E Hënë, 09.16.2019, 12:44pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
Baromteri diplomatik
NËNAT TONA NUK JANË EGËRSIRA, POR SHEMBËLLTYRË E VIRTYTSHME SI NËNË TEREZA SHQIPTARE!
Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI

E Hënë, 01.12.2015, 09:18am (GMT+1)


*** Si politikanët tanë të vetëmashtruar, të cilët (pa kurrfarë zori, as diktati) kanë hyrë në aleancë me Listën srpska të Alesandar Jabllanoviqit, ashtu edhe politika kolonialiste dhe neokolonialiste e Serbisë, duhet të mbajnë parasysh faktin se, UÇK-ja së bashku me popullin shqiptar të Kosovës nuk kanë luftuar, që Kosovën e pavarur dhe sovrane, ta drejtojnë ato forca të dyshimta, të errëta fashiste serbe, që kanë kryer krime dhe, që në çfardo forme kanë qenë të implikuara në kryerjen e gjenocidit në Kosovë.
*** Nënat tona nuk janë “egërsira”, por janë humane dhe me virtyte të larta shpirtërore dhe njerëzore, sikurse motra e tyre, Nobelistja Nënë Tereza, që e njeh dhe e nderon mbarë bota.

Përkundrazi, egërsira, bisha dhe monstrumë, janë vetëm ata kasapë çetniko-fashistë serbë, që nënave tona ua vranë, ua masakruan dhe ua zhdukën pa asnjë gjurmë, bijtë, bijat, nipërit, mbesat, bashkëshortët dhe familiarët e tyre më të dashur(1989-1999).
Pra, vrastarët dhe piromanët çetniko-fashistë serbë, janë bisha dhe monstrumë atavistë, pjellë e shëmtuar e nazifashizmit famëkeq hitlerian. Këtë e provoi agresioni dhe gjenocidi i fundmë serb në Kosovë (1989-1999), i cili e pat llahtarisur, jo vetëm Ballkanin, Evropën, por edhe mbarë botën.

Prandaj, kriminelët çetniko-fashistë, nuk kanë se çfarë të rikthehen në vendin e huaj, ku kanë organizuar, kanë ndihmuar dhe kanë kryer vepra kriminale, masakra, reprezalie, spastrim etnik, djegje, plaçkitje, dhunime, kidnapime dhe terror gjenocid mbi popullatën e pafajshme civile shqiptare (1989-1999) në Gjakovë, si dhe në trevat e tjera të Kosovës shqiptare.

Vazhdimi i “këngës së vjetër”- ndërrimi i tezave- sulmi, mbrojtja më e mirë!
Këtë paranojë kolektive antishqiptare, e dëshmoi, edhe 7 janari 2015, pretekst ishte kremtimi i kërshëndellave ortodokse serbe, kur në Gjakovën shqiptare vërshuan qindra ish-kolonë serbë nga e gjithë Serbia, gjoja se kishin vajtur për t’i vizituar “shtëpitë e djegura” dhe kishën e tyre(!)

Mirëpo, siç pohojnë masmediat e ndryshme, kolonët e rikthyer serbë “kanë qenë të penguar” nga ana e protestës paqësore e nënave shqiptare, të cilat ministri i qeverisë së Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq i quajti hiq më ndryshe se “EGËRSIRA”!!!
Për shkak të kësaj proteste demokratike dhe paqësore, të organizuar dhe të mbajtur nga Shoqata “Thirrjet e Nënave” së bashku me përfaqësuesit e Vetëvendosjes dhe të partive të tjera politike në Gjakovë, Aleksandar Jablanoviq (minister dhe zëvendëskryeministër serb në qeverinë e Kosovës) ka kundërshtuar këtë protestë të drejtë, duke pohuar se :” Kjo festë për serbët, është një festë e madhe, por egërsirat i kanë penguar serbët, që t’i vizitojnë shtëpitë e tyre të djegura, kjo nuk do të jetë mirë për askë.” (//http://www.blic.rs/Vesti/Svet/525212/Opstina-Djakovica-Jablanovic-ne-doprinosi-miru-na-Kosovu//01/08/2015//

