VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

7 PRILL 1939 - 29 NËNTOR 1944, ÇFARË IU NDODHI SHQIPTARËVE MIDIS DY TË PREMTEVE
T'i çlirojmë shqiptarët nga festa e çlirimit
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 12.01.2014, 10:32am (GMT1)


Dihet nga të gjithë se 7 prilli 1939, dita e pushtimit të Shqipërisë nga Italia Fashiste ishte e Premte. Madje ishte e Premtja e Zezë e Pashkëve. Edhe kjo shenjë e veçantë ka ndihmuar në kujtesën tonë.

Ndërkaq, nuk është përmendur ndonjëherë, të paktën me sa mbaj mend, se çfarë dite ishte 29 nëntori 1944, data që u vendos dhe festohet ende si ditë e çlirimit të Shqipërisë. E marr të mirëqenë, qoftë edhe për simbolikë, se edhe kjo ditë ishte një tjetër e premte. Për këtë më ndihmon thënia e Don Dedë Malaj, me datën 27 prill 1959, në gjyqin komunist në kinema "Republika" në Shkodër: "E premtja e zezë në Shqipni ka fillue më 29 nandor 1944,  dhe ka me vazhdue derisa... të mbarojë komunizmi!"
 
Këtë thënie e ka sjellë në mënyrë autentike në disa shkrime të kohëve të fundit autori Fritz Radovani.

Historianët kanë plotësisht mundësi ta verifikojnë se çfarë dite ishte më 29 nëntor, por unë fjalën e Don Dedë Malajt e marr edhe si thënie, në mos si profetike, të paktën vizionare.

1. Shqipëria është i vetmi vend që e ka festë kombëtare ditën e çlirimit

Festa kryesore e përvitshme e të gjitha vendeve në botë është ajo që konsiderohet Ditë Kombëtare (National Day). Mbi 90 për qind e tyre kanë vetëm një datë në këtë rang. Arsyet pse këto data shënohen në këtë mënyrë ndahen në tri grupime: është ditë e pavarësisë kombëtare, është ditë e bashkimit ose ribashkimit kombëtar, është e tillë për arsye të tjera. Në grupimin e tretë përfshihen vetëm tetë raste, siç është për Spanjën zbulimi i Amerikës nga Kolombi, për Japoninë hypja në fron e perandorit të parë të dinastisë aktuale, për Portugalinë dita e vdekjes së poetit kombëtar Luis de Camoes, diku tjetër është ditëlindja e mbretëreshës, kurorëzimi i mbretit apo thjesht dita më e gjatë e vitit.

Në hierarkinë e ditëve më të shënuara vijnë pastaj ato që konsiderohen festa zyrtare dhe që, me ligj, janë edhe ato çdo vit ditë pushimi. Këtu përfshihen festat kryesore fetare, festat e tilla si Dita e Fitores, Dita e Revolucionit, Dita e Punës, Dita e Falënderimeve e tjerë.

Shënohen, ndërkaq, në mënyrë jozyrtare, në familje apo në kolektivitete, festa të tjera të natyrës popullore, religjioze e tjerë, duke qenë njëherësh ditë pune.

Asnjë nga vendet e dala nga ish Jugosllavia nuk e shënojnë ditën e çlirimit nga nazifashizmi. Jugosllavia, madje, nuk ka pasur ditë të çlirimit, ndërsa Ditë Kombëtare kishte 29 nëntorin, ditën e mbledhjes së dytë të AVNOJ-it, kur u krijua, më 1943, qeveria e parë komuniste, siç është 24 maji në Shqipëri, datë e cila në vendin tonë figuronte në të gjitha kartmonedhat e kohës së komunizmit. As vendet e tjera lindore nuk e kanë festë zyrtare ditën e çlirimit. Në këtë datë mjaftohet dërgimi i kurorave tek luftëtari i panjohur. Për shumicën e këtyre vendeve, ajo që iu ishte imponuar si ditë çlirimi në kohën e komunizmit, në fakt shënohet si ditë disfate kombëtare, sepse ranë nën pushtimin sovjetik. Disa vende perëndimore e kanë në kalendarë ditën e çlirimit nga nazizmi, por e kanë në rangun e festës jozyrtare, pra e kanë datë thjesht përkujtimore.

Kosova deri në vitet '80 ka festuar datat kur janë çliruar qytetet nga nazizmi. Dhe nuk mund të imagjinohet më festimi i këtyre datave që shënonin rikthimin e pushtimit serb. Në gjithë Jugosllavinë, ndërkohë, kishte vetëm data të çlirimit të qyteteve. Askush nuk merrte mundimin për ta përcaktuar këtë datë. Sivjet Serbia sajoi, për herë të parë që nga koha e Jugosllavisë, festën e çlirimit të Beogradit. Dhe e bëri për hir të presidentit të Rusisë.

