VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Tek XhorxhiNga Maira Kalman, The New York Times

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 12:39pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
Tek Xhorxhi
Nga Maira Kalman, The New York Times



E Premte, 01.01.2010, 10:24pm (GMT+1)


Duke i rënë pas  lumturisë

Tek Xhorxhi

"Tek Xhorxhi" është shkruar nga Maira Kalman, autore, artiste dhe dizajnere Amerikane. Ka lindur në 1949 në Tel Aviv dhe ka ardhur me familjen e saj në New York kur ishte 4 vjeçe. Është autore e një serie librash për fëmijë të cilët kanë në qendër Max Stravinsky-in, qenin-poet.
Ajo ka dizajnuar shpesh edhe kopertinën e The New Yorker.

 Kalman është e njohur gjithashtu për ilustrimet e saj në guidën e 2005 të stilit të të shkruarit "Elementët e Stilit" The Elements of Style, nga William Strunk dhe E.B. White.

Zonja Kalman ka botuar për një vit rresht blogun e përmuajshëm të ilustruar që titullohej "Parimet e Pasigurisë" (The Principles of Uncertainty ) për The New York Times që përfundoi në prill 2007. Blogu u botua në një libër me të njëjtin titull. Në fillim të vitit 2009 Maira filloi një tjetër blog të ilustruar po për New York Times  të titulluar "Dhe duke i rënë pas lumturisë" (And the Pursuit of Happiness )rreth demokracisë Amerikane. Kronika e parë e këtij blogu botuar më 30 Janar 2009 lidhet me vizitën e saj në Washington D.C. në ditën e fillimit të mandatit të Presidentit Obama.

Lexuesit po i sjellim sot pjesën e fundit të këtij blogu botuar më 31 Dhjetor që titullohet "Tek Xhorxhi". Me këtë tekst të ilustruar e nisa ditën e parë të vitit të ri 2010 duke përjetuar një emocion të madh. Ishte një mrekulli. E shkruar me një naivizëm infantil, me një semplicizëm një milimetër larg vulgaritetit, por gjithnjë brenda asaj që quhet art i pastër dhe i kulluar, që gjithsesi si çdo art i vërtetë nuk mund të jetë indiferent nga bota që e rrethon. Duke lexuar tekstet e thjeshta që iu japin jetë ilustrimeve menjëherë më shkon mendja tek varfëria që po kalon kultura shqiptare, e cila ka mbetur rob e tranzicionit. Mjerisht kemi një kolerë botimesh, por nuk kemi art. Jemi duke përjetuar një krizë identiteti dhe askush nuk çan krye për këtë. Në çdo kohë ka patur mecenatë të artit, sot kryqëzorë të artit, drejt depersonalizimit të kulturës, të lejfenizimit të saj. Kemi një riciklim të lejfenizmit, por kësaj here është më i bollshëm dhe më i frikshëm. Prandaj po i sjellim lexuesit këtë tekst që duket sa i thjeshtë, aq elegant dhe i pafajshëm si fëmija, që t'i japim të kuptojë si tingëllon arti i vërtetë, dhe sa nevojë kemi për të. Aq më tepër ne shqiptarët.

Elida Buçpapaj

 

Duke i rënë pas  lumturisë

Tek Xhorxhi





Xhorxhi.

Xhorxh Washingtoni.

Ai është

kudo.



Në  një çajnik.




Edhe në një mbajtëse bombonesh

së bashku me Martën e tij.



Ai është edhe në vitrinën

e një dyqani me antikuare.




Ai është edhe në një leka-leka, një sheqerkë lëpirëse për fëmijë.




Këtu është ai një bllok

poshtë apartamentit tim.


Këtu ai është

në një verandë në Romë.

Jo, prisni pak. Ajo është Sara,

nëna ime. Por unë mendoj se ju

do të jeni dakord me mua

kur them se ngjan shumë me Xhorxh Washingtonin.



Kush ishte ai ?

Çfarë dimë ne ?

Çka më e famshme është,

të gjithë e dimë se nuk është e vërtetë.




Historia për drurin e vishnjes që nuk mund të thotë një rrenë

është vetëm një fabrikim biografësh.

Prandaj unë besoj se Washingtoni

ishte një burrë me shumë moral

që nuk i honepste rrenat dhe ia kishte ënda tortën me vishnje.

