E Martë, 03.19.2024, 03:57am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
LËVIZJA E ARDHSHME E CAR PUTINIT
Nga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times

E Premte, 01.30.2015, 09:07am (GMT+1)



Në marsin e kaluar, ish-Sekretarja e Shtetit, Hilari Klinton u citua të kish thënë se sulmi i Presidentit rus, Vladimir Putin ndaj Ukrainës, i supozuar si mbrojtje të rusofonëve atje, ishte tamam si "ajo që bëri Hitleri në vitet "˜30" duke përdorur gjermanët etnikë për të justifikuar pushtimin e vendeve fqinje nga ana e tij. Asokohe mendova se një krahasim i tillë ishte i pavend. Por nuk mendoj më kështu. E miratoj krahasimin e zjn. Klinton thjesht për vlerat shokuese, pasi e përqendron vëmendjen te gjërat famëkeqe që po bën Putini në Ukrainë, për të mos folur për vendin e tij, besueshmëria e të cilit ka rënë në nivele minimale.

Përdorimi i trupave ruse nga ana e Putinit me uniforma pa shenja dalluese për të pushtuar Ukrainën dhe për të mbështetur në hije rebelët ukrainas të blerë dhe të paguar nga Moska e gjitha e maskuar nga një rrjet me gënjeshtra që do ta kishte skuqur edhe propagandistin nazist Jozef Gëbels dhe e gjitha për të shkatërruar lëvizjen e reformave të Ukrainës përpara se ajo të krijojë një model demokratik që mund të tërheqë popullin rus më shumë se sa kleptokracinë e Putinit është agresioni më i shëmtuar gjeopolitik që ka ndodhur në botën e sotme.

Ukraina ka rëndësi më shumë sesa lufta në Irak kundër Shtetit Islamik, i mbiquajtur ISIS. Nuk është ende e qartë nëse shumica e aleatëve tanë që janë në luftë kundër ISIS-it ndajnë të njëjtat vlera me ne. Ky konflikt ka një element të madh tribal dhe sektar. Ndërsa është tejet e qartë se reformuesit ukrainas në qeverinë dhe Parlamentin e porsazgjedhur të tyre të cilët po luftojnë për t'u çliruar nga orbita ruse dhe për t'u bërë pjesë e tregut dhe komunitetit demokratik të Bashkimit Europian ndajnë të njëjtat vlera me ne. Nëse Putin "I forti" ia del ta dështojë eksperimentin e ri demokratik të Ukrainës dhe do të ripërcaktojë në mënyrë të njëanshme kufijtë e Europës, çdo vend properëndimor rreth Rusisë do të jetë në rrezik.

"Putini i druhet një Ukraine që kërkon të jetojë, dëshiron të jetojë dhe këmbëngul që të jetojë me vlera europiane me një shoqëri civile të gjerë dhe liri fjale e feje [dhe] me një sistem vlerash, të cilin qytetarët ukrainas e kanë zgjedhur dhe për të cilin kanë dhënë jetën", tha Natalie Jaresko, ministrja ukrainase e Financave, gjatë një seminari te Forumi Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, javën e kaluar.

Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania kanë bërë një punë të mirë duke organizuar sanksionet ndaj Rusisë. Ndërkohë që administrata e Obamës kohët e fundit ka vendosur të dërgojë disa ushtarë amerikanë në Ukrainë në pranverë për të stërvitur Gardën Kombëtare Ukrainase, unë do të mbështesja në këtë moment rritjen e ndihmës sonë ushtarake për Ushtrinë e Ukrainës, në mënyrë që ajo të mbrohet më mirë vetë nga 9000 trupat e përllogaritur që ka infiltruar Putini në Ukrainë.

Ukraina ka gjithashtu nevojë për 15 miliardë dollarë ndihma në grante dhe kredi në vitet e ardhshme për të stabilizuar ekonominë, si ndihmë shtesë përveç planit të shpëtimit të FMN-së. Ukrainasit kanë rënë në një greminë shumë të thellë përgjatë më shumë se 20 viteve të nivelit industrial të korrupsionit dhe të një sërë qeverish të këqija, që kur Kievi mori pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik. Arsyeja për shpresë është se revolucioni dhe zgjedhjet e fundit në Ukrainë kanë sjellë një brez të ri reformuesish, të cilët po i shndërrojnë me shpejtësi ministritë dhe po miratojnë ligje për transparencën dhe taksat.

Aktualisht ata po mirëpresin standarde pragmatiste mirëqeverisjeje si një kusht për të marrë ndihmë nga Perëndimi. Por nëse ata sakrifikojnë diçka, edhe ne duhet të sakrifikojmë.