Duket se nuk jam i vetmi që të kem kërkuar në Google për festat e çlirimit. Zellanët në Tiranë kanë gjetur rastin e Italisë, ku 25 prilli 1945, shënohet si Ditë Kombëtare krahas 2 qershorit 1946. 25 prilli shënon simbolikisht çlirimin e Gjenovës, Milanos dhe Torinos nga trupat gjermane. Dhe kjo datë u miratua me konsensus absolutisht të plotë në parlamentin italian nga të gjitha forcat politike. Fakti që kjo datë lidhet me një emër të nderuar si Sandër Pertini e bën tërësisht të padiskutueshme dhe tërësisht të pakrahasueshme me 29 nëntorin 1994, me zhvillimet e luftës së Dytë Botërore në Shqipëri apo me frytet e tyre. Ndërsa 2 qershori 1946 shënon Ditën e Republikës, kur italianët në kutitë e votimit hodhën poshtë sistemin monarkik dhe miratuan sistemin republikan. Këto dy data nuk bien ndesh mes tyre në asnjë kuptim, përkundrazi janë përplotësuese ndaj njëra tjetrës, sepse përcaktuan fatin e Italisë.

2. Çfarë iu ndodhi shqiptarëve prej 7 prillit 1939 deri më 29 nëntor 1944

Shqiptarët u përballën ndër të parët në botë me atë që më vonë do të quhej Lufta e Dytë Botërore. Kështu që historia e rezistencës dhe e luftës kundër okupatorëve italofashistë dhe gjermanonazistë do të fillonte nga dita e zbarkimit të trupave të para pushtuese në brigjet tona, pra nga 7 prilli 1939.

Shtroj pyetjen se çfarë ju ndodhi shqiptarëve gjatë këtyre 1625 ditëve dhe nuk e shtroj thjesht se çfarë ndodhi në Shqipëri apo në trojet shqiptare në tërësi, sepse fati i vendeve të vogla, kombeve të vogla, sidomos atyre pa përkrahje, madje të viktimizuara, përcaktohet kryesisht jashtë kontekstit të tyre, nga faktorët e huaj, të jashtëm.

Edhe vetë historiografia e Tiranës e përmend, natyrisht pa dalë në përfundime, se lufta kundër okupatorit italian u bë pothuaj krejtësisht nga formacionet zogiste (legaliste), balliste dhe nga nacionalistë të pavarur prej këtyre lëvizjeve. Edhe vjeshta e vitit 1942, kur krijohej aleanca Perëndim-BRSS kundër nazifashizmit, Shqipërinë e gjente me formacionet luftarake të lartpërmendura. Dhe kjo është koha kur aleatët për herë të parë e njohën rolin e Shqipërisë në këtë luftë.

Ushtria Nacionaçlirimtare u themelua vetëm më 10 korrik 1943, ndërsa Italia, dihet se qysh, do të largohej në shtator të atij viti. Mbështetja ushtarake angleze ndërkohë do të kalonte në favor të formacioneve partizane.

Si ndodhi kjo? PKSH u formua vetëm më 8 nëntor 1941, kur shqiptarët kishin dy vjet e sa muaj në luftë. Konferenca e Pezës, e thirrur në emër të bashkimit kundër okupatorit, por e uzurpuar nga komunistët ndodhte më 16 shtator 1942, kur shqiptarët kishin tri vjet e disa muaj në luftë. Ndërsa formimi i ushtrisë partizane ndodhte, siç e përmendëm, kur shqiptarët kishin tashmë katër vjet e disa muaj në luftë. Të gjitha faktet flasin se, deri në vjeshtën e vitit 1943, luftës kundër okupatorëve nuk ia jepnin tonin partizanët, ia jepnin legalistët, ballistët dhe nacionalistët e tjerë të pavarur prej tyre.

Mund të thuhet këtu se periudha vendimtare e luftës është pikërisht periudha rreth njëvjeçare mes vjeshtës së vitit 1943 dhe vjeshtës së vitit 1944. Dhe është periudha kur u vendosën fatet e luftës, por edhe fatet e shqiptarëve qoftë në Shqipërinë e 28 mijë kilometrave katrorë, qoftë në Shqipërinë e gjeopolitikës së kohës, qoftë kudo që ndodheshin apo do të ndodheshin ata nëpër botë.

Përafërsisht deri në këtë kohë lufta e shqiptarëve kundër okupatorëve ishte zhvilluar në të gjithë territorin kombëtar. Lufta partizane, që në elementët e saj të parë, ishte zhvilluar ndaras. Partizanët e Shqipërisë së 28 mijë kilometrave e zhvillonin luftën nën udhëheqjen e PKSH, ndërsa ata të Kosovës e të trojeve të tjera shqiptare e zhvillonin nën Lidhjen Komuniste Jugosllave të Titos. Pra, ishin përvijuar dy paralele të luftës. Do të ishte e pamundur që këto dy paralele dikur të mos përplaseshin.

