E Hënë, 09.16.2019, 12:46pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
Barometri diplomatik
BEOGRADI PO LUFTON PËR 'ANULIMIN' E PAVARËSISË SË KOSOVËS, KURSE PRISHTINA PËR 'NORMALIZIMIN' ME SERBINË!!!
Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI

E Enjte, 01.08.2015, 04:32pm (GMT+1)


*** Derisa e ashtuquajtura politikë dhe “diplomaci e hollë” e hashim thaçëve “përbishton” me “elitën politike” serbomadhe zyrtare të Beogradit (Tomislav Nikoliq, Aleksandër Vuçiq, Ivica Daçiq…etj.) gjoja për “normalizimin” e marrëdhënive ndërshtetërore, Serbia kurrë nuk do ta njohë Republikën e Kosovës, por do të vazhdojë luftën e saj për “bombardimin” e shtetësisë dhe të pavarësisë së saj.
*** Çdo koketim me Beogradin zyrtar për “revidimin” e statusit të Kosovës, është vetëkapitullim, vrasje e lirisë, e pavarësisë dhe e sovranitetit të Kosovës shqiptare.
*** Ky paradoks politik dhe diplomatik serbo-shqiptar, është në shpërputhje të plotë me Rezolutën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008, si dhe me të gjitha normat dhe me parimet e së drejtës ndërkombëtare, kur dihet se, tanimë, de fakto dhe de jure, është mbyllur çështja e statusit politik të Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, i njohur nga 108 shtete të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Prandaj, çdo dialog i qarqeve shtetërore të Kosovës me homologët e tyre të Serbisë lidhur me “rishqyrtimin” e statusit ekzistues të Republikës së Kosovës, është jo vetëm akt tradhtues paradoksal, absurd, antikombëtar, i turpshëm politik dhe diplomatik, por antiligjor, antikushtetues dhe antidemokratik, që para së gjithash bie ndesh edhe me të drejtën e vetëvendosjes së Kosovës shqiptare, si dhe me luftën e drejtë çlirimtare kombëtare dhe antikoloniale të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Me një fjalë, është tradhti dhe kapitullim përpara armikut shekullor-Serbisë kolonialiste dhe hegjemoniste pushtuese.

As Prishtina,as Beogradi e as Evropa, nuk kanë të drejtë të zhvillojnë kurrfarë negociatash për “rishqyrtimin” e statusit të pavarur të Kosovës, sepse kjo, që nga 17 shkurti 2008, nuk është më kurrfarë çështje e brendshme e Serbisë gjenocidale neokolonialiste (1912-1999).

Strategjia politiko-diplomatike serbomadhe

- Këtë objektiv strategjik afatgjatë, “paqësor” dhe “demokratik” antishqiptar, antievropian dhe anticivilizues të politikës dhe të diplomacisë zyrtare të Beogradit me bazament të Serbisë së Madhe të Ilia Garashaninit dhe të Slobodan Milosheviqit, sheshit e justifikojnë, edhe këto deklarata (taze) të mëposhtme të qarqeve zyrtare të Serbisë:

(1) *** Marko Gjuriq ( “ambasador” i Serbisë në Kosovë): “ Serbia do të vazhdojë luftën kundër pavarësisë së shpallur të njëanshme të Kosovës, me të gjitha mjetet, që shteti i ka në dispozicion.” (http://www.tanjug.rs/novosti/160087/djuric--srbija-nastavlja-borbu-protiv-nezavisnosti-kosova.htm/01/01/2015/).

Sipas kësaj deklarate kërcënuese, komike dhe absurde të “kangjallozit” serb në Kosovë, Marko Gjuriq, del se shteti i tij, veç instrumenteve politike dhe juridike, e paskësha ndërmend, të përdorë, edhe ato ushtarake për ta luftuar pavarësinë e shpallur të Kosovës (17.02.2008).

