E Enjte, 03.28.2024, 09:52pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
NJË ZGJIDHJE KOMPROMISI PËR KOSOVËN PA PDK-në NË QEVERI
Nga AFRIM KRASNIQI

E Mërkurë, 10.29.2014, 03:13pm (GMT+1)




Zgjedhjet pozitive të qershorit në Kosovë ende nuk kanë arritur të krijojnë institucione. Parlamenti është jashtë funksionit, qeveria e vjetër vijon në detyrë në pritje të qeverisë së re, palët politike veprojnë me mjete partiake dhe se Presidenti e institucionet e tjera të përfshira, sugjerojnë reflektim nga liderit politik. Ekuacioni në Kosovëështë i thjeshtë: PDK fitoi më shumë vota e mandate, por nuk arrin të krijojë mazhorancë.

Ajo nuk ia doli të gjejë aleatë dhe alibia e saj mbetet praktika unike e rregullores në parlament, sipas të cilës, kryetari i përket nëçdo rast partisë kryesore fituese. LDK, AAK dhe Nisma dhe VV nuk dolën parti e parë politike por së bashku, kanë votat e nevojshme parlamentare për të krijuar mazhorancë. Dhe e kanë bërë tashmë me një marrëveshje.

Dy praktikat, ajo e një pale që kërkon drejtimin parlamentar dhe ajo e opozitës që bashkohet për të krijuar mazhorancë, janë më se demokratike, kanë ndodhur në vende të tjera, dhe bazohen në të njëjtën logjikë e interes politik të liderëve përgjegjës. Për rrjedhojë, asnjëra palë nuk ka më shumë të drejtë se pala tjetër, nuk ka vend për retorika moraliste dhe nuk duhet vendosur në diskutim legjitimiteti që vjen prej votimit, delegimit dhe sovranitetit qytetar. Çështjaështë dhe mbetet: cila është rrugëzgjidhja?

A janë konsumuar të gjitha mjetet që parandalojnë zgjedhjet e parakohshme dhe a mund të përbëjnë këto zgjedhje zgjidhje të krizës? Në dy rastet përgjigjaështë "jo". Kosova është vend i varfër dhe nuk ka luks për dy palë zgjedhje në një vit, vetë zgjedhjet e qershorit ishin tëparakohshme dhe se konfliktualiteti bipolar mes palëve ka shkuar aq larg sa standardet e zgjedhjeve të reja do ishin shumë larg standardeve normale të zgjedhjeve të qershorit. Për më tepër, nuk ka ndonjë fitues të dukshëm nga kriza, dhe nuk ka asnjë garanci se rezultati e diferenca mes palëve të jetë dukshëm më e thellë.

Kosova politike ka edhe një bilanc tjetër që merr vlerë: Institucioni i Presidentit është i vetmi institucion legjitim, funksional, me mbështetje ndërkombëtare dhe negociator për krizën. Ai institucion, pavarësisht retorikës dhe takimeve periodike, ende nuk i ka konsumuar të gjitha mjetet. Për shembull, referuar edhe përvojës në Shqipëri dhe përvojave të tjera në realitete gati të njëjta, - Presidentja Jahjaga mund të avancojë me një plan publik propozimesh përpara palëve, me garancinë ndërkombëtare të mbështetjes dhe kështu, të imponimit të zgjedhjes.

Plani mund të marrë në konsideratëçdo faktor dhe të ofrojë për secilin atë që logjikisht meriton. Për shembull, nuk ka sens dhe bazë që PDK të vijojë të jetë në qeveri, kur ajo nuk krijoi mazhorancë as përpara dhe as pas qershorit. Nuk ka sens që as opozita të imponojë kreun e parlamentit kur Gjykata Kushtetuese legjitimoi praktikën unike që e lidh këtë mandat me atë të partisë së parë fituese. Le ta propozojë PDK, nëçdo rast emri do dojë votat e koalicionit opozitar, pra do jetë thuajse produkt i përbashkët, ndonjë figurë kompromisi që merr më shumë vlerë dhe e bën funksionin më pak militant.

Për qeverinë, çdo logjikë ka vetëm një dalje, - dhënien e mandatit koalicionit opozitar për krijimin e qeverisë. Se cili do të jetë emri, nuk ështëçështje e Presidentes, por e vetë koalicionit. Më pas paketa politike mund të sugjerojë krijimin paralel të një komisioni ekspertësh për rishikimin e rregullores dhe praktikës kushtetuese, për evitimin e krizave të njëjta në të ardhmen. Pjesë e paketës mund të jetë edhe sugjerimi për një seri reformash prioritare, kryesisht mbi nevojat jetike të Kosovës për demokraci funksionale, zhvillim, drejtësi dhe përafrim integrues.

