E Hënë, 09.16.2019, 12:51pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
KA ARDHUR KOHA TË RINGRIHET MADHËSHTIA E ORTODOKSISË NOLIANE
Nga Prof. dr. ESHREF YMERI

E Premte, 12.26.2014, 03:30pm (GMT+1)



Në mbështetje të zotërisë Ndriçim Kulla, Këshilltar i Presidentit Bujar Nishani, dhe të Petro Luarasit, intelektualit atdhetar, birit të Skënder Luarasit dhe nipit të Petro Nini Luarasit .

Në faqen e internetit të gazetës “Mapo” të datës 24 dhjetor 2014, lexova artikullin e zotërisë Ndriçim Kulla, me titull “Tradita jonë e krishterë dhe sfida e autoqefalisë”.    

Në faqen e internetit “Res Publika”, po të datës 24 dhjetor 2014, lexova informacionin me titull “Këshilltari i Presidentit të Republikës: T’i jepet fund periudhës së Janullatosit në KOASH, apo modeleve të ngjashme që mund të pasojnë”. Në këtë informacion, thuhet:

“Këshilltari i Presidentit të Republikës, botuesi Ndriçim Kulla, shkruan sot në gazetën “Mapo” për traditën e autoqefalisë së Kishës Ortodokse. Kulla hyn ndër ata njerëz publikë që shkruajnë për fenë nga pozitat e nacionalistit, duke lënë mënjanë këtu faktin tjetër se formalisht ai i përket një feje tjetër nga ajo për të cilën shkruan. Pasi bën një historik të shkurtër, me theks te veprimtaria e Visarion Xhuvanit dhe Kristofor Kisit, këshilltari i Presidentit, që sipas reklamës kushtetuese thuhet se përfaqëson unitetin, përfundon me këtë mesazh:
“Është në dobinë imperative të Shqipërisë që edhe kjo “aventurë” e autoqefalisë si periudhë afatgjatë e historisë së saj, të përfundojë me ndarjen njëherë e përgjithmonë nga epoka e “tranzicionit” mbi 20-vjeçar dhe të ngjashmëve me të që mund ta zëvendësojnë, të ecë në gjurmët e traditës e të përmbushet si dhe shumë herë të tjera me fitoren e shpirtit të kombit, çka do të thotë, me konsolidimin përfundimtar të traditës në zbatimin e përhershëm të formulës për klerin ortodoks shqiptar dhe me parimet kombëtare të udhëheqjes së tij”.

 Vetëm nga ky pasazh mund të kuptohen dy gjëra: që Kulla shkruan fjalimet e presidentit dhe së dyti, që për KOASH, pra, pasuesin e Janullatosit, do të ketë ndërhyrje nga shteti. Pra, që nuk do të pranohet asnjë pasues që nuk kuptohet si “përcjellës i shpirtit të kombit””.

Mercenarizmi tradhtar pirroist
përballë atdhetarizmit luarasist


Në rubrikën “Komente” të gazetës “Mapo”, ishin botuar dy reagime me përmbajtje krejtësisht të kundërta. Autor i komentit të parë është i një burracaku shembullor me emrin Pirro, i cili nuk kuturis të dalë në sheshin e mejdanit me emër dhe me mbiemër, por fshihet si puna e miut nëpër zgërbonjat e një peme të rrëzuar që është në kalbëzim e sipër, apo si puna e krimbit që rrëmon poshtë pirgut të plehut.

Autor i komentit të dytë është Petro Luarasi, i cili, si pasardhës i një familjeje të shquar atdhetare që e ka shkrirë jetën për shqiptarinë, në luftë të pandërprerë kundër shovinizmit grekokaragjoz dhe kishës shoviniste greke, në komentin e vet prezantohet me emër dhe me mbiemër. Në përkrahje të zotërisë Ndriçim Kulla dhe të zotërisë Petro Luarasi, del zonja Elida Jorgoni, një ortodokse atdhetare me dinjitet të lartë kombëtar.
Lexuesit e nderuar le të bëjnë ballafaqimin e këtyre dy komenteve dhe të gjykojnë vetë se ç’përfaqëson komentuesi i parë dhe ç’përfaqëson komentuesi i dytë.