Ç’është e vërteta, në këtë deklaratë, Gjuriqi nuk përmend “opcionin luftarak”, por kur thotë se “Serbia do të vazhdojë luftën kundër pavarësisë së Kosovës, duke i përdorur të gjitha mjetet e saj që ka në dispozicion”, kjo do të thotë se Beogradi, do të përdorë, edhe forcën, në rast dështimi politik dhe diplomatik të përmbysjes së shtetit të pavarur të Kosovës.

Mirëpo, praktikisht, as Serbia e as serbët në veriun e Kosovës, nuk do të kenë asnjë shans, që të nisin luftën, edhe pse gjatë 15 viteve të shkuara, kanë provuar një strategji dhe taktikë të tillë të përbashkët me bandat kriminale paramilitare, policore dhe të sigurisë, të drejtuara, të financuara dhe të mbështetura nga Beogradi, duke paralizuar shtrirjen dhe zbatimin e ligjeve, të Kushtetës, të orgnave dhe të institucioneve politike shtetërore të Republikës së Kosovës, me qëllim që të formojnë një mini shtet autonom serb sipas modelit të “republika srpska” të Bosnjës.

Praktikisht kjo “formulë” 15-vjeçare e Beogradit për të pushtuar me forcë pjesën veriore të Kosovës, ka dështuar, sepse as Amerika e as NATO-ja, nuk lejuan, që të krijohet kurrfarë “minishteti” autonom serb, me gjithë incidentet, konfliktet e armatosura dhe me provokimet e bandave kriminale të Serbisë, të instaluara në Kosovën veriore.
Të mos legalizohet “Asociacioni i Komunave Serbe” në Kosovë!

Pra, si Gjuriqi, ashtu edhe qarqet e tjera zyrtare të larta të qeverisë së Serbisë, duhet ta kenë të qartë se në Kosovën shqiptare, nuk mund të formojnë kurrfarë minishteti, as kantonesh autonome politike serbe, me gjithë Marrëveshjen e arritur të Brukselit (19 prill, 2013), si dhe me Marrëveshjen e përfunduar të koalicionit qeveritar Thaçi-Mustafa-Jabllanoviq, sipas së cilës (ndër të tjera), parashikohet, edhe formimi i Asociacionit (që politikisht, do të thotë Bashkësi) të Komunave Serbe, funksionimi i së cilës, praktikisht, do të thoshte krjimin e një “minishteti” serb në kuadrin e shtetit të pavarur të Kosovës.
Mirëpo, me gjithë obligimin e marrë përsipër të qeverisë së koalicionit Thaçi-Mustafa-Jabllanoviq, se do të lejojë formimin e “Asociacionit të Komunave Serbe” në Kosovë, kjo nuk do të duhejt të ndodhte, sepse kjo është forma më e lehtë politike, që Serbia hap pas hapi, të rikthente suzerenitetin e saj kolonial në Kosovën shqiptare.

Prandaj, si qeveria, ashtu edhe parlamenit i Kosovës, duhet të jenë syçelur, që të mos lejojnë krijimin e një “Asociacioni” të tillë, sepse nuk është fjala për formimin e kurrfarë “shoqate”, por për formimin e “Bashkësisë së Komunave Serbe, që kur të “përkthehet” politikisht dhe “juridikisht”, do të thotë krijimin e një minishteti autonom serb në zemrën e Kosovës së pavarur dhe sovrane.

Pranimi dhe legalizimi i kësaj kërkese të minoritetit serb në Veriun e Kosovës, do të rrezikonte për vdekje shtetësinë, lirinë, pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës.
Kosova është zemra e Shqipërisë Etnike, jo e Serbisë!

(2) *** Tomislav Nikoliq( presidenti i Serbisë), në një intervistë për gazetën “Jedinstvo”, deklaroi se :” njohja e Kosovës nuk është e moralshme. Kosova është zemra e Serbisë. Po ta pranonim, do të na ndiqnin mallkimet e varreve të braktisura, i kishave dhe vajit të fëmijëve”.( http://lajmpress.com/lajme/kosove/44768.html/29/12/2014/0).