Kjo deklaratë ofenduese e Aleksandar Jablanoviqit, është simetrike me deklaratën e dikurshme të ultranacionalistit çetnik serb, Miroslav Sholeviq (dora e djathtë e regjimit policor, militar dhe paramilitar të Serbisë së Slobodan MIlosheviqit), i cili në prag të spastrimit etnik dhe të rikolonizimit të Kosovës shqiptare, nënat shqiptare të Kosovës, i pat ofenduar rëndë, duke i quajtur “lavatriqe”, kurse sot, më se dy dekada më vonë, Aleksandar Jablanoviq (ministër dhe zëvendëskryeministër i Isa Mustafës) nënat tona shqiptare, i ofendon paturpësisht dhe pa kurrfarë arsyeje, duke i quajtur “egërsira”, pse ato me plot të drejtë kanë protestuar kundër hyrjes së kriminelëve çetniko-fashistë në Gjakovë, kinëse për t’i vizituar “shtëpitë e tyre të djegura” dhe kishën e tyre.

Pse po hesht kryeministri i Jabllanoviqit?


-Po, sikur një ministër a deputet shqiptar qoftë në qeverinë apo në parlamentin e Serbisë, t’i kishte ofenduar nënat serbe, duke i quajtur “egërsira ”( ashtu sikurse që Jabllanoviqi i ofendoi nënat shqiptare në Gjakovë, duke i quajtur “egërsira”), çfarë do të kishte ndodhur me të? – Të paktën revokim me procedurë urgjente, si dhe masa të tjera “plotësuese” ligjore.

Ndërkaq, kryeministri i qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa, në vend se zëvendëskryeministrin e tij, Aleksandar Jablanoviq, ta shkarkonte me procedurë të shkurtër, ai bëri të kundërtën, duke apeluar :” –Qetësi, mos u nxeni”!?

-“Shumë mirë”, meqë Jabllanoviqi “nuk paskësh” faj në këtë rast konkret, atëherë, deri tani, Kuvendi i Kosovës, do të duhej të kërkonte séancë urgjente, duke e thirrur në interpelancë, kryeministrin e qeverisë së Kosovë, Isa Mustafa, i cili, për shkak të tolerimit të rastit të Jabllanoviq, do të duhej të jipte dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryeministrit të qeverisë së Kosovës.

-Po, si ta thërriste në përgjegjësi Jabllanoviqin, kryeministri Isa Musrafa, kur ky së bashku me Hashim Thaçin (zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm i Kosovës) i kanë amnistuar, përqafuar dhe paktuar me ta, duke e zhvlerësuar dhe kompremetuar luftën e ndritshme heroike të UÇK-së për lirinë dhe për pavarësinë e Kosovës shqiptare.

- Ndërkaq, si “kundërshpërblim” fituan: Getoizimin e Kosovës, të cilës nuk iu njohë e drejta e liberalizimit të vizave(edhe pse, jo më pak se 10 vjet ishte viktimë terrorit gjenocid të Serbisë së Slobodan Milosheviqit) sikurse vendeve të tjera ballkanike; GJykatën Speciale Evropiane për Krime të Luftës së UÇK-së në Kosovë, si dhe “ndërkombëtarizimin” e pjesës verriore të Kosovës sipas Marrëveshjes së Bruksleit (19 prill 2013). Kjo është “fitorja më e madhe” e politikës së hiçëve në kohë paqeje (1999-2015).

Edhe pse këta kriminelë serbë janë amnistuar dhe shpërblyerë me pozita dhe me funksione më të larta-ministra, nënministra etj. në institucionet dhe në organet shtetërore të Kosovës, këta prapëseprapë nuk janë të kënaqur, por në çdo hap së bashku me Beogradin zyrtar po e sabotojnë shtetin e pavarur të Kosovës, duke e konisderuar si “provincë serbe”, ashtu siç figuron, edhe në Kushtetutën e Serbisë të vitit 2006. – Ja, ky “është pajtimi” me kolonët e djeshëm dhe të sotëm serbë. Ata, nuk duan vetëm veriun e Kosovës, por edhe Gjakovën, edhe Deçanin, edhe Pejën, edhe Graçanicën, edhe Prishtinën, edhe Gjilanin, edhe Ferizajn-krejt Kosovën. Këtë e thotë, edhe vizita e tyre provokuese (2000-2015), bërë Gjakovës me rastin e shënimit të kërshëndellave ortodokse serbe.

