VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Shkrim i pabotuar
SERBIA E KA MENDJEN TE KOSOVA, PASTAJ TEK FQINJËSIA ME SHQIPËRINË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 11.14.2014, 02:03pm (GMT1)


Gazeta greke "Kathimerini", në prag të takimit me homologun Vuçiç në Beograd, ia ka rikujtuar kryeministrit Rama incidentin e 14 tetorit në Beograd. Në përgjigje të interesimit, i intervistuari ka nënvizuar kryefjalinë "do të turpërohesha nëse ngjarja e Beogradit do të ndodhte në Tiranë", duke ngulmuar se ndjen keqardhje që politika në Beograd u shpreh me një gjuhë urrejtjeje kundër popullit shqiptar dhe nuk e dënoi dhunën e racizmin e tifozëve: "Jam vërtet i çuditur sesi një banderolë fluturuese mund të ngjallë një furtunë të tillë nacionaliste në një stadium futbolli. Më çudit edhe verbëria me të cilën reaguan mediat ndërkombëtare. Në vend që të përqëndroheshin tek thirrjet raciste të 30 mijë njerëzve që bërtisnin "˜vrisni shqiptarët', i thanë publikut se një flamur hodhi në erë gjithë takimin. E turpshme!" Duke iu referuar deklaratave të kryeministrit serb Aleksandër Vuçiq dhe presidentit Tomisllav Nikolliq, Rama thekson se as ai dhe as kreu i shtetit shqiptar Bujar Nishani nuk do të kishin bërë deklaratat fyese ndaj popullit serb, nëse një rast si ai i banderolës me flamur do të kishte ndodhur në Shqipëri.


Në reagimin ndaj kësaj interviste, kryeministri serb Vuçiç e ka mbajtur palën shqiptare përgjegjëse për incidentin e Beogradit. A thua se bashkëqytetarët e tij e kishin parandierë dhe, prandaj e kishin paraprirë shfaqjen, sipas tij, të planifikuar dhe të shkaktuar nga pala shqiptare, të banderolës, duke përsëritur akuzën se Rama nuk e dënoi shfaqjen e flamurit, çka nënkuptuaka se Rama e mbështet programin e Shqipërisë së Madhe, të cilin kryeministri serb e konsideron projekt fashist. Vuçiç ka kërcënuar kur ka paralajmëruar: "Pres nga zyrtarët shqiptarë të merren sa më pak me politikën në Serbi dhe të merren më shumë me problemet e tyre, në të cilat unë nuk kam dëshirë të hyj asnjë çikë" . Në gjuhën e njohur të Beogradit, kjo do të thotë se Serbia mund të shkaktojë destabilitet në Shqipëri, po të dojë.

Një ditë më parë, Ivica Daçiç, ministri i Jashtëm i Serbisë, ai që merret gjerësisht me përgatitjet dhe mbarëvajtjen e vizitës historike në kryeqytetin serb, lëshonte akuzat e radhës kundër Shqipërisë. Sipas tij, është Shqipëria që, me vërejtjet e saj, po e pengon Serbinë në proceset e anëtarësimit në NATO.

Edhe kjo akuzë, e sajuar, dëshmon mungesën e plotë të dëshirës në Beograd për të pritur atje një kryeministër të Shqipërisë. Nga ana e saj, Shqipëria e ka manifestuar vazhdimisht këtë dëshirë që nga rënia e Millosheviçit. Një ndër përparësitë e Fatos Nanos në mandatin e dytë qeverisës të PS ishte përmirësimi i marrëdhënieve me Serbinë. Ministri i Jashtëm i asaj kohe Ilir Meta gati sa harroi përparësitë e tjera të diplomacisë shqiptare, sa shefi i tij u detyrua ta largojë nga ky post. Edhe Sali Berisha, duke i ditur lidhjet e veçanta të Ilir Metës me paraardhësin e ndjerë të Boris Tadiçit, Xhinxhiçin, e bëri përparësi të mandatit të tij të dytë përmirësimin e marrëdhënieve të Tiranës me Beogradin. Në cilësinë e tij si zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm, Meta realizoi vizitë në Beograd dhe në Preshevë, duke e ngritur kështu kënaqshëm nivelin politik të marrëdhënieve mes dy kryeqyteteve, çka, në të vërtetë, e pasqyron saktë gjendjen reale të këtyre marrëdhënieve sot dhe, mendoj, për shumë kohë në të ardhmen. Pra, nivel që mbetet vetëm në kuadrin e Tiranës zyrtare e Beogradit zyrtar, por jo në kuadrin e Shqipërisë dhe Serbisë.