Gjëja tjetër se ai vuante shumë

prej dhëmbëve të tij është e vërtetë.

Njëri pas tjetrit i ranë të gjithë, deri

Sa më në fund i mbeti

Vetëm një dhëmb i trishtë.

Protezat ishin të rënda dhe

të bëra me fildishin e hipopotamëve me lidhëse hekuri.

Uh ! Dhe ato ishin tepër të mëdhaja.

Ai ngjante sikur të kishte kapërdirë mollëzat e faqeve.



Ai aspironte të bëhej një xhentëllmen,

andaj kur ishte vetëm një adoleshent, shkroi 

"Rregullat emancipuese

dhe sjelljet e denja në shoqëri dhe bisedë

të  Xhorxh Washingtonit."

*
Rregulli numër 1: Çdo veprim i bërë

në shoqëri duhet

të bëhet në shenjë respekti

ndaj të pranishëmve.

*
Rregulli 100: Mos i pastro dhëmbët

me mbulesën e tavolinës

*
Ai ishte një hero dhe u bë

i famshëm që kur ishte 22 vjeç, duke luftuar

për britanikët kundër francezëve

dhe indianëve.



I zhgënjyer nga britanikët,

ai u bë gjeneral

i Ushtrisë Kontinentale,

duke i udhëhequr 13

kolonitë në luftën

për Pavarësi.

 


Ky ishte flamuri
që mori me vete në beteja.


Siç ka thënë ai,

"Le të ngremë një standard

Ku mençuria dhe ndershmëria

plotësojnë njëra-tjetrën"

 

*

Përse ngulmonte ai dhe nga frymëzohej

për të bërë të mundur për gjashtë vjet krijimin

e një ushtrie nga rradhët e vegjëlisë?

 

Amerikanët besonin

Në kauzën e tyre.

Dhe kjo kishte ndihmuar.

Francezët i urrenin britanikët

Duke iu ardhur në ndihmë kolonive.


Beteja fisnike frymëzoi Markezin De Lafajet (de Lafayette)

në atë kohë 19 vjeçar (motoja e familjes të të cilit ishte "Përse jo")

të linte gruan e tij 16 vjeçare, Marie Adrienne Francoise de Noailles

dhe t'i bashkohej kauzës në Amerikë.

Washingtoni e adhuronte Markezin Lafajet,

dhe kjo ndjenjë ishte reciproke

pasi Lafajeti të birit

ia vuri emrin e Xhorxh Washingtonit.

 

Në familjen tonë nuk mungonte afeksioni për

Lafajetin. Prindërit e mi

E admironin Markezin dhe ne

E festonim ditëlindjen e tij

çdo vit

me një tortë limoni

shumë të mirë .

 

 


Dhe  cila ishte jeta private e Xhorxh Washingtonit ?

Unë vizitoj Mount Vernon, shtëpinë e tij

Mbi një kodër nga shihet Lumi Potomak

Në Virxhinia.

Ai e kishte projektuar dhe riprojektuar shtëpinë

Ndërsa ishte duke punuar mbi projektet e

Kryeqyteti Kombëtar.

Shtëpia nuk është e madhe

Dhomat janë të thjeshta por elegante.

Dhe ngjyrat shpërthyese kur i  sheh.

 



Askush nuk mund të thotë se Amerikanët

Kanë qenë të frikësuar prej ngjyrave.

 


Bënin një jetë të emancipuar. Xhorxhi dhe Marta (bashkëshortja e tij shënim imi E.B.)

Dëfreheshin vazhdimisht.

Marta vishte këpucë të modës. Ata e donin

shumë njëri-tjetrin. Marta shkonte mbas tij gjatë dimrit

në fushatat e luftës.

 

 


Ata mbanin shumë qenë. Njëri prej tyre

quhej  Buzëmbël.

 

Kur lufta më në fund mbaroi,

Xhorxhi u kthye në shtëpi për t'u këndellur "nën hijen

e hardhisë dhe fikut,"

i kënaqur duke punuar në fermën e tij.

Ai ishte një sipërmarrës.

Duke shitur harenga të tymosura dhe duke pasur në administrimin e tij një distileri vere.

 



Duke ndërtuar një Mulli, të cilin ju mund

ta vizitoni sot

nga ku ju

mund të blini edhe

miell

për të bërë pastaj një bukë gruri të hatashme.

