VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Barometri diplomatikRAMA DHE AMBASADORI I TIJ NË PRISHTINË VERSUS RIBASHKIMIT KOMBËTAR!!!Nga Prof. dr. MEHDI HYSENI

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 11:35am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
Barometri diplomatik
RAMA DHE AMBASADORI I TIJ NË PRISHTINË VERSUS RIBASHKIMIT KOMBËTAR!!!
Nga Prof. dr. MEHDI HYSENI

E Martë, 12.30.2014, 06:55am (GMT+1)


*** "Alone we can do so little; Together we can do so much." (Helen Keller).
Mesazhi i kësaj thënieje të artë më kujtoi amanetin historik të Skënderbeut: "Bashkimi bën fuqinë" e jo ANTIBASHKIMI i politikanëve aventurierë shqiptarë të kohës së sotme, që objektiv parësor e kanë luftën për pushtet me çdo kusht, nepotizmin dhe korrupsionin ( 1992-2015).
*** Prof.Dr. Noel Malcolm : "Bashkimi i shqiptarëve nuk e kërcënon, as nuk e rrezikon Ballkanin, por e kundërta".
*** Mirëpo, kujt t'ia thuash këtë të VËRTETË, kur iracionalizmi dhe injoranca e ka fjalën kryesore, jo ndërgjegjja, etika, profesionalizimi dhe parimi racional i koniunkturave të ndryshme politike shtetërore shqiptare në Ballkan.

- Pa dyshim se, Ribashkimin kombëtar shqiptar, nuk do ta kishin shpërfytyruar, duke e quajtur "opsion arkaik" të "atyre" ( "ata", Rama i quan RILINDËSIT), sikur kryeministri Rama, ashtu edhe ambasadori i tij, Qemal Minxhozi, paraprakisht, ta kishin lexuar Premabulën e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë (1998), ku thuhet "me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar", si dhe "Platformën për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare" të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, ku thuhet "Aspirata e drejtë e gjithë shqiptarëve është ashtu siç e kanë përcaktuar që në shekullin e kaluar RILINDËSIT tanë - bashkimi i mbarë trojeve etnike shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar. Deri sot ky bashkim ende nuk është arritur jo për faj të shqiptarëve. Përkundrazi, gjysma e trojeve etnike shqiptare ndodhet ende nën zgjedhën e disa shteteve të huaja.SI RRJEDHIM, çështja kombëtare shqiptare është një çështje ende e pazgjidhur... , në rast se shqiptarëve do t'u njihen të drejtat e tyre kombëtare, Shqipëria do të bëhet faktor i paqes në Gadishullin Ballkanik". (Platforma,1998:50).

Tri opsione të reja kundër ribashkimit:
(1)-Edi Rama (kryeministër) i Shqipërisë, në një panel, të organizuar nga lëvizja "FOL" në Prishtinë, deklaroi se ""Bashkimi Kombëtar siç e kanë parafytyruar ata që e kanë lënë si amanet një shekull më parë apo më shumë se një shekull më parë, nuk është më opsion."( http://www.panorama.com.al/2014/12/27/rama-ne-prishtine-bashkebisedim-me-shoqerine-civile-dhe-per-te-uruar-vitin-e-ri/26/12/2014).
(2) -Edi Rama (kryetar i PS të Shqipërisë), më 20 shkurt 2012 (kur ishte në opozitë), qe prononcuar kundër ribashkimit të Shqipërisë etnike, ashtu sikurse ish-kryeministri i qeverisë shqiptare, Sali Berisha dhe ish-kryeministri i qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi (ministër aktual i Ministrisë së Jashstme të Kosovës). Siç thuhet në faqen zyrtare të www.shqiperianatyrale.com, të datës 20 shkurt 2012: "Edi Rama, del kunder bashkimit te trojeve shqiptare. Ne nje interviste dhene express.mk, ai shprehet se: Për ne, bashkimi i Shqipërisë me Kosovën do të ndodhë nën qiellin e Europës së Bashkuar. Integrimi i plotë europian i Shqipërisë dhe Kosovës është vetë bashkimi i dy shteteve tona në rrugën e re të Bashkimit Europian. Ndersa lidhur me shqiptaret jashte trojeve shqiptare, Rama i konsideroi edhe shqiptaret ne Maqedoni si pakice kombetare kur ata jane popull shtetformues. Ai u shpreh se: Shqiptarët e Preshevës, Maqedonisë apo Malit të Zi duhet të jetojnë të lirë e të respektuar në trojet e tyre dhe ne duhet të bëjmë gjithçka për një rajon, ku pakicat janë ura lidhjeje mes shteteve e jo hendeqe vuajtjesh për njerëzit, si edhe arsye dasish në rajonin tonë."( http://www.shqiperianatyrale.com/index.php?option=com_content&view=article&id=273:rama-kunder-shqiperise-natyrale-bashkimi-me-kosoven-vetem-nen qiellin e BE).
(3) -Qemal Minxhozi(ambasador i Shqipërisë në Kosovë), deklaroi se : " në axhendën e Tiranës, nuk janë as "˜Shqipëria e Madhe' e madje, as bashkimi i Shqipërisë me Kosovën." http://www.zeri.info/aktuale/5029/ambasadori-shqiptar-ne-prishtine-kunder-bashkimit-me-kosoven/01/11/2014).