Disa herë gjatë 14 viteve të fundit janë paralajmëruar vizita të kryeministrave të Shqipërisë në Beograd, po ashtu ftesa që kryeministrat e Shqipërisë ua kanë bërë homologëve në Beograd për ta vizituar Tiranën. Beogradi as nuk i ka konfirmuar, as nuk i ka pranuar dëshirat disa herë të shqiptuara të Tiranës politike.

Tirana, në kuadrin e entusiazmit të vizitës së planfikuar të 23 tetorit, e kishte menduar si një 'rastësi' të lumtur ndeshjen e futbollit midis dy kombëtareve, 9 ditë para takimit të kryeministrave. Harronte se Beogradi, me një perceptim krejt tjetër, edhe sikur kjo ndeshje të mos i kishte pikuar nga qielli, do të kishte bërë çmos për të krijuar një kontekst tjetër, për ta pasur si pretekst për të mos e pritur në Beograd kryeministrin shqiptar.

Takimi Rama-Vuçiç në Beograd u planifikua dhe do të ndodhë në frymën e Konferencës së Berlinit për Ballkanin Perëndimor. Vendi organizator dhe mikpritës i Konferencës, posaçërisht vizionarja Merkel, duke i parë si nyjë të rëndësishme të paqësimit, stabilitetit dhe progresit të rajonit marrëdhëniet shqiptaro-serbe, i mbajti ngjitur me njëri-tjetrin gjatë gjithë kohës Ramën dhe Vuçiçin, dy homologë që i përkasin të njëjtit brez. Beogradi, në thelb, e shikon si të rrezikshëm një optikë të tillë evropiane ku të jenë në qendër shqiptarët dhe serbët, sepse Beogradi është mësuar me politikën e vjetër, serbocentriste, të Evropës në Ballkan.

Në fakt, me Tadiçin, në Beograd fillonte pikërisht politika e rikthimit të serbocentrizmit në Ballkan. Tadiçi, për këtë, do të hapte arkivat e Titos, me qëllim që, në marrëdhëniet e jashtme, ta vendosë Serbinë në shinat ku Tito e kishte lënë Jugosllavinë. Në thelb kjo diplomaci kërkon ta imponojë Serbinë ndaj Evropës, Perëndimit dhe bashkësisë ndërkombëtare si miken më të ngushtë të Rusisë në Ballkanin - Fuçi Baruti, në këtë mënyrë ta kthejë serbocentrizmin në këtë rajon.

Ndonëse të një krahu tjetër politik, partitë e Daçiçit dhe Nikoliqit, përkatësisht të Millosheviçit dhe Sheshelit, e kanë vazhduar më me dalldi politikën e filluar prej Tadiçit. "Ne jemi miq të Rusisë dhe të Evropës," përsërisin krerët aktualë të Beogradit.

Alergjinë më të madhe ndaj vizitës së Ramës në Beograd e manifeston pikërisht Daçiçi, ai që është takuar 40 herë me kryeministrin e Kosovës dhe që ka deklaruar se është gati të takohet pafundësisht herë me bashkëkandidatin e tij për çmim Nobel të Paqes, Hashim Thaçin. Me kryeministrin e Kosovës, Daçiç kosovari kishte përjetuar së bashku emocionet e këtij çmimi. Humori i prishur më 10 tetor, kur shuheshin shpresat për bashkëmarrjen e çmimit, duket se ka ndikuar dhe po ndikon jo vetëm në paraqitjet e Daçiçit, por edhe në përgatitjet për vizitën e kryeministrit Rama.

