VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BABAI E NJEH MË MIRË

Nga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times

E Enjte, 01.07.2010, 11:46am (GMT1)

 

Sigurisht, më e rëndësishmja, më interesantja dhe pse jo figura më heroike e Ditës së Krishtlindjeve në aferën e avionit të linjës së Veriperëndimit, padyshim që ishte i jati i personit që do të hidhej në erë bashkë me avionin, bankieri nigerian.

 

Mutallab bëri diçka, për sa njohim ne, diçka që asnjë prind prej atyre që janë kthyer në kamikazë, nuk e kishte bërë më parë: Ai shkoi në Ambasadën e SHBA në Nigeri dhe na paralajmëroi se, sipas një mesazhi që kishte marrë prej të birit, zbulohej se ai ishte në Jemen dhe ishte bërë tepër i zjarrtë, në mundësi për t'u kthyer në një radikal të rrezikshëm.

 

Ne jemi duke analizuar sistemin tonë që dështoi, duke e lejuar që Umar Farouk Abdulmutallab, të ishte i pranishëm në bordin e avionit me qëllim që ta hidhte atë në erë përnes veprimit vetvrasës. Por i jati i tij, në fakt, na tregoi ne diçka tjetër: "Sistemi i familjes time, sistemi i fshatit tim dështoi. Im bir ra nën influencën e një versioni të xhihadit islamist që unë nuk e njoh dhe që kam arsye për t'u frikësuar."

 

The Times, citon një kushëri të tij, që thotë se i biri i kishte dërguar të jatit një mesazh nga Jemeni në të cilën ka deklaruar se "ai ka zbuluar një besim të ri dhe Islamin e vërtetë " dhe se ai nuk do të kthehet kurrë më në shtëpi. Nga një postë e internetit që daton 20 shkurt 2005 dhe që i atribuohet të birit i cili, i cituar nga The Associated Press, rezulton të ketë thënë: "Unë e imagjinoj se si xhihadi i madh do të fitojë, se si Myslimanët do të fitojnë... dhe do të kenë në duart e tyre të gjithë botën, duke vendosur perandorinë e tyre përsëri !!!"

 

Duke zbuluar njerëz që kanë kurajon të përballen me këtë realitet të vështirë njëri prej tyre identifikohet me babain, -  i cili i tërheq të rinjtë Mylimanë larg rrymës kryesore që i çon të kryejnë vetëvrasje të vullnetëshme kundër civilëve të pafajshëm, si pjesë e fantazisë së varfër të xhihadit është çështja kryesore që na duhet të merremi tani.


Po, ne duhet që të përqëndrohemi tek shërbimi ynë inteligjent. Po, ne duhet absolutisht të jetojmë sipas idealeve tona, sikur është duke vepruar edhe Presidenti Obama për ndalimin e torturave dhe mbylljen e burgut në Guantánamo Bay. Ne nuk mund ta lejojmë që "luftën kundër terrorizmit" ta konsumojmë ne vetë. Ne nuk mund ta lejojmë që vendi ynë Shtetet e Bashkuara të Amerikës të merren me Luftën kundër Terrorizmit dhe me asgjë tjetër. Ne jemi populli i 4 Korrikut dhe jo i 11 Shtatorit.

 

Por madje edhe sikur ne ta bëjmë këtë, as ligjet apo muret që do të ngremë nuk do të jenë mjaft për të na mbrojtur ne, nëse shoqeritë myslimane dhe arabe prej nga vijnë këta vetëvrasës me bomba, nuk krijojnë po ashtu pengesa politike, religjioze dhe morale duke filluar nga dënimi i vetëvrasësve me bomba dhe nga quajtja e veprimeve të tyre "vrasje" e jo "martirizim".

 

Unë do të thoja: Kemi një fshat. Babai, Alhaji Umaru Mutallab,e pa veten si pjesë të bashkësisë globale, bazuar në vlera të përbashkëta, dhe prandaj ai iu ra kambanave të alarmit. Qoftë i bekuar për këtë. Nëse më shumë prindër myslimanë, liderë shpirtërore fshati nuk janë gati t'i denoncojnë publikisht vetëvrasësit me bomba kundër civilëve të pafajshëm- të tyret dhe tanët kjo sjellje nuk do të ketë të ndalur.

 

Bash të premten e shkuar, për shembull, një vetëvrasës me bombë hodhi një automjet eksploziv në mes të një takimi volejbolli në fshatin e Pakistanit, Shah Hassan Khel, duke vrarë më shumë se 100 veta. Ishin kryesisht të rinj. Jo befasi. Kur vetëvrasjet me bomba bëhen të ligjshme për t'u përdorur kundër "të pabesëve" jomyslimanë jashtë, atëherë kjo bëhet e ligjshme për t'u përdorur edhe kundër myslimanëve brenda vendit. Dhe çfarë bëhet e "ligjshme" e "jo e ligjshme" në një bashkësi është shumë më tepër e rëndësishme se çdo rregullim qeverie.

 

Ndonëse aq shpesh qeveritë arabe dhe myslimane i arrestojnë xhihadistët e tyre brenda vendit, i denoncojnë ata privatisht tek ne, por nuk thonë asgjë në publik. Udhëheqja globale e Islamit si mbreti i Arabisë Saudite apo Organizata e Konferencës Islamike rrallë dalin hapur kundër akioneve dhe ideologjisë xhihadiste me një lloj pasioni, konsistence dhe proteste masive që ne i kemi parë ta bëjnë, për shembull, kundër karikaturave daneze të Profetit Muhamet.

 

Presidenti Obama nuk duhet të ngurojë ta kërkojë këtë me plot respekt, por publikisht. Nëse ai vetëm trysnon për më shumë siguri në aeroporte, çka ai duhet ta bëjë, është një hiçgjë.

 

"Kur ju doni të nxitni më tepër përgjegjshmëri tek njerëzit, ju nuk mund thjesht të nxirrni më shumë ligje dhe rregulla," tha Dov Seidman, shef i LRN, që i ndihmon kompanitë të ndërtojnë kulturë etike, dhe autor i librit "Si". "Ju duhet t'i përfshini dhe t'i frymëzoni njerëzit në një takëm vlerash. Njerëzit kanë nevojë të qeverisen si nga jashtë, nëpërmjet pajtimit me ligjet, edhe nga brenda, të frymëzuar nga vlerat e përbashkëta. Ja pse dënimi është me rëndësi. Kur ne quajmë një bankier "dac i majmë" pse merr rroga të stërmëdha, ne shndërrohemi në liderë frymëzues, sepse ne jemi duke iu treguar atyre: "Ju jeni duke u sjellë nën çdo nivel që duhej të sillej një qenie njerëzore". Ne kemi nevojë ta frymëzojmë fshatin për t'i dënuar ata që i tradhtojnë vlerat tona të përbashkëta."

 

Çdo besim fetar ka krahun e vet ekstrem. Edhe Perëndimi nuk është imun. Por problemi është se si qendra do të merret me të. Se do ta tolerojë, do ta izolojë apo do të ndjejë tup prej tij. Xhihadistët janë problem i sistemit tonë të sigurisë. Por ata janë një problem politik dhe moral për sistemin Arabo-Mysliman. Nëse ata nuk do ta adresojnë këtë problem tek ne, u duhet që t'ia bëjnë këtë vetes. Eventualisht, ne do të gjejmë një mënyrë për t'i mbajtur xhihadistët larg avionëve tanë dhe fushave të volejbollit tona por atyre u duhet të jetojnë me ta./Elida Buçpapaj

(http://www.nytimes.com)

Përktheu Elida Buçpapaj


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.