VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
Tek Xhorxhi Nga Maira Kalman, The New York Times E Premte, 01.01.2010, 10:24pm (GMT1) Duke i rënë pas lumturisë "Tek Xhorxhi" është shkruar nga Maira Kalman, autore, artiste dhe dizajnere Amerikane. Ka lindur në 1949 në Tel Aviv dhe ka ardhur me familjen e saj në New York kur ishte 4 vjeçe. Është autore e një serie librash për fëmijë të cilët kanë në qendër Max Stravinsky-in, qenin-poet. Ajo ka dizajnuar shpesh edhe kopertinën e The New Yorker.
Kalman është e
njohur gjithashtu për ilustrimet e saj në guidën e 2005 të stilit të të
shkruarit "Elementët e Stilit" The Elements of Style, nga William Strunk dhe E.B. White. Zonja Kalman ka botuar për një vit rresht blogun e
përmuajshëm të ilustruar që titullohej "Parimet e Pasigurisë" (The Principles of Uncertainty ) për The New York Times që përfundoi në prill 2007. Blogu u botua në një
libër me të njëjtin titull. Në fillim të vitit 2009 Maira filloi një tjetër
blog të ilustruar po për New York Times të titulluar
"Dhe duke i rënë pas lumturisë" (And the Pursuit of Happiness )rreth demokracisë Amerikane. Kronika e parë e këtij
blogu botuar më 30 Janar 2009 lidhet me vizitën e saj në Washington D.C. në
ditën e fillimit të mandatit të Presidentit Obama. Lexuesit po i sjellim sot pjesën e fundit të këtij
blogu botuar më 31 Dhjetor që titullohet "Tek Xhorxhi". Me këtë tekst të
ilustruar e nisa ditën e parë të vitit të ri 2010 duke përjetuar një emocion të
madh. Ishte një mrekulli. E shkruar me një naivizëm infantil,
me një semplicizëm një milimetër larg vulgaritetit, por gjithnjë brenda asaj që
quhet art i pastër dhe i kulluar, që gjithsesi si çdo art i vërtetë nuk mund të
jetë indiferent nga bota që e rrethon. Duke lexuar tekstet e thjeshta që iu
japin jetë ilustrimeve menjëherë më shkon mendja tek varfëria që po kalon kultura
shqiptare, e cila ka mbetur rob e tranzicionit. Mjerisht kemi një kolerë
botimesh, por nuk kemi art. Jemi duke përjetuar një krizë identiteti dhe askush
nuk çan krye për këtë. Në çdo kohë ka patur mecenatë të artit, sot kryqëzorë të
artit, drejt depersonalizimit të kulturës, të lejfenizimit të saj. Kemi një
riciklim të lejfenizmit, por kësaj here është më i bollshëm dhe më i frikshëm.
Prandaj po i sjellim lexuesit këtë tekst që duket sa i thjeshtë, aq elegant dhe
i pafajshëm si fëmija, që t'i japim të kuptojë si tingëllon arti i vërtetë, dhe
sa nevojë kemi për të. Aq më tepër ne shqiptarët. Elida Buçpapaj Duke i rënë pas lumturisë Xhorxhi. Xhorxh Washingtoni. Ai është Në një çajnik. Edhe në një mbajtëse bombonesh Ai është edhe në vitrinën e një dyqani me antikuare. Ai është edhe në një leka-leka, një sheqerkë lëpirëse për fëmijë. Këtu është ai një bllok Këtu ai është në një verandë në Romë. Jo, prisni pak. Ajo është Sara, nëna ime. Por unë mendoj se ju do të jeni dakord me mua kur them se ngjan shumë me Xhorxh Washingtonin. Kush ishte ai ? Çfarë dimë ne ? Ç të gjithë e dimë se nuk është e vërtetë. Historia për drurin e vishnjes që nuk mund të thotë një rrenë është vetëm një fabrikim biografësh. Prandaj unë besoj se Washingtoni ishte një burrë me shumë moral që nuk i honepste rrenat dhe ia kishte ënda tortën me vishnje. Gjëja tjetër se ai vuante shumë prej dhëmbëve të tij është e vërtetë. Njëri pas tjetrit i ranë të gjithë, deri Sa më në fund i mbeti Vetëm një dhëmb i trishtë. Protezat ishin të rënda dhe të bëra me fildishin e hipopotamëve me lidhëse hekuri. Uh ! Dhe ato ishin tepër të mëdhaja. Ai ngjante sikur të kishte kapërdirë mollëzat e faqeve. Ai aspironte të bëhej një xhentëllmen, andaj kur ishte vetëm një adoleshent, shkroi "Rregullat emancipuese dhe sjelljet e denja në shoqëri dhe bisedë të Xhorxh Washingtonit." në shoqëri duhet të bëhet në shenjë respekti ndaj të pranishëmve. me mbulesën e tavolinës i famshëm që kur ishte 22 vjeç, duke luftuar për britanikët kundër francezëve dhe indianëve. I zhgënjyer nga britanikët, ai u bë gjeneral i Ushtrisë Kontinentale, duke i udhëhequr 13 kolonitë në luftën për Pavarësi. Ky ishte flamuri që mori me vete në beteja. Siç ka thënë ai, "Le të ngremë një standard Ku mençuria dhe ndershmëria plotësojnë njëra-tjetrën" * Përse ngulmonte ai dhe nga frymëzohej për të bërë të mundur për gjashtë vjet krijimin e një ushtrie nga rradhët e vegjëlisë? Amerikanët besonin Në kauzën e tyre. Dhe kjo kishte ndihmuar. Francezët i urrenin britanikët Duke iu ardhur në ndihmë kolonive. Beteja fisnike frymëzoi Markezin De Lafajet (de Lafayette) në atë kohë 19 vjeçar (motoja e familjes të të cilit ishte "Përse jo") të linte gruan e tij 16 vjeçare, Marie Adrienne Francoise de Noailles dhe t'i bashkohej kauzës në Amerikë. Washingtoni e adhuronte Markezin Lafajet, dhe kjo ndjenjë ishte reciproke pasi Lafajeti të birit ia vuri emrin e Xhorxh Washingtonit.