-Po si mund të jetë Kosova “zemra e Serbisë”, kur ajo, gjatë shekullit XX, ishte vetëm një plaçkë koloniale e Serbisë gjenocidale dhe pushtuese, asgjë më pak, as më shumë.
Për çfarë “morali” dhe për çfarë “mallkimi” flet presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, sikur Serbia ta njihte Republikën e Kosovës?!

Në këtë rast, nuk mund të bëhet fjalë për kurrfarë morali, as mallkimi të kishës, të shtetit dhe popullit serb, sepse kjo është vetëm një gënjeshtër, një falsitet, një amoralitet, një psikopatolgji shekullore e paranojës kolektive serbe, që fsheh të vërtetën historike të Kosovës së Shqipërisë Etnike.

Mirëpo, këtë të vërtetë të Kosovës shqiptare, më nuk mund ta shpërfytyorjë as Nikoliqi, as Gjuriqi, as popat serbë e as historiografia falsifikatore e Serbisë, sepse Kosova ka fituar lirinë dhe pavarësinë e saj më 17 shkurt 2008. Kjo date historike dhe politike, shënon vdekjen e kolonializimit 100-vjeçar të Serbisë në Kosovë(1912-1999).
Prandaj, ata shtetarë serbë me gjithe Nikoliqin, Gjuriqin, Vuçiqin, Daçiqin etj. e as populli serb, që janë normalë, nuk do të duhej të çmendeshin, as të konsideroni vetëm amoralë dhe të mallkuar sikur Serbia do ta njihte shtetin e pavarur të Kosovës, sepse kjo i përket Shqipërisë dhe shqiptarëve, jo Serbisë, as serbëve, ashtu siç gënjen dhe spekulon me shekuj Kisha Ortodkse Serbe, shteti serb dhe kuazishkenca historike serbe.

Vërtet është amoralitet, injorancë, iditoizëm dhe çmenduri, të pohosh ose të shkruash se, nëse njohja e Kosovaës nga Beogradi zyrtar, do të ishte “një humbje e madhe” për Serbinë!

- Si mund të jetë “humbje” për Serbinë dhe për serbët, shkëputja e Kosovës nga sundimi i egër kolonial dhe gjenocidal i Serbisë(1912-1999), kur ajo u përket shqiptarëve dhe Shqipërisë?

Me shkolonizimin dhe me pavarësimin e Kosovës shqiptare, Serbia asgjë nuk ka humbur (veç interesit të saj kolonial), sepse Kosova nuk ishte e Serbisë. Të humbasish diç, do të thotë, të humbasish atë që dikur ka qenë pronë jotja, e Kosova, as etnikisht, as territorialisht, as gjeopolitikisht, as ligjërisht, kurrë nuk ka qenë prone e Serbisë, por vetëm një koloni 100-vjeçare, e aneksuar me forcë, me terror gjenocid dhe me aggression. Këtu përfundon e vërteta historike se prone e kujt është Kosova.

Pse Serbia gjenocidale kolonialiste e ka “kullotur” Kosovën e Shqipërisë Etnike, jo më pak se 100 vjet të zeza, kjo, në asnjë kuptim, nuk do të thotë se historikisht, as ligjërisht I përkiste Serbisë, por ishte rezultat i vendimeve të gabuara dhe të padrejta historike, politike dhe juridike i Fuqive të Mëdha të Evropës, të cilat në Kongresin e Berlinit (1878), në Konferencën e Ambasadorëve të Londrës (1913), si dhe në Kongresin e Versajës (1919), jo vetëm Kosovën, por edhe pjesët e tjera të Shqipërisë Etnike, ia dhuruan Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë.

Kjo është gjeneza historike dhe politike e Kosovës shqiptare, që dokumenton kolonializmin, padrejtësinë, imoralitetin, mashtrimet mitologjike dhe rrenat politiko-propagandistike, kuazishkencore dhe kishtare të Serbisë (1878-2015).

