E Hënë, 09.16.2019, 01:27pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
SHTRËNGATA EVROPIANE NXJERR NË BREG TË MAJTËN E RE
Nga HARLOD MEYERSON, Washington Post

E Hënë, 01.05.2015, 10:21am (GMT+1)



Një e majtë e re po njeh një rritje të shpejtë në Europë, tani me fillimin e vitit të ri, 2015. Pavarësisht nga frika që po krijon në radhët e shoqërive europiane, kjo e majtë e re, në fakt, është më pak marksiste dhe më shumë kejneziane (qe bazohet në teoritë ekonomike të ekonomistit anglez Xhon Kejnez). Kejnezianizmi është një teori ekonomike komplekse, por thelbi i saj është mjaft i thjeshtë për t’u kuptuar: nëse çdo institucion i një vendi ndalon së shpenzuari, aktiviteti ekonomik bie. Edhe pse duket naive si teori, vënia në jetë e thelbit të saj teorik ka shpëtuar nga falimenti shumë institucione të ekonomisë globale, siç është FMN-ja, si edhe ka sjellë hegjemoninë ekonomike të Gjermanisë, në kohën kur Europa Jugore zvarritej prej krizës greke. Përballja e egër me krizën ekonomike të vitit 2008, e cila lindi në skutat e “Wall Street-it”, na mësoi se vende si Greqia dhe Spanja, mund ta kishin fituar atë betejë, nëse do të kishin vendosur valutat e tyre të mëparshme. Pavarësisht se valutat e tyre do të ishin të zhvlerësuara përballë euros, ato do të bënin të mundur që produktet greke dhe spanjolle, të ishin më konkurruese në tregun evropian. Mirëpo, Spanja dhe Greqia u bindën dhe mbajtën euron si valutë, dhe ndaj nuk i shpëtuan dot recesionit. Kjo, për vetë faktin se valutat e përbashkëta, si euro, nuk mund t’i vësh nën kontroll. Kursi kejnezia, ishte një tjetër mundësi e mirë për Spanjën dhe Greqinë që t’i ringrinin ekonomitë e tyre, në kohën kur bankat dhe sipërmarrjet e kishin të pamundur të investonin. Ky kurs, më se i domosdoshëm, parashikon që në raste krize, qeveria të marrë rolin e një investitori kryesor, duke investuar shumë të mëdha parash për të shpëtuar korporatat dhe bankat nga falimenti. Të njëjtën gjë bëri edhe administrata “Obama” në SHBA, në fillimet e qeverisjes së saj të parë.

Mirëpo, BE-ja, e cila në një farë mënyrë “drejtohej” nga Gjermania në kohën e krizës, e përjashtoi në mënyrë kategorike kursin kejnezian. Gjermania e kërcënoi Europën Jugore, se nëse qeveritë e tyre nuk do të bënin shkurtime në shpenzimet buxhetore, atëherë BE-ja do të detyrohej të shkurtonte ndihmat financiare ndaj tyre. Kjo bëri që Spanja dhe Greqia të përuleshin përpara këtij “kërcënimi”. Kjo logjikë antikejneziane u kap fort me parimin se, duke imponuar një disiplinë të rreptë fiskale në sistemet ekonomike të Greqisë dhe Spanjës, këto dy vende do të kishin mundësi që të zhvillonin konkurrueshmërinë e ekonomive të tyre në tregun e madh evropian. Mirëpo, pasojat e shkurtimeve marramendëse në buxhetet e këtyre vendeve, përputhen pikë më pikë me atë që parashikonte Kejnezi: tkurrja e investimeve private dhe publike së bashku, e shkreton ekonominë e një vendi. Kështu, me gjithë insistimin e Gjermanisë që Greqia të bënte shkurtime të mëdha në buxhet, ekonomia greke përjetoi “thatësinë”. Greqia deri tani ka përjetuar tre vjet depresion ekonomik, si ai i 1932-shit në SHBA. Rreth 25 apo 27 % e forcës punëtore mbeti e papunë, ndërsa papunësia në radhët e të rinjve arriti deri në 61 % .

