E Premte, 03.29.2024, 04:55pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
Barometri diplomatik
VIZITË E RE BEOGRADIT, DIPLOMACI E VJETËR-ANTIBASHKIM
Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI

E Shtunë, 11.08.2014, 09:01am (GMT+1)


*** Nuk mund të ketë politikë, as diplomaci të hollë, as vizionare e as të sukseshme shqiptare, pa marrjen në konsideratë të interesave madhore të gjithë Shqipërisë Etnike.

*** Sterilitetin e një dilomacie të tillë të vjetër ndaj interesave vitale të Shqiprisë Etnike, para së gjithash e paralajmëron, edhe kjo pjesë e intevistës së kryeministrit aktual shqiptar, Edi Rama, dhënë gazetës gjermane " Frankurter Allgemeine Zeitung": "Pëlhura e ngarkuar me simbole kombëtare shqiptare që u shfaq fluturimthi mbi stadiumin e Beogradit nuk është as flamuri ynë, as flamuri i ndonjë Shqipërie që ne kemi në plan".(Shih në http://www.balkanweb.com/m/politike/rama-pelhura-e-shfaqur-ne-beograd-s-eshte-flamuri-yne--be-e-frikesuar-nxit-nacionalizem-217933.html).

Çfarë konstatimi naiv dhe absurd ky nga kryeministri aktual i qeverisë së Republikës së Shqipë Shqipërisë, Edi Rama?!

Po , i kujt ishte ai Flamur, që me jetët e tyre e mbrojtën futbollistët tanë kuq e zi?

-Flamuri i Shqipërisë Etnike me Ismail Qemalin dhe me Isa Boletinin, të kishte qenë vetëm "një pëlhurë", ashtu siç është shprehur Edi Rama, djelmoshat tanë heronj nuk do ta kishin mbrojtur atë!

Edhe ky konstatim i kryeministrit Edi Rama, dëshmon se,edhe politika, edhe diplomacia e qeverisë së tij nuk ka pësuar kurrfarë diskursi original nga ai i qeverive të mëparshme (1992-2013), kur është fjala për ndryshimin e gjendjes së status quo-s së gjysmës së shqiptarëve të kolonizuar dhe të gjysmës së Shqipërisë Etnike të copëtuar (1912-2014).
Shkurt shqip, vizita historike e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, që do ia bëjë homologut të tij serb, Aleksandër Vuçiq, më 10 nëntor në Beograd, do të thotë se Tirana dhe Beogradi zyrtar nuk kanë asnjë problem pezull mes tyre. Kështu flet kjo vizitë protokollare ndërmjet dy shteteve përkatëse. Ndërkaq, ndryshe flet gjendja konkrete në terren e shqiptarëve të kolonizuar të Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës së Anamoravës së Shqipërisë Etnike.

Gjithashtu, barometri më i saktë sesa Serbia dhe serbet janë të "gatshëm" dhe të "vullnetshëm" për t'u pajtuar me shqiptarët, është kjo parullë raciste dhe fashiste serbe "UBIJ, ZAKOLJI, DA SHIPTAR NE POSTOJI" , e brohoritur në kor nga 30 mijë shikues në stadiumin "Partizan" të Beogradit në ndeshjen Serbi-Shqipëri, të cilët dogjën edhe Flamurin kombëtar shqiptar, si dhe Flamurin e NATO-s.

E drejtë e shtetarëve të Shqipërisë, është ta vizitojnë Beogradin, por jo ta mohojnë Shqipërinë Etnike


De fakto dhe de jure derisa një shtet ka marrëdhënie diplomatike në shkallë ambasadorësh, ashtu siç është edhe rasti i Republikës së Shqipërisë me Republikën e Serbisë, askush nuk ka të drejtë që kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, t'i mbajë leksione moralizuese se duhet a nuk duhet, që ai ta vizitojë Beogradin më 10 nëntor 2014. Në këtë pikëvështrim jemi plotësisht të qartë. Këtë drejtë legjitime, legale dhe kushtetuese, askush nuk mund t'ua mohojë shtetarëve të Republikës së Shqipërisë, që të zhvillojnë kontakte zyrtare me shtetet me të cilat Shqipëria ka marrëdhënie diplomatike, si dhe me organiztat e tjera ndërkombëtare siç janë OKB-ja, BE-ja, OSBE-ja, NATO-ja etj. Kjo nuk është e diskutueshme.