Deri tashi Beogradit i është kërkuar nga Evropa, Perëndimi, bashkësia ndërkombëtare vetëm përmirësimi i marrëdhënieve me Prishtinën, çka në një të ardhme, dikur, do të mund të pasqyrohet edhe në marrdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës. Dialogu i Beogradit me Prishtinën i ka dhënë Serbisë shumë pikë në të gjitha këto rrafshe. Si në ëndërr Serbia është në fazën e negociatave për anëtarësim në BE. Nëpërmjet procesit të dialogut me Prishtinën, nga ana tjetër, Serbia ka arritur që, nga viti në vit, sidomos pas rënies së Millosheviçit, ta rritë shkallën e bashkëqeverisjes së Kosovës. Kështu iu ka krijuar qytetarëve të saj idenë se tashmë vendi i tyre po funksionon si Serbi e gjerë, term që përdorej për Serbinë me dy krahinat në kohën e Jugosllavisë. Kështu e ka shtuar rolin e saj ndaj Republikës Serbe të Bosnjës. Kështu ka arritur që për një gjysmë viti të bllokojë proceset e pas 8 qershorit në Kosovë, ngaqë nuk i kanë pëlqyer deri sot asnjë nga formulat e qeverisjes së re të Kosovës.

Vizita e kryeministrit Rama në Beograd do të jetë e para e këtij lloji pas vizitës së Enver Hoxhës të realizuar më 1946. Enveri e përshkruan vetë atë si vizitë të një vasali tek padroni i tij. Në librin "Titistët" ai shkruan se ia kishte përmendur Titos problemin e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, siç ishte premtuar gjatë luftës, por Tito i kishte thënë se nuk bëhet dot për shkak të serbomëdhenjve. Por nga arkivat e Beogradit ka dalë se ai i ka kërkuar bashkimin e Shqipërisë me Jugosllavinë, çka Tito e ka konsideruar të parakohshëm.

Beogradi i sotëm nuk duron dot që një kryeministër i Shqipërisë ta vizitojë, të flasë e të paraqitet në cilësinë e përfaqësuesit të një vendi anëtar të NATO-s, të një vendi që është miku më i ngushtë i Amerikës në Ballkan. Sidomos, nuk pajtohet me termat e kësaj vizite, qoftë me atë më të thjeshtat, siç është qëllimi i saj për "përmirësimin e marrëdhënieve midis dy vendeve të rajonit", sepse në Beograd kërkohet që Shqipëria të konsiderohet vend fqinj i Serbisë, çka bie ndesh me realitetin e ri të krijuar pas luftës së vitit 1999 dhe pas 17 shkurtit 2008. As termi i shpikur në Tiranë "dy vende fqinje rajonale" nuk i shkon midesë së Beogradit.

Duke këmbëngulur se, gjithsesi, vizita e Ramës në Beograd, qoftë edhe duke mos e hapur fare gojën atje dhe duke mos bërë asgjë, të konsiderohet si provokacion për Serbinë, krerët e këtij vendi rajonal duan ta zbrazin nga çdo përmbajtje këtë vizitë, t'ia shndërrojnë në bumerang vizitën Ramës. Për këtë ata duan të diktojnë të gjitha termat që do të përdoren, të gjitha tekstet që do të shqiptohen, të gjithë protokollin e vizitës. Kjo del edhe në paraqitjen e Daçiçit, kur ai ia përcakton rreptësisht kuadrin kësaj vizite tek thotë se vizita e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama do të kalojë në "formën e paralajmëruar, e kjo do të thotë se qëllimi kryesor i kësaj vizite do të jetë normalizimi i marrëdhënieve dhe përparimi i tyre i mëtejshëm".

Kjo që paraqet Daçiçi do të ishte një optikë tejet e cunguar e vizitës së pritshme të Ramës në Beograd. Në fakt, Shqipëria është tejet e interesuar që Serbia, i vetmi vend që është fqinj i Kosovës, duke mos qenë njëherësh edhe fqinj i Shqipërisë, të ketë marrëdhënie normale me Kosovën, tashmë vend fqinj i Shqipërisë. Prandaj kjo vizitë nuk ka si të mos shikohet pikërisht në favor të përmirësimit të marrëdhënieve Serbi-Kosovë, pa të cilat nuk mund të ketë marrëdhënie të mira shqiptaro-serbe. Rrjedhimisht nuk mund të ketë marrëdhënie të mira midis dy kombeve fqinje, marrëdhënie të cilat janë vendimtare për Ballkanin dhe që janë në qendër të politikës së re perëndimore për këtë rajon.