Sekretari i Thesarit, Xhek Leu ka qenë duke udhëtuar nëpër Europë këtë javë, pjesërisht për t'u marrë vesh për paketën e ndihmave për Kievin. SHBA e kanë përcaktuar pjesën e tyre, por Bashkimi Europian është ende disi i pavendosur. Qëllimi i Putinit është të krijojë mjaftueshëm paqëndrueshmëri në mënyrë që Perëndimi t'i tërheqë ndihmat dhe reformuesit ukrainas të dështojnë dhe të diskreditohen. Një gjë e tillë do të ishte e turpshme.

Financieri botëror, Xhorxh Soros, i cili po ndihmon në reformimin e Ukrainës, tha në mbledhjen e Davosit se "ka një Ukrainë të re, e cila është e vendosur të jetë ndryshe nga Ukraina e vjetër...Ajo që e bën atë unike është se ajo nuk uron vetëm që të përpiqet, por është e angazhuar që të ndërmarrë një paketë reformash radikale. Kjo shkon kundra Ukrainës së vjetër, që nuk është shuar ende, dhe kundër një plani të mirëpërcaktuar të presidentit Putin për ta destabilizuar dhe shkatërruar atë. Por ajo është e vendosur të sigurojë pavarësinë dhe orientimin europian të Ukrainës së re".

Ukraina gjithashtu mund të ndikojë te çmimi i naftës. Dy aktorët më të mëdhenj që mund ta përcaktojnë këtë çmim sot janë Mbreti i ri i Arabisë Saudite, Salaman dhe Cari i Rusisë, Putin. Nëse sauditët vendosin ta pakësojnë prodhimin ndjeshëm, çmimi i naftës do të rritet. Dhe nëse Putini do të vendosë ta pushtojë plotësisht Ukrainën, ose edhe më keq, ndonjë prej shteteve baltike, dhe të testojë nëse NATO do të luftojë me të vërtetë për t'i ndihmuar që të dyja, çmimi i naftës do të rritet edhe më. Me ekonominë e tij në kaos, regjimi i Putinit tani është pothuajse plotësisht i varur nga nafta dhe eksportet e gazit, kështu që ai po dëmtohet shumë nga rënia e çmimit të hidrokarbureve. Mundësitë që Putini ta pushtojë plotësisht Ukrainën apo vendet baltike janë të vogla, por nuk janë për t'u përjashtuar tërësisht.

Shkaktimi i një krize të madhe gjeopolitike me NATO-n është një mënyrë e lehtë për Putinin për të dhënë një goditje për ringritjen e çmimit të naftës. Ndërhyrjet e fshehta të Putinit në Ukrainë deri tani nuk kanë patur sukses në këtë drejtim. Me pak fjalë: çmimi i sotëm i naftës do të ndikohet më shumë nga dy njerëz nga Mbreti Salaman dhe mënyra se si do ta përdorë ai kapacitetin e tij rezervë për të prodhuar naftën, dhe Car Putini, dhe mënyra sesi do ta përdorë ai aftësinë e tij rezervë për të shkaktuar telash.
--
 The Opinion Pages | Op-Ed Columnist
Czar Putin's Next Moves

JAN. 28, 2015


Thomas L. Friedman


ZURICH "” Last March, former Secretary of State Hillary Clinton was quoted as saying that Russian President Vladimir Putin's attack on Ukraine, supposedly in defense of Russian-speakers there, was just like "what Hitler did back in the "˜30s" "” using ethnic Germans to justify his invasion of neighboring lands. At the time, I thought such a comparison was over the top. I don't think so anymore. I'd endorse Mrs. Clinton's comparison purely for the shock value: It draws attention to the awful things Putin is doing to Ukraine, not to mention his own country, whose credit rating was just reduced to junk status.

Putin's use of Russian troops wearing uniforms without insignia to invade Ukraine and to covertly buttress Ukrainian rebels bought and paid for by Moscow "” all disguised by a web of lies that would have made Nazi propagandist Joseph Goebbels blush and all for the purpose of destroying Ukraine's reform movement before it can create a democratic model that might appeal to Russians more than Putin's kleptocracy "” is the ugliest geopolitical mugging happening in the world today.

Ukraine matters "” more than the war in Iraq against the Islamic State, a.k.a., ISIS. It is still not clear that most of our allies in the war against ISIS share our values. That conflict has a big tribal and sectarian element. It is unmistakably clear, though, that Ukraine's reformers in its newly elected government and Parliament "” who are struggling to get free of Russia's orbit and become part of the European Union's market and democratic community "” do share our values. If Putin the Thug gets away with crushing Ukraine's new democratic experiment and unilaterally redrawing the borders of Europe, every pro-Western country around Russia will be in danger.

