VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PËR VITIN E RI 2015 - PAQE NË BOTË, PAQE NË ZEMRAT TONA!
Nga SAMI REPISHTI

E Hënë, 01.05.2015, 11:09pm (GMT1)


Ridgefield,CT. USA,- Nga Amerika e larget, urimet ma te mira per te gjithe, vellazen e motra, me rastin e Vitit te Ri 2015. Paqe ne bote, paqe ne zemrat tona, e vullnet te mire per mbar njerezimin.

    Ne boten ku jetojme per fat te keq paqa dhe vullneti i mire per mbar njerezimin nuk kane perparue gjate vitit te kaluem. Konfliktet jane ashpersue kudo qe jane, dhe ne shume vende tjera ata jane krijue nga forca te erresines. Bota e jone ashte perseri e ndame ne dy kampe qe na kujtojne kampet ne "luften e ftohet", rrezik serioz per paqen qe na kerkojme.

     Fondamentalizmi fetarqe sot deshmohet kryesisht ne boten arabe me shumice myslimane- abuzon parimet dhe qellimit e fese islame, e cila mbeshtetet ne parimin moral te "paqes se mbrendshme" me veteveten per çdo individ, dhe ate te jashteme si pjesetar te nji shoqenie te gjane, te krijueme per arritjen e vellaznimit universal. Shprehja "umma" ne arabisht per bashkesi islame perfshine te gjithe pjesetaret kudo qe jetojne, pa  dallim.

     Sot, ne boten tone te frikeshme, besimtare myslimane jane angazhue ne nji lufte per jete o per vdekje ne mes tyne, nji masaker e pabesueshme, e te gjithe ne emen te "islamizmit". Kjo vetevrasje kolektive qe ka mbrapaskena politike ka krijue nji atmosfere anmiqsore ndaj "islamizmit" ne bote, megjithese as parimet as praktika e paleve luftuese nuk kane gja te perbashket me "islamizmin" qe ata pretendojne me mbrojte-ose me "perteri"- tue reklamue "pastertine e shekullit 7" nji aluzion i viteve te Profetit Muhamed. Asgja nuk ashte ma larg nga e verteta se aktet kriminale te fondamentalisteve te çmendun te cilet gjithçka mund te jene, por jo ndjekes te besimit islam.

    Ajo qe ngjet sot ne Lindjen e Aferme sidomos ashte nji reagim i vonuem i viteve te gjata te kolonializmit europian qe shtypi boten arabe; nji reagim kunder "modernizmit" qe nuk pranohet nga shoqenite gjysem te zhvillueme te vendeve islamike; dhe nji tronditje qe para-lajmeron ndryshime rranjesore ne jeten dhe mendimin e popullsive te atyne vendeve nji lloj "levizje protestante" e cila nuk ka gjete akoma Martin Luther-in e vet per percaktim dhe kodifikim, por nji levizje megjithate qe nuk do te ndalet deri sa te gjej pergjegjen e vet te plote. Historikisht, ky ashte nji process i gjate dhe i pandaleshem! Le te mos harrojme luften 30-jeçare ne Europe!
                                            ***
    Atmosfera "anmiqsore" mbijeton sot edhe ne kontinentin tone europian. Me gjithe perparimet e medha historike qe u arriten me formimin e NATO-s dhe krijimin e institucioneve europiane me sukses te padiskutueshem sidomos ne ekonomi dhe mbrojtje te drejtave te njeriut kohet e fundit kjo fryme ashte çfaqe ne formen e saj negative me fenomenin e "emigracionit", dhe pranimin e "te huejve fatzez" nga popullsite vendese. Shembullin ma te ri  e kemi pa me organizime kunder "gastarbeiter-ve" ne Gjermani, qe detyruen Kancelaren A. Merkel me fole fuqimisht, dhe ne nderin e Gjermanise, ne favor te pranimit e te perkrahjes se punetoreve te huej, emigrante. Ne Suedine demokratike digjet nji xhami nga urrejtja fetare.

