E Premte, 03.29.2024, 03:07pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
NË KËRKIM TË ESHTRAVE TË TË RËNËVE PËR LIRI E DEMOKRACI
Nga RESHAT KRIPA

E Premte, 01.16.2015, 09:09am (GMT+1)



Ishte dhjetori i vitit 1991. Në një nga këto ditë më ndaloi në rrugë Shpëtimi, një shoku im.
- Kemi një kërkesë nga shokët tanë -  më tha
    - Çfarë?
    - Jua thashë, kemi një kërkesë.  Vij si i dërguar i familjarëve të të pushkatuarve në vitin 1945. Kërkojmë eshtrat e prindërve dhe vëllezërve tanë. Duam t'u  bëjmë një varrim dinjitoz, ashtu  siç e meritojnë.
    U mendova për një çast. Në kryesinë e shoqatës e kishin biseduar një gjë të tillë. Ajo ishte një nga pikat e para të programit tonë. Kishin gjetur edhe një dëshmitar  të  gjallë, Ali Mingën nga Kanina e Vlorës,  që  dinte  vendin  e  saktë  ku   ishin ekzekutuar.
    -  Ti e di që s'e kemi harruar, - i thashë Shpëtimit.   Së shpejti do të marrim vendimin përfundimtar.
    Në të vërtetë vendimi u mor që atë mbrëmje. Do të kërkonin të gjenim eshtrat e të rënëve.  Para syve të mi dilnin figurat e shquara të mbi shtatëmijë të rënëve dhe të vdekurve nepër burgjet komuniste që nuk kishin një varr ku të derdheshin dy pika lot apo të vendosesh një buqetë me lule. Në mendjen time endej meditimi:
    - Mijra arkivole  bosh presin eshtrat e të rënëve. Është detyra jonë që ta kryejmë këtë për këta martirë, për të qetësuar shpirtrat e tyre dhe për të përmbushur detyrimin tonë ndaj atdheut. Është detyrë  e çdo shqiptari që të japë ndihmesën e tij në këtë drejtim.
    Iu drejtuam organeve të ruajtjes së rendit për të na ndihmuar në saktësimin e vendit të pushkatimit të martirëve. Është për të ardhur keq  por,  me  gjithë  thirrjen tonë të sinqertë, ato e bënë veshin të shurdhër karshi kësaj thirrjeje njerëzore. Ne iu drejtuam ish-pjesëmarrësve në këto krime, duke iu thënë se heshtja e tyre  ua  rëndonte  më  shumë  ndërgjegjen që edhe  kaq e kishin shumë të ngarkuar.
Mendja fluturoi përsëri në hapësirat e pafund. Ishte   pikërisht   gjaku  i  këtyre  martirëve  dhe  mijëra  të tjerëve që na kishte sjellë lirinë. Kjo liri tashmë duhej mbrojtur me çdo mjet. Nuk duheshin lejuar hijet e së shkuarës të mbulonin diellin e ri që kishte lindur.  Unë vazhdoja të meditoja:
    - Era e lirisë dhe demokracisë ka filluar të fryjë. Sistemi i dështuar socialist ka filluar të përpëlitet. Ai po hiqet zvarrë. Tani këtij  zvarraniku  i  është  prerë  vetëm bishti. Për ta zhdukur atë i duhet prerë koka. Europa dhe bota na kanë shtrirë dorën e miqësisë. Le ta kapim atë dorë! Le të ecim edhe ne si kombet e tjera, ashtu siç ëndërronin rilindasit e ndritur, luftëtarët e pavarësisë, martirët e luftës kundër komunizmit.