FASCISM NO PASA en Gjakova!

-Iu lumtë nënave gjakovare dhe të gjithë protestuesve, që i treguan Evropës së qytetëruar, se Gjakova nuk ka ngelur në errësirën mesjetare, as në “mëshirën” e politikës daltoniste kolaboracioniste e as të fashizmit gjenocidal serbomadh!

Kundër deklaratës raciste të zëvendëskryeministrit serb të qeverisë së Kosovës, Aleksandar Jablanoviq, në Gjakovë, me të drejtë u protestua, për të dytën herë, edhe të shtunën, më 10 janar 2015, ku organizatorë dhe pjesëmarrës të kësaj proteste, ishin Shoqata “Thirrjet e Nënave”, Vetëvendosja dhe subjektet e tjera politike, të cilat njëzëri e denoncuan deklaratën antishqiptare të Jablanoviqit, e cila vërtet përmban elemente të një akti barbarik, që ofendon dinjitetin dhe ndërgjegjën njerëzore, nxit urrejtje ndërnacionale, vret tolerancën, helmon dhe shkatërron në tërësi marrëdhëniet ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve, të ngulitur si kolonë në Kosovë (1912-2015).

Në këtë protestë demokratike dhe paqësore mori pjesë edhe kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, e cila, tha: “Deklarata e Jabllanoviqit përveç që ishte e rëndë për qytetarët e komunës së Gjakovës ishte edhe ironike, për faktin se edhe në tentimin e tij për të kërkuar falje, ai fyu për së dyti të vrarët, të maskaruarit dhe të gjithë ata që kanë vuajtur nga pushtimi serb. Të gjithë që jetojnë në Evropë e sidomos në Ballkan e dinë qfarë realisht ka ngjarë në komunën e Gjakovës gjatë vitit 1999. Jaballnoviq shkoi aq largë saqë as falje nuk mundi të kërkojë ashtu siç duhet. Deklarata e tij është papëgjegjësi institucionale e njerëzore.” (http://www.zeri.info/aktuale/14520/gjakovaret-kunder-jabllanovic-it-kerkojne-shkarkimin-e-tij-foto/10 janar 2015).

Duke qenë se zëvendëskryministri dhe ministri Aleksandar Jablanoviq ka abuzuar me pozitën e tij zyrtare, duke i quajtur “egërsira” nënat tona shqiptare, gjëqë kjo akuzë barbarike bie ndesh si me ligjet e brendshme dhe me Kushtetutën e Kosovës, ashtu edhe me të gjitha konventat, deklaratat, protokollet dhe marrëveshjet ndërkombëtare për mbrojtjen dhe respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, protestuesit gjakovarë së bashku me kryeorgnaizatorët e tyre, me të drejtë kanë kërkuar shpostimin e Jabllanoviqit nga posti i tij, që mban në kuadrin e qeverisë së Kosovës.

Mesazhi i Nysrete Kumnovës për kryeministrin Isa Mustafa

Edhe autori i këtij komenti i bashkohet zërit të popullit liridashës dhe demokratik të protestës paqësore të Gjakovës kundër tiranisë shekullore, fashizmit, racizimit dhe gjenocidit serbomadh.

Prandaj, edhe ju, z. kryeministër i qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa, dëgjoni zërin e popullit dhe respektoni gjakun dhe veprën e atyre, që u flijuan për lirinë dhe për pavarësinë e Kosovës. Ata nuk luftuan për të lidhur pakte dhe aleanca kolaboraciomniste me mafiozë të ndryshëm dhe me kriminelë serbë, që sot, në liri, së bashku me ta, të udhëhiqni Kosovën e larë në gjak, të djegur në flakë dhe të shndërruar në varreza masive nga gjenocidi serb(1989-1999).

