VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Barometri diplomatikPO, FESTË MBARËKOMBËTARE SHQIPTARE, POR JO EDHE GJITHËSHTETËRORE DERISA TË RIBASHKOHET SHQIPËRIA ETNIKENga Prof. dr. MEHDI HYSENI

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 01:58am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
Barometri diplomatik
PO, FESTË MBARËKOMBËTARE SHQIPTARE, POR JO EDHE GJITHËSHTETËRORE DERISA TË RIBASHKOHET SHQIPËRIA ETNIKE
Nga Prof. dr. MEHDI HYSENI

E Djelë, 11.30.2014, 06:03pm (GMT+1)


*** Sipas së drejtës ndërkombëtare, një shtet i pavarur nuk mund t'i ketë dy a tri simbole të ndryshme shtetërore ( stemën, flamurin, himnin), së këndejmi, as Kosova e pavarur dhe sovrane nuk gëzon të drejtën t'i ketë dy ose më shumë simbole të ndryshme shtetërore. Ligjërisht, kjo është e qartë dhe tërësisht e justifikueshme, ndërsa dëshira dhe emocionet kombëtare shqiptare, janë të kuptueshme, por nuk kanë bazë juridike të së drejtës ndërkombëtare mbase Kosova është njohur ndërkombëtarisht me simbole të ndryshme shtetërore nga ato të Shqipërisë Etnike të Ismail Qemalit (28.XI.1912).
*** Dita e shenjtë e Flamurit-28 Nëntori 1912, do të sanksionohet në ligje dhe në kushtetutë, si dhe do të kremtohet si "festë shtetërore" e shqiptarëve të Kosovës, vetëm atëherë, pasi Kosova, të jetë ribashkuar me Shqipërinë. Ndryshe jo, sepse simbolet shtetërore dhe datat historike të formimit të shtetit shqiptar-Shqipërisë Etnike dhe të shtetit të pavarur të Kosovës, janë të ndryshme, domethënë se, këto dy shtete nuk janë pavarësuar në të njëjtën datë dhe në të njëjtën kohë, si dhe nuk kanë as të njëjtat simbole shtetërore. Kështu flet historia jonë dhe e Evropës. Prandaj, simbolet shtetërore të Shqipërisë Etnike të Ismail Qemalit (28 Nëntor 1912), nuk mund të sanksionohen as në ligjet dhe, as në Kushtetutën e Republikës së Kosovës (15 qershor 2008).


Andaj, as historianët, as juristët, as politikologët, as liderët politikë e as shtetarët e ndryshëm etj., nuk duhet t'i ngatërrojnë simbolet e ndryshme shtetërore të Shqipërisë Etnike dhe të Republikës së pavarur të Kosovës, e as t'i politizojnë datat e rëndësishme të historisë së kombit shqiptar dhe të dy shteteve të sotme shqiptare (Shqipërisë dhe të Kosovës), sepse kjo, pastaj, nuk quhet as histori e as politikë kombëtare dhe shtetërore shqiptare.

Është e vërtetë se në Kuvendin historik të Vlorës, më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali me bashkëkuvendarët e tij nga të gjitha trojet autktone etnike shqiptare, shpalli mëvetësinë e tyre.

Mirëpo, shpallja e pavarësisë dhe e shtetësisë së Shqipërisë Etnike nga ana e Kuvendit Historik Gjithëkombëtar Shqiptar të Vlorës, më 28.XI,1912, ishte jetëshkurtër vetëm deri më 30 maj 1913, kur në saje të vendimeve të padrejta të Traktatit të Londrës së Fuqive të Mëdha të Evropës, Shqipëria njihet në kufijt e sotëm ekzistues artificialë ngase mbi 50 për qind të territorit të Shqipërisë Etnike (vilajetet e Kosovës, të Shkodrës, të Manastirit dhe të Janinës) u "dhurohet" Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë.

Shumë thjesht për t'u kuptuar dhe sqaruar, Shqipëria Etnike brenda kufijve të saj historikë dhe gjeopolitikë (e shpallur e pavarur, sovrane dhe e bashkuar nga Kuvendi i Vlorës më 28 Nëntor 1912), që nga viti 1913, nuk ka pasur identitetin e saj shtetëror, të shtrirë brenda kufijve të saj natyralë.

Prandaj, edhe pse kanë kalur 102 vjet, edhe sot, Shqipëria Etnike si tërësi nuk ka shtetësinë, as unitetin e saj të tërësishëm kombëtar dhe territorial, por vetëm një pjesë e saj prej "28,748 km2", e cila është e pavarur dhe sovrane qe më se një shekull (1912-2014).

