E Hënë, 09.16.2019, 12:47pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
FAMILJA BUSH - PORTRETI I NJË PRESIDENTI NGA DJALI I TIJ PRESIDENT
Nga FRANK SHKRELI

E Mërkurë, 01.07.2015, 07:44am (GMT+1)


"Në rast të një konflikti në Kosovë, i shkaktuar me ndonjë ndërhyrje nga ana e Serbisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë gati të përdorin forcën ushtarake kundër serbëve në Kosovë si dhe mbrenda vet territorit të Serbisë."   Deklarata e Presidentit amerikan George Bush i vjetri, në një letër dërguar presidentit të Serbisë, diktatorit Sllobodan Millosheviç, që tani njihet si letra e paralajmërimit me rastin e Ditës së Krishtlindjes, më 25 Dhjetor, 1992.
 
 "Sa më shpejt aq më mirë, duhet të themi se mjaft është mjaft! Kosova është e pavarur."  Presidenti George W. Bush i riu, gjatë një konference me shtypin në Tiranë, Qershor 2007, kur deklaroi se ai si president i Shteteve të Bashkuara kishte vendosur se Kosova duhet të jetë shtet i pavarur sa më parë më mirë, duke sfiduar në këtë mënyrë Serbinë dhe miken e saj Rusinë dhe Presidentin   Putin, që të hiqnin dorë nga përpjekjet e tyre për të bllokuar pavarësinë e Kosovës, në arenën ndërkombëtare.
 
Dy presidentë amerikanë, babë e djalë, të cilët për hir të detyrës së tyre më të lartë në Shtetet e Bashkuara si presidentë të këtij vendi kanë hyrë në historinë e kombit amerikan, por si zbatues të politikës së jashtme të Amerikës në arenën
ndërkombëtare gjatë mandateve  të tyre në Shtëpinë e Bardhë, janë bërë gjithashtu pjesë e pandashme edhe e historisë së kombit shqiptar.  Ata e kanë rezervuar këtë vend në historinë shqiotare me ndërhyrjet e tyre në kohë të caktuara, në mbrojtje të interesave të shqiptarëve -- në një periudhë kur kombi shqiptar kishte më shumë nevojë se kurrë më parë për mbështetjen e Amerikës, me përjashtim ndoshta të fillim shekullit të kaluar, kur një president tjetër amerikan, në personin e presidentit Woodrow Wilsonit, i cili në rrethana të ndryshme, i erdhi në ndihmë Shqipërisë dhe pavarësisë së saj.  Dy presidentët Bush i përkisnin Partisë Republikane ndërsa Presidenti Wilson ishte i Partisë Demokrate, ashtu siç ishte edhe Bill Klintoni i cili zbatoi kërcënimin që kishte deklaruar presidenti George Bushi i vjetër kundër Serbisë, me rastin e Krishtlindjes së vitit 1992. 
 
Është tepër e jashtzakonshme që dy presidentë amerikanë, e për më tepër babë e djalë, të kenë patur një efekt të tillë në rrjedhat e historisë moderne të  kombit shqiptar, siç mund të thuhet se pati politika e dy presidentve të familjes Bush, politikë e cila kontriboi shumë në çlirimin dhe më në fund në themelimin e një Kosove të pavarur, që është sot.   Por qëllimi kryesor i këtij shkrimi nuk është kontributi i politikave të dy presidentëve Bush ndaj  Kosovës ose Shqipërisë, por u bë shkak një libër që më ra në dorë si dhuratë për Krishtlindjen që sa po kaloi. Është libri që Presidenti George W Bush i riu, botoi Nëntorin që kaloi me titull: "41 - Portreti i Babait tim", libër që tani po përhapet për shitje e i cili ka arritur nivelin e librave më të lexuar, "bestseller" këtu në Shtetet e Bashkuara.  41 sepse Presidenti Bush i vjetri ishte presidenti i 41-të i radhës i Shteteve të Bashkuara.

Fenomeni babë e djalë presidentë, siç është familja Bush, është tepër i rradhë, vetëm rasti i dyt në historinë e Shteteve të Bashkuara.  Rasti tjetër ka ndodhur pothuaj 200-vjetë më parë kur John Quincy Adams pasoi në detyrën e presidentit të SHBA të atin, John Adamsin.   Prandaj, botimi i biografisë personale nga George Bush i riu të babait të tij George Bush i vjetri është një rast unik.  Në intervale të ndryshme historike, për të gjithë presidentët e Amerikës janë shkruar e botuar një mori librash, por asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që një president të ketë shkruar biografinë e babait të vet, dmth, të një presidenti tjetër.   Libri, në fjalë, në të vërtetë është një tregim i një jete plotë ngjarje private dhe politike, të një njeriu të ndershëm dhe patriot.  Siç e thotë edhe vet autori, libri është një tregim dashurie – dashuri e djalat për babanë -- duke shtuar se janë shkruar dhe do të shkruhen libra për babain e tij, ndërkohë që disa prej tyre mund të jenë ose jo objektive sipas tij. Por ky libër, thekson George W Bush i riu, nuk është i tillë, nuk është një vlersim objektiv, pasi shkruhet dhe del nga zemra. "Ky libër është një portret personal i një njeriu të jashtzakonshëm, të cilin unë jam i privilegjuar dhe i bekuar ta thërras baba", shkruan ai.