   Ne Greqi, kemi shembullin e shqiptareve te emigruem dhe trajtimin e tyne si "elemente te padeshirueshem", qe detyrohen me ndryshue fene, me mohue gjuhen, me marre emna greke dhe me pranue Greqine si vendi i tyne, me kercenimin e debimit. Akoma te fresketa jane kujtimet tona te operacioneve "fshesa" kur dhjeta mijera emigrante nevojtare shqiptare deboheshin brutalisht nga vendet e punes ne Greqi, e hidheshin pa ceremoni ne territorin shqiptar, ku mungonte puna, dhe ku shteti nuk kishte mundesi me ushqye qytetaret e vet. Akoma sot, afer 600.000 emigrante shqiptare ne Greqi trajtohen si "te rrezikshem' , nuk kane shkolla shqipe, dhe ata shume te paketa mbahen gjalle me ndihma vullnetare nga nji grup misionaresh shqiptare qe meritojne  admirimin tone.

    Vete Greqia sot po kalon vitet e veshtira te nji kaosi politik dhe nji kolapsi ekonomik. Organizata te "se djathtes" si "Agimi i Arte" kerkojne haptazi kthimin e diktatures se djathte me thekse admirimi per nazismin barbar. Nga  "e majta", partia Syriza reklamon haptazi nji Greqi komuniste me kerkese per dalje nga Bashkimi Europian.

     Ne Spanje, Levizja Populiste Podemos ka qartazi tendenca autoritare, (ne se jo diktatoriale) qe tregojne  shgenjim dhe lodhje nga demokracia liberale. Ne France, grumullimi post-fashist Le Front National ashte kunder te gjitheve, sidomos kunder emigracionit afrikan, me theks mbi popullsine myslimane. Prania, perhere ne rritje, e popullsise myslimane ne France,  ashte kthye ne nji futboll politik qe sulmohet, ose perdoret si "monedhe shkembimi" nga partite politike te vendit per qellimet e tyne te dites. Ne Britanine e Madhe, The Independence Party, ngulmon ne daljen jashte Europes dhe mbylljen e portave per emigrante, sidomos nga ai i vendeve myslimane. Qindra, ndoshta mijera emigrante, refugjate pa fajin e tyne. mbyten ne ujenat e Mesdheut pa terheqe vemendjen e publikut europian "te qytetnuem". Ne shqiptareve na kujton "tragjedite e Otranto-s" vetem pake vite ma pare. Ne Hungari, kryeministri Urban flirton me idene e nji rregjimi fashist, qendrim qe ka  tradita te forta ne ate vend.  Ne Itali, policia shperndane vazhdimisht demonstratat e neo-fashisteve nostalgjike qe helmojne atmosferen politike te vendit. Ne Serbi, fryma e Millosheviqit predominon.

    Presidenti Xi i Kines ban thirrje "....te jemi gati per fitore ne rast lufte" thirrje qe shqeteson shume shtetet e vogla per rreth dhe helmon atmosferen e rajonit. Ne Rusine e Putin-it, po krijohet nji atmosfere qe njohim te gjithe, e qe sjelle vetem lufte e shkaterrime: shovinizmi rusomadh! Okupacioni brutal ushtarak i Krimese,  dhe nderhymja edhe ma brutale ne Ukrainen lindore jane hapat e pare qe synojne ri-krijimin e imperatorise sovjetike, nji burg popujsh jo-rus te nenshtruem me force. Per ironi te fatit, sot kujtojme thanjen e Karl Marx-it ne vitet e Luftes se Krimese (1856):

    "Politika ruse nuk ndryshon. Metodat, taktikat, manovrimi mund te ndryshojne, por ylli polar i politikes ruse sundim botenor- ashte yll i fiksuem. Ka vetem nii rruge qe duhet ndjeke ne marredhanjet me Rusine, dhe kjo ashte rruga qe nuk njeh friken"(korrepondenti londinez i gazetes The N.Y Daily  Mail. Emni i tij: Karl Marx. Simbas The New York Times, 10 Maj 1973).

