E Enjte, 04.18.2024, 06:43pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
A ËSHTË E GATSHME GJERMANIA TË MARRË PËRSIPËR NJË ROL GLOBAL?
Nga ANNE APPLEBAUM, Washington Post

E Djelë, 11.16.2014, 05:05pm (GMT+1)



BERLIN - Larg nga ngjarjet kryesore - balonat, fjalimet dhe festimet e 25-vjetorit të rënies së Murit - fundjavën e kaluar unë u përfshiva në një panel diskutimi për të ardhmen e Evropës,  çështje që   shtrohet shpesh në Gjermani. E pyetur për të thënë disa fjalë në lidhje me "kërcënimet ndaj Perëndimit," fola për dobësinë relative të NATO-s, për dështimet e politikës së jashtme evropiane, për përdorimit të parave dhe dezinformit nga ana e Rusisë për të përçarë Evropën dhe Shtetet e Bashkuara.
Këto të gjitha janë tema që shumëkush jashtë Gjermanisë tani i debaton mjaft shpesh.  Publiku dhe panelistët e tjerë pohuan duke tundur kokën - dhe pastaj pothuajse menjëherë ndryshuan temë. Në vend të NATO-s, publiku gjerman donte të diskutonte për ushqimin e modifikuar gjenetikisht dhe për pulat e lara në ujë të klorinuar. Nëse traktati i tregut transatlantike do të miratohej ndonjëherë, shumë folës thanë se ata kishin frikë se këto gjëra mund t'iu detyrohen qytetarëve gjermanë nga korporatat amerikane. Kjo, për ta, ishte kërcënimi më i madh ndaj aleancës perëndimore.
Kjo përbën një kontrast të zymtë. Tej Portës së Brandenburgut, Angela Merkel po vepronte si një figurë e madhe në botë që të gjithë jashtë Gjermanisë do të donin që ajo të jetë. Krahas kryetarit të Berlinit, kancelarja i uroi gjermanët në rolin që kishin luajtur në revolucionet paqësore demokratike të vitit 1989 - ato ngjarje që provojnë "se ne mund t'i ndryshojmë gjërat për mirë", - dhe shprehu shpresën se të tjerët në Siri, Ukrainë dhe diku tjetër një ditë do të gëzojnë të njëjtin transformim.

Pak ditë më vonë, Merkel u kthye, edhe një herë, tek roli i saj si negociatorja kryesore e Perëndimit me Rusinë. Që nga fundi i pranverës së kaluar, Gjermania - jo Bashkimi Evropian, dhe sigurisht jo Shtetet e Bashkuara - i ka thirrur të gjitha takimet e rëndësishme, përtej sanksioneve dhe ka kryer pjesën më e madhe të diplomacisë projektuar për të lejuar Presidentin rus Vladimir Putin që të "de-eskalojë" ose për "t'i dhënë atij një shtegdalje" ose çfarëdo formulimi që është aktualisht në modë. Edhe pse nuk është e qartë se kjo përpjekje diplomatike ka dhënë fryte, askush nuk dyshon se Gjermania ka luajtur një rol qendror dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë.

Askush nuk dyshon - me përjashtim, sigurisht, të gjermanëve. Sikurse Shtetet e Bashkuara filloi të luajë një rol më të madh botëror në mesin e shekullit të 20-të, një klasë politikanësh, nëpunësish civilë dhe gazetarësh u shfaqën, të gatshëm të mendojnë për botën, të veprojnë në të dhe të shkruajnë për të. Asnjë klasë paralele nuk ka dalë ende në Gjermani, një vend që nuk do të preferonte që të udhëheqë, iu rrittë ndera juaj. Paneli im ishte vetëm një shembull i parëndësishëm, por kur unë ua përshkrova përvojën një sëre njerëzish, pothuajse të gjithë e pohuan duke tundur kokën. "Kur mendoj për politikë", më tha një mik gjerman, "unë mendoj për lagjen time, rrugët e saj, lejet e ndërtimit.  Jo për vendet e huaja "Sigurisht gjermanët duan të flasin në lidhje me kërcënimin e rëndë që vjen nga tregtia transatlantike, një tjetër berlinas më tha: Është shumë më e lehtë të ndalohen pulat me klor të ndalohet Kremlini.

Ky mospëlqim kombëtar ndaj strategjisë së madhe pasqyrohet në sondazhet e opinionit. Mbështetja për sanksionet kundër Rusisë - politikë për të cilën Merkel ka punuar - ishte mjaft e ulët në Gjermani, derisa rrëzimi i Malaysia Airlines i dha politikës një ashensor emocional. Edhe tani, përkrahja për një "rol më të madh botëror për Gjermaninë", është më e lartë se sa  deri atëherë, por ende nuk është e madhe. Më shumë se gjysma janë kundër sugjerimin se NATO duhet të lëvizë disa nga bazat e saj në skajin lindor të aleancës, ku ato mundet vërtet të ndihmojnë për të zmbrapsur agresionin rus.