Në familjen tonë nuk mungonte afeksioni për Lafajetin. Prindërit e mi E admironin Markezin dhe ne E festonim ditëlindjen e tij çdo vit me një tortë limoni shumë të mirë .
Dhe cila ishte jeta private e Xhorxh Washingtonit ? Unë vizitoj Mount Vernon, shtëpinë e tij Mbi një kodër nga shihet Lumi Potomak Në Virxhinia. Ai e kishte projektuar dhe riprojektuar shtëpinë Ndërsa ishte duke punuar mbi projektet e Kryeqyteti Kombëtar. Shtëpia nuk është e madhe Dhomat janë të thjeshta por elegante. Dhe ngjyrat shpërthyese kur i sheh. Askush nuk mund të thotë se Amerikanët Kanë qenë të frikësuar prej ngjyrave. Bënin një jetë të emancipuar. Xhorxhi dhe Marta (bashkëshortja e tij shënim imi E.B.) Dëfreheshin vazhdimisht. Marta vishte këpucë të modës. Ata e donin shumë njëri-tjetrin. Marta shkonte mbas tij gjatë dimrit në fushatat e luftës.
Ata mbanin shumë qenë. Njëri prej tyre quhej Buzëmbël. Kur lufta më në fund mbaroi, Xhorxhi u kthye në shtëpi për t'u këndellur "nën hijen e hardhisë dhe fikut," i kënaqur duke punuar në fermën e tij. Ai ishte një sipërmarrës. Duke shitur harenga të tymosura dhe duke pasur në administrimin e tij një distileri vere. Duke ndërtuar një Mulli, të cilin ju mund ta vizitoni sot nga ku ju mund të blini edhe miell për të bërë pastaj një bukë gruri të hatashme. Ai ishte gjithë mënçuri dhe përkujdesje. Ai nuk ishte një intelektual, por ai e vlerësonte shumë bibliotekën e tij. (në foto jeni duke parë një kopje të Don Kishotit, që e lexonte Xhorxh Washingtoni shënimi im E.B.)
Ai nuk dëshironte të mbetej në postin e tij. Xhorxh Washingtoni ishte i respektuar. Ai ishte me dinjitet. Pasi qëndroi President për tetë vjet, si nuk e pranoi mandatin e tretë, dhe u kthye në Mount Vernon, në shtëpinë dhe pronat e tij. Tomas Xheferson, që më vonë do të bëhej Kundërshtari i tij thoshte se nuk do të kishin qenë Shtetet e Bashkuara të Amerikës pa Xhorxh Washingtonin.