Pas asaj që quhet Marrëveshje e Mukjes ose Prishje e Marrëveshjes së Mukjes, nacionalistët shqiptarë vazhduan ta zhvillojnë luftën e tyre në të gjithë territorin kombëtar, ndërsa partizanët shqiptarë, në të dyja anët e kufirit të dikurshëm shtetëror, njohën realitetin e përcaktuar në Londër më 1913. Kjo në rrafshin e brendshëm partizanëve iu humbte pikë, ndërsa në rrafshin e jashtëm, që ishte vendimtar, iu jepte pikë. E kundërta, për nacionalistët.

Prandaj Prishja e Mukjes do të kompensohej me Konferencën e Bujanit, zhvilluar në fund të dhjetorit 1943 dhe në fillim të janarit 1944. Kjo Konferencë do të garantonte se, pas luftës, shqiptarët e Kosovës e të trojeve të tjera shqiptare të Jugosllavisë do të vendosnin vetë me plebishit për t'u bashkuar me Shqipërinë.

Në fakt, kjo që do të bënin komunistët shqiptarë në bashkëpunim me ata jugosllavë i kishte rrënjët tek 8 nëntori 1941, kur PKSH do të themelohej vetëm si parti e Shqipërisë së kufijve të paraluftës. Në gjithë veprimtarinë e saj PKSH do të vepronte brenda kësaj kornize dhe do të bënte gjithçka për ruajtjen e kësaj kornize. Kjo do t'ua siguronte atyre përkrahjen absolute të Titos. Nëpërmjet Titos, do t'ua siguronte përkrahjen gjithnjë e më të pakursyer të anglezëve.

Nëpërmjet të birit të tij, nëpërmjet të besuarve të tij të ngushtë, Titoja kishte pasur lidhje me Uinston Çurçillin. Në ditët kur mbahej dhe prishej Mukja, vetë Titoja kishte pasur takim drejtpërdrejt me Çurçillin. Dhe kishte marrë mbështetje e autorizime të fuqishme, kishte dhënë premtime në kundërshpërblim të tyre, disa prej të cilave i mbajti, disa i shkeli. Dhe Shqipëria e pasluftës shihej si një Jugosllavi e vogël titiste. Pra, duket se nuk përbënte ndonjëfarë shqetësimi për aleatët pse Shqipëria e pasluftës do të kishte sistem komunist.

Historianët tanë, të mësuar me tabu të panumërta, nuk bëjnë asnjë përpjekje për të zbardhur se çfarë u fol për Shqipërinë në këto takime dhe në takimet e tjera të kësaj natyre, pra çfarë u zhvillua në prapaskenë për shqiptarët dhe kundër shqiptarëve.

Uritë e Titos ishin të paparashikueshme për aleatët, qoftë në Perëndim, qoftë në Moskë. Titoja do të punonte gjatë luftës dhe në vitet e para të pasluftës për t'u bërë lider i një federate socialiste ballkanike, një BRSS-je të Ballkanit. Ai për këtë nuk do t'i bindej as Stalinit, kur ia kujtonte që të mos ndërhynte në Greqi, duke e mbështetur ushtrinë partizane greke. Stalini e kërcënoi Titon se, nëse nuk hiqte dorë nga Greqia, sipas vendimit të Jaltës, ai do të rrezikonte veten. Siç thotë Simon Seebag Montefiore në librin e tij "Cari i kuq dhe oborrtarët e tij", Titoja e kundërkërcënoi Stalinin: "Nuk dihet se kush do ta eleminojë tjetrin."

Titoja nuk e kurseu as Shqipërinë, duke e futur në ngatërresën greke të kohës dhe duke e bërë atë problem të përditshëm të OKB-së. Lufta civile greke vazhdoi deri në vitin 1949, një vit pas dënimit të Titos nga Informbyroja.

Historianët në Tiranë e përsëritin pa pushim se lufta e nacionalistëve për të mos lejuar kthimin e trojeve shqiptare përsëri në Serbi e në Jugosllavi do ta fuste Shqipërinë në një qerthull të tillë ku vetë Shqipëria londineze do të copëtohej, duke përmendur sidomos rrezikun jugor, pra Greqinë. Me këtë aludojnë tek ndonjë traktat i fshehtë si ai i prillit 1915 të Londrës, por nuk sjellin ndonjë dokument ilustrues.

Nacionalistët shqiptarë e kishin të pamundur të lidheshin me lëvizjet nacionaliste fqinje e ballkanase në përgjithësi, sepse ato kishin platformë thellësisht antishqiptare.

Komunistët shqiptarë, për arsyet e tyre pragmatike, e përdorën si përparësi të dyfishtë këtë realitet, e kapërcyen një hendek të tillë dhe lidhën me komunistët e këtyre vendeve në marrëdhënie vëlllazërore internacionaliste, duke u bërë front i përbashkët kundër nacionalizmit shqiptar në të gjithë hapësirën shqiptare, kundër çështjes kombëtare shqiptare.

Fakti është se komunistët, në krye të lëvizjes partizane dhe, nga 24 maji 1944, në krye të qeverisë së tyre, e tradhtuan pjesën e atdheut dhe të kombit që mbetej jashtë kufijve të përcaktuar nga Konferenca e Londrës e vitit 1913. Titoja, jo vetëm që nuk pyeti për vendimet e Konferencës së Bujanit, por i vuri shqiptarët nën tërbimin serbomadh dhe, pastaj, i shpërndau ata në disa formacione shtetërore të Serbisë dhe Jugosllavisë.

