VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
NË ALTAR PËR HERË TË DYTË ME GJARPRIN Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Premte, 11.21.2014, 11:52am (GMT1) "Në altar për herë të dytë me gjarprin" është fjali mungesore. Me kundrinor të thënë dhe kryefjalë të pathënë. Madje nuk ka nevojë që gjarprin ta vë mes thonjëzave teke '...' apo çifte "..." as ta dalloj me nistore të madhe. Jo rrallë këto kohë ne dëgjojmë nga mediat se filan bukuroshe, në filan metropol të botës, e dashuruar me ndonjë nga kafshët ekzotike shtëpiake, të shpallë martesën me aligatorin e shtëpisë, me gjarprin piton të shtëpisë apo me peshkun e ylbertë të shtëpisë. E sjell këtë përqasje shkurtimisht për të dalë tek premtimi për martesë të dytë midis LDK-së dhe Hashim Thaçit, ky i fundit i njohur edhe me pseudonimin Gjarpri. E bëj këtë për të nënvizuar qysh në fillim përfundimin tim se kjo martesë e dytë e premtuar është e panatyrshme, është më e panatyrshme se martesa e parë. Martesat me aligatorë, me gjarprinj apo me peshq të vërtetë janë martesa simbolike. Si të tilla, ato janë të pakonsumueshme. Ndërsa martesa mes LDK-së dhe Gjarprit hyn në martesat e konsumuara. LDK-ja, nën petkun e Fatmir Sejdiut, ka bërë një martesë të mëparshme me Thaçin. Më 2007 kjo u arsyetua me interesat kombëtare të Kosovës në prag dhe në periudhën menjëherë pas pavarësisë. Bashkëqeverisja shkoi gjithnjë e më keq, por martesën nuk e zhbëri LDK-ja, e zhbëri Gjarpri. Kosova shkoi në krizë të thellë institucionale në shtator të vitit 2010, pastaj në zgjedhje të parakohshme, ku LDK-ja humbi edhe një të tretën e elektoratit të saj, edhe ai gati i përgjysmuar më 2007, falë veprimeve të papërgjegjshme të Sejdiut. LDK-ja nuk pati as vullnetin, as fuqinë për ta penguar asnjërin nga këto zhvillime. Nga fillimi deri në fund kjo martesë mbeti e panatyrshme. Por LDK-ja u betua se kishte nxjerrë mësime që kurrë më të mos bëjë koalicion me PDK-në. Me këtë betim të saj dhe me këtë premtim të kryetarit post Sejdiu e të udhëheqjes së saj, LDK hyri edhe në zgjedhjet e tjera, të parakohshme, të 8 qershorit 2014. Një vajtje e dytë në altar, siç u premtua më 19 nëntor, tingëllon si një ngjarje hollivudiane. Por, mjerisht, është më se prozaike, më se e panatyrshme, më se e përçudshme. Shumëkujt në LDK i ishte dukur, madje, e panatyrshme edhe marrëveshja e 10 qershorit e kësaj partie me AAK-në dhe Nismën (LAN) e zgjeruar pastaj me Vetëvendosjen (VLAN). Edhe ndërkombëtarët, përfshirë miqtë perëndimorë, edhe ata amerikanë, u befasuan, sepse kishin menduar se, ndoshta, edhe para 8 qershorit, do të kishte pasur një koalicion PDK-AAK. Kjo hamendje, madje, u aktualizua edhe kësaj jave, kur mediat, sidomos rrjetet sociale u mbushën me diversionin propagandistik se AAK e tradhtoi VLAN-in dhe u bashkua me PDK-në. Haradinaj dhe AAK u dërguan në kryq. Ky ritual madje vazhdonte edhe kur në media zinte vend gjithnjë e më shumë lajmi se LDK dhe PDK ishin marrë vesh për koalicionin qeverisës. Brenda çastit, të njëjtët diversantë që kishin kryqëzuar Haradinajn dhe AAK-në për një vepër fajit të hamendur u hodhën në mbrojtje të Isa Mustafës dhe LDK-së për një vepër faji tashmë të kryer. Marrëveshja PDK-LDK tingëllon aq e panatyrshme, sa do të tingëllonte e natyrshme marrëveshja PDK-AAK, PDK-Nisma, PDK-Vetëvendosje. Sepse