Kur i krahasova këto dy komente, unë arrita në përfundimin se dalin në spikamë disa gjëra interesante.

Së pari, Pirroja është një komentues mjeran në shërbim të Janullatosit, sepse në komentin e tij, gjuhën shqipe e shkruan me një sintaksë të përçudnuar dhe nuk respekton rregullat elementare të drejtshkrimit të saj, çka dëshmon se ai është një njeri me kulturë gjysmake.

Së dyti, Pirroja është mercenar me stazh të gjatë në shërbim të Janullatosit. Ai, duke hyrë kokë e këmbë në shërbim të Janullatosit, ka hyrë në rrugën e tradhtisë kombëtare. Kjo për faktin se Janullatosi është armik i maskuar i kombit shqiptar. Armiqësinë e vet ndaj kombit shqiptar, Janullatosi e ka shprehur publikisht si më poshtë:
a. Janullatosi është takuar me ministra grekë dhe ka biseduar me ta për problemet e minoritetit, ndërkohë që në Shqipëri është një parti politike që merret me problemet e minoritetit në fjalë, çka dëshmon se ai  është dërguar në Shqipëri jo për rimëkëmbjen e Kishës Ortodokse Shqiptare, por për të tjera qëllime që nuk kanë lidhje me fenë.
    b. Janullatosi, në gazetën “Katerinimis” ka deklaruar: “Nuk e kuptoj idenë e shqiptarëve që feja e shqiptarit është shqiptaria. Këtë tezë do ta luftojmë, duke dalë hapur kundër Rilindjes Kombëtare Shqiptare”.
    c. Janullatosi është shprehur kundër ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, rrjedhimisht, ka marrë anën e serbëve për masakrimin e popullit shqiptar të Kosovës.
    ç. Janullatosi ka kërkuar që Bashkimi Evropian të jetë një bashkim politik i krishterë, ku, sigurisht, të mos marrë pjesë Shqipëria që shumicën e popullsisë e ka të fesë islame.
    d. Janullatosi, në intervistën që i ka dhënë gazetarit amerikan Fred Reed, ka deklaruar: “Njerëzit në Perëndim duhet ta kuptojnë se islamizmi është, në thelb, një fe politike”, duke anashkaluar në një mënyrë cinike faktin që feja në Greqi drejton shtetin.
    dh. Janullatosi, në vitin 1966, kur president i vendit ishte zotëri Berisha, ka deklaruar në gazetën “Katerinimis”: “Agjenci të rëndësishme të qeverisë shqiptare janë në duar të fundamentalistëve myslimanë. Forca të fuqishme antiortodokse duan të krijojnë republikën e parë islamike në Evropë, pikërisht këtu, një Shqipëri të Madhe që do të përfshijë Kosovën dhe një pjesë të Maqedonisë”.  
Pra, Janullatosi ka shpifur për forca antiortodokse në Shqipëri dhe është ngritur kundër Preambulës së Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë për ribashkimin e trojeve etnike shqiptare.
    e. njëri nga eksponentët kryesorë të partisë nazifashiste “Agimi i Artë”, Kristo  Papas, para do kohësh pati sulmuar me shpifje të poshtra emigrantët shqiptarë, duke deklaruar:  

“Erdhën tek ne dhe në vend që të puthnin dorën që u jepte bukë, e kafshonin atë”.
Por, çuditërisht, në bashkërendim të plotë me qendrimin e nazifashistëve të Athinës kundër emigrantëve shqiptarë, duke bërë kauzë me partinë fashiste “Agimi i Artë”, është shprehur edhe Janullatosi, i cili ka deklaruar publikisht:
“…emigrantët abuzuan me mikpritjen e treguar dhe shfaqën sjellje kriminale”
(Citohet sipas faqes së internetit të gazetës “Tema”. 22 janar 2013).