Duke iu dhënë partizanëve statusin e fitimtarit, i cili qenka i pagjykueshëm, historianët ua mveshin të gjitha gabimet dhe fajet nacionalistëve. Kështu ata bien në gabimet dhe fajet e PKSH-PPSH-së dhe Enver Hoxhës. Ata nuk e njohin atë pjesë të luftës që nuk u krye nga partizanët, nuk i njohin betejat, nuk i njohin dëshmorët, nuk i njohin komandantët e shquar apo luftëtarët e shquar. Në emër të glorifikimit dhe absolutizimit të Luftës Nacionalçlirimtare ata e zvogëlojnë rolin dhe ndihmesën e shqiptarëve në luftën kundër fashizimit italian dhe nazizmit gjerman, pra rolin e kombit tonë në Luftën e Dytë Botërore.

Ata arsyetojnë çdo paudhësi të kryer në emër të luftës partizane, por nuk denjojnë të arsyetojnë asnjë nga gabimet apo fajet e palës nacionaliste, gabime që rrjedhin kryesisht nga strategjia e tyre për të mos lejuar Kosovën dhe trojet e tjera shqiptare të ktheheshin në Serbi dhe Jugosllavi. Ata pothuaj i fshijnë katër vjet të luftës së shqiptarëve (1939-1943) vetëm pse tonin kësaj periudhe nuk ia jepnin ende partizanët. Ata e quajnë luftë partizane edhe periudhën pas krijimit të Qeverisë Provizore të dalë nga Kongresi i Përmetit, datë pas së cilës ndodhi mobilizimi i detyrueshëm i shqiptarëve në formacionet e ushtrisë shqiptare. Vetë qeveria komuniste nuk ua njihte për efekt pensioni special veteranëve të luftës që ishin përfshirë në formacione pas kësaj date. Të ashtuquajturin pension të luftës e merrnin vetëm ata që kishin hyrë në formacionet partizane deri më 24 maj 1944. Pas kësaj date ushtria ishte shtetërore, nuk ishte më partizane, ishte ushtri e shërbimit të detyrueshëm, nuk ishte më mbi baza vullnetare.

Enver Hoxha, kur i bënte krahasimet e Shqipërisë socialiste me të kaluarën, gjithmonë nisej nga viti 1938, viti i fundit i periudhës së Zogut, por asnjëherë nuk i referohej vitit 1944. Në këtë mënyrë, nga njëra anë ua glorifikonte këto pesë gjashtë vite shqiptarëve, nga ana tjetër ua mohonte, ua fshinte nga historia e tyre e jetesës. Prandaj është koha që, më në fund, të dihet, sa të jetë e mundur më shumë, pa fshehur asgjë, se çfarë iu ndodhi shqiptarëve prej 7 prillit 1939 deri në 29 nëntorin 1944. Këto vite janë sa miniaturë e asaj që ndodhi deri në ditën e pushtimit, aq dhe perspektivë e asaj që ndodhi pas së ashtuquajturës ditë të çlirimit. Realiteti, edhe ky i festimit të 70 vjetorit të kësaj date, ka treguar se dalja nga ky segment kohor i largon diskutimet dhe vëmendjen nga vetë tema aq e rëndësishme dhe aq domethënëse për shqiptarët.

3. T'i çlirojmë shqiptarët nga festa e çlirimit

Prej herës së parë e deri sot 29 nëntori, si festë e çlirimit, ka rolin e mbivënies ndaj 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë Kombëtare, Ditës së Flamurit. Gjatë diktaturës moniste 28 Nëntori festohej realisht vetëm një herë në pesë vjet, ndonëse ishte festa zyrtare kryesore pas 29 nëntorit. Pas diktaturës moniste, përsëri 29 nëntori ka mbushur hapësirën e diskutimeve, të përplasjeve, të polemikave. Edhe kur 'demokratët' e kanë caktuar 28 nëntorin si ditë të çlirimit, përveçse të Pavarësisë, 'socialistët' e kanë festuar 29 nëntorin dhe e kanë shpërfillur 28 nëntorin. Në emër të luftës partizane, të mbrojtjes së vlerave të luftës partizane, moslejimit të cënimit të vlerave të luftës partizane, shqiptarëve iu është imponuar 29 nëntori si ditë e çlirimit të tyre. Kjo datë, në fakt, është caktuar vetëm simbolikisht si datë e çlirimit.

Në periudhën moniste 29 nëntori quhej 'dita e çlirimit të vendit tonë nga okupatorët dhe tradhtarët'. Ky formulim i përdorur 46 vjet me radhë, tashmë bëhet sikur harrohet. Këtë domethënie kjo datë nuk e ka humbur dhe nuk mund ta humbasë, siç e pamë edhe këtë 70 vjetor, madje edhe këto ditë të festimeve zyrtare.

