për restaurimin e shtëpisë së poetit kombëtar, At Gjergj Fishtës.
Mirënjohje dhe vlersime për nismën tuaj i nderuar Z. Sabri Maxhuni. Kjo është atdhedashuri e vërtetë! Qofsh gjithmonë me faqe të bardhë!



FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ARRESTIMI I ZOTIT HAJREDIN FRATARI - FLLUSKAT E SAPUNITNga RESHAT KRIPA (10.28.2014)
IDEJA E PUTINIT PËR RINEGOCIMIN E LUFTËS SË FTOHTË - PASOJAT E SAJ PËR RAJONIN E BALLKANITNga SHABAN MURATI (10.27.2014)
PËRSHËNDES MIQËSISHT GRUPIN POLIFONIK 'JEHONA LABE' - IU KUSHTOI KËNGË FUTBOLLISTËVE TANË TRIMANga Prof. dr. ESHREF YMERI (10.27.2014)
FUNDTETORI HUNGAREZ I VITIT 1956 THËRRET PËR REFLEKTIMNga PËRPARIM KABO (10.27.2014)
Barometri diplomatikRACIZMI SERB DHE POLITIKA E UEFA-s E VRANË DREJTËSINË DHE SPORTIN EVROPIANNga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (10.26.2014)
E VËRTETA NA BËN QYTETARË TË LIRËAta që kritikojnë gabimet e vendit të tyne, shpëtojnë shpirtin e nji kombiNga SAMI REPISHTI (10.25.2014)
ASGJË E RE NGA FRONTI I SERBISËNga SULEJMAN GJANA (10.25.2014)
25 VJET MË PARË RA MURI I BERLINIT DHE U SHEMB KOMUNIZMINga FRANK SHKRELI (10.23.2014)
...AQ SA KA KRAHËT SHQIPONJA, KATËR VILAJETET TONA   Vargje poetike nga Lefter ÇipaNga Prof. dr. ESHREF YMERI (10.22.2014)
PAPA PALI VI PËR SHQIPTARËT DHE KARRIGA BOSH E SHQIPËRISË NË OKBNga FRANK SHKRELI (10.21.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Gusht 2019  
D H M M E P S
        1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]