Përpara një projekti të tillë, palët politike mund të reagojnë skeptike, por pala që refuzon merr njëherësh kritikat ndërkombëtare dhe përgjegjësinë e zgjedhjeve të reja. Ndaj refuzimi mund të mos shkojë deri në atë pikë sa ta bëjë të pavlefshëm atë. Ky projekt zgjidhjeje nuk bazohet tek emrat, por tek parimet.

Dhe parimet ekzistojnë që Kosova ta kapërcejë krizën me dinjitet dhe të dëshmojë aftësi menaxhuese të lirisë dhe shtetit të saj. Nëse parimet injorohen dhe bazë e marrëveshjes mbeten karriera personale e dy tre emrave, atëherë kriza mbetet, Kosova humbet shumë në pozitën dhe prestigjin e saj, shoqëria kosovare paguan çmimin dhe partitë kthehen në firma private të liderit të tyre. Diçka që nuk ka lidhje me demokracinë, sensin e integritetit, përgjegjësisë dhe vlerave të saj. Nëse ndonjë lider politik nuk ndjehet i përfshirë apo nuk ndjehet pjesë e zgjidhjes, është më mirë që të humbasë projekti i një individi sesa projekti i Kosovës.

A mund të aplikohet kjo zgjidhje në rastin aktual në Kosovë? Po. Palët politike janë të lodhura në ide, në sjellje, në aftësinë e reagimit dhe nëpafuqinë e ndryshimit. Ata kanë kaluar sensin e masës, kohës dhe përgjegjësisë. Tani ata duhet të përballen me çmimin e sjelljes arrogante, - të bëhen pjesë e një zgjidhje më të gjerë, më përfshirëse, më institucionale dhe më të qëndrueshme.

Sa më parë që kjo të ndodhë, sa më parë që institucioni i Presidentit të dalë nga rutina protokollare për të garantuar de facto funksionimin e demokracisë në Kosovë, sa më parë që të ketë një projekt të shkruar e të negociueshëm në detaje të tij, aq më shpejt Kosova i mbijeton krizës, i kthehet normalitetit dhe i drejtohet axhendës së vonuar të mirëqeverisjes. Mund të arrihet direkt, dhe nëse ka drojë, mund të arrihet përmes një negocimi indirekt nga Tirana politike ose aktorë të tjerë brendashqiptarë, - thelbësore është vullneti dhe vizioni. Ngado që të vijë drafti i zgjidhjes, është koha që heronjtë e luftës dhe partitë e vlerave të demokracisë të vihen në provë, nëse heroizmi apo vlerat ishin produkt i rastësive apo pjesë e formimit, identitetit, kulturës dhe vizionit për Kosovën e re evropiane.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 29 Tetor 2014

AFRIM KRASNIQI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
A E UDHËHEQ LDK KOALICIONIN PASZGJEDHOR?Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.29.2014)
QOFSH GJITHMONË FAQEBARDHË SABRI MAXHUNINga FRANK SHKRELI (10.29.2014)
ARRESTIMI I ZOTIT HAJREDIN FRATARI - FLLUSKAT E SAPUNITNga RESHAT KRIPA (10.28.2014)
IDEJA E PUTINIT PËR RINEGOCIMIN E LUFTËS SË FTOHTË - PASOJAT E SAJ PËR RAJONIN E BALLKANITNga SHABAN MURATI (10.27.2014)
PËRSHËNDES MIQËSISHT GRUPIN POLIFONIK 'JEHONA LABE' - IU KUSHTOI KËNGË FUTBOLLISTËVE TANË TRIMANga Prof. dr. ESHREF YMERI (10.27.2014)
FUNDTETORI HUNGAREZ I VITIT 1956 THËRRET PËR REFLEKTIMNga PËRPARIM KABO (10.27.2014)
Barometri diplomatikRACIZMI SERB DHE POLITIKA E UEFA-s E VRANË DREJTËSINË DHE SPORTIN EVROPIANNga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (10.26.2014)
E VËRTETA NA BËN QYTETARË TË LIRËAta që kritikojnë gabimet e vendit të tyne, shpëtojnë shpirtin e nji kombiNga SAMI REPISHTI (10.25.2014)
ASGJË E RE NGA FRONTI I SERBISËNga SULEJMAN GJANA (10.25.2014)
25 VJET MË PARË RA MURI I BERLINIT DHE U SHEMB KOMUNIZMINga FRANK SHKRELI (10.23.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart�]