E Mërkurë, 04.24.2024, 08:48pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
Duke kërkuar “Albanica” në botimet amerikane:
TREGUESI TIRANA
Nga ANDON DEDE, Nju Jork

E Premte, 02.13.2015, 07:40pm (GMT+1)



Më është bërë zakon që, sa herë më bijen në dorë botime të ndryshme këtu në Amerikë, kur vizitoj dyqanet ku shiten libra apo kur rrëmoj nëpër biblioteka, shoh se mos ka ndonjë gjë për Shqipërinë apo që lidhet direkt apo indirekt me të. Më ka ndodhur të befasohem me të dhëna që as më kishin shkuar në mendje siç do përpiqem ta ilustroj më poshtë.

Para nja 10 15 vjetëve, kishim shkuar për vizitë në Memfis të Tenesit, të ftuar nga doktor Alva Ueir, një mik i çmuar jo vetëm toni por dhe i shumë shqiptarëve të tjerë. Ka ardhur kushedi sa herë në Shqipëri për të ndihmuar kolegët e tij onkologë. Nëse ka një njeri besimtar virtual tek Zoti, është pikërisht ai. Por kjo është një tjetër temë.  Është qyteti i të pavdekshmit Elvis Presli. Një ditë, me që ime shoqe shkoi me të në spitalin ku punon, unë vajta tek biblioteka e qytetit. Rastësisht më zuri syri botimin më të fundit të rekordeve Guines. Gjë e parë që bëra, shkova tek treguesi për të parë mos kishte ndonjë gjë për Shqipërinë. Dhe për çudi, e gjeta emrin e shumë kërkuar. Pa vajtur tek teksi përkatës, në mëndjen time vëshuan shumë supozime. Kisha dëgjuar për një djalë të ri, mësues fizkuture në një fshat të Tiranës, që mbante topin duke ecur për kilometra të tëra dhe e kishin futur në këtë libër. Sido që të qe, ndjeva një kënaqësi, madje edhe më shumë se kaq, një lloj krenarie, një emocion që, për fat të keq, nuk e ndesh aq shpesh, në kohën tonë, për atdheun që kemi lënë pas, sado arkaik që të dukem. Por, kundër dëshirës time, s'qe e thënë që edhe kësaj radhe, ky përjetim të vazhdnte gjatë: ishte fjala për zgjedhjet e kohës së Diktaturës që kishin arritur shifrën groteske 99.99 përqind. Nga mbi një milion e ca votues, kishte votuat vetëm një kundër(!). U zhduk në çast tërë ai përjetim aq entusiast. Jo vetëm kaq, por kaloi në të kundërtën. "Ta hajë dreqi," thashë me vete, "edhe një herë që po i gëzohesha një fakti të tillë, më doli për të kundërtën." Mu prish tërë humori dhe nisa të shfletoj kot me kot, libra të rastit, sa për të kaluar kohën.

Për hir të së vërtetës duhet të them se ky nuk qe kontakti im i fundit me librin e rekordeve. Sa herë që më binte në dorë, me vrap shkoja tek treguesi, por nuk e kam ndeshur më emrin që kërkoja.

Do ta kisha lënë mënjanë këtë episod apo edhe mund ta përmendja diku rastësisht, sikur të mos kisha ndeshur një "Albanicë" tjetër si kjo.

Në një nga dyqanet e shitjes së librave, të së famshmes "Barnes and Noble", që e vizitoj disa herë gjatë javës, ndalem së pari tek botimet e reja e më pas tek të tjerat, sipap fushave që më interesojnë. Një ditë shoh një libër të sapobotuar të një gazetari e analisti të njohur, që e kam ndjekur prej kohësh, në gazeta e më pas edhe në televizion, tek "Fox Njus". Është fjala për Charles Krauthammer. (S'po e jap transkriptimin shqip, se mos gaboj.). Është ndër përfaqësuesit më tipikë të mendimit konservator
bashkëkohor amerikan. E dëgjoj me vëmëndje, sidomos tek "O'Reilly Factor", ndonëse, përgjithësisht, ndaj me të e me drejtuesin e emisionit mendim krej të kundërt. E mora librin në dorë, që titullohej "Things that Matter", ("Gjëra/Çështje që vlejnë"), e nisa ta shfletoj. Të jem i sinqertë me lexuesin, kësaj radhe as që më shkontë mëndja për të gjetur aty ndonjë "Albanicë". Ndaj po i shihja përmbajtjen thjesht për të parë se ç'kishte trajtuar. Por, nuk thonë kot se kjo është botë e çudirave. Diku, tek pjesa e dytë, që trajtonte problemet politike, në kapitullin: "Qytetari dhe shteti" shoh një titull që më ngacmoi: "The Tirana Index". Unë do të gënjeja po të thosha se më shkoi mendja menjëherë që është fjala për Tiranën tonë. Megjithatë, fillova ta lexoj. Qeshë gabuar. Qe vërtet për ne. Dhe përse thoni ju? Për të njejtën temë që kisha ndeshur në Memfis, për zgjedhjet tona, të vitit 1982(!). Artikulli qe botuar fillimisht tek "The Nju Republic", më 13 dhjetor 1982.