Me mesazhin ANTIBASHKIM kombëtar shqiptar të këtyre deklaratve skandaloze antishqiptare, do të mund të pajtoheshin vetëm homologët serbo-sllavë të metropoleve koloniialiste të Ballkanit (Beogradi, Podgorica, Shkupi dhe Athina) e jo, asnjë nga shqiptarët, që e kanë në zemër, e duan dhe luftojnë për ribashkimin e Shqipërisë Etnike.

-Çfarë naiviteti dhe nonsensi politik, diplomatik, kombëtar dhe ndërkombëtar, po, Bashkimi Evropian (BE-ja), as Amerika e as bashkësia ndërkombëtare, nuk u kanë vënë kurrfarë kushti, as kurrfarë sanksionesh shtetarëve të Tiranës, që sa herë "t'u teket" për interesa të tyre të marketingut politik, të dënoncojnë kërkesën paqësore të kombit shqiptar për ribashkim, në mënyrë që Shqipëria të aderojë në BE. Zgjedhja e një rruge të tillë të gabuar fataliste nuk çon askund më larg se sa në përçarjen, në konfrontimin dhe në polarizimin politik dhe kombëtar, si dhe në sforcimin e antibashkimit të deritashëm njëshekullor (1912-2015). -Kjo është kuintesenca e të gjitha apeleve ANTIBASHKIM kombëtar shqiptar, që është në kundërshtim flagrant me të drejtën legjitime historike dhe me të drejtën e vetëvendosjes së shqiptarëve në Ballkan, si dhe me parimet dhe me normat e së drejtës ndërkombëtare.

-Çudi, se si kanë harruar këta zotërinj (përfaqësues) të qeverisë shqiptare dhe, për më keq, nuk kanë guximin, as kurrfarë sensi etik, politik, diplomatik, kombëtar e as parimor, të ballafaqohen me të vërtetën historike dhe ligjore se, nuk është fajtor ribashkimi kombëtar, por aneksimi dhe kolonializmi shekullor sllav mbi Shqipërinë Etnike (1878-2015), gjë kjo që është e dënueshme sipas së drejtës ndërkombëtare, Kartës së Kombeve të Bashkuara (1945), sipas Aktit final të Helsinkit të KSBE-së (1975), si dhe sipas rendit pozitiv juridik ndërkombëtar.