    Është e natyrshme që midis emigrantëve ka pasur edhe individë të veçantë, të kriminalizuar, si në çdo vend të botës, por për sjellje kriminale nuk mund të akuzohen të gjithë emigrantët shqiptarë dhe të sulmohen me shpifje të tilla fashiste, sepse ata, në shumicën dërrmuese, kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin një kontribut të madh në frontet më të vështira të punës në Greqi, e cila, deri dje, na e mbante veten për “aristokrate” të Evropës që s’i lejonte vetes të merrej me punë dosido.

    Së treti, Pirroja, në komentin e vet, ka zbritur në nivelet e një njeriu që urrejtjen kundër zotërisë së nderuar Ndriçim Kulla, e shpreh në një mënyrë tribale, duke e etiketuar me nofkën Errësim, si antonim të emrit të tij të respektuar Ndriçim. Është në natyrën e tradhtarëve, të cilët, duke u vënë kokë e këmbë në shërbim të të huajve, i lejojnë vetes të zbresin deri në nivele të tilla të mjerimit të tyre prej gjallesash pa identitet.

    Së katërti, në komentin e vet, Pirroja, ky burracak mbiemërhumbur, në sulmin prej shqytari të verbër të kishës shoviniste greke që ndërmerr kundër zotërisë Ndriçim Kulla, shpreh tërë respektin e vet prej argati kurrizdalë ndaj agait të vet Janullatos. Dikur, edhe një servil dhe argat i thekur i kishës shoviniste greke, me emrin Isidor Koti, që punonte edhe si pedagog në Universitetin e Elbasanit pale, e mbronte me zjarr Janullatosin kur dikush ngrihej kundër tij, si uzurpator i kreut të kishës ortodokse fanoliane. Por rezultoi që ky pedagogu mitmarrës na paskej qenë edhe gazetar i kishës së Janullatosit dhe një ditë të bukur policia i hodhi hekurat në dyert e Universitetit të Elbasanit për grabitjen që u bënte studentëve.

Sa për kujtesë Presidentit të Republikës
 Bujar Nishani,
Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta,
Kryeministrit Edi Rama


Në sulmin që ndërmerr kundër Këshilltarit të Presidentit, zotërisë Ndriçim Kulla, mbiemërhumburi me emrin Pirro, deklaron se “për shqiptarët do të ishte mirë që edhe qeveritë shqiptare të ardhme të drejtohen nga të huajt”.

Për mendimin tim, këto nuk janë fjalët e Pirros. Këto janë fjalët e Janullatosit, që fshihet prapa argatit të tij me emrin Pirro. Sigurisht që s’mund të ndodhë ndryshe, përderisa klasa politike shqiptare e lejon Janullatosin ta mbajë të pushtuar kishën ortodokse fanoliane që prej 02 gushtit të vitit 1992, kur u vetemërua kryepeshkop. Kjo deklaratë skandaloze e Pirros, reflekton të vërtetën tragjike që ka zbuluar para disa vjetësh historiani shovinist grek Nikolas Stavros, i cili, në librin e vet me titull “Grekët dhe ballkanasit e rinj”, ka shkruar shkoqur fare:
“Futja në dorë e kishës shqiptare është fitorja më e madhe e jona në Shqipëri në shek. XX”.

Me deklaratën e lartpërmendur, Pirroja i Janullatosit i bën një paralajmërim kërcënues klasës politike shqiptare, pra, Tiranës zyrtare, se në Shqipëri mund të provokohen edhe tërmete të paparashikuara politike, në qoftë se tentohet që Janullatosi të shkurorëzohet nga posti i kryepeshkopit.

Kjo deklaratë besoj se është e mjaftueshme që shërbimi sekret shqiptar të zbulojë se cili është mbiemri i shqytarit janullatist me emrin Pirro dhe kundër tij të ngrihet akuza dhe t’i hidhen hekurat për kërcënim të klasës politike shqiptare dhe për tradhti kombëtare në shërbim të të huajve, të cilët kërkojnë ta kthejnë Shqipërinë në një vend kolonial se “nuk qenka në gjendje të vetëqeveriset”. Kjo deklaratë e Pirros, si zëdhënës i agait të vet Janullatos, vjen në një gjatësi vale me deklaratën e presidentit të shovinizmit serbomadh Tomas Nikoliç, i cili, pas ndeshjes së 14 tetorit në Beograd, u shpreh se  “e konsideron Shqipërinë një vend që do të kërkojë dekada dhe ndoshta shekuj për t’u bërë një shtet normal”.