"Putin fears a Ukraine that demands to live and wants to live and insists on living on European values "” with a robust civil society and freedom of speech and religion [and] with a system of values the Ukrainian people have chosen and laid down their lives for," Natalie Jaresko, Ukraine's finance minister, told a Ukraine seminar at the World Economic Forum in Davos, Switzerland, last week.
The U.S. and Germany have done a good job organizing the sanctions on Russia. While the Obama administration recently decided to deploy some American soldiers to Ukraine in the spring to train the Ukrainian National Guard, I'd support increasing our military aid to Ukraine's Army now so it can better defend itself from the estimated 9,000 troops Putin has infiltrated into Ukraine.

Ukraine also needs $15 billion in loans and grants in the next year to stabilize its economy, in addition to its bailout from the International Monetary Fund. Ukrainians had dug themselves into a deep, deep hole with their 20-plus years of industrial levels of corruption from a series of bad governments after Kiev became independent of the Soviet Union. The reason for hope is that the revolution and latest elections in Ukraine have brought in a new generation of reformers, who are rapidly transforming ministries and passing tax and transparency regulations. They are actually welcoming hardheaded, good-governance benchmarks as a condition for Western aid. But if they deliver, we must deliver.

Treasury Secretary Jack Lew has been traveling across Europe this week in part to lock in the aid package for Kiev. The U.S. has committed its share, but the European Union is still balking a bit. Putin's aim is to sow enough instability that the West will hold back aid so the Ukraine reformers will fail to deliver and be discredited. That would be a shame.
Global financier George Soros, who's been helping foster Ukrainian reform, told the Davos gathering that "there is a new Ukraine that is determined to be different from the old Ukraine. ... What makes it unique is that it is not only willing to fight but engage in executing a set of radical reforms. It is up against the old Ukraine that has not disappeared ... and up against a very determined design by President Putin to destabilize it and destroy it. But it is determined to assert the independence and European orientation of the new Ukraine."

Ukraine could also impact the price of oil. The two biggest actors who can shape that price today are Saudi Arabia's new king, Salman, and Russia's czar, Putin. If the Saudis decide to cut back production significantly, the price of oil will go up. And if Putin decides to fully invade Ukraine, or worse, one of the Baltic states, and test whether NATO will really fight to defend either, the price of oil will go up. With his economy in shambles, Putin's regime is now almost entirely dependent on oil and gas exports, so he's really hurting with the oil price collapse. The odds of Putin fully invading Ukraine or the Baltics are low, but do not rule out either.

Triggering a big geopolitical crisis with NATO is an easy way for Putin to shock the oil price back up. Putin's covert Ukraine interventions up to now have not succeeded in that. In sum: Today's oil price will be most affected by two men "” King Salman and how he uses his spare capacity to produce oil and Czar Putin and how he uses his spare capacity to produce trouble.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KOSOVA NJË GETO NË ZEMËR TË EUROPËSNga ELIDA BUÇPAPAJ (01.29.2015)
EUROPA E TËRË, E LIRË DHE NË PAQË, BIE OSE NGRIHET ME UKRAINËNNga FRANK SHKRELI (01.28.2015)
MËSIME TË GABUARA NGA PARISINga MICHAEL MÃœNZ, Deutsche Welle (01.27.2015)
ME SHKAS NGA POEZIA E FARUK TASHOLLIT – PSEUDORUGOVISTËVE - KËTYRE KAMALEONËVE INJORANTË E KOKËBOSHNga ELIDA BUÇPAPAJ (01.26.2015)
NUK KA NEVOJË PËR PANIK - EVROPIA IU KA MBIJETUAR SULMEVE TERRORISTE EDHE MË PARËNga ANNE APPLEBAUM, Washington Post (01.25.2015)
RibotimPËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUTNga SKËNDER BUÇPAPAJ (01.24.2015)
99 VJET MË PARË U VRA ISA BOLETINI - ASHTU QË SHQIPËRIA DHE SHQIPTARËT TË JENË MIRËNga FRANK SHKRELI (01.23.2015)
PYETJET MË TË VËSHTIRA QË I BËHEN ZOTIT, JANË ATO QË IA BËJMË NE SHQIPTARËTNga SKËNDER BUÇPAPAJ (01.22.2015)
ISLAMIZIM PREJ KATOLIKËVE?Në Gjermani numri më i madh i emigrantëve vjen nga PoloniaNga FELIX STEINER, Deutshce Welle (01.22.2015)
Shkruar më 21 janar 2006 (Ribotim)IBRAHIM RUGOVA - EMRI I SHTETIT TË PAVARUR DHE SOVRAN TË KOSOVËSNga SKËNDER BUÇPAPAJ (01.21.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]