Këtë vërtetë, do të duhej ta kishin pohuar dhe mbrojtur para botës, kryeministri Rama dhe ambasadori i tij "i gjorë" Minxhozi, duke u mbështetur në burimet e sipërtheksuara juridike ndërkombëtare, në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë (1998), si dhe në Platformën për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare" (Tiranë, 1998), jo të propagandonin akuzat dhe tezat e huaja serbosllave kundër ribashkimit kombëtar dhe të Shqipërisë Etnike. Kjo sjellje e papërgjegjshme e shtetarëve shqiptarë, është e papranueshme, sepse nuk është e vërtetë që kërkesa legjitime dhe paqësore e shqiptarëve për ribashkimin kombëtar,( që në thelb nënkupton shkolonizimin e tyre dhe të gjysmës së Shqipërisë Etnike), "është shkaktar i rrezikshëm" për prishjen e ekulibrit ballkanik, por sundimi i egër kolonial serbosllav, i pandëshkuar ligjërisht që nga viti 1878 e deri më sot (2015, shekulli XXI). Ky është problemi me të cilin, do duhej të mirrej politika dhe diplomacia shqiptare, sepse "lepuri" nuk fshihet në Tiranë dhe në Prishtinë të Shqipërisë Etnike, por në aksin Beograd-Podgoricë-Shkup-Athinë. Këtë e vërtetoi, edhe fluturimi i flamurit të Shqipërisë Etnike në Beograd, më 14 tetor 2014, në stadiumin "Partizan" në ndeshjen Shqipëri Serbi për kupën e kampionatit evropian 2016, me ç'rast djelmoshat-heronj kuqezi, duke e mbrojtur Flamurin e Shqipërisë Etnike, dëshmuan para botës, se tanimë, ka ardhur koha, që Evropa dhe bota, shqiptarëve, t'ua njohë të drjetën e vetëvendosjes dhe të ribashkimit të tyre në një shtet unitar-Shqipërinë Etnike, "duke ndërtuar kështu një ekuilibër ballkanik"(A.Leka, Shqiptarët dhe Evropa,1993:16), në mënyrë që Ballkani, të shndërrohej në një zone paqeje, integrimi dhe bashkëpunimi për të gjithë popujt e tij.

Vetëm në këtë mënyrë, do të mund të arrihej mirëbesimi te faktorët evropianë dhe ndërkombëtarë, e jo, duke i frikësuar, duke i mashtruar, duke i gënjyerë dhe duke i manipuluar me të pavërtetën se, gjoja shtruarja e kërkesë së drejtë dhe akute të ribashkimit kombëtar shqiptar në "tryezën e gjelbër diplomatike" në shkallë ndërkombëtare, do të zhbalanconte marrëdhëniet ekzisutese ndërmjet shteteve në Ballkan. Kjo është politikë e gjorë dhe vetëmohuese "sill e biri vetes" nga e cila përfitojnë vetëm interesat e politikës kolonialiste dhe neokolonialiste të shteteve fqinje të Shqipërisë Etnike.

Shqipëria nuk e ka kusht luftimin dhe "konservimin e ngrirjes së thellë" të ribashkimit kombëtar për të hyrë në BE, sikurse Serbia që e ka kusht njohjen e Kosovës për të hyrë në BE!

Prandaj, "timonierët" e Shqipërisë, nuk kanë pse të prononcohen kundër ribashkimit kombëtar, sepse atë, askush nga BE-ja e as nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk ua ka vënë si kusht, që së pari, ta luftojnë bashkimin kombëtar e pastaj, të aderojnë në BE. Deri më sot, një kusht i këtillë për Shqipërinë nuk ekziston, as gojarisht e as në formë të ndonjë dokumenti të shkruar. Por, kusht e kanë luftimin e korrupsionit, të krimit të organizuar, të trafikimit të qenieve njerëzore, të varfërisë, të papunësisë enorme etj.
-Është e pashpjegueshme dhe e tmerrmeshme ( pse, pa kurrfarë zori dhe, pa kurrfarë imponimi nga faktorët evropianë dhe ndërkombëtarë), ky lloj i shtetarëve shqiptarë, si dhe i disa grupeve të ndryshme të interesit brenda dhe jashtë Shqipërisë Etnike, po e frikësojnë popullin, si dhe aleatët miq evropianë ndërkombëtarë, se gjoja kërkesa e ligjshme dhe paqësore për ribashkimin kombëtar paraqet "rrezik" për ineteresat e tyre strategjike në Ballkan.

Nuk është e udhës (as kurrfarë politike, as diplomacie "e hollë-elastike" kinëse "proevropiane"), të frikësohet populli me përsëritjen e gënjeshtrave dhe të sulmeve politiko-propagandistike sllave dhe filosllave (për hir të ruajtjes së kolltukëve dhe të pasurisë së paligjshme, të fituar në kurrizin e popullit), sepse për ribashkimin kombëtar, nuk vendos, as Rama e as ambasadori i tij "i famshëm" në Prishtinë, Qemal Minxhozi, por vetë populli-sovrani, askush tjetër.