    Objektivi i shoqatës ishte gjetja e eshtrave të të rënëve të pushkatuarve në tre vende. Vendi i parë ishte vendi i quajtur "Bishti i Kalldrëmit" ku preheshin eshtrat e  njëmbëdhjetë të rënëve: Tahsim Halili, Hamdi Çeprati, Muharrem Sharra, Azbi Ademi, Qemal Xhyheri, Nazif Çela, Shako Alushi, Meto Ngucaj, Bego Ahmeti, Hysen Çobo dhe Kaçandon Breshani, pushkatuar më 22 qershor 1945. Në grupin e dytë, në vendin e quajtur "Ura e Ballistave", preheshin gjashtë martirë: Avdul Kuçi, Shahin Nuredini, Hysni Xhindi, Sabri Myslymi, Alush Runa dhe Petref Risilia, pushkatuar më 1 maj 1945. Ndërsa Hysni Durmishi, pushkatuar më 17 dhjetor 1945, ndodhej i vetmuar.
Për   realizimin   e   këtij  objektivi  iu  kërkua  ndihma   Komitetit Ekzekutiv Pluralist   të  
Rrethit. Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Agim Kadiu, u tregua i gatshëm. Premtoi se do të vinte në dispozicionin tonë një skrap.
    Gërmimet filluan qysh të  nesërmen. Fillimisht  në vendin ku ishin pushkatuar njëmbëdhjetë martirë. Për këtë i ndihmoi edhe Aliu, dëshmitari i vetëm që kishte parë me sytë e tij çastin e pushkatimit.

    Atë   natë  ai  po  kthehej  shumë  vonë  në shtëpi. Kishte  qenë  në  një  mbledhje  të  fshehtë  që  zhvillonte grupi i tij  klandestin. Mbledhja  kishte  mbaruar  shumë vonë dhe ai duhej të kthehej shpejt  pasi  të  nesërmen do të dilte në punë qysh herët.
    Shtëpia e tij ishte jashtë qytetit në rrëzë të një kodre të rrethuar nga ullinjtë. Ishte qershor. Një natë me hënë të plotë. Aliu ecte dhe mendonte për vendimet që kishin marrë në mbledhje. Papritmas ndjeu një zë:
    - Ndal!
    Para syve të tij dalloi dy gryka pushkësh. Në fillim u tremb. Mendoi se ishin hajdutë. Kur i vështroi mirë vuri re se ishin ushtarë.
    - Çfarë doni? pyeti si e mblodhi veten.
    - Ku shkoni? pyeti zëri pa iu përgjigjur.
    - Në shtëpi.
    - Ku e keni shtëpinë?
    - Në rrëzë të kodrës.
    - Ti qenke Ali? pyeti  ushtari  tjetër  që  e kishte njohur, - Po ku paske qenë, mor i uruar, që kthehe kaq vonë?
    - Një kushëriri im marton djalin të dielën dhe shkova për urim. Kështu që u vonova dhe  po  nxitoj,  - gënjeu Aliu.
    - Mirë, mirë, - foli përsëri zëri, - ik tani dhe drejt e në shtëpi. Mos dil më jashtë.
    U nis. Rrugës kujtonte fjalët e tij dhe mendonte se çfarë kërkonin ata  në këtë  orë.  Diçka duhej të ndodhte. Kureshtja e shtyu të fshihej pas një ulliri dhe të priste.
Kaloi gati një orë. U ndie një zhurmë makinash. Ktheu kryet dhe pa të dilnin nga kthesa tre prej tyre. E para ishte një veturë. Pas saj vinte makina e mbyllur e burgut dhe më prapa një kamion plot me policë dhe ushtarë. Makinat ndaluan si ndonja njëqind hapa larg tij. Ushtarët zbritën dhe e rrethuan vendin, ndërsa policët hapën dyert e makinës burg. Prej saj zbritën njëmbëdhjetë burra. Atë të parin prej tyre e njohu. Ishte një fshatari i tij, Tahsimi, komandant i çetës nacionaliste për Kaninën. Edhe të tjerët që vinin pas tij i njihte. I dyti ishte Muharremi, vëllai i një mikut të tij,Azizit, vrarë në një atentat nga komunistët në kohën e luftës. I treti, Hamdiu, komandant i  çetës tjetër nacionaliste, asaj të Çepratit  pranë qytetit. Më pas të tjerët. Të njëmbëdhjetë burrat i rreshtuan para një grope   të   madhe   të   hapur   më   parë.  Përballë  tyre qëndronte toga e ekzekutimit. Në krah të saj komandanti, i  gatshëm   për  të  dhënë   urdhrin.   Një   ushtarak  tjetër, i shoqëruar nga një civil qëndronte në anën tjetër.