-Ja, po e citojmë në origjinal, mesazhin e drejtpërdrejtë apostrofues dhe stigmatizues të kryetares së nderuar të Shoqatës “Thirrjet e Nënave” të Gjakovës, Nysrete Kumnova, drejtuar kryeministrit të qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa : “Ulëset në qeverinë e Kosovës janë të lara me gjakun e dëshmorëve e martirëve të Kosovës, prandaj në to nuk guxojnë të ulen kriminelët si Jabllanovic dhe kolegët e tij nga ‘Lista serbe’. Në Kosovë e veçanërisht në Gjakovë ende kullon gjaku i krimeve serbe, krimeve të kriminelëve që sot po na përfaqësojnë në qeverinë e Kosovës. Kriminelët nuk kanë vend në Gjakovë.”( http://www.zeri.info/aktuale/14520/gjakovaret-kunder-jabllanovic-it-kerkojne-shkarkimin-e-tij-foto/10 janar 2015).

Çfarë të përkujtohet dhe të thuhet më tepër për politikën e gabuar të daltonistëve dhe të darvinizimit politik eklektik, të instaluar në Kosovë, të cilët, në nivelet më të larta shtetërore po kolaborojnë me jablanoviqët, të cilët, jo më pak se 100 vjet e kanë djegur dhe shfrytëzuar Kosovën si plaçkë koloniale të tyre.

-Urdhëroni, z.kryeministër Mustafa, zgjidh kundër Jablanoviqit ose kundër popullit dhe atyre që ia sollën lirinë dhe pavarësinë Kosovës, që sot, në paqe (1999-2015) po e “kullosin” pikërisht ata, që se meritojnë, ata, që po e shfrytëzojnë egërisht si “pronë private” të tyre dhe, paturpësisht po kolaborojnë me kriminelët serbë, duke shkelur mbi idealin, mbi gjakun dhe mbi amanetin e dëshmorëve dhe të heronjve të rënë dhe të gjallë të UÇK-së me në krye komandantin e saj të pavdekshëm, Adem Jashari.


- U shkarkua apo nuk e shkarkua Aleksandar Jablanoviqi nga kryeministri i qeverisë së Kosovës, mesazhi i protestës së Gjakovës, ishte më se i qartë, edhe për “jurishnikët” kriminelë serbë, edhe për politikën kolaboracioniste peteniste në Kosovë: “Fashizmi i Serbisë nuk kalon në Gjakovë”, “Jabllanoviq jashtë”, “Kriminelët nuk kanë vend në Gjakovë”. Ky ishte mesazhi kryesor i qindra e mijëra qytetarëve të protestës paqësore në Gjakovë- FASCISM NO PASA në Gjakovë!

Prof. Dr. MEHDI HYSENI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHPIFËSIT E MINISTRISË SË KULTURËS - GËNJYEN PA KUFINga GANI MEHMETAJ (01.11.2015)
TË JESH A TË MOS JESH CHARLIE HEBDONga SKËNDER BUÇPAPAJ (01.10.2015)
NË PARIS VRITET LIRIA E SHTYPITNga FRANK SHKRELI (01.08.2015)
Barometri diplomatikBEOGRADI PO LUFTON PËR 'ANULIMIN' E PAVARËSISË SË KOSOVËS, KURSE PRISHTINA PËR 'NORMALIZIMIN' ME SERBINË!!!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (01.08.2015)
NGA CIKLI I SHKRIMEVE PËR ZVICRËN - PËR SHQIPËRINË NGA EKSPERIENCA ZVICERANE Nga ELIDA BUÇPAPAJ (01.07.2015)
FAMILJA BUSH - PORTRETI I NJË PRESIDENTI NGA DJALI I TIJ PRESIDENTNga FRANK SHKRELI (01.07.2015)
PËR VITIN E RI 2015 - PAQE NË BOTË, PAQE NË ZEMRAT TONA!Nga SAMI REPISHTI (01.05.2015)
Pas deklarimit të VAN se nuk do ta votojë Gjykatën SpecialeVEPRIMET AUTODESTRUKTIVE TË VAN-it ZGJASIN PUSHTETIN E HASHIM THAÇITNga ELIDA BUÇPAPAJ (01.05.2015)
SHTRËNGATA EVROPIANE NXJERR NË BREG TË MAJTËN E RENga HARLOD MEYERSON, Washington Post (01.05.2015)
TREGUT SHQIPTAR - SERBIA DERI NË PALCËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (01.04.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shtator 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30          
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]