Ai jetoi vetëm tri vjet në paqe. Ai vdiq nga komplikacionet e shkaktuara nga një e ftohur në moshën 67 vjeçare. Dhe ja ku është shtrati ku ai flinte dhe ku vdiq. Shikoni dhe ju disa nga të njëjtat pamje që ai pa. Ne duhet të falenderojmë Shoqatën e Zonjave të Mount Vermont. E themeluar më 1853, kur familja nuk mund ta administronte më pronën e Presidentit (dhe Qeveria Federale nuk mundi ta blinte !) një grup grash të mrekullueshme, të cilat e blenë pronën e Washingtonit për të ruajtur dhe mbrojtur vizionin dhe legjitimitetin e tij. Ju mund t'i vizitoni kopshtet, ku 300 000 bletë e bëjnë mjaltin e tyre. Ju mund të shihni drurët e fiqve të mbushur me fiq. Në hollin e hyrjes është një çelës i Bastijës, i cila i është dhënë Washingtonit nga Markezi Lafajet më 1790. Ai ka mbetur aty ku ishte vendosur atë ditë. Më jepni leje i dashuri Gjenerali im, t'ju paraqes... çelësin kryesor të Fortesës të Despotizmit. Është një nder për mua, Si biri i atit tim adoptiv, si një ushtar, i Gjeneralit tim, si një Misionar i Lirisë Patriarkut të Tij. Marquis de Lafayette (Markez De Lafajet) Një vizitë e shkurtër në Shtëpinë e Bardhë Është duke rënë shi në Washington. Pemët e blireve ishin të gjitha kërcunj të zinj dhe gjethe të verdha
Shtëpia e dritëshme nën një mjergull të qumësht. Dhe brenda saj, shpërthim ngjyrash. Përsëri. Dhoma e kuqe. Dhoma e Gjelbër, me një kolltuk të kuq. Dhe jashtë saj një fermë (pothuajse) Kopshti ka perime dhe pemë frutore dhe 60 000 bletë bëjnë mjaltë. Xhorxh Washington nuk jetoi kurrë në këtë shtëpi. Por imazhi, figura e tij është kudo. Po kështu Edhe Lafajeti. Dhe mund të ndodhë që edhe President aktual dhe gruaja e tij të kenë Të njëjtin integritet ashtu si Presidenti i parë dhe Bashkëshortja e tij. Ka mundësi. Dhe unë e fantazoj, se si një rast festiv, familja e parë do ta kremtojë me një Tortë të hatashme me Limon. Kjo është lumturia vetë. Është duke rënë shi mbi New York. Pemët ishin të lagura dhe të zeza dhe njerëzit shëtisnin në Aveniunë e Pestë Ku është lumturia? Çfarë është lumturia? E çfarë do të thotë Thomas Jefferson me Të ngulmosh për lumturinë? Unë i bëra një vizitë Dr. James Watson. Ndoshta ekziston një shpjegim Gjenetik për lumturinë?! Dhe gjithçka që ne duhet të bëjmë është Të marrim një recetë Dhe ta vëmë atë në veprim. Unë e pyeta atë. Ai nuk mundi të më tregonte mua, sepse Askush nuk e di këtë gjë. Dhe kurrsesi ndokush ka për të qenë Pjesë e trishtuar e kohës Përndryshe ju do të ishit i çmendur. Unë e vështrova atë. Ai fillon të shëtisë. Luan tenis. Ai punon. Ai vëzhgon pemët. Këto janë rrugët më të mira për ta gjetur lumturinë. Për të gjetur paqen e shpirtit. Unë punoj. Dhe shëtis. Dhe shkoj të vizitoj muzeumet. Dhe shikoj Infanten e Velasquez. Unë shikoj një Grua në Një fustan të kuq Me flokët e mbledhura me karficë Që i ngjan Infantes Së Velasquez-it Më vonë unë e pashë Atë duke shkuar në shtëpi Me pallton e saj Të kuqe Jo Infaten. Gruan. Kur ja, një dhuratë ia mbërrin. Është një libër i shkruar nga Vladimir Nabokov I cili nuk jeton më. Janë shumë njerëz për të cilët unë kam mall. Oh Vladimir. Oh Sara. Oh, Xhorxh. Oh, Markiz de Lafajet. Ku jeni ju të gjithë ? Kjo nuk është një pyetje për t'u bërë Nëse ju dëshironi të jeni I lumtur. Unë e pastrova shtëpinë time I palosa me rend mbulesat dhe pecetat e tavolinave Bëj plane Për udhëtime në kopshte Ku unë do të ulem, do të vizatoj dhe do të ha meringë dhe do ta shijoj momentin Tek Xhorxhi ! Kjo është e tëra. Shijoje momentin. Në familjen time ne nuk Themi «Mirupafshim». Ne themi "Deri atëher'". * Kjo është finalja e "Dhe në kërkim drejt lumturisë". Që do të shfaqet në një libër Në tetor të 2010-ës Përse jo? Marie-Joseph Paul Yves Roch Gilbert du Motier, Markezi De La Fayette (1757-1834) ishte një aristokrat, gjeneral dhe politikan francez, i quajtur "heroi i dy botëve", pasi ka qenë protagonist edhe në Revolucionin amerikan dhe në atë francez. Ishte mik i George Washingtonit, shërbeu në Ushtrinë Kontinentale të tij, të cilin e pati edhe si model në jetë. Kur më 20 Maj të 1834, Lafayette vdiq, Presidenti Amerikan Andrew Jackson urdhëroi që Lafayette-it t'i bëhen të njëjtat ndere sikur Presidentëve John Adams dhe George Washington. Me këtë rast ai u nderua me nga 24 të shtëna topi nga çdo post ushtarak apo anije që përfaqëosnte shtetin Amerikan. Flamuri u ul në gjysmë shtize për 35 ditë dhe ushtarakët mbajtën rrobat e zisë për gjashtë muaj dhe Kongresi i kërkoi popullit të vishte rrobat e zisë për 30 ditë. Rresht. Parku Lafayette që ndodhet në veri të Shtëpisë së Bardhë është në nderim të Markezit që luftoi në Revolucionin Amerikan. Shqipëroi: Elida Buçpapaj
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |