E Premte, 03.29.2024, 09:17am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
TË DREJTAT E NJERIUT DHE POLITIKA E JASHTME
Nga FRANK SHKRELI

E Mërkurë, 11.19.2014, 07:19am (GMT+1)


 Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre perëndimorë për një kohë të gjatë e kanë konsideruar mbështetjen dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të demokracisë si një pjesë të pandarë të politikës së tyre të jashtme. 

Sidomos, Shtetet e Bashkuara e kanë promovuar mbështetjen e tyre ndaj të drejtave të njeriut kudo në botë, si një pjesë thelbësore të politikës së jashtme amerikane, në përputhje jo vetëm me Kushtetutën e Amerikës por edhe me Deklaratën Universale të Drejtave të Njeriut.   Shtetet e Bashkuara kanë mbajtur qendrimin se mbështetja ndaj demokracisë dhe të drejtave të njeriut kudo në botë, "ndihmon në sigurimin e paqës, ndalon agresionin, promovon zbatimin e ligjit, lufton krimin dhe korrupsionin, forcon demokracitë dhe parandalon krizat humanitare."  

Si e tillë, mbrojta e të drejtave të njeriut kudo, është konsideruar gjatë dekadave të kaluara si një politikë me rëndësi e interesit kombëtar për Shtetet e Bashkuara.  Por ishte Presidenti Xhimi Karter ai i cili në vitin 1976 e ritheksoi këtë angazhim të Amerikës në mbrojtje të të drejtave të njeriut duke e bërë këtë pjesë të  pandarë të politikës së jashtme të administratës së tij. 

Ish-Presidenti Karter besonte se politika e jashtme e Shteteve të Bashkuara duhej të pasqyronte, mbi të gjitha, parimet më të larta morale të kombit amerikan. 

Duke njoftuar angazhimin e tij në mbrojtje të të drejtave të njeriut anë e mbanë botës e sidomos në ish-vendet komuniste, Presidenti Karter kritikoi politikën amerikane  të ndjekur deri atëherë, duke thënë se  "Për shumë vite kemi qenë të gatëshëm të pranojmë parimet dhe taktikat e gabuara  të kundërshtarëve tanë, nganjëherë edhe duke hequr dorë nga parimet tona në favor të parimeve të tyre", në kundërshtim të dukshëm me parimet tona në mbështetje të të  drejtave të njeriut. 

Presidenti Karter e pat përcaktuar qartë politikën e jashtme që do të ndqite administrata e tij në marrëdhënjet amerikane si me aleatët ashtu edhe me kundërshtarët. "Politika jonë bazohet në një vizion historik të rolit të Amerikës në botë. Politika jonë rrjedhë nga një pikëpamje më e gjërë e ndryshimeve në botë.  Politika jonë i ka rrënjët në vlerat tona morale, të cilat nuk ndryshojnë kurrë. Kjo politikë mbështetet nga pasuria materiale dhe në fuqinë ushtarake. Kjo politikë ka për qëllim t'i shërbejë botës", ka deklaruar ish presidenti Karter.

Politika e re e Presidentit Karter në mbështetje të të drejtave të njeriut dhe demokracisë anë e mbanë botës, çoi në vendimin që mori Kongresi amerikan më 1976, për t'i kërkuar Departmentit amerikan të Shtetit  "një raport të plotë vjetor ", që tani njhet si "Raporti mbi të Drejtat e Njeriut në Botë"e që botohet çdo vit dhe i cili pasqyron gjëndjen e të drejtave të njeriut në çdo vend të botës.

Në mbështetje të të drejtave të njeriut anembanë botës, Shtetet e Bashkuara historikisht kanë bashkrenduar politikën dhe veprimtaritë e tyre në këtë fushë, me aleatët e tyre me rëndësi, përfshirë Bashkimin Europian dhe organizata të ndryshme ndërkombëtare dhe rajonale, përfshirë edhe Kombet e Bashkuara.

Mirëpo, Freedom House, një organizatë e pavarur që monitoron gjëndjen e lirisë dhe të të drejtave të njeriut në botë dhe e cila mbështetë ndryshimet demokratike kudo -- në një raport të ri të botuar javën që kaloi -- kritikon Shtetet e Bashkuara, Europën dhe vende të tjera se nuk po bëjnë sa duhet dhe sa munden në mbështetje të demokracisë anë e mbanë botës.  Sipas raportit të javës që shkoi të Freedom House, "Demokracitë kryesore të botës nuk kanë dhënë prova se po i përgjigjen seriozisht rritjes dhe shtrirjes së autoritarizmit në rajonet e tyre".  Sipas një njoftimi për median nga Freedom House, në raport thuhet se "Shtetet e Bashkuara, Europa dhe demokracitë e reja shpeshëherë dështojnë që të ballafaqohen me rastet e shumëta të shtypjeve politike në rajonet e tyre të influencës. Mos vullneti për t'u përballur me shkeljet dhe abuzimet e të drejtave të njeriut, me raste të  shtypjes së shoqërisë civile, me kufizimet dhe pengesat ndaj lirisë së medias dhe masa të tjera anti-demokratike po vihet re në një periudhë ndërsa janë duke u shtuar sfidat ndaj insitucioneve demokratike nga fuqitë autoritare në zonën e Euro-Azisë, në Lindjen e Mesme, në Kinë dhe gjetiu", thuhet në raportin e Freedom House.

Në raportin e titulluar,"Në Mbështetje të Demokracisë në Botë: Një Vlerësim i Fuqive Kryesore", thuhet se ndër 10 vendet më me rëndësi në botë, përfshirë Bashkimin Europian, nuk tregojnë asnjë kujdes ndaj abuzimeve të të drejtave të njeriut në rajonet e tyre dhe nuk kundërshtojnë autoritarizmin në rritje. Ndër vendet kryesore demokratike të botës, sipas raportit, vetëm Shtetet e Bashkuara kanë dhënë një ndihmesë modeste në mbështetje të demokracisë dhe të të drejtave të njeriut.

"Vetëm disa vende kryesore demokratike, në mënyrë të vazhdueshme, mbajnë një qëdrim të prerë në mbrojtje të vlerave të veta në vendet përtej kufijve të  tyre", pohoi drejtoresha e raportit në fjalë, Sarah Repucci. Ajo u bëri thirrje vendeve kryesore demokratike që të tregohen më të angazhuara  dhe më të kujdesshme në mbështetje të demokracisë dhe të drejtave të njeriut, "Në një kohë që diktaturat dhe diktatorët po shtojnë influencat e tyre anë e mbanë botës", theksoi ajo dke shtuar se, "demokracitë e mëdha duhet të tregojnë një interesim më të madh ndaj vendeve ku demokracia dhe mbështetsit e saj kërcënohen më së shumti.  Kjo vlenë veçanërisht kur aktet shtypëse dhe shkeljet flagrante ndaj të drejatve të njeriut janë në rritje e sipër, sidomos në vendet fqinje të një vendi demokratik."  Në lidhje me Kinën, drejtoresha e raportit të Freedom House, u bëri thirrje vendeve demokratike që të punojnë së bashku për t'ju përgjigjur shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe nismave anti-demokratike të udhëheqjes komuniste kineze dhe të mos shikojnë vetëm interesat e menjëhershme ekonomike dhe strategjike të tyre, në kurriz të të drejtave të njeriut të popullit kinez.

Raporti vjen në përfundim se ndonëse pothuaj të gjitha vendet për të cilat bëhet fjalë në raport japin ndihma të mëdha për zhvillimin e zgjedhjeve demokratike në vende të ndryshme, ato në përgjithësi pas zgjedhjeve sipas raportit, dështojnë të mbështesin dhe të promovojnë demokracinë dhe respektin për të drejtat e njeriut nepërmjet politikës së tyre tregtare dhe ekonomike.

Këtë muaj, gjermanët dhe bota festuan 25-vjetorin e shëmbjes së Murit të Berlinit, simbolit të shkeljes dhe të abuzimit me të drejtat e njeriut nga komunizmi ndërkombëtar që kishte skllavëruar gjysmën e Europës për pothuaj një çerek shekulli. Gjatë një ceremonie në përkujtim të këtij përvejtori, Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, deklaroi me këtë rast se shëmbja e Murit të Berlinit u jep shpresë edhe rajoneve të tjera të botës ku, "liria dhe të drejtat e njeriut vazhdojnë të kërcënohen dhe të shkelen", tha ajo.  Të hënën, në një fjalim që mbajti në Australi, kancelarja gjermane paralajmëroi se Rusia mund të përpiqet të prishë stabilitetin dhe sigurinë në zona të gjëra të Europës Lindore, nëqoftse Moska nuk sfidohet në Ukrainë. Kancelarja gjemrane tha se aneksimi i Krimesë nga Rusia dhe destabilizimi i Ukrainës tani, "venë në pikëpyetje të gjithë rendin e tanishëm paqësor në Europë." Ajo paralajmëroi në fjalimin e saj në Australi, ku mori pjesë në mbledhjen e nivelit të lartë të G20, se "nuk kemi të bëjmë vetëm me Ukrainën. Por kemi të bëjmë me Moldovën, me Gjeorgjinë dhe në qoftë se vazhdon ky trend, atëherë ne duhet të pyesim për Serbinë dhe pastaj do të detyrohemi të bëjmë pyetje se ç'bëhet me vendet e Ballkanit Perëndimor," shtoi udhëheqsja gjermane.

Shqetësimi i kancelares gjermane duhet të merret seriozisht dhe paralajmërimi i saj duhet të shërbejë si një kambanë që duhet të dëgjohet si një paralajmërim për veprim të përbashkët nga të gjitha vendet demokratike të botës, para se të jetë vonë. Dhe në përputhje me raportin e Freedom House, botuar javën që kaloi, mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe demokracisë në Europë dhe anembanë botës, nevojitë një bashkrendim më të madh midis vendeve kryesore demokratike për të kundërshtuar autoritarizmin në rritje e sipër dhe për t'u përballur me sfidat kërcënuese ndaj lirisë dhe demokracisë, madje edhe 25 vjet pas shëmbjes së komunizmit në Europë.

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KUJDES LDK, JE MES VLAN-IT DHE HASHIMIT! Nga ELIDA BUÇPAPAJ (11.18.2014)
A ËSHTË E GATSHME GJERMANIA TË MARRË PËRSIPËR NJË ROL GLOBAL?Nga ANNE APPLEBAUM, Washington Post (11.16.2014)
KOMBI SHQIPTAR, APO PARCELA EKSPERIMENTALE E EVROPËSNga Prof. dr. ESHREF YMERI (11.15.2014)
Shkrim i pabotuarSERBIA E KA MENDJEN TE KOSOVA, PASTAJ TEK FQINJËSIA ME SHQIPËRINËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (11.14.2014)
BRENGA E BALLKANIT DHE BALLKANASIT E BRENGOSUR...!Nga PËRPARIM KABO (11.14.2014)
UDHËHEQËSI I RI I SENATIT AMERIKAN DHE SHQIPTARËTNga FRANK SHKRELI (11.13.2014)
METAFORA E LIRISË OSE DIALOG I PËRFYTYRUAR ME VETENEsé nga REXHEP SHAHU (11.13.2014)
MEDITIM NË KAMPIN E SHFAROSJES TË TEPELENËSNga RESHAT KRIPA (11.13.2014)
'HEROIZMI' I RAMËS SI PJESË E NEVOJËS PËR RILINDJE KOMBËTARENga MENTOR KIKIA (11.13.2014)
RAMA T'I LUTEJ VUÇIÇIT QË TA ZHBLLOKOJË KRIZËN NË KOSOVËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (11.12.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart�]