Të gjithë e kemi mësuar në tekstet shkollore gjatë 46 viteve se e ashtuquajtura Lufta Nacionalçirimtare u shndërrua në revolucion popullor. Ky revolucion popullor, sipas tyre, përzuri okupatorët dhe përmbysi klasat shtypëse dhe shfrytëzuese njëherë e përgjithmonë. Filozofia marksiste e quan revolucionin popullor si fazën më të lartë të luftës klasore, luftë kjo që vazhdon në Shqipëri në forma të ndryshme.

Pakkush nga ne pajtohet sot se 29 nëntori ishte data e çlirimit, ndërsa të gjithë pajtohemi se është data e instalimit zyrtar të diktaturës.

Kjo datë shënon tradhtinë e krerëve komunistë ndaj vetë luftës partizane, duke iu dhënë atyre krejt tjetërgjë nga ç'iu kishin premtuar, krejt tjetërgjë për çka ata kishin luftuar, mijëra prej tyre duke dhënë edhe jetën.

Kjo datë shënon tradhtinë e fitimtarëve komunistë ndaj luftës së shqiptarëve gjatë këtyre viteve, duke iu dhënë atyre krejt të kundërtën e asaj që kishin pritur shqiptarët nga mbarimi i luftës.

Kjo datë shënon tradhtinë kombëtare ndaj Kosovës dhe shqiptarëve të tjerë në trojet e veta kombëtare matanë kufirit shtetëror duke i kthyer ata nën Serbi dhe nën Jugosllavi.
Prandaj 29 nëntori 1944 është një datë e cila shqiptarët e këtyre hapësirave vetëm se i fyen.

4. Rama të heqë dorë nga 29 nëntori

Ata që e tradhtuan, madje shumëfish, luftën janë pikërisht komunistët që dolën në krye të lëvizjes partizane. Nuk janë tradhtarë të luftës ata për të cilët aludonte më 29 nëntor 2014 në takim me veteranët e LNCL. Lufta partizane apo LNCL, siç e quan historiografia komuniste, nuk ishte faktor bashkues, siç thotë edhe Ilir Meta, në të njëjtin kontekst. Ajo nuk luajti rol bashkues pa dallim krahine, feje dhe ideje, siç ishte motoja e Konferencës së Pezës, por luajti rol përçarës krahinor, fetar dhe klasor.

Siç përpiqen ta identifikojnë 29 nëntorin me LNÇL, në Shqipëri përpiqen ta identifikojnë edhe LNÇL me të majtën, duke e paraqitur trashëgiminë e luftës së shqiptarëve gjatë LDB si dimensionin më dallues dhe më të paprekshëm të së majtës në Shqipëri.
E vërteta është se në Shqipëri nuk ka faktorë të djathtë as të majtë, ka vetëm demagogji në emër të së djathtës, siç ka demagogji në emër të së majtës. Demagogjia, sa më e paskrupullt, ka marrë përmasat e një të drejte njerëzore themelore për politikën në Shqipëri. Dhe deklarimet e Ramës për tradhti e tradhtarë të LNÇL, plagjaturë e një propagande që vazhdon për gati tre çerekë shekulli, janë vetëm një abuzim me të drejtën njerëzore të politikës për të bërë demagogji.

Lufta e Dytë Botërore në Shqipëri nuk pati fitues dhe humbës të mirëfilltë, por pati përfitues të pamerituar të fryteve të përfundimit të kësaj lufte, siç pati edhe të ndëshkuar të pamerituar të përfundimit të kësaj lufte. Mbrojtësit e tezës se partizanët ishin fitimtarët e luftës, sepse ata, sidomos në periudhën vendimtare, ia dhanë tonin asaj, duan të harrojnë se në shumë vende të Evropës Lindore, ndonëse nacionalistët ishin ata që e bënë luftën, komunistët ishin ata që i morën frytet e saj, sepse vendet e tyre ranë nën sundimin sovjetik ose, si rasti i Shqipërisë, mbetëm me kampin sovjetik. Rasti grek, ku nuk fituan partizanët, por fituan nacionalistët, meqë Greqisë nuk i ra fati me kampin sovjetik është ilustruesi më bindës, më i prekshëm, më konkret për ne.

Edi Rama është një nga elementët më me formim evropian e perëndimor të politikës në Shqipëri. Ai e bën këtë demagogji jo për hir të ca kokrrave të veteranëve, por kryesisht për hir të një shtrese të nostalgjikëve, të cilëve gjatë këtyre dekadave që nga lufta iu janë kënaqur interesat e tyre dhe nuk iu janë cënuar ato asnjëherë. Një shtresë tjetër e nostalgjikëve është ajo që e ka pësuar nga diktatura në vitet '70 apo '80, por ia ka falur diktaturës ato pësime kur i ka vënë në peshore me përfitimet. Një shtresë tjetër e nostalgjikëve përbëhet nga besimtarë të verbër të diktaturës, apo nga mëkatarë të pandreqshëm të përlyer nga kjo diktaturë në krime dhe bëma kundër bashkëkohësve të tyre.

