E Djelë, 12.08.2019, 06:25pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
NJË KOP PËR BASHËN APO PËR PD-në E RE?
Nga MENTOR KIKIA

E Djelë, 11.09.2014, 10:08am (GMT+1)



Zyra e shtypit e Partisë Demokratike këmbënguli shumë që në ceremoninë e prezantimit të koordinatorëve të rinj të kësaj partie të ishin të gjithë drejtuesit e medias. “Kryetari është posaçërisht i interesuar”. Lulzim Basha kërkonte me doemos që ta ndante live atë moment me drejtuesit e medias, në fakt jo pa shumë rëndësi për një parti. Ai u kujdes që drejtuesit e mediave të ishin aty që tua thoshte në sy atyre dhe të gjithë shqiptarëve shprehjen “se një frymë e re, një erë e re ka ardhur në Partinë Demokratike”. Pra, me pak fjalë, Basha po prezantonte një pjesë të rëndësishme të partisë së re, një grup prej 24 personash që do të merret me koordinimin, pra ata që do të shërbejnë si punishte për idetë e reja që opozita do të prezantojë si alternativa zgjidhjeje. Disa prej tyre unë i njoh personalisht, ua njoh edhe CV-të profesionale dhe atë njerëzore dhe mendoj se PD duhet të jetë e lumtur që ata i janë ofruar asaj. Disa nuk i njoh, por nga sa lexova, ata janë bijtë e prindërve që kanë pasur lidhje apo kanë qenë në forume drejtuese të PD-së. Në fakt, kjo u komentua negativisht në shumë media dhe qytetarë në rrjetet sociale, edhe pse për mendimin tim nuk ka asgjë të keqe, pasi në fund të fundit në grupin e ri të koordinatorëve të PD-së nuk do të shkojnë djemtë dhe vajzat e drejtuesve të Partisë Socialiste. Ani, nuk është ky halli i madh, pasi ne shqiptarët kemi treguar shumë herë se kur njëri punon, tre të tjerë merren me paragjykimin e punës së atij që punon dhe kjo nuk është gjë e re.

Për analogji me grupin e intelektualëve që mblodhi në 2005 Berisha, pra KOP-i, grupin e ri të koordinatorëve po e quajmë KOP-i i Bashës. Nuk po u hyjmë krahasimeve si cili është intelektualisht më i pasur, pasi asnjëherë s’do ishim realistë. Por ajo që duhet theksuar është se Berisha e krijoi KOP-in pak para se të hynte në zgjedhje dhe e shiti si aset elektoral, gjë që dha edhe fryte padyshim. Ndërsa Basha e krijoi KOP-in e tij vetëm një vit e gjysmë pas humbjes se zgjedhjeve dhe gati po kaq pasi ka marrë drejtimin e partisë. Basha u kujdes të theksonte se kjo ishte “Partia e re” Demokratike. Dhe këtu ai duket se nuk ka pasur qëllim parësor që këtë parti të re ta prezantojë para mazhorancës, ku siç tha ai, ka njerëz që më shumë se diploma kanë vendime gjykate. Basha e theksoi me forcë “partinë e re” më shumë për vetë PD-së në sesa për PS-në, bazuar në parimin se “kundërshtari është përballë, armiku është pas nesh”. Impakti i parë pra që KOP-i i Bashës pritet të japë (ata do të gëzojnë aforfe, si pasojë e statutit, disa funksione politike brenda partisë) është të forcojnë pozitat e Bashës në parti. Në këtë këndvështrim, ai grup nuk është gjë tjetër veçse një skuadër e re e Bashës brenda partisë së vjetër. Parë kështu, edhe kaq ky është një zhvillim pozitiv, pasi “lufta” e brezave nuk është një çështje e brendshme vetëm e një partie, por lidhet me mekanizmin e stafetës së gjeneratave, jo vetëm për shkak të moshës në tërë politikën shqiptare.

Të mbështetësh apo t’i forcosh karrigen kryetarit nuk është ndonjë punë e lehtë në një parti me njerëz që kanë 23 vjet që japin kontribut dhe mund të mendojnë se duhet edhe të dalin në pension aty. Por përveçse pak skuthëri, durim dhe servilizëm, nuk kërkon ndonjë sakrificë intelektuale. Ndaj dhe sprova e vërtetë e njerëzve të rinj të Bashës do të duhet edhe pak kohë të vijë dhe ajo është beteja elektorale. Por deri atëherë, ekipi i të rinjve nuk duhet të vegjetojë, apo të merret vetëm me “çështje të brendshme”. Ai është thërritur aty të prodhojë ide dhe kjo nuk është një punë e lehtë, në fakt është një punë që nuk bëhet me vullnet, por vetëm nëse e kokën plot, ashtu siç Basha tha se ata të rinj e kanë.