Tirana zyrtare duhet të jetë e ndërgjegjshme se gjatë këtyre më shumë se 22 vjetëve, e ka lejuar Janullatosin të ngrejë një shtet brenda shtetit. Janullatosi është marrë me ngritje kishash edhe atje ku nuk ka asnjë këmb ortodoksi dhe Tirana zyrtare ka heshtur. Janullatosi ka drejtuar direkt blerjen e eshtrave të të vdekurve në Kosinë të Përmetit, për t’i pasur si eshtra ushtarësh agresorë grekë, për të ngritur varreza në nderim të tyre dhe mandej për t’i shoqëruar ato edhe me manastire dhe me memoriale, dhe Tirana zyrtare ka heshtur. Marrëdhëniet diplomatike me Greqinë u vendosën më 08 maj 1971, por shovinizmi grekokaragjoz dhe kisha shoviniste greke, deri në dhjetorin e vitit 1990, nuk kuturisën kurrë të shtronin kërkesa për ngritje varrezash, kishash , manastiresh dhe memorialesh në nderim të ushtarëve agresorë grekë. Por këto kërkesa u shtruan nga ana e tyre me forcë të madhe në periudhën e pluralizmit, kur kishin krijuar bindjen se Shqipëria ishte katandisur tashmë si një vend pa zot. Janullatosi ka ngritur klinika dhe spitale, ka ngritur shkolla greke edhe atje ku nuk ka asnjë minoritar grek dhe Tirana zyrtare ka heshtur. Janullatosi ka ngritur një katedrale gjigante në qendër të Tiranës, dhe Tirana zyrtare s’është interesuar të dijë se ku i gjeti Janullatosi ato male me para për ta ndërtuar gjithë atë “kala kolosale”. Por ajo që duhet theksuar edhe më shumë si një gjë mjaft e rëndë për dinjitetin tonë kombëtar dhe që Këshilltari i Presidentit, zotëria Ndriçim Kulla, si një funksionar i lartë i shtetit dhe si një intelektual i shquar i kulturës shqiptare, e ngre me shumë të drejtë, është se Janullatosi, si një përfaqësues i lartë i shtetit grek brenda shtetit shqiptar, i ka vënë kryqin përfundimisht trashëgimisë kombëtare të Ortodoksisë së Shquar Fanoliane. Në praktikën e veprimtarisë janullatiste në Shqipëri, emrat e Figurave të Shquara të Ortodoksisë shqiptare, duke filluar që nga Papa Kristo Negovani, Naum Veqil Harxhi, Pandeli Sotiri, Anastas Kullurioti, Petro Nini Luarasi, Atë Stath Melani që na i vrau helmi, thika dhe pushka e kishës shoviniste greke, si edhe emrat e themeluesve të Pavarësisë së Kishës Ortodokse Shqiptare, si Fan Noli, Visarion Xhuvani, Kristofor Kisi etj., janë hedhur përfundimisht në humnerën e harresës së madhe. Ky është një lëshim shumë i rëndë që Tirana zyrtare i ka bërë shovinizmit grekokaragjoz dhe kishës shoviniste greke, lëshim që bie erë tradhti kombëtare. Për më tepër, Tirana zyrtare hesht kur Janullatosi shpik eshtra të “Shën” Kozmait dhe ditën për diell organizon meshë festive në nderim të tij në një fshat të Fierit, kur dihet botërisht që “Shën” Kozmai ka qenë armik i betuar i gjuhës shqipe dhe i mbarë kombit shqiptar. Pra, Janullatosi nderon me madhështi armikun e tërbuar të gjuhës shqipe dhe të etnisë shqiptare dhe prandaj nuk mund të organizojë mesha përkujtimore në nderim të figurave emblematike të Ortodoksisë Shqiptare. Sepse detyra kryesore që shovinizmi grekokaragjoz dhe kisha shoviniste greke i ka ngarkuar Janullatosit, ka qenë dhe mbetet fshirja nga kujtesa historike e kombit shqiptar dhe hedhja në defterin e të vdekurve e emrave të figurave të shquara të Ortodoksisë Shqiptare dhe të krejt historisë së kombit shqiptar. Ky është një krim i rëndë që Janullatosi ka kryer kundër trashëgimisë historike të Ortodoksisë Shqiptare dhe Tirana zyrtare, me heshtjen e saj, është bërë bashkëpunëtore në këtë krim.