Për të gjitha këto, Beogradi nuk mund ta rishtyjë takimin dhe nuk mund ta zbehë përmbajtjen e tij. Ndonëse gazeta "Kathimerini", pas intervistës së Ramës dhe reagimit të Vuçiçit, del në përfundimin se dy kryeministrat e kanë minuar takimin pa ndodhur ende. "Dhe është e pamundur, përfundon gazeta nëpërmjet analistit të saj Stavros Ximas, dikush të japë përgjigjen se cilat do të jenë pikat e konvergjencës midis palëve në takim, nëse ai do të ndodhë me të vërtetë."

02.11.2014








©

RAMA T'I LUTEJ VUÇIÇIT QË TA ZHBLLOKOJË KRIZËN NË KOSOVË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 11.12.2014, 10:12am

AI VEND KU NUK LEJOHEN KUNDËRKANDIDATURAT, ËSHTË DIKTATURË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 11.09.2014, 03:55pm

JERMI TOTALITAR I PDK - OSE NËNSHTRIM, OSE ZGJEDHJE TË JASHTËZAKONSHME
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Enjte, 11.06.2014, 09:26am

A E UDHËHEQ LDK KOALICIONIN PASZGJEDHOR?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 10.29.2014, 10:21am
SERBIA E TRAJTON EDHE SHQIPËRINË ME FUSNOTË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 10.19.2014, 08:56am
KUVENDI I KOSOVËS - VENDIMET QË MUND TË MERREN ME SHUMICË TË THJESHTË NUK KA PSE TË SHTYHEN PËR MË VONË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


8 QERSHORI - NYJA GORDIANE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 10.01.2014, 10:55amPAPA YNË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 09.22.2014, 08:47am

PRESIDENTJA E HODHI GURIN NË LUMË, NJË MIJË TË ZGJUAR NUK E NXJERRIN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 08.27.2014, 06:59am
TRI JOTË JETIKE TË KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Shtunë, 08.23.2014, 09:05am

REFORMA ORIGJINALE E KRYEMINISTRIT RAMA
Domosdoshmëria e një revanshi femëror në zyrat e partisë dhe të shtetit
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 08.18.2014, 08:25am
PRANDAJ KUVENDI I RI NUK PO LICENSOHET
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 08.06.2014, 02:30pm

KOSOVA POST-TRAUMË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 08.01.2014, 04:58pm

Shënimi ditor
8 QERSHORI I TRYSNUAR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 07.23.2014, 07:24am
Shënimi ditor
SHËN 8 QERSHORI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 07.21.2014, 09:06am

ALBINI - MË LARG PARIMIT, MË PRANË DOGMËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 07.16.2014, 09:48am

BIJTË E ETËRVE 'TË DJATHTË'
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 07.09.2014, 10:40am
SHUMICA E RE KA 63 DEPUTETË, OPOZITA E RE KA 37 DEPUTETËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (06.26.2014)
PRESIDENTJA THËRRET KUVENDIN E RI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Martë, 06.24.2014, 07:59am
RA LAZARATI S'RA LAZARATI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 06.18.2014, 10:21am

MISIONI I RI I HASHIM THAÇIT ËSHTË NË OPOZITË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 06.11.2014, 10:58am
PDK BËRI ZULLUME NË QEVERISJE, BËFTË HAJËR NË OPOZITË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 06.06.2014, 10:45am
QEVERIA E RE KRIJON TË PAKËNAQUR, POR ATA NUK JANË ME PD-në
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 05.26.2014, 08:57am

REVOLUCIONI ME VOTË - KOHA E KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 05.19.2014, 06:46pm

NJË OPOZITË E SHPARTALLUAR KUNDËR NJË QEVERIE ENDE TË PAKONTURUAR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 05.16.2014, 10:08am
FTESA NDAJ QYTETARËVE TË KOSOVËS DHE LUGINËS SË PRESHEVËS - NJË LËVIZJE TJETËR MË SE BOSHE E TIRANËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Enjte, 05.08.2014, 02:59pm
Temë për debat
DEFETARIZIMI I POLITIKËS DHE DEPOLITIZIMI I FESË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 04.09.2014, 07:56am
SFIDË NDAJ SKEMAVE
Libri 'Traumat e tranzicioni' i Elida Buçpapajt
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 04.07.2014, 09:32pm
Ftesa këtuT'I DREJTSHKRUAJMË SHQIP EMËRVENDET ZVICERANENga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.17.2014)
PS TË MOS IMITOJË PD-në, PD TË MOS IMITOJË PS-në
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 03.05.2014, 11:47am
Këndi këtu
SI TË UROJMË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 02.17.2014, 06:50pm