Libri "Portreti i Babait tim'', përfshinë shërbimin ushtarak të Bushit të vjetër si pilot në Oqeanin Paqësor ku është plagosur gjatë Luftës së dytë Botërore, duke vazhduar me veprimtarinë e tij si biznismen në industrinë e naftës në shtetin Texas.  Në librin prej 300-faqesh, nënvijohet kariera politike prej 30-vjetësh e Bushit plak fillimisht  me fushatat politike dështuese në Teksas, pastaj si kongresmen.  Bushi i riu, përshkruan në hollësi përvojën e  babait të tij president, në fushën e diplomacisë si përfaqsues i vendit të tij në Kinën komuniste dhe si ambasador pranë Kombeve të Bashkuara, si dhe periudhën që ai shërbeu si drejtor i CIA-s, dhe më në fund përqëndrohet edhe në kulmin e arritjeve të tija politike si Zëvendës president i Presidentit Ronald Reagan për 8 vjetë me radhë dhe më në fund përshkruan veprimtarinë e tij gjatë mandatit katër vjeçar si president i Shteteve të Bashkuara, nga vitit 1988-1992.  Libri në përgjithësi portretizon një udhëheqës politik dhe biznismen të suksesshëm por edhe një burrë familjar me vetitë e tija personale dhe private që vetëm familja e tij i njihte mirë, përfshirë edhe djalin e tij presidentin George W Bush, autorin e këtij portreti.   Autori shkruan gjithashtu edhe për influencën që babai i tij ka pasur në zhvillimin e tij si individ dhe si politikan, përfshirë edhe influencën e ushtruar gjatë dy mandateve që ai vetë shërbeu si president por edhe si guvernator i shtetit Teksas para se të bëhej president.   
   
George Bushi i ri kishte njoftuar, verën që kaloi, se kishte në plan të shkruante librin mbi jetën dhe veprimtarinë e babait të tij ish-presidentit George Bush i vjetër dhe se dëshironte ta botonte atë me rastin e 25-vjetorit të shëmbjes së Murit të Berlinit.  Si i tillë, libri përqëndrohet më shumë në politikën e jashtëme dhe më pak në politikën e mbrendshme të administratës së babait të tij George Bushit të vjetër.  Aty përshkruhet roli udhëheqës që luajti Presidenti Bush i vjetër, ndër të tjera, në përfundimin paqësor të luftës së ftohët, dhe në ofensivën ndërkombëtare për çlirimin e Kuvajtit. Ai e cilëson babain e vet si realist në politikën e jashtëme dhe si "mjeshtër i diplomacisë personale."  Si shembëll të këtij realizmi dhe pragmatizmi politik e diplomatik, në portretin e tij thuhet se megjithëse imponoi sanksionet ekonomike kundër Kinës pas masakrës së studentëve në sheshin Tienanmen të Pekinit më 1989, Presidenti Bush i vjetër ndërkohë ndoqi edhe rrugën e diplomacisë me udhëheqsit e Kinës. Ndërsa në lidhje me mbarimin e luftës së ftohtë, ai shkruan se në fund të vitit 1989, Bushi i vjetër vizitoi Hungarinë dhe Poloninë ku  u prit nga turma të mëdha njerzish, por  thekson se ai ishte i kujdesshëm që në fjalimet e tija të mos tregohej provokues dhe bëri ç'mos që me retorikën e tij të mos shkaktonte reagime të padëshirueshme nga Moska ose nga elementë konservativ komunistë në ato vende, që mund të pengonin zhvillimin e revolucioneve paqësore anti-komuniste anë e mbanë Europës Lindore dhe Qëndrore.  "Unë nuk do të shkojë e të vallëzoj tek muri (i Berlinit) për të festuar shëmbjen e tij, citohet të ketë thënë presidenti George Bush i vjetër.  Ndërsa po merrte fund komunizmi në Europë, ai njëkohsisht, zhvilloi marrëdhënje të ngushta me udhëheqsin e atëhershëm sovjetik,Mikhail Gorbaçov, por duke mbajtur qëndrime të forta dhe parimore mbi të ardhmen e vendeve ish-komuniste të Europës jashtë sferës politike sovjetiko-ruse si edhe mbi pakësimin e armëve bërthamore.
 