-Derisa Serbia dhe Rusia së bashku me amalgamën e tyre sllave në Ballkan, kërkesën legjitime dhe të drejtë të shqiptarëve për bashkim, e quajnë të rrezikshme dhe destabilizuese për paqen dhe për sigurinë e rajonit, atëherë, një të drejtë të tillë kritikuese, nuk e kanë, edhe liderët politikë shqiptarë e as mbështetësit e tyre, sepse në këtë mënyrë, nuk fitojnë as si komb e as si shtet, por vetëm se e ligështojnë dhe e mohojnë vetëvetën, edhe në sy të Evropës, edhe të Amerikës.

-Çfarë absurdi është ky, kur vetë e mohon të drejtën tënde historike dhe legjitime të ribashkimit kombëtar, atëherë, pse të mos "hidhen në qafë" me sulmet dhe me kritikat e tyre vulgare, falsifikatore, të paqëndrueshme, antiqytetëruese dhe hegjemoniste serbët, malazezët, grekët dhe maqedonët, duke i akuzuar shqiptarët para botës, se gjoja ribashkimi i tyre kombëtar nënkupton strategjinë e krijimit të një "Shqipërie të Madhe", e cila, që nga krijimi i kombit shqiptar e deri më sot në dekadën e dytë të shekullit XXI, kurrënjërherë nuk ka ekzistuar as si doktrinë, as si praktikë e as si opsion i politikës dhe e diplomacisë shqiptare në Ballkan.

Një akuzë e tillë në emër të "Shqipërisë së Madhe", është një falsifikat sui generis i konceptit teorik dhe praktik serbomadh për ta mbrojtur dhe zgjeruar vazhdimisht territorin e "Serbisë së Madhe" në kurrizin e territoreve indigjene të Shqipërisë Etnike, e cila, ipso facto, nuk ka asnjë ngjashmëri konceptuale me "Shqipërinë e Madhe", të sajuar nga "muratorët" e Serbisë së Madhe (Kisha Ortodokse Serbe, Akademia e Shkencave dhe e Arteve Serbe, qeveritë e derisotme të shtetit serb).

-Mos kritikoni ribashkimin, por aneksimin dhe kolonizimin barbar të trojeve etnike shqiptare (1878-2015)!

- Nëse nuk jeni në gjendje ta bëni këtë vepër të ligjshme në shërbim të shkolonizimit të më se gjysmës kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, atëherë, më e mençur, më politike dhe më diplomatike, do të ishte sikur të gjithë "flamurtarët" e antibashkimit, të heshtnin, të mos deklaroheshin fare në këtë temë, sepse askush nga BE-ja dhe faktorët e tjerë të bashkësisë ndërkombëtare, nuk po kërkojnë një gjë të tillë prej tyre ngaqë, kjo qe 100 vjet (duke llogaritur, edhe këto 25 vitet e fundit), është "tabu temë" e politikës dhe e diplomacisë zyrtare të Tiranës. Për këtë, tanimë, është në dijeni si BE-ja, ashtu edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Prandaj, këtë, që më se dy dekada, tanimë, e kemi krejtësisht të qartë dhe, nuk po kërkojmë më shumë nga politika dhe diplomacia e shtetarëve tanë sesa efektin domethënës të kësaj fjale të urtë popullore: "shtri këmbët sa t'i mbulojë jorgani", sepse ky problem brendashqiptar, nuk është i sotëm, por ka gjenezën e vjetër 100-vjeçare (1912-2015) që nga shekulli XX (1912-2015). Ndaj, kemi parasysh faktet dhe argumentet historike, politike dhe diplomatike, se as Edi Rama e as ambasadori i tij në Prishtinë, Qemal Minxhozi... etj., nuk janë kuadra të atij formati të liderëve politikë dhe të shtetarëve evropianë, që do ta ndërtonin një Ballkan të tillë, ashtu sikurse Konrad Adenauer, gjenerali Charles de Gaulle, Vili Brandt, Helmut Kohl, Hans Dietrich Genscher, Margaret Thatcher, Tony Blair, Robin Cook, Engela Merkel etj., të cilët kanë meritat kryesore historike, politike dhe diplomatike për ndërtimin, integrimin dhe për fizionominë e re të një Evrope demokratike dhe paqësore, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore (9 maj 1945) dhe, pas mbylljes së kapitnës historike të Luftës së Ftohtë midis dy superfuqive botërore (SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik (1989, me t'u shembur Muri i Berlinit).