Referendumi i paralajmëruar i Nikoliqit-rikonfirmim i referendumit të Slobodan Milosheviqit për rikolonizimin dhe për ripushtimin e Kosovës shqiptare!

(3) *** Tomislav Nikoliq: “Serbia do të shpallë referendum, ku populli do të vendosë për Kosovën. Mirëpo, edhe sikur qytetarët e Serbisë të më thonë ta nënshkruaj pavarësinë e Kosovës, unë do të largohesha nga funksioni në të cilin jam”. Duhet të konstituohet Asociacioni i komunave serbe në Kosovë, dhe të mos pranohen kërkesat që i ka paramenduar Prishtina, dhe se nuk duhet të pranohet sugjerimi i Brukselit për pezullimin e institucioneve paralele në veri të Kosovës, ngase kjo do të thoshte se po heqim dorë nga parimet që i kemi marrë”. http://lajmpress.com/lajme/kosove/44789.html/29/12/2014/).

-Kjo strategji politike e Serbisë për “revidimin” e pavarësisë së Kosovës, është tejet e qartë, sepse nuk ka pësuar kurrfarë diskursi evolutiv nga politika pushtuese e regjimit kriminal fashistoid të Slobodan Milosheviqit, kur është fjala për rikolonizimin dhe për ripushtimin e Kosovës shqiptare.

Mirëpo, si Marko Gjuriq (amabasador fallso në Prishtinë), ashtu edhe presidenti Tomislav Nikoliq, kryeministri Aleksandar Vuçiq dhe ministri I Jashtëm Ivica Daçiq etj,, të gjithë, duhet ta kenë të qartë se, mund t’i shpallin edhe 100 referendume, dhe të vazhdojnë luftën e tyre politiko-propagandistike dhe diplomatike gjithë jetën, por një gjë është e sigurt se, Kosovën-koloninë e tyre të dikurshme 100-vjeçare, kurrë më, nuk do të kenë gjasë, që ta rikthejnë nën tutelën e tyre kolonialiste(1912-1999).

U pa qartë se brenda 15-vjeçarit të shkuar, Beogradi “në mënyrë paqësore” (me barrikada dhe me struktura paralele, duke garbitur shtëpitë, banesat dhe pasurinë e qindra e mijëra shqiptarëve, si dhe, duke i dëbuar me dhunë dhe terror), u ‘barrikadua” në pjesën veriore të Kosovës, duke paralizuar ligjet dhe Kushtetutën e sistemit shtetëror të Kosovës, me qëllim të fundmë, që të “rikthejë” koloninë e saj nën kthetrat e përgjkashme të sundimimit imperialist dhe hegjemonist. Mirëpo, ky “horror movie” I Serbisë së Madhe, nuk ka më asnjë gjasë, që të ripërsëritet në Kosovën e pavarur të Shqipërisë Etnike, sepse Kosova është e mbrojtur ushtarakisht, politikisht dhe diplomatikisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga NATO-ja dhe nga BE-ja. Kështu që, më, as Kosova e as Shqipëria nuk i përkasin zonës së influencës së sferës së interesit të Rusisë dhe të “amalgamës” lindore sllave në Ballkan.

Prandaj, Tomislav Nikloqi mund t’i ketë mbajtur edhe njëqind referendume, por ato do të dështojnë sikurse referendumi i regjimit krimnal dhe gjenocidal i Slobdan Milosheviqit për Kosovën, sepse Kosova historikisht, de fakto dhe de jure i përket Shqipërisë Etnike, jo Serbisë së Madhe imperialiste.