Mirëpo, ne, kemi të drejtën, që të shfaqim opinionet tona lidhur me vizitën e kryeministrit Edi Rama, që do i bëjë Beogradit më 10 nëntor të këtij viti, duke mbajtuar parasysh faktin se një vizitë e tillë e nivelit më të lartë ndërshtetëror (ndërmjet dy kryeministrave) bëhet pas "68 vitesh"! Në këtë vështrim (teorikisht) , kjo do të thotë një sukses të madh të politikës së jashtme dhe të diplomacisë së qeverisë së Edi Ramës.

Duke qenë se mbi gjysmë shekulli nuk ka ndodhuar ndonjë vizitë e këtillë ndërmjet kryeministrave serbo-jugosllavë dhe atyre shqiptarë, kjo mund të quhet vizitë historike, sepse, të paktën në kuptimin teorik, tregon grafikun më të lartë të normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë (1945-2014).

Pra, nuk ka asnjë dilemë se takimi zyrtar i kryeministrit Edi Rama me kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq ka karakter dhe rëndësi historike (kur merret parasysh data kalendarike e vakumit prej shtatë dekadash të mospikëpjekjes së kryeministrave serbo-shqiptarë), por vetëm për interesat politike, diplomatike, tregtare, kulturore, ekonomike etj. të gjysmë Shqipërisë së lirë dhe sovrane të Edi Ramës, jo kursesi për avancimin dhe për mbrojtjen e interesave jetike dhe vitale të shqiptarëve të kolonizuar në Serbi, në Maqedoni, në Mal të Zi dhe në Greqi.

Në këtë kuptim, vizita zyrtare e Edi Ramës, që sot do i bëjë Beogradit, nesër (ndoshta) Shkupit, Athinës dhe Podgoricës, nuk do të ketë kurrfarë efekti pozitiv në ndryshimin e status quo-s së gjysmës së shqiptarëve të kolonizuar dhe të Shqipërisë Etnike (1912-2014).

Duhet të vëmë në dukje faktin se deri tani, as politika e as diplomacia e Shqipërisë së sotme, e drejtuar nga sali berishët dhe nga edi ramët etj. (1992-2014), asnjëherë nuk e kanë vënë në "itinerarin" e tyre brendakombëtar e as në atë ndërkombëtar kërkesën shekullore të zgjidhjes së çështjes koloniale shqiptare dhe të Shqipërisë Etnike.
Pra, ky është një nga argumentet kyç, që na apostrofon se, edhe vizita e re e Edi Ramës Beogradit, nuk do të sjellë asgjë të re dhe avancuese për sa i përket riaktualizimit të zgjidhjes së çështjes koloniale shqiptare në Ballkan, pavarësisht nëse ai do ta vizitionte apo jo Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën në kuadrin e vizitës protokollare diplomatike, më 10 nëntor 2014.

Fatkeqësisht për mosbërjen asgjë të ndryshimit të gjendjes së shqiptarëve të kolonizuar jashtë kufijve të gjysmë Shqipërisë së sotme demokratike (1992-2014), e provoi, edhe rasti i Kosovës, e cila u la në zjarrin dhe në flakën e gjenocidit të Serbisë pushtuese të Slobodan Milosheviqit(1989-1999).

Cila është ajo "Shqipëri planifikuese" e Edi Ramës?