mes këtyre partive dhe PDK-së ka vetëm hatërmbetje. Ndërsa LDK-ja ka një bilanc tejet të rëndë të shkaktuar nga PDK-ja. Do të dukej kështu sikur LDK-ja vuan nga sindromi kolektiv i Stokholmit. Kjo është arsyeja pse unë, qysh gjatë pranverës së këtij viti, iu jam kundërvënë në LDK atyre, të njohur si sejdistë apo kriptothaçistë, që mëtonin se do të ishte i mirëpritur një koalicion i të mëdhenjve LDK-PDK në qeverinë e pas 8 qershorit, nën shembullin e SDU/SPDsë së Gjermanisë. Kam dhënë argumente të panumërta dhe mund të jepen argumente të pafundme pse koalicioni LDK-PDK është aq i panatyrshëm sa është koalicioni CDU/SPD i natyrshëm. Ky i fundit, sa herë që është përsëritur në realitetin gjerman, ka qenë i suksesshëm. Ngaqë në partitë perëndimore si CDU e SPD partneriteti shikohet si partneritet dhe jo si diversion, si mbytje e partnerit me të cilin vë kokën në të njëjtin jastëk, siç e shikojnë bizantinët e PDK-së. Kam argumentuar se sado bizantin mund t'i duket vetja kreut të LDK-së, ai nuk mund të jetë aq bizantin sa kreu i PDK-së. Gjatë fushatës, e kemi të gjithë të freskët, LDK-ja i akuzonte të trija këto parti se pas 8 qershorit do të bëheshin me PDK-në. Por, ndërkohë, siç del, Lutfi Hazirët, bënin mësitnitë, pra kishin rolin e sekserëve, mes liderëve të këtyre partive para, gjatë dhe pas fushatës. E përmend Lutën, siç i thonë në Kosovë, sepse ai, po me mësitni, me shkuesi, thonë se e kapi vetë postin e kryetarit të Gjilanit. Deri në çastet kur po hedh këto rreshta, ende PDK-ja nuk ka dalë me ndonjë vendim për të hequr dorë nga posti i kryeministrit. Është fare ngat mendjes që Hashimi të kërkojë të qëndrojë në karriken e kryeministrit deri në fund të vitit 2016, kur të kalojë në karriken e presidentit. Vetëm atëherë Isa Mustafa do të bëhej kryeministër. Nëse konsumohet, edhe kjo martesë e dytë do të mbetet e panatyrshme. Dhe në LDK ajo do të kënaqë vetëm një rreth të ngushtë lëdëkëistësh që kanë punuar për Thaçin këto vite. Qeveria e re, edhe nëse do të ketë në krye liderin e LDK-së, në fakt vetëm sa do të ketë emrin e tij, sepse Kosova do të vazhdojë të qeveriset nga Hashim Thaçi. LDK-ja ishte shumë e pakënaqur nga qeveritë e saj të kryesuara nga kryeministra me prejardhje nga AAK-ja. Ndonëse ajo atje e kishte shumicën dërmuese të ministrave. LDK-ja ishte e pakënaqur edhe kur kishte kryeministër të qeverisë në mërgim Bukoshin. Isa Mustafa, nëse e merr tash apo në fund të vitit 2016 postin e premtuar nga Thaçi, do të ishte kryeministri i dytë që nxjerr LDK-ja. Është një realitet i dhimbshëm që partia e Ibrahim Rugovës, e Fehmi Aganit, e Xhemajl Mustafës, e Enver Malokut, e Ukë Bytyçit, e Sali Cekajt, e Smajl Hajdarajt e plot figurave të tjera, partia e intelektualëve të shquar, të mos ketë ende sot e kësaj dite kandidatura bindëse për kryeministra. Kjo ka ardhur vetëm falë mbylljes që iu bë LDK-së ndaj personaliteteve pas vdekjes së Ibrahim Rugovës, falë revanshizmit që u ndoq ndaj këtyre personaliteve sidomos nga Sejdiu. Mungesa e theksuar e personaliteteve në udhëheqje, e bën edhe më të dyshimtë rolin që do të ketë LDK-ja në qeverinë e përbashkët me PDK-në. Kështu ajo do të jetë jo vetëm thellësisht e mbivotuar në Qeveri dhe në Kuvend nga PDK-ja dhe nga pakicat, por edhe do të jetë në hije të figurave nga partitë e tjera në këto institucione. Të gjitha të dhënat tregojnë se marrëveshja e 19 nëntorit është një pabesi e madhe e LDK-së ndaj VLAN-it, aq sa është një pabesi edhe më e madhe ndaj anëtarësisë dhe elektoratit të saj, por edhe ndaj shpresave që kishin edhe të tjerët në Kosovë jashtë kësaj përkatësie. Hashim Thaçi edhe këtë marrëveshje e bëri më 19. Ashtu si më 19 (prill) e bënte me Daçiçin. Duket se kjo datë ka domethënie për të. Ndoshta e mban si datë fatsjellëse. 