SHPEND MOS U ÇMEND
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 02.12.2014, 10:28am

FQINJËT JANË NË EKSPANSION, NE JEMI NË RESTRIKSION
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 01.29.2014, 11:37am
POPULLI SHQIPTAR I KOSOVËS PO - E MERITON ÇMIMIN NOBEL PËR PAQE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Enjte, 01.02.2014, 11:19am

NË EVROPË, SI ALEATË TË AMERIKËS
Nga SKËNDER  BUÇPAPAJ

E Djelë, 12.29.2013, 12:04pm
Ribotim me rastin e ditëlindjes së Presidentit Rugova
IBRAHIM RUGOVA - NJË EPOKË E PANDËRPRERË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 12.02.2013, 08:58am


 TË MOS SHNDËRROHEMI NË HORDHI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


OKSIGJEN OPOZITËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 11.17.2013, 10:10am

BEDRI MYFTARI - JETOI PËR NJË ËNDËRR, IKU PA TË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 11.10.2013, 10:12am
E MAJTA SHQIPTARE KONSOLIDON LULIN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 10.30.2013, 10:22am

COMMONWEALTHI SERB ËSHTË SA ANTISHQIPTAR DHE ANTIEVROPIAN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AZEM HAJDARI DHE IBRAHIM RUGOVA - FIGURA BASHKUESE DHE EMANCIPUESE TË POLITIKËS E TË KOMBIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 09.15.2013, 09:50am

Ribotim
PD DHE PS MËTOJNË SE 23 QERSHORI 2013 KA TË NJËJTËN RËNDËSI ME 22 MARSIN 1992
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Shtunë, 08.24.2013, 08:56am


TIRANA DHE PRISHTINA NË GARË PËR DESHQIPËZIMIN E SHQIPES
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 08.21.2013, 10:44am

'MAQEDONIA' NUK PUNON PËR EVROPËN, KOHA NUK PUNON PËR 'MAQEDONINË'
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Martë, 08.13.2013, 07:50am
SQARIM PËR OPINIONIN PUBLIK: NUK KAM QËNË KURRË ANËTAR I PPSH
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 07.15.2013, 05:51pm

SEVDALLINJTË MANJAKË TË PARTIVE - DIVERSION EDHE KUNDËR MEDIAVE ONLINE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 07.07.2013, 11:35am
VOTA PARANDALUESE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 06.28.2013, 09:42am


A ËSHTË 23 QERSHORI ZGJIDHJA?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 06.16.2013, 07:12am

HAPËSIRA SHQIPTARE MË VERILINDORE - PENG I TERMAVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Martë, 06.04.2013, 07:03am
MONOLOG PAS ZYRTARIZIMIT TË LISTAVE - QAJ FACEBOOK ME LOTË PËRPJETË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 05.10.2013, 10:23am

TIRANË - KUVENDI BURLESK NË SEANCËN E JASHTËZAKONSHME PËR EGIN CEKËN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 04.26.2013, 02:28pm
NJË THËNIE ME DOMETHËNIE E MESIÇIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 04.14.2013, 08:41am

TË NESËRMEN E NJËZET E DY MARSIT TË NJËZET E DYTË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Shtunë, 03.23.2013, 09:46am
MJERIMDIPLOMACIA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.10.2013)

MAFIA NUK BËN DOT ZGJEDHJE - OSE MEDITIM PËR 23 QERSHORIN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 02.27.2013, 02:54pm
SI E HUMBI KRYETARI I PD SHANSIN PËR TË PASUR FLAMURIN E INTEGRIMIT EVROPIAN FLAMUR TË FUSHATËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

THJESHT ATDHEDASHURI - TË JEMI BIJ TË ATDHEUT, TË MOS JEMI VAMPIRË TË ATDHEUT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 02.03.2013, 10:09am
Përmendore IBRAHIM RUGOVA, VËLLAI YNË, BABAI I KOMBIT TONË
Shkruar më 22 janar 2006
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 01.21.2013, 08:43am

POPULLI E DI KË KA CUB KË HERO
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Shtunë, 01.12.2013, 09:57am