Është abuzim ekstrem me demagogjinë kur propagandistë zyrtarë përpiqen ta fshehin Enver Hoxhën diktator prapa Enver Hoxhës që ishte kreu i luftës partizane. Kjo është njësoj si të kërkosh ta fshehësh mullarin në thes. Ata duhet ta kuptojnë se identifikimi i luftës sonë vetëm me luftën partizane, identifikimi i luftës partizane vetëm me Enver Hoxhën dhe me krerët e tjerë komunistë, nuk bën tjetër veçse e dëmton imazhin e kësaj lufte, veçse e komprometon edhe vetë luftën partizane.

Prandaj është e pritshme që Edi Rama, në krye të partisë së tij dhe të shumicës së tij në pushtet, t'i japë fund intolerancës ndaj faktorëve të tjerë pjesëmarrës të luftës, ta njohë luftën e shqiptarëve në vitet 1939-1944 në tërësi, t'i njohë dëshmorët e dhënë nga formacionet nacionaliste e të tjerë, të krijojë hapësirë për të investuar në ndriçimin e plotë të asaj që iu ndodhi shqiptarëve ndërmjet 7 prillit 1939 dhe 29 nëntorit 1944. Kjo do të jetë politikë bashkuese e pajtuese jo vetëm për shqiptarët në Shqipëri, por për shqiptarët në tërësi. Kjo parakupton që të hiqet dorë nga 29 nëntori, i imponuar në mënyrë të padrejtë dhe paradoksale 70 vjet, të hiqet dorë nga festa e çlirimit dhe të marrin vlerësim gjithnjë e më të madh Dita Kombëtare - 28 Nëntori, Dita e Dëshmorëve - 5 Maji, Dita e Fitores së Aleatëve Perëndimorë mbi Fashizmin - 8 Maji, Dita e Evropës - 9 Maji e tjerë. Kjo vetëm do të madhërojë veprën e të gjithë atyre që morën armët në dorë për një Shqipëri të lirë, të bashkuar, të pavarur, demokratike, thjesht për një Shqipëri evropiane të shqiptarëve. 



©
VITI I RUGOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 11.26.2014, 09:11am

VRASJA E XHEMAJL MUSTAFËS - TËRMET QË VAZHDON TË TRANDË KOSOVËN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ*

E Djelë, 11.23.2014, 12:34pmNË ALTAR PËR HERË TË DYTË ME GJARPRIN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 11.21.2014, 11:52am
Shkrim i pabotuar
SERBIA E KA MENDJEN TE KOSOVA, PASTAJ TEK FQINJËSIA ME SHQIPËRINË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 11.14.2014, 02:03pm
RAMA T'I LUTEJ VUÇIÇIT QË TA ZHBLLOKOJË KRIZËN NË KOSOVË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 11.12.2014, 10:12am

AI VEND KU NUK LEJOHEN KUNDËRKANDIDATURAT, ËSHTË DIKTATURË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 11.09.2014, 03:55pm

JERMI TOTALITAR I PDK - OSE NËNSHTRIM, OSE ZGJEDHJE TË JASHTËZAKONSHME
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Enjte, 11.06.2014, 09:26am

A E UDHËHEQ LDK KOALICIONIN PASZGJEDHOR?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 10.29.2014, 10:21am
SERBIA E TRAJTON EDHE SHQIPËRINË ME FUSNOTË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 10.19.2014, 08:56am
KUVENDI I KOSOVËS - VENDIMET QË MUND TË MERREN ME SHUMICË TË THJESHTË NUK KA PSE TË SHTYHEN PËR MË VONË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


8 QERSHORI - NYJA GORDIANE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 10.01.2014, 10:55amPAPA YNË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 09.22.2014, 08:47am

PRESIDENTJA E HODHI GURIN NË LUMË, NJË MIJË TË ZGJUAR NUK E NXJERRIN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 08.27.2014, 06:59am
TRI JOTË JETIKE TË KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Shtunë, 08.23.2014, 09:05am

REFORMA ORIGJINALE E KRYEMINISTRIT RAMA
Domosdoshmëria e një revanshi femëror në zyrat e partisë dhe të shtetit
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 08.18.2014, 08:25am
PRANDAJ KUVENDI I RI NUK PO LICENSOHET
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 08.06.2014, 02:30pm

KOSOVA POST-TRAUMË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 08.01.2014, 04:58pm

Shënimi ditor
8 QERSHORI I TRYSNUAR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 07.23.2014, 07:24am
Shënimi ditor
SHËN 8 QERSHORI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 07.21.2014, 09:06am

ALBINI - MË LARG PARIMIT, MË PRANË DOGMËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 07.16.2014, 09:48am

BIJTË E ETËRVE 'TË DJATHTË'
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 07.09.2014, 10:40am
SHUMICA E RE KA 63 DEPUTETË, OPOZITA E RE KA 37 DEPUTETËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (06.26.2014)
PRESIDENTJA THËRRET KUVENDIN E RI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Martë, 06.24.2014, 07:59am
RA LAZARATI S'RA LAZARATI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 06.18.2014, 10:21am