Edhe sa kohë, zotërinj të nderuar, do të lejohet që Janullatosi të vazhdojë ta ushtrojë veprimtarinë e vet si një shtet brenda shtetit? Vallë e jeni të bindur që ka ardhur koha që të ringrihet Madhështia e Ortodoksisë Fanoliane, në mënyrë që Kisha Ortodokse Shqiptare të ketë në krye një Kryepeshkop me gjak, me prejardhje dhe me shtetësi shqiptare?

A ju kujtohen, ore zotërinj të nderuar, fjalët e mikeshës së shquar të popullit shqiptar Edit Durham, e cila në veprën e vet me titull “Brenga e Ballkanit”, shkruante se tek udhëtonte nëpër Shqipërinë e Jugut, gjithandej dëgjonte thirrjen “…na shpëtoni nga prifti grek!”.

Unë e përkrah fuqimisht Këshillëtarin e Presidentit Bujar Nishani, zotërinë e nderuar Ndriçim Kulla, për artikullin analitik që ka botur në gazetën “Mapo”, dhe ftoj jo vetëm intelektualët shqiptarë, por edhe çdo shqiptar të thjeshtë që e do me shpirt shqiptarinë, si fe mbi çdo fe, që të ngrihen në krah të tij. Me këtë rast, dëshiroj të falënderoj publikisht edhe Drejtorin e gazetës “Mapo” për botimin e artikullit analitik të zotërisë Ndriçim Kulla.

San Diego, Kaliforni
25 dhjetor 2014


Prof. Dr. ESHREF YMERI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
2014 - VITI KUR NUK U NDËRTUA ASGJËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (12.26.2014)
Fjalim më rastin e 90-vjetorit të Triumfit të LegalitetitLEGALISTËT JANË TË BINDUR SE IU TAKON TË DJATHTËVE T'UA KTHEJNË BESIMIN SHQIPTARËVENga SULEJMAN GJANA, kryetar i PLL (12.25.2014)
Fletë nga ditari i njërit prej themeluesve të Lidhjes Demokratike të KosovësLDK - PARTIA QË E BËRI SHTETIN DHE HISTORINËNga GANI MEHMETAJ (12.25.2014)
Në epiqendërNJË MINISTRE E NATO-s DEKORON NJË ISH MINISTRE TË DIKTATORIT HOXHANga ELIDA BUÇPAPAJ (12.24.2014)
LDK në përvjetorin e 25-tëNGA LËVIZJE PËR SHTETNDËRTIM NË PARTI PA VIZION PËR TË ARDHMENNga JUSUF BUXHOVI (12.24.2014)
DR ELEZ BIBERAJ -  SHQIPËRIA DHE SFIDAT E TRANZICIONITNga FRANK SHKRELI (12.23.2014)
Barometri diplomatikAMERIKA NUK DIKTOI KURRFARË KOALICIONI, AS KURRFARË QEVERIE TË RE NË KOSOVËNga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (12.23.2014)
TË IDENTIFIKOHET DËMI NJERËZOR, MË PAS DËMSHPËRBLIMI MORALNga SULEJMAN GJANA (12.19.2014)
VJEDHJA E PRONËS PRIVATE NË ULQIN KONSIDEROHET SI NGJARJE E VITITE Drejta e pronës është e drejtë e njeriutNga FRANK SHKRELI (12.18.2014)
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE (12.17.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shtator 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30          
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]