Autori, që në fillim, e vë në dijeni lexuesin se zgjedhjet e reja për Parlamentin u fituan nga Partia që ka në krye Enver Hoxhën, më rezultatin 1.627.959 me 1. Mesazhi, thotë autori, duket se është: Qëndro në kursin që je.

Më tej autori shtjellon zhvillimet e fund-viteve '70, në vendin tonë, kur disa vëzhgues parashikonin një farë rritjeje të mbështetjes së kundërshtarëve, por këto u venitën me vetëvrasjen e udhëheqësit të fuqishëm, kryeministrit Mehmet Shehu, konkludon ai. Duket se Charles Krauthammer e njeh mirë situatën tek ne, për vetë shtjellimin e mëtejshëm të ngjarjeve të atyre viteve.

"Por kjo fitore e Hoxhës, sado që mbresëlënëse, shkruan më tej ai, nuk është e vetme, ka dhe shëmbuj të tjerë". Ai përmend aty presidentin e Sirisë, Asad, që rizgjedhjen e tij më 1978 e fitoi me 99.6 % të votave. Ambasada sovjetike, shton ai, na informon neve se kandidatët "gjithmonë" fitojnë më shumë se 99 % të votave. Në të vërtetë, thekson Charles Krauthammer, kjo nuk tregon asgjë më pak se 99 % është një votë mosbesimi.

Vëzhguesit perëndimorë, lexojmë më poshtë, janë skeptikë për këto rezultate, lidhur me vërtetësinë e tyre duke e parë këtë dukuri në raport me lirinë. Ai përmend aty metodat që ndiqen për renditjen e vendeve në klasifikimin që bëjnë se kush është më pak apo më tepër i lirë apo më pak apo më shumë diktatorial, duke iu referuar llogaritjeve sasiore. Ato i quan skema të komplikuara dhe për këtë propozon një sistem të thjeshtë, vulgar, por si gjithë instrumentat vulgarë apo të papërpunuar, tepër i hapur e i lehtë për t'u përdorur: Ky është Treguesi Tirana, ( The Tirana Index ): Sa më e lartë të jetë përqindja e votave që fiton qeveria në zgjedhje, aq më tiranike është ajo. Pas këtyre tiranive shumë të këqija, që njihen edhe si shtete totalitare, ai rendit autokracitë dhe qeveritë ushtarake, që njihen dhe si shtete autoritariste, si Turqia e Meksika e atyre viteve, që i fitonin zgjedhjet me 80 90 %. Ndërsa demokracitë që funksionojnë mirë, sipas tij, i kanë fituesit midis 50 dhe 80 %. Ndërsa vende si Italia, Izraeli dhe vende të tjera, ku zgjedhjet dalin me më pak se 50 %, mund t'i klasifikojmë, thotë ai, si anarki.
            *     *    *
Gjithë sa më sipër, nuk pëbënin për mua ndonjë informacion të ri, në vetvete, se unë i kam përjetuar edhe vetë ato zgjedhje. Madje, më kujtohen edhe zgjedhjet e para, kur votohej me kokrra gome; se si zbukurohej kutia e kandidatit të Frontit/Partisë dhe si nxinte ajo tjetra, e "armikut". Më pas unë fillova të votoj dhe vetë. Më habiste gjithë ajo procedurë e kotë, më tepër se qesharake. Atë të diel duhet të çoheshim më herët se zakonisht se çdo vonesë në zgjedhje ta çonte emrin tek të dyshimtit. E ç'kuptim kishte gjithë ajo farsë groteske?! A thua aq budallej na bënin neve që vetëm sa e merrnim letrën e votimit dhe e hidhnim në kuti, pa e parë as emrin e kandidatit apo të kandidatëve?! Mirë me ne, po pushtetarëve e vetë shokut Enver, si nuk iu vinte turp nga bota?! A nuk e shihnin ata se gjithë sa ndodhte në vendin tonë, nuk kalonte pa lënë gjurmë tek të huajt? Por, s'ma merrte mendja se me marrëzitë tona do të merreshin dhe vëzhguesit e përtej oqeanit, siç e dëshmojnë dhe rreshtat e mësipërm. Ky qe dhe qëllimi im në ketë shkrim: i përjetuam si i përjetuam ato vite të çmëndura, por s'kishim se ç'bënim. Por, kur e shohim veten të pasqyruar nga të huajt, se si e përjetojmë ndryshe, na lë një shije të keqe, si kjo që provova unë në Memfis apo tek "Barnes and Nobles", këtu në Uajt Pleins të NY, ku banoj.

