E Premte, 03.29.2024, 01:37am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
MARRËDHËNIET USHTARAKE SHQIPTARO-AMERIKANE
Nga FRANK SHKRELI

E Djelë, 11.02.2014, 03:25pm (GMT+1)


Javën që kaloi Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë Mimi Kodheli zhvilloi një vizitë zyrtare në Washington me zyrtarë të lartë të diplomacisë dhe  të mbrojtjes amerikane. Në Pentagon, ministrja shqiptare u prit dhe zhvilloi bisedime me Sekretarin Amerikan të Mbrojtjes, Chuck Hagel, ndërsa në Departamentin e Shtetit, Ministrja Kodheli u takua me Ndihmës-Sekretaren e këtij Departamenti, përgjegjësen për Rusinë, Ukrainën dhe Euroazinë, Victoria Nuland.

Bazuar në deklaratat mbi bisedimet midis dy palëve, si pala shqiptare ashtu edhe ajo amerikane, vlerësuan marrëdhënjet shumë të mira midis dy vendeve në përgjithësi dhe theksuan veçanërisht bashkpunimin midis Washingtonit dhe Tiranës në luftën kundër terrorizmit.  Zëdhënsi i Pentagonit, Admirali John Kirby, duke dhënë hollësi për takimin në Pentagon midis Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes dhe Ministres Shqiptare të Mbrojtjes, tha se Sekretari Hagel, i cili e kishte ftuar zyrtarisht Zonjën Kodheli, falenderoi Ministren shqiptare për përkrahjen dhe ndihmën bujare që Shqipëria ka dhënë për qeverinë e Irakut, duke i dhuruar qeverisë në Bagdad mjete dhe furnizime ushtarake.  Shqipëria, shtoi zëdhënsi i Pentagonit, ka luajtur një rol udhëheqës në përpjekjet e tanishme ndërkombëtare për të ndihmuar dhe për të furnizuar forcat kurde me armë dhe municion në luftën e tyre kundër forcave terroriste të Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit, ISIL -- ndërmarrje kjo për të cilën Shqipëria mori vlerësime të mëdha.  
Në një deklaratë për median në lidhje me takimin e ministrave të mbrojtjes të Shqipërisë dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Admirali John Kirby tha gjithashtu se zyrtarët e lartë diskutuan gjithashtu edhe mbi përpjekjet e Shqipërisë për të reformuar dhe për të modernizuar forcat e saj të armatosura, përfshirë edhe oficerët shqiptarë të cilët u diplomuan kohët e fundit nga Shkolla e Kandidatëve për Oficerë të Gardës Kombëtare të shtetit  Nju Xhersi. "Modernizimi i forcave tona të armatosura është në top listën e prioriteteve tona", tha Ministrja Kodheli në një intervistë për Zërin e Amerikës pas takimit në Pentagon, duke shtuar se rolin kryesor në këtë proces do ta luajnë Shtetet e Bashkuara. Ajo vazhdoi duke thënë se ne  "jemi drejtuar tek armatimi i standarteve të NATO-s; bashkëpunimi është më se i frutshëm dhe ne jemi gati me strukturat tona, me unitetet tona ushtarake dhe të mund të përgjigjemi në misionet e përbashkëta paqëruajtëse, kudo ku është ushtria amerikane dhe kudo që ka padyshim forca të armatosura të çdo vendi në NATO".

Admirali Kirby u tha gazetarëve se të dy udhëheqsit e lartë të mbrojtjes ranë dakort për të vazhduar së bashku punën drejtë kapaciteteve të Shqipërisë për trajnimin dhe edukimin e oficerëve ushtarakë.  Në deklaratën e Pentagonit thuhet gjithashtu se gjatë bisedimeve midis dy krerëve të mbrojtjes, Ministrja e Shqipërisë Kodheli nënvijoi përpjekjet e vendit të saj për të modernizuar forcat e armatosura me armë të standardeve të aleancës së NATO-s.  Zonja Kodheli, sipas zëdhënsit të Pentagonit, bëri thirrje dhe inkurajoi bërjen e investimeve në fushën e mbrojtjes në Shqipëri.  Sekretari Hagel shprehu gjithashtu falenderimet e tija Shqipërisë, për ndihmën e saj në misionin ndërkombëtar në Afganistan si dhe për angazhimin e Tiranës zyrtare në mbështetje të misionit atje edhe pas vitit 2014.