Ne, nuk ushqejmë iluzione të shkreta, se Edi Rama me "shkopin magjik" të tij antibashkim, duke kritikuar ribashkimin kombëtar shqiptar, do ta shtronte për zgjidhje-rindërkombëtarizonte kërkesën shekullore të çështjes së pazgjidhur koloniale shqiptare në Ballkan. Mirëpo, nëse nuk mund ta ndihmojnë, mos ta kritikojnë ribashkimin kombëtar (ashtu sikurse politika, propaganda, kisha dhe kuazishkenca serbosllave ballkanike, qe më se dy shekuj), duke e cilësuar si " artikull konsumi të skaduar", që u përket shekujve të kaluar, me qëllim që të shlyejë nga kujtesa historike identitetin kombëtar, shtetëror dhe territorial të Shqipërisë Etnike.

Mirëpo, kjo nuk do të thotë se, do të pajtohemi me konceptet dhe "vizionin e ri strategjik" të antibashkuesve, të cilët, pa u përmbajtur dhe, pa arsye po "hedhin vaj në zjarr" duke kritikuar orë e çast si "papagajt", se gjoja "bashkimi është një stereotip i dëmshëm, jo vetëm për shqiptarët, por për tërë Ballkanin". Kjo akuzë nuk qëndron, në asnjë kuptim, sepse ribashkimi kombëtar paqësor nuk e rrezikon, as nuk e përflakë Ballkanin, por zjarri dhe flaka e pashuar e kolonializmit serbosllav (1878-2015). Ky është problemi, ende i pazgjidhur, i cili, edhe sot, e mban në ethe Ballkanin, si dhe e rrezikon edhe sigurinë dhe paqen në Evropë, në kuptim të gjerë.

Kë e trimërojnë dhe e gëzojnë deklaratat antibshkim të Edi Ramës dhe Qemal Minxhozit?

Deklaratat e tyre kundër ribashkimit kombëtar, të pohuara në Prishtinë, në nëntor dhe në dhjetor 2014, i gëzojnë dhe u japin zemër dhe shpresë vetëm strategjistëve të politikave kolonialiste dhe neokolonialiste serbosllave në Ballkan, si dhe mbështetësëve të tyre tradicionalë, që edhe në këtë shekull Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia, të "flijnë të qeta" në territoret e kolonizuara dhe të ankesuara shqiptare dhe të Shqipërisë Etnike (1878-2015).

Ky është efekti i vetëm politik dhe propagandistik i deklaratave antikombëtare-antibashkim. Së fundi, nuk ka dyshim se, deklaratat e tilla antibashkim, janë aleati dhe partneri më i dobishëm i interesave hegjemoniste dhe kolonialiste të vendeve fqinje sllave ballkanike. Këto janë arma më e rrezikshme për interesin nacional dhe shtetëror të Shqipërisë Etnike, ashtu sikurse "Shqipëria e Madhe", e shpikur dhe e trilluar nga vetë Serbia e Madhe.

"Opsioni i ri" antibashkim i Ramës, i papranueshëm!


-Po, kush jeni ju dhe, çfarë të mirë keni bërë dhe, çfarë keni investuar, gjatë dy dekadave të shkuara (1992-2015) për ribashkimin kombëtar shqiptar, që,sot, pa fije turpi dhe, pa kurrfarë përgjegjësie, në emër të gjithë kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, po propagandini ANTIBASHKIMIN, duke krijuar huti dhe frikësim në popull, se gjoja kërkesa e tij e drejtë shekullore për ribashkim kombëtar, "nuk është opsion i atyre që na e kanë lënë amanet dikur",por "formula" juaj e re", cila është ajo "formulë magjike", para se të deklarohet dhe të testohet me Referendum i gjithë kombi shqiptar brenda dhe jashtë Shqipërisë Etnike. Populli-sovrani, është ai që do të vendosë për ribashkimin e tij dhe të Shqipërisë Etnike, jo Rama, as Minxhozi, as Haxhinasto... etj. Këta mund të vendosin vetëm për qeverinë dhe për partite e tyre politike(PS dhe (LSI) në në Tiranë, jo në shkallë gjithëkombëtare, në asnjë formë.

Pavarësisht nga përmbajtja dhe objektivi i interesave politike, diplomatike, ekonomike, tregtare etj.-ANTIBASHKIM, ky "opsion" antishqiptar, më "nuk pi ujë" as në Tiranë, as në Prishtinë, sepse para disa vitesh, sipas një ankete të "Gallup International" mbi 70% të shqiptarëve, janë deklaruar për ribashkim kombëtar. Kjo është fatbardhësia, që populli(sovrani) mendon ndryshe për fatin dhe ardhmërinë e vet, ndryshe nga "rrobaqepësit" e politikës dhe të diplomacisë së korruptuar të sotme shqiptare, që për të jusitifkuar veten e tyre përpara ndërkombëtarëve (me qëllim të rujatjes së kolltukëve dhe të pasurisë së tyre të arritur në kurriz të popullit), çdo të zezë, të keqe, të dëmshme dhe të rrezikshme e shohin nga kërkesa e ribashkimit kombëtar dhe të Shqipërisë Etnike, jo nga korrupsioni, nga varfëria, nga papunësia, nga ekzodi sistematik, nga shfrytëzimi i egër dhe nga mjerimi i përgjithshëm social-ekonomik etj.

E theksova këtë anketë të "Gallup International", me qëllim që t'ua rikujtojë "opsionin" e vërtetë armiqëve të ribashkimit kombëtar, se për këtë çështje madhore, do të vendosë sovrani (populli), jo tradhtarët dhe korrupsionistët e tij, që sot, i janë imponuar në ballë, duke mashtruar, duke spekuluar dhe, duke mos e justifikuar votën e tij të lirë dhe demokratike (1992-2015).

Prof. Dr. MEHDI HYSENI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PROTEKTORËT E KRIMIT POLITIK GODASIN EDHE NJËHERË PROCESIN E PASTRIMIT TË SHTETIT NGA KRIMINELËTNga MESILA DODA (12.29.2014)
UNË MBROJ SHQIPTARINË, DIKUSH TJETËR MERCENARINËNga Prof. dr. ESHREF YMERI (12.29.2014)
KA ARDHUR KOHA TË RINGRIHET MADHËSHTIA E ORTODOKSISË NOLIANENga Prof. dr. ESHREF YMERI (12.26.2014)
2014 - VITI KUR NUK U NDËRTUA ASGJËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (12.26.2014)
Fjalim më rastin e 90-vjetorit të Triumfit të LegalitetitLEGALISTËT JANË TË BINDUR SE IU TAKON TË DJATHTËVE T'UA KTHEJNË BESIMIN SHQIPTARËVENga SULEJMAN GJANA, kryetar i PLL (12.25.2014)
Fletë nga ditari i njërit prej themeluesve të Lidhjes Demokratike të KosovësLDK - PARTIA QË E BËRI SHTETIN DHE HISTORINËNga GANI MEHMETAJ (12.25.2014)
Në epiqendërNJË MINISTRE E NATO-s DEKORON NJË ISH MINISTRE TË DIKTATORIT HOXHANga ELIDA BUÇPAPAJ (12.24.2014)
LDK në përvjetorin e 25-tëNGA LËVIZJE PËR SHTETNDËRTIM NË PARTI PA VIZION PËR TË ARDHMENNga JUSUF BUXHOVI (12.24.2014)
DR ELEZ BIBERAJ -  SHQIPËRIA DHE SFIDAT E TRANZICIONITNga FRANK SHKRELI (12.23.2014)
Barometri diplomatikAMERIKA NUK DIKTOI KURRFARË KOALICIONI, AS KURRFARË QEVERIE TË RE NË KOSOVËNga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (12.23.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]