Në fakt, PD sot ka pikërisht nevojë për ide.

I ndodhur nën trysninë e gardës së vjetër, Basha është detyruar të ndjekë një politikë radikale që bazohet te bojkoti parlamentar dhe protesta. PD kundërshton rritjen e çmimit të energjisë, por kundërshton edhe operacionin për arrestimin e atyre që vjedhin. Por si do t’i bëhet që të shpëtohet sistemi e bashkë me të edhe ekonomia nga kolapsi? Këtu PD nuk jep alternativë. PD kundërshton ndarjen e re administrative, por nuk thotë se si duhet të bëhet. PD, thjeshtë nuk është dakord me asgjë që bën qeveria, sepse nuk duhet të jetë, meqë është në opozitë. Nëse do të vazhdohet me këtë logjikë, Basha do të vijë në pushtet kur shqiptarëve t’u ketë ardhur Rama në majë të hundës. Që të mos ndodhë kështu, pra që shqiptarët të votojnë Bashën nga halli, duhet që atyre t’u tregohen zgjidhje alternative për problemet me të cilat përballen. Dhe pikërisht këto alternativa kërkojnë ide. Dhe pikërisht këto ide nuk mund t’i prodhojnë më ata që janë velur me pushtet, të të gjitha formave, ata që janë lodhur nga të menduarit njësoj si Berisha, ata që kanë vënë mënjanë para mjaftueshëm sa të mos merakosen shumë nëse partia bie apo hipën në pushtet. Këto ide i prodhojnë të rinjtë, ata që në fund të fundit përveç shkollimit, kanë edhe idealizmin dhe shpresën se në këtë vend mund të jetohet edhe ndryshe, pra që ky vend mund të bëhet.

KOP-i Bashës është në kohë të tregojë nëse i ka idetë, ka vullnetin, ka idealizmin mbi të gjitha dhe dëshirën për të kontribuar. Nëse ky grup dhe të tjerë të rinj që Basha premtoi se do të mbledhë, do të bëhen vërtet fabrikë e ideve të reja, atëherë votuesit do të mendohen para se të votojnë në zgjedhjet e ardhshme. Nëse edhe të rinjtë do të vazhdojnë të mendojnë me mendjen e të vjetërve apo do te shërbejnë vetëm për t’u bërë krahë Bashës, atëherë… vazhdojmë të komentojmë në “Facebook” dhe të shfryjmë dufin tonë si çdo ditë kundër politikës...

MENTOR KIKIA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NGA NJËRA ANË VLAN &PDK – NGA ANA TJETËR AMERIKA & AMBASADA E SHBA NË KOSOVË– Zonja Clinton nuk do ta kishte toleruar këtë situatë 5 muajNga ELIDA BUÇPAPAJ (11.08.2014)
Barometri diplomatikVIZITË E RE BEOGRADIT, DIPLOMACI E VJETËR-ANTIBASHKIMNga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (11.08.2014)
REPUBLIKANËT TRIUMFOJNË ANEMBANË SHTETEVE TË BASHKUARANga FRANK SHKRELI (11.07.2014)
DEKLARATA E AMBASADORES JACOBSON DHE STATUSI I MOHUAR I DORUNTINA E.MALOKUTNga ELIDA BUÇPAPAJ (11.06.2014)
JERMI TOTALITAR I PDK - OSE NËNSHTRIM, OSE ZGJEDHJE TË JASHTËZAKONSHMENga SKËNDER BUÇPAPAJ (11.06.2014)
10 REZULTATE KËRKIMORE MBI LUFTËN NACIONALÇLIRIMTARE DHE LUFTËN CIVILE NË SHQIPËRI, 1943-1945Nga ROMEO GURAKUQI (11.06.2014)
NJË MALËSORE QË NDERON KOMBIN SHQIPTAR Tringë Smajlja në pullën postare të KosovësNga FRANK SHKRELI (11.05.2014)
VENDIMI I DREJTË I SUEDISË PËR SHTETIN E PALESTINËSNga SHABAN MURATI (11.03.2014)
MARRËDHËNIET USHTARAKE SHQIPTARO-AMERIKANENga FRANK SHKRELI (11.02.2014)
SERBIA SI ZGJATIM I RUSISË NË ZEMËR TË EUROPËSNga SULEJMAN GJANA (11.01.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]