HOSSANA, BARJABA!
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 01.07.2013, 10:00am

SHKRUAR MË 21 DHJETOR 2012, NË DITËN E PARË TË EGOS GLOBALE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 12.21.2012, 11:35am
A DO TË JETË PD NJË OPOZITË BLLOKUESE?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 12.12.2012, 11:54am


Ribotim përkujtimor
XHEMAJL MUSTAFA DHE KOSOVA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FUNDNËNTORI 2012, TIRANA E DAFINAVE DHE E GJEMBAVE Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ
E Djelë, 11.18.2012, 02:34pm
ISH TË BURGOSUR POLITIKË TË POPULLIT TË BURGOSUR POLITIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHQIPËRISË ORA E PRONËS I KA NGECUR NË VITIN 1946
Ese nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Martë, 09.18.2012, 02:03pm
Ese BASHKIM GJYRIQI, NJË LARGIM I HESHTUR QË NUK E MORËN KRONIKAT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 08.24.2012, 07:48am

NDËRVETINga SKËNDER BUÇPAPAJ

Pesëvjetori i vizitës së Presidenti amerikan në Shqipëri XHORXH W BUSHI NË TURIN EUROPIAN HISTORIK TË KOSOVËS

Veta e parë LETËR ZOTIT PËR BARDHYL AJETIN!

 Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (shkruar më 4 qershor 2005)

SHQIPËRIA POSTKOMUNISTE DREJT PRESIDENTIT TË GJASHTË

Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ

MIRËNJOHJE AMERIKËS!

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DOBIA KRYESORE E KATASTROFAVE NATYRORE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DY FJALË PARA PROTESTËS SË PRITSHME TË VETËVENDOSJES

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


NJË VIT HARRAKAT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HAVELI QË E PATËM, HAVELI QË NUK E PATËM

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SINOPSIS STINORIT TË SIVJETËM TË ZJARREVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PRESIDENTI BILL KLINTON ËSHTË NJERIU QË MORI VENDIMIN EPOKAL PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS

Ribotohet me rastin e 65 vjetorit të lindjes së presidentit të 42-të të SHBA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR GJUHËN SHQIPE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DISA IDE PËR ORGANIZIMIN E DIASPORËS SHQIPTARE NË ZVICËR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

URIMET MIRËSEARDHËN

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

INSTRUMENTI I VETËM ËSHTË PUNA

MË SHUMË SE OPOZITË INSTINKTIVE, KOSOVËS I DUHET NJË OPOZITË ME STRATEGJI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

REVOLUCIONE APO RRËSHQITJE SITUATE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

URIMET EVROPIANE NDOSHTA NUK DO TË VIJNË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FORCËN E OPOZITËS NUK E BËJNË NUMRAT

Nuk e bën as dobësia e shumicës qeverisëse

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

BISEDIME JO, DIALOG PO

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

POETIKA E DHIMBJES NË NJË ROMAN TË RI

Romani "Imazh" i Zef Mulajt

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NJË SKEMË PA SENS KRIJUES

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

THAÇIZMI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

RADHA E RËNIES SË RAISËVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ROJA TË SOVRANITETIT

Zotër shtëpie

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ALTERNATIVË MAFIOZE PUSHTETIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SUDETIÇ, I TRETI I MOSKETIERËVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KOLLITJET E STALINIT...

...nesër në "tri komunat heroike"

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

TË DUAN, PA TË QORTOJNË

(Letër e mbyllur partive)

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË"

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHKODËR SHQYPNIA!

PARTITË E KRYEMINISTRAVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

UKA DHE ISAI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DOSIADA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

TIPOLOGJIA E LISTAVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



MURMURIMË DUKAGJINI (REQUIEM PËR DIN MEHMETIN)

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ZGJEDHJE TË FAKTIT TË KRYER

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar

NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ<

GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MJAFTON EMRI IBRAHIM RUGOVA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KALVARI I NJË MOCIONI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NGA NGURIMET NË NGUTJE?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HAMENDJET PARAZGJEDHORE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AZEMI, DISIDENTI I LINDUR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MIQËSIA ME VATIKANIN

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VDEKJA E POETIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FATI I UKSHIN HOTIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR

MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME


KORRUPSIONI SHESHIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

©

 
SKËNDER BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.