VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - MËSIME TË GABUARA NGA PARISINga MICHAEL MÃœNZ, Deutsche Welle

                                                                                      

E Martë, 04.23.2024, 07:44am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
MËSIME TË GABUARA NGA PARISI
Nga MICHAEL MÃœNZ, Deutsche Welle

E Martë, 01.27.2015, 09:49am (GMT+1)



Kush kërkon tani kontrollin e komunikimit të deshifruar në internet, nuk ka mësuar asgjë nga sulmet e Parisit dhe zbulimet e Snowden-it.

Nuk ka as dy javë që drejtuesit e më shumë se 40 vendeve u bashkuan në Paris pët të shprehur ngushëllimin dhe solidaritetin dhe mbështjetjen për lirinë e shprehjes. Për kancelaren gjermane Angela Merkel, sulmi ndaj redaksisë së Charlie Hebdo ishte dhe një sulm mbi lirinë e shprehjes dhe lirinë e shtypit, "një element thelbësor i kulturës sonë demokratike liberale". Dukej sikur liderët e Evropës po frymëzoheshin nga Jens Stoltenberg, kryeministri i Norvegjisë, i cili në vitin 2011 si një përgjigje ndaj sulmeve të Anders Behring Breivik ka thënë: "Më shumë demokraci, më shumë hapje, më shumë humanizëm". Por tani është e qartë se pas ngjarjeve të tmerrshme në Francë, përgjigja është e ndryshme.

Kryeministri i Britanisë Ministri David Cameron ishte i pari që doli me një propozim. Nisur nga mesazhet e koduara në e-maile apo në messenger Cameron bëri pyetjen retorike: "A duam të lejojmë që në vendin tonë të lejojmë vërtet një komunikim që ne në rastin ekstrem nuk mund ta lexojmë e ta kontrollojmë?" Ajo që disa vëzhgues e minimizuan fillimisht duke e quajtur vringëllimë shpatash gjatë fushatës zgjedhore, është bërë tani një kor shumëzërësh mbarëevropian.


Kontroll prej autoriteteve shtetërore


Pak ditë më parë edhe Ministri i Brendshëm gjerman Thomas de Maizière kërkoi që autoritetet e sigurisë duhet të jetë në gjendje që të lexojnë komunikimin koduar. Tani u bë e njohur një letër e koordinatorit të BE-së për për antiterrorizmin Gilles de Kerchove që rreh në të njëjtin drejtim: De Kerchove kërkon, ndër të tjera, që autoritetet duhet të dinë të përdorin metoda e deshifrimit në internet, në telefonat celularë, kompjutera dhe tableta. Ideja e tij: një bashkëpunim gjithëpërfshirës ndërmjet autoriteteve në Evropë dhe kompanive të internetit. Ekziston frika që ministrat e Drejtësisë dhe ata të brendshëm të vendeve të BE-së do të vazhdojnë këtë retorikë në takimin e tyre javën e ardhshme në Rigë.

I vetëm, ky diskutim çon në një drejtim krejtësisht të gabuar. Sepse sulmeve ndaj lirisë nuk mund t'u përgjigjemi me kufizime të lirisë. Sidomos ngaqë dëshira për komunikim të koduar në radhë të gjera të popullsisë ka një arsye të prekshme dhe të kuptueshme. Ishin shërbiet sekrete të vendeve perëndimore që e kanë ruajtur për shumë vite dhe pa asnjë arsye të gjithë komunikimin në internet. Prej kësaj ka humbur shumë besimi tek organet e sigurisë. Në vend që ta fitojnë këtë besim me takt dhe masa të arsyeshme tani deviza është: Kush shifron, ka diçka për të fshehur!

Integrim në vend të mbikëqyrjes

Të paktën këto ide po ngjallin edhe kritika. Nga politika, ekonomia, dhe natyrisht nga aktivistët e internetit. Mbetet të shpresojmë që ministrat e Drejtësisë dhe ata të brendshëm të Evropës do t'i marrin këto kritika për zemrë. Dhe ndoshta do të kujtohen për Jens Stoltenbergun. Sepse është e pamundur që shtetet demokratike të vënë nën dyshim të përgjithshëm të gjithë njerëzit dhe t'u krijojnë atyre pasiguri. Në vend të kësaj ministrat duhet të diskutojnë në Rigë se si mund të forcohen shoqëritë tona nga brenda. Pse radikalizohen të rinjtë? Si për të nxitet integrimi? Këto janë vetëm disa nga pyetjet që duhet të diskutohen për të forcuar kulturën tonë demokratike liberale. Dhe që ndoshta në perspektivë afatgjatë do të sjellin më shumë sesa kërkesa për më shumë kontroll.dw
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ME SHKAS NGA POEZIA E FARUK TASHOLLIT – PSEUDORUGOVISTËVE - KËTYRE KAMALEONËVE INJORANTË E KOKËBOSHNga ELIDA BUÇPAPAJ (01.26.2015)
NUK KA NEVOJË PËR PANIK - EVROPIA IU KA MBIJETUAR SULMEVE TERRORISTE EDHE MË PARËNga ANNE APPLEBAUM, Washington Post (01.25.2015)
RibotimPËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUTNga SKËNDER BUÇPAPAJ (01.24.2015)
99 VJET MË PARË U VRA ISA BOLETINI - ASHTU QË SHQIPËRIA DHE SHQIPTARËT TË JENË MIRËNga FRANK SHKRELI (01.23.2015)
PYETJET MË TË VËSHTIRA QË I BËHEN ZOTIT, JANË ATO QË IA BËJMË NE SHQIPTARËTNga SKËNDER BUÇPAPAJ (01.22.2015)
ISLAMIZIM PREJ KATOLIKËVE?Në Gjermani numri më i madh i emigrantëve vjen nga PoloniaNga FELIX STEINER, Deutshce Welle (01.22.2015)
Shkruar më 21 janar 2006 (Ribotim)IBRAHIM RUGOVA - EMRI I SHTETIT TË PAVARUR DHE SOVRAN TË KOSOVËSNga SKËNDER BUÇPAPAJ (01.21.2015)
AT SHTJEFËN GJEÇOVI - APOSTULL I BASHKIMIT KOMBËTARNga FRANK SHKRELI (01.20.2015)
Cikli i shkrimeve « Je suis Charlie » -1.PËRSE NUK E MBROJTI SHTETI FRANCEZ CHARLIE HEBDONga ELIDA BUÇPAPAJ (01.20.2015)
TV-THAÇI ME CENSURË DHE PA DINJITET, MADJE EDHE NDAJ TË VDEKURVENga DONIKA GËRVALLA-SCHWARZ (01.19.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]