Marrëdhëniet ushtarake midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë kanë parë vetëm rritje gjatë 25 viteve të fundit, pas rivendosjes së marrëdhënjeve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë, marrëdhënje këto që falë historisë, ishin të natyrshme midis dy kombeve, pas shëmbjes së diktaturës komuniste.  Vizita e fundit e Ministres shqiptare të mbrojtjes, Zonjës Kodheli në Pentagon është provë e marrëdhënjeve të mira politike dhe ushtarake, jo vetëm midis dy palëve, por  edhe në arenën ndërkombëtare, ku forcat shqiptare të armatosura kanë shërbyer krah për krah dhe këmbë për këmbë me forcat e ushtrisë amerikane për sigurimin e paqës në zona konflikti, përfshirë edhe Kosovën. 
 
Vizita e parë në Washington e një Ministri të Mbrojtjes të Shqipërisë ishte vizita e të ndjerit Safet Xhulali dhe delegacionit të tij ushtarak në fillim të 1990-ave.  Unë pata marrë pjesë si përkëthyes në takimin e parë zyrtar midis delegacionit shqiptar dhe zyrtarëve të lartë të Pentagonit kutë dy palët,  biseduan në hollësi mbi gjëndjen e atëhershme të forcave të armatosura të Shqipërisë, si dhe mbi marrëdhënjet e ardhëshme dhe për bashkpunimin midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në fushën e mbrojtjes. Pjesa më e madhe e bisedimeve me atë rast, iu kushtua  luftërave në Ballkan dhe aftësive ushtarake të palëve, por mbi të gjitha u bisedua mbi aktualitetin ushtarak në territorin e ish-Jugosllavisë, mbi rolin dhe aftësitë e forcave të armatosura serbe që kishin ndezur Ballkanin dhe të cilat priteshin që -- pas luftërave në Bosnje dhe Kroaci,  të fillonin edhe masakrimin e popullësisë shqiptare në Kosovë.  Qyshë nga vizita e parë e  Ministrit të Mbrojtjes të Shqipërisë, të ndjerit Safet Xhulali dhe delegacionit të tij në Washington, konsultimet  dhe bashkpunimi midis forcave të armatosura të Shteteve të Bashkuara dhe të Shqipërisë janë zhvilluar me qendrueshmëri deri në antarësimin, më në fund të Shqipërisë në aleancën ushtarake më të fuqishme të botës, NATO më 2009 e deri në ditët e sotëme.  Shtetet e Bashkuara ishin vendi më entuziast në mbështetje të Shqipërisë për antarësimin e saj në NATO.  Ishte ky një proces i gjatë dhe i ngadalshëm në zhvillimin e marrëdhënjeve ushtarake midis dy vendeve, por që në të vërtetë kishte filluar me vizitën e parë  të delegacionit të forcave të armatosura të Shqipërisë në 1990-at, e që më në fund kulmoi me antarësimin e Shqipërisë në NATO në vitin 2009, si një vend me të gjitha të drejtat dhe përgjegjësitë si çdo shtet tjetër anëtar i aleancës perëndimore. Zyrtarë të lartë amerikanë gjatë viteve kanë thënë se Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë Shqipërinë si një shtet partner dhe vend mik, marrëdhënjet me të cilin, Washingtoni i vlerëson shumë. Ç'prej rivendosjes së marrëdhënjeve midis dy vendeve më 15 mars, 1991 -- pas një ndëprerjeje të këtyre marrëdhënjeve për një gjysëm shekulli -- Shqipëria mbrenda mundësive të saja, e ka dalluar veten me fjalë dhe me vepra, si një prej aleatëve më të ngushtë të Shteteve të Bashkuara jo vetëm në marrëdhënjet dypalëshe, por edhe në bashkpunimin e tyre në arenën ndërkombëtare.