Identiteti i shtetësisë së Kosovës është 17 shkurti 2008!


*** Si mund të futet 28 Nëntori 1912 "si festë shtetërore" e Kosovës, kur de fakto dhe jure, Kosova për më se 100 vjet ishte koloni e Serbisë (shtator 1912 qershor 1999)?!
Një propozim i këtillë është nonsense, kur dihet se shqiptarët e Kosovës deri më 17 shkurt 2008, kanë jetuar robër nën sundimin e egër kolonial të Serbisë, pa kurrfarë lirie, pavarësie dhe sovraniteti kombëtar, shtetëror dhe territorial. Si rrjedhim, 28 Nëntori 1912, nuk mund të jetë kurrfarë feste shtetërore e Republikës së Kosovës, por vetëm festë e shenjtë kombëtare sikurse për të gjithë shqiptarët e Shqipërisë Etnike në Ballkan.

Pra, jo vetëm për shqiptarët e Kosovës, por për të gjithë shqiptarët në Ballkan dhe në diasporë, Dita e Shenjtë e Pavarësisë së Shqipërisë Etnike (28 Nëntori 1912), është festë gjithëkombëtare, por jo, edhe gjithështetërore, sepse, ende, më se gjysma (50%) e kombit shqiptar nuk ka shtetin e vet, por ende jeton në zgjedhën e huaj koloniale dhe imperialiste serbo-sllave (1912-2014).

Prandaj, as shpirtërisht, as historikisht, as politikisht, as teorikisht e as praktikisht, nuk mund të pranohet hipoteza spekuluese dhe sfiduese që "28 Nëntori 1912, të jetë festë shtetërore e Kosovës", sepse Republika e Kosovës, është pavarësuar më 17 shkurt 2008, ndërkaq Shqipëria Etnike, është shpallur e pavarur më 28 nëntor 1912. Këto dy data historike dhe politike të shtetësisë, nuk mund të ngatërrohen as mbi bazën historike, as mbi atë politike kombëtare dhe ndërkombëtare.

Së fundi, duhet të mbajmë parasysh faktin se historia nuk shkruhet sipas "listës së dëshirave", por ashtu siç ka ndodhur në të vërtetë, në rrethana dhe në kohë të caktuar!
Edhe unë do të doja ta kisha shtetësinë dhe pasaportën e Republikës së Shqipërisë, por fatkeqësisht, nuk e kam, sepse nuk jam shtetas i Shqipërisë, por shtetas i Republikës së Kosovës.

Pra, vetëm pasi Kosova, të jetë bashkuar me Shqipërinë, atëherë, do të kenë të njëjtën datë të festimit të shtetësisë së tyre të përbashkët-28 NËNTORIN 1912, ndryshe, JO, pavarësisht nga dëshira, nga emocionet dhe nga dashuria jonë për festat e përbashkëta kombëtare dhe shtetërore.

Prof. Dr. MEHDI HYSENI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
JO 29 NËNTORIT!Ky opinion është shkruar dhe botuar një vit më parëNga ELIDA BUÇPAPAJ (11.29.2014)
Barometri diplomatikJO, SERBISË 'DALJE NË DET'Prof. Dr. MEHDI HYSENI (11.29.2014)
DUKE RIPARË NJË DOKUMENTAR, NJË SHKRIM I PARA TRE VITEVERefleksion nga RESHAT KRIPA (11.28.2014)
NDERIM DHE RESPEKT TË THELLË NË KUJTIM TË PROFESOR SKËNDER LUARASITNga Prof. dr. ESHREF YMERI (11.28.2014)
GËZUAR DHE PËR SHUMË VJET 28 NËNTORINga FRANK SHKRELI (11.26.2014)
VITI I RUGOVËSNga SKËNDER BUÇPAPAJ (11.26.2014)
NË KUJTIM TË XHEVAT KALLAJXHIUT NJËRIT PREJ DEKANËVE TË GAZETARISË SHQIPTARENga FRANK SHKRELI (11.25.2014)
NË GJURMËT E TERRORIT KOMUNISTMirënjohje të thellë për Enver LepenicënNga Prof. dr. ESHREF YMERI (11.24.2014)
VRASJA E XHEMAJL MUSTAFËS - TËRMET QË VAZHDON TË TRANDË KOSOVËNNga SKËNDER BUÇPAPAJ* (11.23.2014)
PROTESTA E PD - DEKLARIMI I EDI RAMËS PËR HAPJEN E DOSJEVE DHE PREMTIMI QË AI I KA BËRË ANGELA MERKELITNga ELIDA BUÇPAPAJ (11.23.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]