- Po, nëse flamuri kombëtar i Shqipërisë Etnike me dy kryefigurat e tij patriotike kombëtare shqiptare, Ismail Qemali dhe Isa Boletini, që fluturoi mbi stadiumin "Partizan" të Beogradit më 14 tetor 2014 në ndeshjen Serbi Shqipëri, "është vetëm një "pëlhurë..., nuk është as flamuri ynë, as flamuri i ndonjë Shqipërie që ne kemi në plan"(siç është shpehur Edi Rama), atëherë, lind pyetja, cili është flamuri i tij, cili qenka flamuri ynë, cili qenka flamuri i Shqipërisë Etnike, dhe, cila na qenka ajo Shqipëri, që e paska në plan, ta bëjë ai?!

Derisa Edi Rama, ende nuk po e ditka se cili është flamuri kombëtar i Shqipërisë Etnike, por e quan një "pëlhurë të ngarkuar me simbole kombëtare shqiptare", atëherë, nuk është turp, që t'i pyet ata djelmoshat-futbollistët heronjë të Kombëtares Kuq e Zi me në krye kapitenin e tyre, Lorik Cana, të cilët me vetëdije të lartë kombëtare, me dinjitet, me krenari dhe me jetët e tyre, para gjithë botës, mbrojtën Flamurin Kuq e Zi dhe, kështu ia zbardhën fytyrën Shqipërisë Etnike para gjithë botës. Ky është argumenti i parrëzueshëm historik, faktik, kombëtar, patriotik shqiptar se, Flamuri shqiptar, që fluturoi në stadiumin "Partizan" të Beogradit ishte Flamuri i gjithë kombit shqiptar dhe i Shqipërisë Etnike, e jo kurrfarë "pëlhure..." e pa vlerë, që nuk simbolizon as "identitetin tonë, as të një Shqipërie planzore" të ardhshme, siç shprehur kryeministri aktual Edi Rama!?

Në lidhje me këtë absurd politik të Edi Ramës, shtrohet edhe kjo pyetje serioze: Si mund të jesh kryeministër i Shqipërisë së stome, kur nuk njeh flamurin kombëtar shqiptar të Shqipërisë Etnike?!

Si mund të pandehësh për "planifikimin" e një "Shqipërie tjetër", kur e ke Shqipërinë Etnike ?!

Lus Zotin e madhërueshëm , që kombi shqiptar në Ballkan, të mos përjetonte ndonjë "katarzë", të një " shqipërie planifikuese" të Edi Ramës, i cili mohon identitetin e Shqipërisë Etnike, sepse atëherë, vërtet, do të vinte në shprehje jetësimi i "kombit kosovar" dhe përflakja e Shqipërisë Etnike dhe e Flamurit të saj, të ngritur nga Skënderbeu dhe nga Ismail Qemali.

Ne, tjetër komb, as tjetër Flamur, as tjetër Shqipëri , kurrë nuk do të pranojmë dhe, nuk do të njohim, pavarësisht çfarë "ziejnë" kuzhinat politike dhe diplomatike të Tiranës, të Beogradit, të Podgoricës, të Shkupit dhe të Athinës, që të pajtohen dhe të gjejnë gjuhë të përbashkët për t'i mbajtur të copëtuar, të koloniuar dhe të aneksuar më se gjysmën e kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike.