Gjatë 25 viteve të fundit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vazhduar të jenë mike dhe partnerë të ngushtë të Shqipërisë dhe shqiptarëve, ndërkohë që kombi shqiptar vazhdon të hedhë hapa përpara drejtë konsolidimit të një demokracie të vërtetë dhe të integrimit të plotë të shqiptarëve në organizmat euro-atlantike.  Si anëtare e NATO-s, Shqipëria vazhdon të japë mbështetjen e saj ndaj sigurimit rajonal dhe paqës ndërkombëtare.  Vizita e Ministres së Mbrojtjes së Shqipërisë, Mimi Kodheli në Washington javën që kaloi -- të cilën, në një intervistë me VOA-n shqip ajo e cilësoi si një vizitë që  "rezulton të jetë më e suksesshme se çdo herë tjetër" --  përforcon rolin e Shqipërisë mbrenda aleancës së NATO-s dhe rritë rolin politik dhe ushtarak të Tiranës, jo vetëm në marrëdhënjet ushtarake midis Shteteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, por edhe më gjërë.   Njëkohësisht, vizita e Zonjës Kodheli në Washington, e bën edhe më të rëndësishëm dhe më të besueshëm angazhimin rajonal dhe europian të Tiranës zyrtare në mbështetje të stabilitetit, të sigurimit dhe të integrimit euro-atlantik të Shqipërisë dhe të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor. Marrëdhënjet e ngushta dhe miqësore shqiptaro-amerikane në fushën ushtarake si edhe ato të nivelit diplomatik dhe politik midis dy popujve gjatë çerek shekullit të fundit, kanë ndihmuar që kombi shqiptar të zejë vendin që i takon, jo vetëm në radhët e kombeve europiane, por njëkohësisht ka ndihmuar edhe në përforcimin e rolit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.



FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SERBIA SI ZGJATIM I RUSISË NË ZEMËR TË EUROPËSNga SULEJMAN GJANA (11.01.2014)
TË KRAHASOSH ZVICRËN ME SHQIPËRINËNga ELIDA BUÇPAPAJ (10.30.2014)
KUSH DHE PËRSE KA FRIKË NGA 'SHTETI POLICOR'?Nga MENTOR KIKIA (10.30.2014)
NJË ZGJIDHJE KOMPROMISI PËR KOSOVËN PA PDK-në NË QEVERINga AFRIM KRASNIQI (10.29.2014)
A E UDHËHEQ LDK KOALICIONIN PASZGJEDHOR?Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.29.2014)
QOFSH GJITHMONË FAQEBARDHË SABRI MAXHUNINga FRANK SHKRELI (10.29.2014)
ARRESTIMI I ZOTIT HAJREDIN FRATARI - FLLUSKAT E SAPUNITNga RESHAT KRIPA (10.28.2014)
IDEJA E PUTINIT PËR RINEGOCIMIN E LUFTËS SË FTOHTË - PASOJAT E SAJ PËR RAJONIN E BALLKANITNga SHABAN MURATI (10.27.2014)
PËRSHËNDES MIQËSISHT GRUPIN POLIFONIK 'JEHONA LABE' - IU KUSHTOI KËNGË FUTBOLLISTËVE TANË TRIMANga Prof. dr. ESHREF YMERI (10.27.2014)
FUNDTETORI HUNGAREZ I VITIT 1956 THËRRET PËR REFLEKTIMNga PËRPARIM KABO (10.27.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart�]