E, me që u informuam për çka shkruhej në atë libër, më duket me interes të shtoj diçka edhe për autorin e librit.

Charles Krauthammer ka një jetë tepër interesante. I vogël, qe një djalë tepër i shkathët e merrej edhe me sport. Pikërisht tek luante, rrëzohet keq dhe pas trajtimeve intensive mjekësore, arrin të mbijetojë por nuk mund të qëndrojë më në këmbë e përfundon në një karrige invalidësh ku vazhdon edhe sot e kësaj dite. Por nuk u dorëzua. Edhe pse në ato kushte, përfundon njerën shkollë pas tjetrës, deri dhe studimet e larta, në Shkenca Shoqërore e të Natyrës. Kam ndjekur me shumë interes një intervistë të tij kur tregonte se si studionte, duke e vendosur librin në tavan...Dhe ja, falë një vullneti të jashtzakonshëm, arriti të bëhet një gazetar e analist i shquar, fitues i çmimit të njohur "Pulitzer".  Komentet e tij, jo vetëm politike por dhe në fizikë, apo dhe për shahun, ku ai pat luajtur me shumë sukses, janë botuar  në rreth 400 gazeta, brenda e jashtë SHBA-së. Atë vetë, si dhe librin që cituam më lart, e kanë vlerësuar shumë personalitete të shquara, si Henri Kizinger, David Bruksi i NY Times-it, etj., duke e quajtur një stilist brilant e zë të veçantë. "Financial Times" e konsideron atë si komentatorin më me ndikim të kombit. Ai njihet në rrethet gazetareske për ndershmërinë e tij të pakompromis që sfidon pikpamjet konvencionale të çdo kohe.

Libri në fjalë është tepër interesant e me vlerë për t'u lexuar. Ai përbëhet nga katër pjesë, sipas tematikës që trajton: Personale, politike, historike dhe globale. Sa për të hapur oreksin e lexuesit, po citoj vetëm një paragraf nga shkrimi "Njeriu i domosdoshëm". Revista e njohur "Times", si zakonisht, më 1999, do të nxirrte personin e shekullit. Ajo zgjodhi Albert Anshtajnin, siç mund të kishin bërë edhe shumë të tjerë, në mos të gjithë ata që u pyetën. Por jo, Krauthammer ka mendim tjetër: Për fat të keq, shkruan ai, ky qe gabim. E vetmja përgjigje  e mundëshme qe Uinston Çurçill. "Pse?", sqaron ai. Sepse vetëm Çurçilli plotëson kërkesën absolute: domosdoshmërinë. Pa Çurçillin bota sot do të qe e errët, e pafuqishme, torturuese. Ai vlerëson lart Anshtajnin dhe zbulimet e tij gjeniale. Por shton ai, edhe po të mos i kishte zbuluar ai, do të zbuloheshin më vonë, por ajo që bëri Çurçilli qe e domosdoshme për të shpëtuar njerëzimin.

    Së fundi, mendoj se e vlen një sugjerim për botuesit shqiptarë: ta përkthenin e ta botonin...Shpreh sigurinë se do të kishte shumë blerës e lexues, të gjitha kategorive, sidomos gazetarë e analistë.

ANDON DEDE


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KRYQËZATË E DJATHTË KUNDËR OBAMËSNga RUTH MARCUS, Washington Post (02.13.2015)
VISAR ZHITI, NJERIU I ZOTIT - PËRBALLË ANTINOMIT BUJAR NISHANINga ELIDA BUÇPAPAJ (02.12.2015)
PERËNDIMI DHE ILUZIONET E HUMBURA NË UKRAINËNga ROGER COHEN, New York Times (02.12.2015)
Në kuadër të një përvjetoriKUSH MA RRËMBEU DJALIN?Nga RESHAT KRIPA (02.11.2015)
I DASHUR AT I SHENJTË, JU LUTEM NJIHENI PAVARËSINË E KOSOVËS DHE PRANONI VISAR ZHITIN AMBASADOR NË VATIKANNga ELIDA BUÇPAPAJ (02.09.2015)
'GJENIU I VOGËL' NJË TALENT SHOW QË KULTIVON ARTISTIN DHE ARTIN E VËRTETËNga ELIDA BUÇPAPAJ (02.08.2015)
LAICITETI I SHTETIT SHQIPTAR NUK DUHET DISKUTUAR - AS NË RASTIN E EMËRIMIT TË AMBASADORIT NË VATIKANNga Dr GËZIM ALPION (02.07.2015)
Në gjurmët e deklaratave të regjisorit të shquar Andrea Konçallovski'RUSIA ËSHTË NË PRAG TE KATASTROFËS'Nga Prof. dr. ESHREF YMERI (02.05.2015)
THEMELET E BE-së PO THËRMOHENNga CHRISTOPH HASSELBACH, Deutsche Welle (02.03.2015)
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI (02.03.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]