 


Ai ishte gjithë mënçuri dhe përkujdesje. Ai nuk ishte një intelektual,

por ai e vlerësonte shumë bibliotekën e tij.

(në foto jeni duke parë një kopje të Don Kishotit, që e lexonte Xhorxh Washingtoni shënimi im E.B.)

 

 


Ai nuk dëshironte të mbetej

në postin e tij.

 

Xhorxh Washingtoni ishte i respektuar.

Ai ishte me dinjitet.

 

Pasi qëndroi President për tetë vjet, si

nuk e pranoi mandatin e tretë,

dhe u kthye në Mount Vernon,

në shtëpinë dhe pronat e tij.

 

Tomas Xheferson, që më vonë do të bëhej

Kundërshtari i tij

thoshte se nuk do të kishin qenë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës

pa Xhorxh Washingtonin.

 

 


Ai jetoi vetëm tri vjet në paqe.

Ai vdiq nga komplikacionet e shkaktuara nga një e ftohur në

moshën 67 vjeçare. Dhe ja ku është shtrati ku ai flinte

dhe ku vdiq.



Shikoni dhe ju disa nga të njëjtat pamje që ai pa.

 


Ne duhet të falenderojmë Shoqatën e Zonjave të Mount Vermont. E themeluar më 1853, kur familja nuk mund ta administronte më pronën e Presidentit

(dhe Qeveria Federale nuk mundi ta blinte !)

një grup grash të mrekullueshme, të cilat

e blenë pronën e Washingtonit

për të ruajtur

dhe mbrojtur

vizionin dhe

legjitimitetin e tij.



Ju mund t'i vizitoni kopshtet, ku

300 000 bletë e bëjnë mjaltin e tyre. Ju mund

të shihni drurët e fiqve të mbushur me fiq.

Në hollin e hyrjes

është një çelës i Bastijës,

i cila i është dhënë Washingtonit nga Markezi Lafajet më 1790.

Ai ka mbetur aty ku ishte vendosur

atë ditë.



Më jepni leje i dashuri Gjenerali im,

t'ju paraqes...

çelësin kryesor

të Fortesës të Despotizmit.

Është një nder për mua,

Si biri i atit tim adoptiv,

si një ushtar,

i Gjeneralit tim,

si një

Misionar i Lirisë

Patriarkut të Tij.

 

Marquis de Lafayette (Markez De Lafajet) 



Një vizitë e shkurtër në

Shtëpinë e Bardhë

Është duke rënë shi në Washington.

Pemët e blireve ishin të gjitha kërcunj të zinj

dhe gjethe të verdha



Shtëpia e dritëshme nën një mjergull të qumësht.


 

Dhe brenda saj,  shpërthim ngjyrash. Përsëri. Dhoma e kuqe.



Dhoma e Gjelbër, me një kolltuk të kuq.

 


Dhe jashtë saj një fermë (pothuajse)

Kopshti ka perime dhe pemë frutore

dhe 60 000 bletë bëjnë mjaltë.

 

Xhorxh Washington nuk jetoi kurrë në këtë shtëpi.

Por imazhi, figura e tij është kudo. Po kështu

Edhe Lafajeti.

 

Dhe mund të ndodhë që edhe

President aktual dhe gruaja e tij të kenë

Të njëjtin integritet ashtu si Presidenti i parë dhe

Bashkëshortja e tij. Ka mundësi.

Dhe unë e fantazoj, se si një rast

festiv, familja e parë do ta

kremtojë me një Tortë të hatashme me Limon.



Kjo është lumturia vetë. Është duke rënë shi mbi New York.



Pemët ishin të lagura dhe të zeza dhe

njerëzit  shëtisnin në Aveniunë e Pestë



Ku është lumturia?

Çfarë është lumturia?

E çfarë do të thotë Thomas Jefferson me

Të ngulmosh për lumturinë?

Unë i bëra një vizitë Dr. James Watson.

Ndoshta ekziston një shpjegim

Gjenetik për lumturinë?!

 


Dhe gjithçka që ne duhet të bëjmë është

Të marrim një recetë

Dhe ta vëmë atë në veprim.

 

Unë e pyeta atë.

Ai nuk mundi të më tregonte mua, sepse

Askush nuk e di këtë gjë.

Dhe kurrsesi ndokush ka për të qenë

Pjesë e trishtuar e kohës

Përndryshe ju do të ishit i çmendur.