- Patjetër   ata   janë   prokurori   me    mjekun, - mendoi Aliu.
- I   pandehur,  fjalën  e  fundit!    iu  drejtua  prokurori komandant Tahsimit.
    Ai   ngriti   kryet   lart  dhe  me  një  zë  që gjëmoi  thirri:    - Rroftë Shqipëria!
    I erdhi rradha Muharremit të thoshte fjalën e fundit:
    - Vdekje tradhtarve, Shqipëria e shqiptarve!   foli ai  me një zë të vendosur.
    Ndërsa Hamdiu:
    - Ju nuk e shuani dot nacionalizmin shqiptar. Ai është i pavdekshëm.
    Kështu folën të njëmbëdhjetë ata burra. Një batare armësh buçiti dhe trimat ranë në gropën e hapur. Prokurori erdhi pranë tyre dhe i dha secilit goditjen e fundit në kokë. I fundit  që
u afrua pranë të ekzekutuarve ishte mjeku, i cili konfirmoi vdekjen e tyre.
    Sytë e Aliut  ishin mbushur me lot. Ndjeu  një dhimbje në zemër. Ngriti sytë nga qielli dhe duke hapur krahët foli me një zë të ultë që të mos e dëgjonin rojet:
    - O Perëndi! Si e lejove  një krim të tillë?  Si  nuk të erdhi keq për ata trima? Përse? Përse? Ku është ndëshkimi yt për kriminelët?
    Dhe qëndroi ashtu me krahët hapur  deri  sa  çeli rrezja e parë e dritës.    

Gërmimet vazhduan disa ditë. Ndërruan disa vende. Koha e gjatë që kishte kaluar kishte fshirë çdo gjurmë. Kishin humbur pothuajse çdo shpresë se mund të gjenin gjë, kur dëgjuan zërin e Aliut që thirri:
- Ejani, ejani këtu!
    Të  gjithë  vrapuan.  Ai  mbante   ndër   duar   një eshtër. E vështruan të gjithë. Një mjek që kishin  me  vete konstatoi se ishte eshtër njeriu. Filluan të gërmojnë. Kësaj radhe jo me skrap, por me lopata dhe me ngadalë. Iu dukej sikur do t'i lëndonin ato eshtra. Zbuluan njëmbëdhjetë skelete. I morën dhe i vendosën në njëmbëdhjetë arkivole kuq e zi që i kishin përgatitur më parë dhe i dërguan në xhaminë e qytetit. Atje do të preheshin deri sa të zbuloheshin edhe eshtrat e të rënëve të tjerë.
    Ditët e tjera puna vazhdoi me kërkimin e të rënëve të grupit të dytë. E njëjta proçedurë. Të njëjtat vështirësi. U zbuluan gjashtë skelete.  I vendosën edhe ato në arkivole kuq e zi dhe i dërguan në xhami. Njëkohësisht u zbulua edhe vendi ku ndodheshin  eshtrat e të rënit të vetmuar. Edhe ato u vendosën në xhami. Të gjithë të pushkatuarit ishin të fesë islame.
    Të nesërmen, më 29 janar 1992, u zhvillua ceremonia e rivarrosjes së tyre. Një ceremoni madhështore funebre. Merrte pjesë pothuajse i gjithë qyteti si dhe autoritetet e opozitës së djathtë. Nga kryeqyteti kishin ardhur Kryetari i Shoqatës Osman Kazazi, Kryetari i Komunitetit Mysliman,  Hafiz Sabri Koçi  dhe një   grup   shoqërues   të   tjerë,  personalitete   të  ish  të burgosurve politikë.