Nga faqja e parë e deri tek e fundit e librit "Portreti i Babait Tim", vihet re dashuria e djalit për babain, por vihet re gjithashtu edhe një pasqyrim i karakterit të Presidentit George Bush i vjetër, si person, si baba dhe si familjar, që është unike për të mos thënë e vetme dhe si e tillë e vlefshme dhe e radhë nga historia e ish-presidentëve amerikanë dhe familjeve të tyre.  Për më tepër, George Bush i riu shkruan se  gjatë jetës së tij private dhe politike, babai i tij njihej si një njeri që bënte shumë miqë dhe i cili e ruante miqësinë, duke shkruar se i ati ishte shembull i cili gjithmonë konsideronte ndershmërinë dhe sjelljet e mira njerëzore mbi grindjet  dhe interesat politike. Ai shton se  babai i tij njihej për miqtë që kishte edhe në radhët e kundërshtarëve politikë të Partisë Demokrate, përfshirë edhe ish Presidentin Bill Clinton, i cili e mundi atë në garën për president të vitit 1992, por i cili tani konsiderohet si mik i familjes Bush.
George Bush i riu e pranon vet se libri, "41 - Portreti i Babait Tim", nuk është një vlerësim objektiv i jetës dhe veprimtarisë plitike të babait të tij, Presidentit George Bush të vjetër, të cilin ai e konsideron si një "president të madhërishëm". Megjithëse nga pikëpamja e tij si djalë i tij, nuk mund të ishte ndryshe përveçse një president i madh, eventualisht historia do të bëjë vlerësimin përfundimtar të jetës dhe veprimtarisë së George Bushit të vjetër dhe George Bushit të ri, të sukseseve dhe të dështimeve të tyre në politikën e mbrendshme dhe në fushën e diplomacisë ndërkombëtare.
 
Në këtë vlersim historik patjetër do të përfshihet edhe roli që babë e djalë, dy ish-presidentë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë luajtur në historinë moderne të kombit shqiptar, sidomos roli i tyre i suksesshëm në shpëtimin e shqiptarëve të Kosovës dhe në njohjen më në fund të pavarësisë së shtetit të Kosovës.  Nuk është ky një rol aspak më i vogël se roli që kishte luajtur dikurë një tjetër president amerikan, Woodrow Wilsoni në mbështjetjen e pavarësisë së Shqipërisë kundër lakmive të fqinjve dhe miqëve të tyre, fillim shekullin e kaluar. Në kohën e Wilsonit, ashtu si edhe në kohën e dy presidentëve të familjes Bush, për kombin shqiptar, kauza ishte e madhe, e shënjtë, ishte kauza e lirisë dhe e pavarësisë kundër terrorizmit dhe barbarizmave çnjerzore të fqinjve dhe përkrahsve të tyre kundër shqiptarëve.  Ishte kjo një luftë për mbijetesë të shqiptarëve në Ballkan, ishte një kauzë për lirinë e Shqipërisë dhe të shqiptarëve në momente kritike të historisë. Për këtë duhen falënderuar edhe babë e djalë, presidenti George Bush i vjetër dhe Presidenti George Bush i ri për rolin e tyre të pa diskutueshëm në për kauzën e lirisë dhe të pavarësisë që gëzojnë sot shqiptarët kudo.  Fan Noli do ta konsideronte njohjen e këtij roli, si një detyrim moral ndaj Shteteve të Bashkuara dhe presidentëve të saj gjatë historisë, përfshirë dy presidentët e familjes Bush.



FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PËR VITIN E RI 2015 - PAQE NË BOTË, PAQE NË ZEMRAT TONA!Nga SAMI REPISHTI (01.05.2015)
Pas deklarimit të VAN se nuk do ta votojë Gjykatën SpecialeVEPRIMET AUTODESTRUKTIVE TË VAN-it ZGJASIN PUSHTETIN E HASHIM THAÇITNga ELIDA BUÇPAPAJ (01.05.2015)
SHTRËNGATA EVROPIANE NXJERR NË BREG TË MAJTËN E RENga HARLOD MEYERSON, Washington Post (01.05.2015)
TREGUT SHQIPTAR - SERBIA DERI NË PALCËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (01.04.2015)
NOLI - KRYESHENJTOR I GJALLË I SHQIPTARISË NË TË DY BOTËTNga ARTUR VREKAJ (01.03.2015)
74 VJET MË PARË NDËRROI JETË AT GJERGJ FISHTANga FRANK SHKRELI (12.30.2014)
Barometri diplomatikRAMA DHE AMBASADORI I TIJ NË PRISHTINË VERSUS RIBASHKIMIT KOMBËTAR!!!Nga Prof. dr. MEHDI HYSENI (12.30.2014)
PROTEKTORËT E KRIMIT POLITIK GODASIN EDHE NJËHERË PROCESIN E PASTRIMIT TË SHTETIT NGA KRIMINELËTNga MESILA DODA (12.29.2014)
UNË MBROJ SHQIPTARINË, DIKUSH TJETËR MERCENARINËNga Prof. dr. ESHREF YMERI (12.29.2014)
KA ARDHUR KOHA TË RINGRIHET MADHËSHTIA E ORTODOKSISË NOLIANENga Prof. dr. ESHREF YMERI (12.26.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shtator 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30          
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]