 

Unë e vështrova atë.

Ai fillon të shëtisë. Luan tenis.

Ai punon.

Ai vëzhgon pemët.

 

Këto janë rrugët më të mira për ta gjetur lumturinë.

Për të gjetur paqen e shpirtit.

 

Unë punoj. Dhe shëtis.

Dhe shkoj të vizitoj muzeumet.



Dhe shikoj Infanten e Velasquez.



Unë shikoj një

Grua në

Një fustan të kuq

Me flokët e mbledhura me karficë

Që i ngjan

Infantes

Së Velasquez-it

 

Më vonë unë e pashë

Atë duke shkuar në shtëpi

Me pallton e saj

Të kuqe

 

Jo Infaten. Gruan.

 


Kur ja, një dhuratë ia mbërrin.



Është një libër i shkruar nga Vladimir Nabokov

I cili nuk jeton më.



Janë shumë njerëz për të cilët unë kam mall.

Oh Vladimir.

Oh Sara.

Oh, Xhorxh.

Oh, Markiz de Lafajet.

Ku jeni ju të gjithë ?

Kjo nuk është një pyetje për t'u bërë

Nëse ju dëshironi të jeni

I lumtur.



Unë e pastrova shtëpinë time



I palosa me rend mbulesat dhe pecetat e tavolinave



Bëj plane

Për udhëtime në kopshte

Ku unë do të ulem, do të vizatoj dhe do të ha

meringë dhe do ta shijoj momentin

 

Tek Xhorxhi !

Kjo është e tëra.

Shijoje momentin.



Në familjen time ne nuk

Themi «Mirupafshim».

Ne themi

"Deri atëher'".


*


Kjo është finalja

e "Dhe në kërkim drejt lumturisë".

Që do të shfaqet në një libër

Në tetor të 2010-ës

Përse jo?

 

Shqipëroi: Elida Buçpapaj

 

 ------

Marie-Joseph Paul Yves Roch Gilbert du Motier, Markezi De La Fayette (1757-1834) ishte një aristokrat, gjeneral dhe politikan francez, i quajtur "heroi i dy botëve", pasi ka qenë protagonist edhe në Revolucionin amerikan dhe në atë francez. Ishte mik i George Washingtonit, shërbeu në Ushtrinë Kontinentale të tij, të cilin e pati edhe si model në jetë. Kur  më 20 Maj të 1834, Lafayette vdiq, Presidenti Amerikan Andrew Jackson urdhëroi që  Lafayette-it t'i bëhen të njëjtat ndere sikur Presidentëve John Adams dhe George Washington. Me këtë rast ai u nderua me nga 24 të shtëna topi nga çdo post ushtarak apo anije që përfaqëosnte shtetin Amerikan. Flamuri u ul në gjysmë shtize për 35 ditë dhe ushtarakët mbajtën rrobat e zisë për gjashtë muaj dhe Kongresi i kërkoi popullit të vishte rrobat e zisë për 30 ditë. Rresht. Parku Lafayette që ndodhet në veri të Shtëpisë së Bardhë është në nderim të Markezit që luftoi në Revolucionin Amerikan.

 

 


Shqipëroi: Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Po Virxhinia, Plaku i Vitit të Ri është ! Nga Francis P.Church, botuar së pari më 1897 në The New York Sun (12.31.2009)
REALIZMI I KRISHTERË I OBAMËSNga DAVID BROOKS, New York Times (12.29.2009)
Mënyra e ObamësNga ROSS DOUTHAT (12.26.2009)
IBRAHIM RUGOVA NJË EPOKË E PANDËRPRERËNga Skënder Buçpapaj (12.23.2009)
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj (12.22.2009)
Ben Bernanki, arkitekti i parandalimit të një Depresioni të Madh tjetër (12.18.2009)
Rrugëdalja nga ekstremizmiNga Angelo Panebianco (12.17.2009)
Zonja Klinton duhet të ndërhyjë për zgjidhjen e krizës në ShqipëriNga Elida Buçpapaj (12.15.2009)
SILVIO BERLUSKONI: DASHURIA FITON GJITHMONË MBI URREJTJEN (12.15.2009)
SIKUR TË JENË TË ORKESTRUAR NGA ANTIMIQTËNga Elida Buçpapaj (12.12.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]