Politika e gabueshme e aksit të hashim thaçëve

1)*** Hashim Thaçi: “Serbia de fakto e ka njohur Kosovën”!?
Sa më sipër, Beogradi zyrtar po trumbeton nga të gjitha anët, se “Serbia do të vazhdojë luftën kundër Kosovës së pavarur”. Ndërkaq, Hashim Thaçi me garniturën e tij politike, pohon të kundërtën, duke u bazuar në Marrëveshjen e arritur të Brukselit (13 prill 2013), se në bisedimet me krerët e qeverisë së Serbisë, ka hyrë, gjoja për t’i “normalizuar marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë”. Për më tepër, Thaçi ka deklaruar se “Serbia de fakto e ka njohur Kosovë”. Mirëpo, kjo nuk është e vërtetë, sepse de fakto e as de jure, Serbia nuk e ka njohur Republikën e Kosovës, por me bisedimet e saj dhelparake në stilin e “diplomacisë” së Slobodan Milosheviqit, po ngulmon, që Kosovën ta zhveshë nga atributet dhe vlerat e saj shtetërore, me qëllim që, të rivendosë sovranitetin e saj kolonial mbi Kosovën
(1912-1999).

Mirëpo, është basurde dhe fare e pakuptueshme politika strategjike e Kosovës, sepse, sipas Prishtinës zyrtare, Dialogu me Beogradin është në funksion të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës!? – Ndërkaq, Beogradi zyrtar, pohon të kundërtën se, ato “bisedime historike” dhe “paqësore” e “demokratike” me Hashim Thaçin, të filluara në Bruksel (19 prill 2013), do t’i vazhdojë, edhe më tej, domethënë edhe në vitin 2015, me qëllim që të “anulojë” pavarësinë e Kosovës.

Në këtë kontest, shtrohet pyetja, kush, kë po e gënjen dhe po e mashtron? – Cila është e VËRTETA, ajo e pohuar nga qarqet drejtuese politike dhe diplomatike të Serbisë (Nikoliq, Daçiq, Vuçiq, Gjuriq etj….) se Serbia po negocion me hashim thaçët në Bruksel, që, edhe më tutje, të vazhdojë luftën për të përmbysur shtetësinë e Republikës së Kosovës, apo, ajo e pohuar nga kryediplomati i diplomacisë së Kosovës, Hashim Thaçi, se “Serbia de fakto e ka njohur Kosovën”, dhe se ato bisedime me homologët e tij serbë, janë në funksion të normalizimit të marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë?
Mirëpo, esencën absurde të kësaj politike të Prishtinës zyrtare, e përgënjeshtërojnë, edhe këto, deklarata më të reja të politikës serbomadhe të Beogradit zyrtar, që sheshit, para gjithë botës, pa asnjë hezitim dhe, në mënyrën më të turpshme, flasin për “anulimin” e pavarësisë së Kosovës.

Për nga përmbajtja e tyre doktrinare, këto dy politika janë kontradiktore dhe asimetrike, të cilat e përjashtojnë njëra-tjetrën. Mirëpo, praktikisht, këto kanë gjetur gjuhë të përbashkët sipas “Marrëveshjes së Brukselit, 19 prill 2013)!? – Kjo është ajo që me arsye e frikëson popullin për fatin dhe të nesërmen e Kosovës.

-Si të normalizohne marrëdhëniet me Beogradin, kur greu i shtetit të Serbisë (presidenti, kryeministri, ministri i Jashtëm) përditë e sfidojnë opinionin publik të brendshëm dhe atë ndërkombëtar se “Serbia do të vazhdojë luftën e mëtejme kundër pavarësisë Kosovës, me të gjitha mjetet që ka në dispozicion”, siç deklaroi këto ditë, edhe Marko Gjuriq (drejtor i zyrës ndërlidhëse serbe të Beogradit në Prishtinë) në Zveçan të Kosovës, më 1 janar 2015.