    Pasi u bënë lutjet e rastit, folën Lalë Osmani dhe Hafiz Sabriu, folën edhe të tjerë. Zërat e tyre buçsnin në sheshin para xhamisë, të mbushur plot e përplot me qytetarë të qytetit.:
    - Motra  dhe   vëllezër! Pjesëtarë  dhe  të afërt të  familjeve të të rënëve! Jemi   mbledhur   sot  këtu  në  këtë  ceremoni  të përmortshme  për të nderuar kujtimin e këtyre martirëve të cilëve plumbat e diktaturës komuniste mundën t'u merrnin vetëm  jetën, por kurrë nuk mundën të shuanin emrin e veprat e tyre.
    Kanë   kaluar   dyzeteshtatë   vjet  nga  ato  ditë  të kobshme  të vitit 1945, megjithatë ne sot i kemi përsëri të gjallë, përsëri me kokat lart, ashtu siç qëndruan edhe para togave të zeza të pushkatimit. Ja tek i kemi para syve tanë të mbuluar me flamurin kombëtar, i cili është ashtu siç e ëndërruan ata, pa spatën e fashizmit dhe pa yllin  e komunizmit.
Unë shikoja arkivolet e martirëve dhe mendoja për një çast:
-    Sa të tjerë janë që nuk e kanë ende një varr? Deri kur do të  presin? A  do  të  kujtohet  
shteti  shqiptar për gjetjen dhe rivarrosjen e tyre?"
    Këto pyetje tingëllonin fort në mendjen time.  Më dukej sikur nuk po jetoja në këtë botë, sikur po fluturoja diku në hapësirën e pafund. Kjo  bëri  që, për disa çaste, të heshtja. E mblodha veten dhe thashë:
-    Lavdi të përjetshme kujtimit të tyre të paharruar!
Kortezhi  përkujtimor  u   nis  drejt   varrezave  të  qytetit. Një  numër  i  paparë  njerëzish
shoqëronin arkivolët që shkonin për në banesën e tyre të fundit. Arkivolet e martirëve u vendosën në një parcelë të veçantë. Përsëri fjalime përkujtimore nga miq të të rënëve.  

RESHAT KRIPA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NË MBROJTJE TË VLERAVE TË PËRBASHKËTANga FRANK SHKRELI (01.16.2015)
NA DUHET NJË TJETËR PROTESTË E MADHENga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (01.15.2015)
VIDHET HISTORIA E QYTETIT ILIR TË SHASITNga FRANK SHKRELI (01.14.2015)
Baromteri diplomatikNËNAT TONA NUK JANË EGËRSIRA, POR SHEMBËLLTYRË E VIRTYTSHME SI NËNË TEREZA SHQIPTARE!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (01.12.2015)
SHPIFËSIT E MINISTRISË SË KULTURËS - GËNJYEN PA KUFINga GANI MEHMETAJ (01.11.2015)
TË JESH A TË MOS JESH CHARLIE HEBDONga SKËNDER BUÇPAPAJ (01.10.2015)
NË PARIS VRITET LIRIA E SHTYPITNga FRANK SHKRELI (01.08.2015)
Barometri diplomatikBEOGRADI PO LUFTON PËR 'ANULIMIN' E PAVARËSISË SË KOSOVËS, KURSE PRISHTINA PËR 'NORMALIZIMIN' ME SERBINË!!!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (01.08.2015)
NGA CIKLI I SHKRIMEVE PËR ZVICRËN - PËR SHQIPËRINË NGA EKSPERIENCA ZVICERANE Nga ELIDA BUÇPAPAJ (01.07.2015)
FAMILJA BUSH - PORTRETI I NJË PRESIDENTI NGA DJALI I TIJ PRESIDENTNga FRANK SHKRELI (01.07.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart�]