MISIONI I RI I HASHIM THAÇIT ËSHTË NË OPOZITË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 06.11.2014, 10:58am
PDK BËRI ZULLUME NË QEVERISJE, BËFTË HAJËR NË OPOZITË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 06.06.2014, 10:45am
QEVERIA E RE KRIJON TË PAKËNAQUR, POR ATA NUK JANË ME PD-në
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 05.26.2014, 08:57am

REVOLUCIONI ME VOTË - KOHA E KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 05.19.2014, 06:46pm

NJË OPOZITË E SHPARTALLUAR KUNDËR NJË QEVERIE ENDE TË PAKONTURUAR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 05.16.2014, 10:08am
FTESA NDAJ QYTETARËVE TË KOSOVËS DHE LUGINËS SË PRESHEVËS - NJË LËVIZJE TJETËR MË SE BOSHE E TIRANËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Enjte, 05.08.2014, 02:59pm
Temë për debat
DEFETARIZIMI I POLITIKËS DHE DEPOLITIZIMI I FESË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 04.09.2014, 07:56am
SFIDË NDAJ SKEMAVE
Libri 'Traumat e tranzicioni' i Elida Buçpapajt
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 04.07.2014, 09:32pm
Ftesa këtuT'I DREJTSHKRUAJMË SHQIP EMËRVENDET ZVICERANENga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.17.2014)
PS TË MOS IMITOJË PD-në, PD TË MOS IMITOJË PS-në
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 03.05.2014, 11:47am
Këndi këtu
SI TË UROJMË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 02.17.2014, 06:50pm

SHPEND MOS U ÇMEND
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 02.12.2014, 10:28am

FQINJËT JANË NË EKSPANSION, NE JEMI NË RESTRIKSION
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 01.29.2014, 11:37am
POPULLI SHQIPTAR I KOSOVËS PO - E MERITON ÇMIMIN NOBEL PËR PAQE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Enjte, 01.02.2014, 11:19am

NË EVROPË, SI ALEATË TË AMERIKËS
Nga SKËNDER  BUÇPAPAJ

E Djelë, 12.29.2013, 12:04pm
Ribotim me rastin e ditëlindjes së Presidentit Rugova
IBRAHIM RUGOVA - NJË EPOKË E PANDËRPRERË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 12.02.2013, 08:58am


 TË MOS SHNDËRROHEMI NË HORDHI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


OKSIGJEN OPOZITËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 11.17.2013, 10:10am

BEDRI MYFTARI - JETOI PËR NJË ËNDËRR, IKU PA TË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 11.10.2013, 10:12am
E MAJTA SHQIPTARE KONSOLIDON LULIN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 10.30.2013, 10:22am

COMMONWEALTHI SERB ËSHTË SA ANTISHQIPTAR DHE ANTIEVROPIAN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AZEM HAJDARI DHE IBRAHIM RUGOVA - FIGURA BASHKUESE DHE EMANCIPUESE TË POLITIKËS E TË KOMBIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 09.15.2013, 09:50am

Ribotim
PD DHE PS MËTOJNË SE 23 QERSHORI 2013 KA TË NJËJTËN RËNDËSI ME 22 MARSIN 1992
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Shtunë, 08.24.2013, 08:56am


TIRANA DHE PRISHTINA NË GARË PËR DESHQIPËZIMIN E SHQIPES
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 08.21.2013, 10:44am

'MAQEDONIA' NUK PUNON PËR EVROPËN, KOHA NUK PUNON PËR 'MAQEDONINË'
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Martë, 08.13.2013, 07:50am
SQARIM PËR OPINIONIN PUBLIK: NUK KAM QËNË KURRË ANËTAR I PPSH
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 07.15.2013, 05:51pm

SEVDALLINJTË MANJAKË TË PARTIVE - DIVERSION EDHE KUNDËR MEDIAVE ONLINE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 07.07.2013, 11:35am
VOTA PARANDALUESE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 06.28.2013, 09:42am


A ËSHTË 23 QERSHORI ZGJIDHJA?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 06.16.2013, 07:12am

HAPËSIRA SHQIPTARE MË VERILINDORE - PENG I TERMAVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Martë, 06.04.2013, 07:03am
MONOLOG PAS ZYRTARIZIMIT TË LISTAVE - QAJ FACEBOOK ME LOTË PËRPJETË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 05.10.2013, 10:23am

TIRANË - KUVENDI BURLESK NË SEANCËN E JASHTËZAKONSHME PËR EGIN CEKËN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 04.26.2013, 02:28pm
NJË THËNIE ME DOMETHËNIE E MESIÇIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 04.14.2013, 08:41am

TË NESËRMEN E NJËZET E DY MARSIT TË NJËZET E DYTË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Shtunë, 03.23.2013, 09:46am
MJERIMDIPLOMACIA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.10.2013)