     Nji ringjallje e kesaj utopie te rrezikeshme parashikon edhe mobilizimin e vendeve sllave, satelite te perjeteshme te yllit moskovit. Ketu qendron edhe shqetesimi i shqiptareve, me qe Serbia dhe Mali I Zi e shohin veten si pjese te kesaj perandorie ("kelyshet e moskovit" A.Gj.Fishta). Dhe te dy shtetet jane afer, shume afer Kosoves dhe Shqiperise.

   Zhvillime aspak inkurajuese!
                                           ***  
    Atmosfera "anmiqsore" mbijeton sot edhe ne vendin tone. Ajo ka karakter politik dhe social. Per fatin tone, ajo nuk ka ngjyra  fetare ose krahinore. Keto shenja tregojne nji "anmiqsi" sociale e perfaqesueme nga pakenaqsia e madhe e pa barazia  ekonomike. Vorfenia dhe ata qe jetojne nen mesataren e nevojshme per nji jete me dinjitet, e qe jane shumica, rritet; ndersa  klasa e privilegjueme, qe jane pakica,  pasunohet çdo dite e ma shume. Hendeku qe hape kjo dikotomi e padeshirueshme perban nji rrezik social, ne se jo iminent, padyshim te paevitueshem. Ashte çeshtje kohe, dhe intensiteti.

    Kjo nuk don te thote se nji rrezik social i ketill duhet te inkurajohet per arsye partizanie politike. Thirrjet "na udheheqni te vime atje (Tirane) me protesta dhe te heqim kreun (Qeverine) nga qyteti" jane thirrje te hapta per aksione violente, jane te paligjeshme, dhe sjellin vetem dam. "Me nji fryme revolte çdo dite me sfiden e sigurimit te bukes se perditeshme..." tingellon jo bindese kur deklarohet nga ish-qeveritare qe kane drejtue vendin per tete vjet me rradhe. Situata ekonomike e nji populli nuk permiresohet mbrenda nji viti, aq ma pak nga nji administrate pa eksperience.

    Atmosfera publike e sotme ne Shqiperi nuk lejon nji qasje ma te arsyeshme per bashkimin e dy poleve politike kundershtare. E inkurajueme nga nji fitore elektorale qe tejkaloi edhe parashikimet ma optimiste, administrata socialiste ka tregue nji prirje te forte drejt monopolizimit te pushtetit me uzurpimin e pushteteve qe zakonisht jane jashte autoritetit te saj. Me nji shumice absolute ne Kuvend, kalohet nji legjislacion pa ose me pak diskutime, dhe ne mungesen e nji opozite qe bojkotoi per muej me rradhe. Ekzekutivi ashte mbushe me elemente partiake, verbenisht te nenshtruem ndaj kupoles se drejtueme me "dore te forte", dhe qe ka marre mbi vete prerogativa qe i gezonte Kryetari i Shtetit, jo vetem ne sektorin civil por edhe ushtarak. Tashti, bahen perpjekje me sigurue nji maxhorance ne gjykatat e vendit, sidomos ne ata te nivelit  republikan. Ndamja klasike, dhe e domosdoshme, e tre pushteteve ashte venite deri ne nji pike sa krijohet pershtypja se Shqiperia po rreshqet ne nji shtet monist. Kjo eufori monopolistike ka ndertue bazat per nji "arrogance te pushtetit",  qe nuk mund te jetoje gjate.

     "Ndamja" e thelle pushtet/opozite ka krijue boshlleqe qe forca te treta, megjithese minimale, perpiqen me mbushe, dhe me sigurue nji rol sado te kufizuem ne kuadrin e jetes politike te vendit. Nji rast i veçante i ketij fenomeni ashte çfaqja ne publik e grupeve  te nostalgjise diktatoriale me simbolin e tyne: imazhin e krykriminelit E.H., satrapit aziatik qe vendosi rregjimin e terrorit, frikes se pergjitheshme dhe urise.