Merkel dhe qeveria e saj janë kapur tani në një kurthë të çuditshme. Franca dhe Italia po përpiqen për të rregulluar ekonomitë e tyre të dobëta. Britania po lufton të vendosë nëse dëshiron të qëndrojë në Evropë fare. Nuk është një BE me politikë të jashtme të fortë, pjesërisht për shkak se Gjermania nuk ka dashur për ta krijuar një të tillë. Kjo e bën Merkelin zëdhënësi de facto për Evropën - si dhe kancelare të asaj Gjermanie që nuk dëshiron të jetë zëdhënëse për asgjë. Sa kohë mund të zgjasë ky paradoks?/ Përktheu: SKËNDER BUÇPAPAJ
--
Opinions

Is Germany ready to assume a global role?
By Anne Applebaum Columnist November 14

BERLIN

Far from the main events "” the balloons, the speeches and the 25th-anniversary celebrations of the fall of the Wall "” last weekend I joined a panel discussion about the future of Europe, as one does so often in Germany. Asked to say a few words about "threats to the West," I spoke about the relative weakness of NATO, about the failures of European foreign policy, about Russia's use of money and disinformation to divide Europe and the United States.

These are all subjects that many outside Germany now debate quite often. The crowd and the other panelists nodded "” and then almost immediately changed the subject. Instead of NATO, the German audience wanted to discuss genetically modified food and chickens washed in chlorinated water. If the transatlantic trade treaty under negotiation is ever passed, many speakers said they feared that these things might be forced upon German citizens by U.S. corporations. That, to them, was the greatest threat to the Western alliance.

It made for a stark contrast. Over by the Brandenburg Gate, Angela Merkel was acting like the major world figure that everybody outside of Germany assumes her to be. Alongside the mayor of Berlin, the chancellor congratulated Germans on the role they had played in the peaceful, democratic revolutions of 1989 "” those events that prove "we can change things for the better" "” and expressed the hope that others in Syria, Ukraine and elsewhere would one day enjoy the same transformation.

A few days later, Merkel returned, once again, to her role as the West's chief negotiator with Russia. Since late last spring, Germany "” not the European Union, and certainly not the United States "” has convened all of the important meetings, pushed through sanctions and conducted most of the diplomacy designed to allow Russian President Vladimir Putin to "de-escalate," or to "give him an off ramp" or whatever formulation is currently fashionable. Although it isn't clear that this diplomatic effort has borne fruit, no one doubts that Germany has played a central role and will continue to do so.

No one doubts it "” except, of course, the Germans. As the United States began to play a greater world role in the mid-20th century, a class of politicians, civil servants and journalists emerged who were willing to think about the world, act in it and write about it. No parallel class has yet emerged in Germany, a country that would prefer not to lead, thank you very much. My panel was just an insignificant example, but when I described the experience to a range of people, almost all nodded in agreement. "When I think of politics," a German friend told me, "I think about my neighborhood, streetlights, construction permits. Not foreign countries." Of course Germans want to talk about the grave threat posed by transatlantic trade, another Berliner told me: It's a lot easier to stop chlorinated chickens than it is to stop the Kremlin.

This national dislike of grand strategy is reflected in opinion polls. Support for sanctions against Russia "” the policy Merkel has pushed hard "” was quite low in Germany until the Malaysia Airlines crash gave the policy an emotional lift. Even now, the support for a "greater world role for Germany" is higher than it used to be but still not overwhelming. More than half oppose the suggestion that NATO should move some of its bases to the eastern edge of the alliance, where they might actually help deter Russian aggression.

Merkel and her cabinet are now caught in an odd trap. France and Italy are struggling to fix their weak economies. Britain is struggling to decide whether it wants to stay in Europe at all. There isn't a strong E.U. foreign policy, in part because Germany hasn't wanted to create one. This makes Merkel the de facto spokesman for Europe "” as well as the chancellor of a Germany that doesn't want to be the spokesman for anything. How long can that paradox last?

Përktheu: SKËNDER BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KOMBI SHQIPTAR, APO PARCELA EKSPERIMENTALE E EVROPËSNga Prof. dr. ESHREF YMERI (11.15.2014)
Shkrim i pabotuarSERBIA E KA MENDJEN TE KOSOVA, PASTAJ TEK FQINJËSIA ME SHQIPËRINËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (11.14.2014)
BRENGA E BALLKANIT DHE BALLKANASIT E BRENGOSUR...!Nga PËRPARIM KABO (11.14.2014)
UDHËHEQËSI I RI I SENATIT AMERIKAN DHE SHQIPTARËTNga FRANK SHKRELI (11.13.2014)
METAFORA E LIRISË OSE DIALOG I PËRFYTYRUAR ME VETENEsé nga REXHEP SHAHU (11.13.2014)
MEDITIM NË KAMPIN E SHFAROSJES TË TEPELENËSNga RESHAT KRIPA (11.13.2014)
'HEROIZMI' I RAMËS SI PJESË E NEVOJËS PËR RILINDJE KOMBËTARENga MENTOR KIKIA (11.13.2014)
RAMA T'I LUTEJ VUÇIÇIT QË TA ZHBLLOKOJË KRIZËN NË KOSOVËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (11.12.2014)
RRETH VIZITËS SË KRYEMINSTRIT RAMA NË BEOGRAD DHE BLLOKADËS SË BERAT BUZHALËS NË FACEBOOKNga ELIDA BUÇPAPAJ (11.11.2014)
DR ELEZ BIBERAJ - SHQIPËRIA DHE SHQIPTARËT NË UDHËN E RIMËKËMBJESNga FRANK SHKRELI (11.10.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]