MAFIA NUK BËN DOT ZGJEDHJE - OSE MEDITIM PËR 23 QERSHORIN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 02.27.2013, 02:54pm
SI E HUMBI KRYETARI I PD SHANSIN PËR TË PASUR FLAMURIN E INTEGRIMIT EVROPIAN FLAMUR TË FUSHATËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

THJESHT ATDHEDASHURI - TË JEMI BIJ TË ATDHEUT, TË MOS JEMI VAMPIRË TË ATDHEUT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 02.03.2013, 10:09am
Përmendore IBRAHIM RUGOVA, VËLLAI YNË, BABAI I KOMBIT TONË
Shkruar më 22 janar 2006
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 01.21.2013, 08:43am

POPULLI E DI KË KA CUB KË HERO
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Shtunë, 01.12.2013, 09:57am


HOSSANA, BARJABA!
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 01.07.2013, 10:00am

SHKRUAR MË 21 DHJETOR 2012, NË DITËN E PARË TË EGOS GLOBALE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 12.21.2012, 11:35am
A DO TË JETË PD NJË OPOZITË BLLOKUESE?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 12.12.2012, 11:54am


Ribotim përkujtimor
XHEMAJL MUSTAFA DHE KOSOVA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FUNDNËNTORI 2012, TIRANA E DAFINAVE DHE E GJEMBAVE Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ
E Djelë, 11.18.2012, 02:34pm
ISH TË BURGOSUR POLITIKË TË POPULLIT TË BURGOSUR POLITIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHQIPËRISË ORA E PRONËS I KA NGECUR NË VITIN 1946
Ese nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Martë, 09.18.2012, 02:03pm
Ese BASHKIM GJYRIQI, NJË LARGIM I HESHTUR QË NUK E MORËN KRONIKAT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 08.24.2012, 07:48am

NDËRVETINga SKËNDER BUÇPAPAJ

Pesëvjetori i vizitës së Presidenti amerikan në Shqipëri XHORXH W BUSHI NË TURIN EUROPIAN HISTORIK TË KOSOVËS

Veta e parë LETËR ZOTIT PËR BARDHYL AJETIN!

 Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (shkruar më 4 qershor 2005)

SHQIPËRIA POSTKOMUNISTE DREJT PRESIDENTIT TË GJASHTË

Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ

MIRËNJOHJE AMERIKËS!

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DOBIA KRYESORE E KATASTROFAVE NATYRORE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DY FJALË PARA PROTESTËS SË PRITSHME TË VETËVENDOSJES

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


NJË VIT HARRAKAT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HAVELI QË E PATËM, HAVELI QË NUK E PATËM

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SINOPSIS STINORIT TË SIVJETËM TË ZJARREVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PRESIDENTI BILL KLINTON ËSHTË NJERIU QË MORI VENDIMIN EPOKAL PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS

Ribotohet me rastin e 65 vjetorit të lindjes së presidentit të 42-të të SHBA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR GJUHËN SHQIPE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DISA IDE PËR ORGANIZIMIN E DIASPORËS SHQIPTARE NË ZVICËR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

URIMET MIRËSEARDHËN

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

INSTRUMENTI I VETËM ËSHTË PUNA

MË SHUMË SE OPOZITË INSTINKTIVE, KOSOVËS I DUHET NJË OPOZITË ME STRATEGJI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

REVOLUCIONE APO RRËSHQITJE SITUATE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

URIMET EVROPIANE NDOSHTA NUK DO TË VIJNË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FORCËN E OPOZITËS NUK E BËJNË NUMRAT

Nuk e bën as dobësia e shumicës qeverisëse

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

BISEDIME JO, DIALOG PO

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

POETIKA E DHIMBJES NË NJË ROMAN TË RI

Romani "Imazh" i Zef Mulajt

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NJË SKEMË PA SENS KRIJUES

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

THAÇIZMI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

RADHA E RËNIES SË RAISËVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ROJA TË SOVRANITETIT

Zotër shtëpie

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ALTERNATIVË MAFIOZE PUSHTETIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SUDETIÇ, I TRETI I MOSKETIERËVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KOLLITJET E STALINIT...

...nesër në "tri komunat heroike"

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

TË DUAN, PA TË QORTOJNË

(Letër e mbyllur partive)

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË"

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHKODËR SHQYPNIA!

PARTITË E KRYEMINISTRAVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

UKA DHE ISAI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DOSIADA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

TIPOLOGJIA E LISTAVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



MURMURIMË DUKAGJINI (REQUIEM PËR DIN MEHMETIN)

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ZGJEDHJE TË FAKTIT TË KRYER

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar

NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ<

GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MJAFTON EMRI IBRAHIM RUGOVA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KALVARI I NJË MOCIONI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NGA NGURIMET NË NGUTJE?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HAMENDJET PARAZGJEDHORE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AZEMI, DISIDENTI I LINDUR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MIQËSIA ME VATIKANIN

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VDEKJA E POETIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FATI I UKSHIN HOTIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR

MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME


KORRUPSIONI SHESHIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

©


SKËNDER BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.