    Manifestimet e turpeshme dhe te rrezikeshme- te ish komunisteve nostalgjike, tashti te moshuem ne pritje te gjykimit nga nji Zot qe ata luftuen me ashpersi primitive- jane revoltuese aq sa edhe qesharake. Ne mesin e tyne, per fat te mire, nuk ka te rije e te reja, nji prove elokuente se apeli i tyne nuk gjen mirepritje ne breznine e rritun mbas ramjes se turpeshme te "diktatures se proletariatit" ne Shqiperi Kjo tregon se "nostalgjiket" jane ne grahmet e fundit te jetes dhe vepres se tyne, ne fund te nji udhetimi sa kriminel, aq edhe famekeq!
                                        ***
     Keto fenomene negative ngrejne koken sepse Shqiperia akoma sot nuk ka pranue fajin publikisht; ajo jeton me ndergjegje te randueme. Kjo gjendje fluide me frikeson! Ne qofte se sot refuzojme me perballue demonet e se kaluemes, breznia e re do te pesoje rrjedhimet e pa evitueshme. Ata qe harrojne mekatin e tyne, e perserisin pa pushim.

      Sot, shumica e qytetareve shqiptare perpiqen me dale nga rrethi vicioz qe i mundon vetem me hedonizem, me shijimin e te mirave materiale, pa kujdes per vlerat morale dhe shpirtenore. Dhe kjo, jo vetem ne Shqiperi. Disa gjejne rrugedaljen e tyne ne terrorizem, nji rruge pa dalje sepse nuk respekton shenjtenine e jetes njerezore, pa perjashtim. Perpjekjet e vazhdueshme e pikepamjet e paragjykimet e ofrueme nga forcat e medha te shoqenise konsumeriste jane mjaft efektive per rritjen e konformizmit, ndersa prirja me qene "i veçante", i hapun per mendime jo-konvencionale, jo populiste, disident, shikohet si "herezi"...ose "don-kishotizem".  Megjithese, pikerisht aty ashte tharmi i nji jete te mirefillte, dhe i perparimit te mirefillte te shoqenise; pikerisht aty ashte nundesia e nji kuptimi ma te mire te botes ku jetojme, e gjetja e nji alternative anti-konformiste, te pranueshme, autentike, dhe gjithehere fisnike...!

     Shqiperia ende sot jeton ne pellgun e padrejtesise se institucionalizueme. Edhe sot. ajo nuk gjen zanin e saj autentik, zanin e ndergjegjes njerezore. Ne Shqiperi nuk ashte ba "pastrimi shpirtnor", rrefimi i ndergjegjshem e denoncimi i krimineleve ordinere komuniste. Si rrjedhim, kemi sot manifestime publike neo-komuniste. Ne Shqiperi nuk u hodhen bazat e nji shoqenie civile te qytenueme ku heshtja para krimit e shetitja e kriminelit ne rruget e katundeve dhe sheshet e qyteteve nuk lejohet, as nga qytetaret as nga pushtetaret te detyruem me ligje me mbrojte kete shoqeni. Akoma ma keq: keto akte banditeske te neo-komunisteve sponsorizohen nga "majat e pushtetit" dhe shpenzimet paguhen me fondet e shtetit. E çuditeshme deri ne çmenduri!

    Shqiperia sot jeton ende ne nji vakuum moral qe duhet mbushe sa ma pare. Nji pastrim ligjor i paligjeshmenise ashte i domosdoshem. Ky vakuum ashte veçanerisht i dukshem ne arsim, ne tekstet shkollore per breznite e ardhme. Botekuptimi komunist  ne vendin tone, fryma, mentaliteti, metodat, shprehjet e tia helmuese nuk jane çrranjose dhe vazhdojne me derdhe helm ne shoqenine tone.