19 nuk është një numër i bekuar në shkrimet e shenjta. Përkundrazi. Dhe është e vështirë të presësh që të jetë i tillë për Kosovën. Nga sa kam mundur të mësoj nga lajmet që kam lexuar, marrëveshja e arritur me Hashimin e shpreh vullnetin e Isa Mustafës dhe të ekipit të tij të ngushtë. A do të ketë LDK-ja kësaj radhe prirjen, dëshirën apo fuqinë për t'iu kundërvënë këtij realiteti apo thjesht do të pajtohet me vullnetin e kreut të saj? Përgjigja ndaj kësaj pyetjeje ka të bëjë me të ardhmen e LDK-së sa dhe me të ardhmen e Kosovës. © Shkrim i pabotuar SERBIA E KA MENDJEN TE KOSOVA, PASTAJ TEK FQINJËSIA ME SHQIPËRINË Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Premte, 11.14.2014, 02:03pm RAMA T'I LUTEJ VUÇIÇIT QË TA ZHBLLOKOJË KRIZËN NË KOSOVË Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Mërkurë, 11.12.2014, 10:12am AI VEND KU NUK LEJOHEN KUNDËRKANDIDATURAT, ËSHTË DIKTATURË Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Djelë, 11.09.2014, 03:55pm JERMI TOTALITAR I PDK - OSE NËNSHTRIM, OSE ZGJEDHJE TË JASHTËZAKONSHME Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Enjte, 11.06.2014, 09:26am A E UDHËHEQ LDK KOALICIONIN PASZGJEDHOR? Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Mërkurë, 10.29.2014, 10:21am SERBIA E TRAJTON EDHE SHQIPËRINË ME FUSNOTË Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Djelë, 10.19.2014, 08:56am KUVENDI I KOSOVËS - VENDIMET QË MUND TË MERREN ME SHUMICË TË THJESHTË NUK KA PSE TË SHTYHEN PËR MË VONË Nga SKËNDER BUÇPAPAJ 8 QERSHORI - NYJA GORDIANE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Mërkurë, 10.01.2014, 10:55amPAPA YNË Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Hënë, 09.22.2014, 08:47am PRESIDENTJA E HODHI GURIN NË LUMË, NJË MIJË TË ZGJUAR NUK E NXJERRIN Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Mërkurë, 08.27.2014, 06:59am TRI JOTË JETIKE TË KOSOVËS Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Shtunë, 08.23.2014, 09:05am REFORMA ORIGJINALE E KRYEMINISTRIT RAMA Domosdoshmëria e një revanshi femëror në zyrat e partisë dhe të shtetit Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Hënë, 08.18.2014, 08:25am PRANDAJ KUVENDI I RI NUK PO LICENSOHET Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Mërkurë, 08.06.2014, 02:30pm KOSOVA POST-TRAUMË Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Premte, 08.01.2014, 04:58pm Shënimi ditor SHPEND MOS U ÇMEND FQINJËT JANË NË EKSPANSION, NE JEMI NË RESTRIKSION NË EVROPË, SI ALEATË TË AMERIKËS TË MOS SHNDËRROHEMI NË HORDHI BEDRI MYFTARI - JETOI PËR NJË ËNDËRR, IKU PA TË COMMONWEALTHI SERB ËSHTË SA ANTISHQIPTAR DHE ANTIEVROPIAN Ribotim
'MAQEDONIA' NUK PUNON PËR EVROPËN, KOHA NUK PUNON PËR 'MAQEDONINË' SEVDALLINJTË MANJAKË TË PARTIVE - DIVERSION EDHE KUNDËR MEDIAVE ONLINE