Edhe Spanja pësoi pak a shumë të njëjtën “thatësirë” ekonomike. Këto pasoja nuk ishin parashikuar prej institucioneve ekonomike ndërkombëtare. Kështu, FMN-ja gaboi rëndë, pasi ajo kishte parashikuar që papunësia në Greqi të tkurrej me 12 % një vit pas ndërmarrjes së masave shtrënguese. Në fakt, Greqia u tregua shumë e duruar për një vit me këto masa tepër të forta, mirëpo, shtrëngimi ishte aq i madh sa asaj iu mor fryma dhe e humbi toruan. Në të dyja vendet, si në Greqi ashtu edhe në Spanjë, plasi një revoltë popullore kundër masave shtrënguese dhe një revoltë politike ndaj partive populiste që i pranuan ato masa. Në këtë moment, njohën rritjen e tyre partitë e reja të majta, Syriza në Greqi dhe Podemos në Spanjë. Të dyja këto parti patën sukses nëpër zgjedhje. Sondazhet e fundit tregojnë se këto dy parti po fitojnë ende mbështetje. Tashmë që Greqia e ka shpërndarë parlamentin dhe po shkon drejt zgjedhjeve të reja më 25 janar të këtij viti, ka shumë gjasa që Syriza të dalë si parti fituese. Ajo ka një platformë të re që gëzon mbështetje. Kjo platformë konsiston në rinegocimin e kushteve të reduktimit të borxhit publik, si edhe tenton që ta përfshijë shtetin më shumë në programet dhe investimet ekonomike. Nëse BE-ja i refuzon kushtet e propozuara nga Syriza, atëherë Greqia me shumë mundësi do të dalë nga eurozona. Politikat ekonomike që BE-ja (këtu: Gjermania) ua ka imponuar vendeve të Europës Jugore bien ndesh me çdo leksion ekonomik a historik që na e kanë mësuar krizat ekonomike të mëparshme. Tani duhet të “imitojmë” Ruzveltin dhe Xhefersonin. I pari e nxori ekonominë amerikane nga depresioni i madh, duke i dhënë shtetit rolin më të madh investues në vend, ndërsa i dyti, pas luftës civile, arriti që të ngrinte ekonominë e Jugut të SHBA-ve, e cila u shpërbë pas fundit të skllavërisë.

Nëse Europa do të kishte mësuar mirë prej këtyre dy krizave që kanë përcaktuar shumëçka nga ekonomia e sotme botërore, atëherë Europa Jugore nuk do të fundosej më thellë sesa u fundos në vitin 2008 e këtej. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, duhet të kishte përvetësuar të paktën leksionet ekonomike dhe historike që vendi i saj ia ka dhënë botës vitet e fundit. Kujtojmë se në fillim të viteve ’30 të shekullit të kaluar, ishin masat shtrënguese të kancelarit Brëning që e futën Gjermaninë në depresion ekonomik, duke ua shtruar rrugën mirë drejt pushtetit nazistëve. Mirëpo, ky leksion u anashkalua nga Gjermania e Merkelit dhe frytet erdhën shumë shpejt në Greqi, me lulëzimin e Agimit të Artë. Gjithsesi, grekët kanë mësuar mirë nga e shkuara dhe sondazhet në zgjedhjet e 25 janarit favorizojnë dukshëm Syrizën dhe logjikën e saj ekonomike, të mbështetur fort në teoritë e Kejnezit. Kjo është kundërpërgjigja e grekëve ndaj masave shtrënguese të Gjermanisë, që riaktivizuan faktorin nacionalist vitet e fundit.

Përktheu: Erald A. Deliu


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TREGUT SHQIPTAR - SERBIA DERI NË PALCËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (01.04.2015)
NOLI - KRYESHENJTOR I GJALLË I SHQIPTARISË NË TË DY BOTËTNga ARTUR VREKAJ (01.03.2015)
74 VJET MË PARË NDËRROI JETË AT GJERGJ FISHTANga FRANK SHKRELI (12.30.2014)
Barometri diplomatikRAMA DHE AMBASADORI I TIJ NË PRISHTINË VERSUS RIBASHKIMIT KOMBËTAR!!!Nga Prof. dr. MEHDI HYSENI (12.30.2014)
PROTEKTORËT E KRIMIT POLITIK GODASIN EDHE NJËHERË PROCESIN E PASTRIMIT TË SHTETIT NGA KRIMINELËTNga MESILA DODA (12.29.2014)
UNË MBROJ SHQIPTARINË, DIKUSH TJETËR MERCENARINËNga Prof. dr. ESHREF YMERI (12.29.2014)
KA ARDHUR KOHA TË RINGRIHET MADHËSHTIA E ORTODOKSISË NOLIANENga Prof. dr. ESHREF YMERI (12.26.2014)
2014 - VITI KUR NUK U NDËRTUA ASGJËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (12.26.2014)
Fjalim më rastin e 90-vjetorit të Triumfit të LegalitetitLEGALISTËT JANË TË BINDUR SE IU TAKON TË DJATHTËVE T'UA KTHEJNË BESIMIN SHQIPTARËVENga SULEJMAN GJANA, kryetar i PLL (12.25.2014)
Fletë nga ditari i njërit prej themeluesve të Lidhjes Demokratike të KosovësLDK - PARTIA QË E BËRI SHTETIN DHE HISTORINËNga GANI MEHMETAJ (12.25.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shtator 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30          
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]