Sa më sipër (në kuptimin e gjerë gjithëkombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike) , edhe vizita e Ramës Beogradit e datës 10 nëntor 2014, nuk do të jetë kurrfarë kaptine e re e normalizimit të marrëdhënieve serbo-shqiptare në Ballkan, por do të jetë, edhe një reprizë e diplomacisë së vjetër falimentuese anti-bashkim dhe anti-Shqipëri Etnike.
Këtë e provoi, edhe racizmi, shovinizmi dhe fashzimi serbomadh, i manifestuar në tribunat dhe në fushën e stadiumit të futbollit "Partizan" në ndeshjen Serbi-Shqipëri, ku lojëtarët tanë u rrahën në mënyrën më brutale nga forcat policore dhe të sigurimit etj. Mirëpo, as politika e as diplomacia e Beogradit zyrtar nuk denjoi, që të kërkonte falje për një "incident" të tillë antisportiv dhe antishqiptar. Megjithatë, kjo nuk e pengoi politikën dhe diplomacinë stereotipe zyrtare të Tiranës, që kryeministri i qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama, ta vizitonte Beogradin më 10 nëntor 2014, sikur të mos kishte ndodhur asgjë në ndeshjen Serbi-Shqipëri, më 14 tetor 2014, me ç'rast krerët zyrtarë të Serbisë, Tomislav Nikoliq (president), Aleksandar Vuçiqi (kryeministër) dhe Ivica Daçiq (minister i Jashtëm), në mënyrë të ashpër, arrogante dhe iracionale, e akuzuan Tiranën zyrtare për "përzierje në çështje të brendshme" të Serbisë, edhe pse ata vetë e kishin kurdisur dhe realizuar "incidentin diplomatik" në stadiumin "Partizan". Si rrjedhim, pa kërkimflaje paraprake të qarqeve të theksuara politike shtetërore të Serbisë, Edi Rama e as Bujar Nishani, në asnjë mënyrë, nuk do të duhej të pranonin, që të vizitonin Beogradin, sepse në këtë mënyrë, do të justifikonin akuzat dhe anatemat e politikës dhe të propagamdës zyrtare serbe në llogari të palës së pafajshme shqiptare.

Së fundi, duhet të theksojmë faktin se, asnjë marrëveshje diplomatike e arritur në Beograd ndërmjet kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe homologut të tij serb, Aleksandër Vuçiq, nuk do të sjellë kurrfarë risie përsa i përket pajtimit të serbëve dhe të shqiptarëve në Ballkan derisa Serbia të mos e zgjidh përfundimisht problemin e shqiptarëve të Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës, sepse këto tri rajone janë pronë historike dhe legjitime e Kosovës, përkatësisht e Shqipërisë Etnike. Pra, i pëlqeu apo jo politikës dakorduese të boshtit Tiranë-Beograd, shqiptarëve të këtyre tri rajoneve autoktone shqiptare, duhet t'u njihet e drejta e vetëvendosjes, që të ribashkohen me Kosovën, përkatësisht me Shqipërinë Etnike. Këtë duhet ta mbajnë parasysh diplomacia e vjetër dhe e re e boshtit Tiranë Beograd, pavarësisht nga "dinamika idilike" dhe e "fërkimeve" diplomatike më se 100-vjeçare(1912-2014) të protagonistëve të ndryshëm, në kohë të ndryshme.

Prof. Dr. MEHDI HYSENI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
REPUBLIKANËT TRIUMFOJNË ANEMBANË SHTETEVE TË BASHKUARANga FRANK SHKRELI (11.07.2014)
DEKLARATA E AMBASADORES JACOBSON DHE STATUSI I MOHUAR I DORUNTINA E.MALOKUTNga ELIDA BUÇPAPAJ (11.06.2014)
JERMI TOTALITAR I PDK - OSE NËNSHTRIM, OSE ZGJEDHJE TË JASHTËZAKONSHMENga SKËNDER BUÇPAPAJ (11.06.2014)
10 REZULTATE KËRKIMORE MBI LUFTËN NACIONALÇLIRIMTARE DHE LUFTËN CIVILE NË SHQIPËRI, 1943-1945Nga ROMEO GURAKUQI (11.06.2014)
NJË MALËSORE QË NDERON KOMBIN SHQIPTAR Tringë Smajlja në pullën postare të KosovësNga FRANK SHKRELI (11.05.2014)
VENDIMI I DREJTË I SUEDISË PËR SHTETIN E PALESTINËSNga SHABAN MURATI (11.03.2014)
MARRËDHËNIET USHTARAKE SHQIPTARO-AMERIKANENga FRANK SHKRELI (11.02.2014)
SERBIA SI ZGJATIM I RUSISË NË ZEMËR TË EUROPËSNga SULEJMAN GJANA (11.01.2014)
TË KRAHASOSH ZVICRËN ME SHQIPËRINËNga ELIDA BUÇPAPAJ (10.30.2014)
KUSH DHE PËRSE KA FRIKË NGA 'SHTETI POLICOR'?Nga MENTOR KIKIA (10.30.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart�]