VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SHPIFËSIT E MINISTRISË SË KULTURËS - GËNJYEN PA KUFINga GANI MEHMETAJ

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 02:00pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
SHPIFËSIT E MINISTRISË SË KULTURËS - GËNJYEN PA KUFI
Nga GANI MEHMETAJ

E Djelë, 01.11.2015, 06:30pm (GMT+1)



Para dy vjetësh zyrtarët e Ministrisë së Kulturës, bënë kallëzim penal kundër meje për të mbuluar turpet e tyre dhe veprimet arbitrare të shtetit totalitar. Më pezulluan nga puna dhe mi ndërsyen një pjesë të gazetave, duke u ofruar raporte të falsifikuara me shpifje të ulëta e një mal gënjeshtrash. Meqë shumica e gënjeshtrave nuk u zuri vend, sepse secila ishte më marroqe se tjetra, atëherë u përqendruan në një gënjeshtër fondamentale. Po e lexuat do të shqyheni gazit, megjithëse do të thartoheni njëkohësisht me absurdin e institucioneve që i pranojnë këto gënjeshtra.

Shpifja qesharake e absurde në kallëzimin penal të zyrtarëve gënjeshtarë të Ministrisë së Kulturës është: "ka marrë kopjet e filmave dhe i ka dërguar në kinema!" Se mos është dashur, sipas logjikës së tyre, kopjet e filmave të dërgohen në kafehane apo qebaptore, prej nga e kanë prejardhjen zyrtarët shpifës të Ministrisë së kulturës? Duke shpifur, ata nuk mendojnë se dikush mund të pyes: Cilat kopje? Kopjet e filmave të botës me rrethinë, apo vetëm filmat e botës pa rrethinë? Cilët filma? Cilat akte? Kur?

Sepse, po i përmende kopjet e filmat: kopjet kanë seri, filmat kanë tituj, kanë akte (nga një në pesë), kanë peshë (30-50 kg), e kanë vitin e prodhimit, vendin e prodhimit, shfaqjen e parë publike etj. Pra, shpifja është kuturu, është shpifje idiotësh. Kjo është sikur të thuhet: keni marr të gjitha veturat e kryeqytetit! Cilat vetura? Sa vetura? Kur?  Sepse veturat kanë regjistrime, kanë pronarë, kanë numër të shasisë, vit të prodhimit, tip (golf, vectra etj ).

Megjithatë mund të vërtetohej fare lehtë nga të gjitha institucionet përkatëse se asnjë kopje filmash nuk mungonte në Kosovafilm. Por ata më akuzonin në mënyrë absurde, ndërsa shpresonin se unë pastaj do të djersija nga shpifjet e tilla të njerëzve të ndotë e gënjeshtarë, që qeshin nën buzë me efektin e shpifjeve të tyre. Sepse, ata gjithë kohën talleshin me institucione, talleshin me ligjin, tallen me personalitete e individë, kanë vepruar si të punonin në sistemet më të egra diktatoriale. Ministria e Kulturës i ngjasonte stacionit policor serb të viteve të nëntëdhjeta: i egër e mizor. Dhe askush deri më sot nuk u doli në rrugë, t'u thotë: mjaft më se na fëlliqet më bajgat e turpet tuaja. Vazhdojnë të ndotin ambientin si të ishin lopë të shenjta indiane.  
 
Kjo shpifje në dukje të parë të jep përshtypjen sikur është bërë nga budallenj e idiotë, sepse ashtu tingëllon, kur e dëgjon apo e lexon për herë të parë. Por shpifësit nuk janë budallenj, ata janë sherr budallenj, sepse e dinë fare mirë se po u përmenden kopjet e filmave me seri, tituj, peshë, vit të prodhimit etj.  do t'u dilte gënjeshtra në shesh. Prandaj nuk përcaktojë asgjë, shpresojnë se do të kalojë e pa u vërejtur shpifja e tyre, ndërsa cakun do ta godas. Shpifja ka edhe prapavijë tjetër të mjeranëve provincialë. Ata duan të më fyejnë në dinjitet e pozitë, sepse unë nuk jam hamall as punëtor fizik që të ngarkojë e shkarkoj kopje filmash, jam drejtor i institucionit. Sipas tyre fatkeqësia ime ishte se nuk isha në kopenë e tyre, nuk mora pjesë në mashtrimet e tyre dhe, nuk u bëra pjesë e lukunisë së tyre. Mburrem që nuk isha dhe nuk jam në kopenë e tyre as nuk jam pjesë e mashtrimeve të tyre.

Me këta tipa nuk mund të bëhet asnjë reformë në Ministrinë e Kulturës, ndërsa kjo ministri ka nevojë për ndryshime rrënjësore. Meqë ata i kanë pushtuar para disa vjetësh pikat kyçe të ministrisë, po nuk u shkarkuan, vetëm sa do të zgjas agonia e Ministrisë së Kulturës. Me njerëz të tillë s'bëhet asgjë. Në një shtet normal ata e kanë vendin prapa grilave.

GANI MEHMETAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TË JESH A TË MOS JESH CHARLIE HEBDONga SKËNDER BUÇPAPAJ (01.10.2015)
NË PARIS VRITET LIRIA E SHTYPITNga FRANK SHKRELI (01.08.2015)
Barometri diplomatikBEOGRADI PO LUFTON PËR 'ANULIMIN' E PAVARËSISË SË KOSOVËS, KURSE PRISHTINA PËR 'NORMALIZIMIN' ME SERBINË!!!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (01.08.2015)
NGA CIKLI I SHKRIMEVE PËR ZVICRËN - PËR SHQIPËRINË NGA EKSPERIENCA ZVICERANE Nga ELIDA BUÇPAPAJ (01.07.2015)
FAMILJA BUSH - PORTRETI I NJË PRESIDENTI NGA DJALI I TIJ PRESIDENTNga FRANK SHKRELI (01.07.2015)
PËR VITIN E RI 2015 - PAQE NË BOTË, PAQE NË ZEMRAT TONA!Nga SAMI REPISHTI (01.05.2015)
Pas deklarimit të VAN se nuk do ta votojë Gjykatën SpecialeVEPRIMET AUTODESTRUKTIVE TË VAN-it ZGJASIN PUSHTETIN E HASHIM THAÇITNga ELIDA BUÇPAPAJ (01.05.2015)
SHTRËNGATA EVROPIANE NXJERR NË BREG TË MAJTËN E RENga HARLOD MEYERSON, Washington Post (01.05.2015)
TREGUT SHQIPTAR - SERBIA DERI NË PALCËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (01.04.2015)
NOLI - KRYESHENJTOR I GJALLË I SHQIPTARISË NË TË DY BOTËTNga ARTUR VREKAJ (01.03.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]