Pse të negociohet në shkallë evro-ndërkombëtare me Beogradin për “statusin politik” të Kosovës, kur, tanimë, më 17 shkurti 2008, përfundimisht është zgjidhur statusi i saj historik dhe politik. Në këtë pikëvështrim, Serbia nuk ka kurrfarë të drejte legale, morale as demokratike, që të zhvillojë kurrfarë negociatash me përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës, as të BE-së e as të bashkësisë ndërkombëtare, sepse Kosova nuk është më çështje e brendshme koloniale e Serbisë, por është shtet i pavarur dhe sovran, që historikisht i përket Shqipërisë Etnike. Andaj, Serbia nuk ka kurrfarë të drejte, të përzihet në çështje të brendshme të Kosovës, duke kërkuar vazhdimin e bisedimeve nën “ombrellën” e BE-së, gjoja për “normalizimin e marrëdhënieve” të Serbisë me Kosovën”!

Këtë fallsitet dhe gënjeshtër politiko-propagandistike, e dëshmoi edhe deklarata e sipërtheksuar e Marko Gjuriqit,mesazhin e së cilës, duhet kuptuar drejt, lidershipi i Kosovës, në mënyrë që, t’u vënë “kapak” negociatave me Serbinë në Bruksel, derisa qarqet udhëheqëse të Serbisë, ta bindin Kosovën, Evropën dhe Amerikën, se Serbia ka braktisur ambiciet dhe pretendimet e saj territoriale pushtuese ndaj Kosovës shqiptare.

Nuk mund të ketë “normalizim marrëdhëniesh serbo-shqiptare” derisa Kosova firguron në Kushtetutën e Serbisë si pjesë e saj territoraile (2006). Vetëm, pasi Serbia ta njohë Republikën e Kosovës, atëherë, do të ishte normale dhe e pranueshme, që të fillonin bisedime të ndërsjella zyrtare ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, si dy shtete të barabarta sovrane dhe të pavarura. Ndryshe, Beogradi zyrtar, do të vazhdojë kursin e vjetër politik dhe diplomatik për rikolonizimin e Kosovës, ashtu siç vënë në dukje, edhe deklaratat e mësimpërme të udhëheqësëve të theksuar serbomëdhenuj, të cilët haptazi po kërkojnë konfrontim dhe luftë me shqiptarët për të rikthyer Kosovën nën Serbinë e Madhe.

Prof. Dr. MEHDI HYSENI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NGA CIKLI I SHKRIMEVE PËR ZVICRËN - PËR SHQIPËRINË NGA EKSPERIENCA ZVICERANE Nga ELIDA BUÇPAPAJ (01.07.2015)
FAMILJA BUSH - PORTRETI I NJË PRESIDENTI NGA DJALI I TIJ PRESIDENTNga FRANK SHKRELI (01.07.2015)
PËR VITIN E RI 2015 - PAQE NË BOTË, PAQE NË ZEMRAT TONA!Nga SAMI REPISHTI (01.05.2015)
Pas deklarimit të VAN se nuk do ta votojë Gjykatën SpecialeVEPRIMET AUTODESTRUKTIVE TË VAN-it ZGJASIN PUSHTETIN E HASHIM THAÇITNga ELIDA BUÇPAPAJ (01.05.2015)
SHTRËNGATA EVROPIANE NXJERR NË BREG TË MAJTËN E RENga HARLOD MEYERSON, Washington Post (01.05.2015)
TREGUT SHQIPTAR - SERBIA DERI NË PALCËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (01.04.2015)
NOLI - KRYESHENJTOR I GJALLË I SHQIPTARISË NË TË DY BOTËTNga ARTUR VREKAJ (01.03.2015)
74 VJET MË PARË NDËRROI JETË AT GJERGJ FISHTANga FRANK SHKRELI (12.30.2014)
Barometri diplomatikRAMA DHE AMBASADORI I TIJ NË PRISHTINË VERSUS RIBASHKIMIT KOMBËTAR!!!Nga Prof. dr. MEHDI HYSENI (12.30.2014)
PROTEKTORËT E KRIMIT POLITIK GODASIN EDHE NJËHERË PROCESIN E PASTRIMIT TË SHTETIT NGA KRIMINELËTNga MESILA DODA (12.29.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shtator 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30          
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]