     Ne kete gjendje, nuk mund te shpresohet per nji zgjidhje qe lehteson plaget akoma te hapuna. Sot, femijte e viktimave te diktatures se kuqe mbeten vazhdimisht te pangushelluem, nuk gjejne qetesi, e jetojne perhere me friken e pertrimjes se terrorit e krimit ne kurrizin e tyne. Manifestime neo-komuniste rrisin kete frike, dhe forcojne ankthin e nji te neserme kercenuese. Manifestuesit neo-komuniste vrasin shpresen e te ardhmes ma te mire, e te jetes ma te qete, per te gjithe,,,! Pjesemarrja, direkt ose indirekt e "pushtetareve" ne manifestim ku lejohet adhurimi i satrapit aziatik ashte nji akt qe duhet denue rande!

    Sot, ne Shqiperi, jane te gjalla kujtimet e burgjeve dhe kampeve te punes se detyrueshme, si te burgosun ose si te debuem, mbushe me burra e gra, pleq e te rij, kuadri monstruoz i te cileve helmon mendjen e ndergjegjen e çdo qytetari te ndershem me nji zemer te paster. Ne ato kampe debimi e burgje  u dergjen e vdiqen te rijte idealiste, legjonet e studenteve te gjimnazeve te te gjithe qyteteve te Shqiperise, qe pa pretendime treguen vendosmenine e tyne me kundershtue murtajen e kuqe e vdekje-prurese. Sot, kane mbete vetem kujtimet e te gjithe intelektualeve guximtare te edukuem ne universitetet europiane, te gjithe kleriket e mire-informuem sidomos katolike, te gjithe ata qe refuzuen te "vallezojne" bashke me Neronin kur Shqiperia digjej flake; te gjithe qytetaret e katundaret, punetoret e bujqet te shgenjyem nga premtimet e te vorfnuem, malesoret kryenalte e te dermuem ne torture, pleqet pa shprese mbijetese ne burgje, te smuret qe vdiqen çdo dite pa asnji mjekim.... kujtimet e nji mase te gjane te burgosunish pa asnji arsye, turmat e pafajshme, te mbyllun mbrenda me plotesue "fuqine punetore" te planeve te çmenduna pesevjecare....

    Sot jetohet me shpresen se e kaluemja e ferrit mbi token shqiptare nuk do te perseritet,  kurr ma...kurre ma; se nuk do te arrestohen, torturohen, denohen e pushkatohen te pafajeshmit...kurre ma nuk do thyhen kockat e gjunjeve me çekan, nuk do te kalohen netet e gjata te dimnit te varun ne litar te ashper ne deget e pemeve ne oborre te e Sigurimit ose hekurat e qelive te burgut, ne shi e ne bore, me nji trup te çveshun lakuriq e te dermuem nga kerbaçi i "hetuesit", gjysem te ngordhun nga denimi pa buke, pa uje, dite e nete me rradhe.... ashtu si shoket e mi, ashtu si une! Kurre ma, kurre ma!

     Para çfaqjeve te ketilla, poetesha Nelly Sachs, qe mbijetoi holokaustin shkruen: "Na lini, ne embelsi, jeten te rimesojme... /Mos na tregoni qen qe kafshojne..."

    Do te ishte nji gabim fatal me harrue keto fakte kokeforta, e ne planifikimin e se nesermes mos me llogarite mundesine e daljes perseri ne skene te monstrit te kuq. Por do te ishte gjithashtu njilloj gabim ne se refuzojme "...te jemi te afte te nxjerrim nga vuajtja, virtyte, e te krijojme "˜kulturen e vuajtjes' qe popujt e zhvilluem e kane" (Visar Zhiti) 

    Me urime ma te mira per nji Shqiperi me popull te zhvilluem, me paqe ne zemrat tona, me dashuni e meshire per fatkeqte, e shprese per dite ma te mira per te gjithe njerezimin!

    Gezuar Vitin e Ri  2015!
---------------------------------------------------------------------------------

SAMI REPISHTI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.