HAPËSIRA SHQIPTARE MË VERILINDORE - PENG I TERMAVE TIRANË - KUVENDI BURLESK NË SEANCËN E JASHTËZAKONSHME PËR EGIN CEKËN TË NESËRMEN E NJËZET E DY MARSIT TË NJËZET E DYTË MAFIA NUK BËN DOT ZGJEDHJE - OSE MEDITIM PËR 23 QERSHORIN THJESHT ATDHEDASHURI - TË JEMI BIJ TË ATDHEUT, TË MOS JEMI VAMPIRË TË ATDHEUT POPULLI E DI KË KA CUB KË HERO
SHKRUAR MË 21 DHJETOR 2012, NË DITËN E PARË TË EGOS GLOBALE
FUNDNËNTORI 2012, TIRANA E DAFINAVE DHE E GJEMBAVE Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ SHQIPËRISË ORA E PRONËS I KA NGECUR NË VITIN 1946 Pesëvjetori i vizitës së Presidenti amerikan në Shqipëri XHORXH W BUSHI NË TURIN EUROPIAN HISTORIK TË KOSOVËS Veta e parë LETËR ZOTIT PËR BARDHYL AJETIN! Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (shkruar më 4 qershor 2005) SHQIPËRIA POSTKOMUNISTE DREJT PRESIDENTIT TË GJASHTË Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DOBIA KRYESORE E KATASTROFAVE NATYRORE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DY FJALË PARA PROTESTËS SË PRITSHME TË VETËVENDOSJES Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ HAVELI QË E PATËM, HAVELI QË NUK E PATËM SINOPSIS STINORIT TË SIVJETËM TË ZJARREVE PRESIDENTI BILL KLINTON ËSHTË NJERIU QË MORI VENDIMIN EPOKAL PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS Ribotohet me rastin e 65 vjetorit të lindjes së presidentit të 42-të të SHBA ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR GJUHËN SHQIPE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DISA IDE PËR ORGANIZIMIN E DIASPORËS SHQIPTARE NË ZVICËR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ INSTRUMENTI I VETËM ËSHTË PUNA MË SHUMË SE OPOZITË INSTINKTIVE, KOSOVËS I DUHET NJË OPOZITË ME STRATEGJI Nga SKËNDER BUÇPAPAJ REVOLUCIONE APO RRËSHQITJE SITUATE URIMET EVROPIANE NDOSHTA NUK DO TË VIJNË FORCËN E OPOZITËS NUK E BËJNË NUMRAT Nuk e bën as dobësia e shumicës qeverisëse POETIKA E DHIMBJES NË NJË ROMAN TË RI Romani "Imazh" i Zef Mulajt Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN? 21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJ KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT 21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND ROJA TË SOVRANITETIT Zotër shtëpie Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË KOLLITJET E STALINIT... ...nesër në "tri komunat heroike" Nga SKËNDER BUÇPAPAJ MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT TË DUAN, PA TË QORTOJNË (Letër e mbyllur partive) Nga SKËNDER BUÇPAPAJ UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË" EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA? POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK
Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT
SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT
VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ HAMENDJET PARAZGJEDHORE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?
MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NË Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË
E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI Nga SKËNDER BUÇPAPAJ LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN... KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?
NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME
MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS © SKËNDER BUÇPAPAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |