VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

LPK-ja I LUFTOI DHE I SHANTAZHOI INSTITUCIONET LEGJITIME TË SHTETIT TË KOSOVËS
Nga SAIM TAHIRAJ

E Shtunë, 03.07.2015, 08:27am (GMT1)


Ngjarja në Prekazin Heroik, ku në vitin 1991 krisi pushka e parë për lirinë dhe shtetin e Kosovës, krisi pushka e parë e ushtarëve të parë të Republikës së Kosovës, Adem, Hamëz dhe Rifat Jasharit te shoqëruar nga Sali Çeku në Dukagjin, Zahir Pajaziti në Llap dhe Ahmet Hoxha në rajonin e Ferizajt, është rezultat i gabimeve shumë të rënda që ndodhen nga viti 1991 e deri sot.

Reagimi i Bekim Jasharit ishte plotësisht i drejtë, sepse babai i tij Hamza dhe axha i tij Ademi dhe të gjithë shokët e tyre, me në krye me Sali Çekun, Zahir Pajazitin dhe Ahmet Hoxhën kishin luftuar me flamurin kuq e zi dhe në të gjitha betejat kishin kënduar hymnin kombëtar, i cili ishte forca e shpirtit të tyre për të qëndruar të pamposhtur deri në aktin e tyre sublim të rënies heroike në fushën e nderit, ku u flijuan për të mos vdekur kurrë dhe kështu u bënë gurthemeli i fortë mbi të cilën u ndërtua shteti i Kosovës.

Zanafilla e këtyre gabimeve nisi mu atëhere kur u shpallën të gjitha aktet politike dhe juridike të institucioneve të Republikës të Kosovës, akte të cilat formësuan shtetin e Republikës së Kosovës në aspektin politik dhe juridik, siç ishte deklarata e 2.07 1990, kushtetuta e Kaçanikut 7.09 1990, Referendumi për shtetin e Kosovës 26. 09.1991 dhe përfundimisht me zgjedhjet e para parlamentare të Prillit 1992. Vetëm në referendumin për shtetin e pavarur të Kosovës votuan 87.01% të popullit. Edhe pse pjesa dërmuese e popullit të Kosovës votoi për Shtetin e pavarur dhe Sovran të Kosovës, zgjodhi institucionet e tij dhe iu dha besimi i plotë këtyre institucioneve me në krye presidentin historik të Kosovës, dr.Ibrahim Rugova, një grupacion i vogël politik, një organizatë ilegale që më tepër vepronte në shtetet e perëndimit e që quhej LPK, kurrë nuk i njofti si legjitime, por i luftoi me tërë energjitë e saja.

E tërë veprimtaria e kësaj organizate pothuajse ishte lufta e pakompromis për të penguar dhe shantazhuar institucionet legjitime të shtetit të Kosovës. Kjo luftë e ashpër vazhdoi deri në luftën e hapur në Kosovë. Me fillimin e luftës, ajo, duke pasur përkrahjen e parezervë të qeverisë së shtetit shqiptar, ndërroi kursin e veprimit, dhe filloi me përdorimin e metodave më kriminale deri te likuidimet me motive politike, me qëllim që vija politike institucionale e udhëhequr nga presidenti Rugova të shkatërrohet përfundimisht, dhe kështu çdo gjë të fillonte me fillimin e tyre.

Unë mendoj se këtu duhet kërkuar të gjitha këto të këqija që po i ndodhin shtetit tonë. Të mohosh gjithë ato sakrifica të popullit tonë dhe institucioneve legjitime të tyre për shtetëndertim, vetëm e vetëm për të dominuar ideologjia e tyre e kalbur, është më tepër se krim.

Po filloj me radhë me i krahasuar veprimet e këtyre kapadajive dhe veprimet e institucioneve. Fillimisht, sikur të pranoheshin Deklarata e Dy Korrikut dhe aktet tjera juridike si Referendumin Gjithpopullor për pavarësi dhe Kushtetuta e Kaçanikut, nuk kishim nevojë të shpallim pavarësinë e Kosovës me aq pompozitet me 17 shkurt, por ta bëjm një rikonfirmim formal të asaj të Dy Korrikut, siç thoshte presidenti Rugova. Sikur të praktikohej strategjia e planit ushtarak të ministrit të Mbrojtjes kolonel Ahmet Krasniqit, për themelimin e FARK-ut, nuk do të kishim pasur nevojë të themelojmë TMK-në, pastaj FSK-në dhe prap tani, për shkak të inateve shumë të ulta që vetëm kjo kastë kriminale din ti bëjë, e quajnë FAK e jo ashtu siç duhet ta quajnë -  FARK.

Simbolet e shtetit të Kosovës as edhe një shqiptari të Kosovës nuk i pëlqejnë, sepse nuk gjejnë asgjë shqiptare në to. Kjo klasë e ndyrë politike i solli dhe i votoi ato. Sikur të ishin pëkrahur dhe pranuar ato që i themeloi dhe ofroi presidenti Rugova (dhe që për çdo shqiptar që ka gjak shqiptari ishin të pranueshme, sepse kishin ç'do gjë shqiptare në përmbajtjen e tyre), nuk do kishim nevojë për këto që asnjë shqiptar nuk i kupton.

Bandat kriminale që thirren padrejtësisht në emër të luftës, e dogjën Flamurin Dardan në qendër të Prishtinës dhe Pejës, sepse iu pengonin elementet shumë të vjetra shqiptare që nga koha Dardane. Gjaku i prishur shqiptar nuk e duron tradicionalen shqiptare. Sikur ta kishin pranuar hymnin Dardan me tekst dhe muzikë origjinale shqiptare nuk do të kishim nevojë për këtë hymn që asnjë shqiptarë nuk e kupton. Por gjaku i prishur shqiptar nuk ka veshë për hymnin Dardan, prandaj e kemi këtë që e kemi. I përmenda të gjitha këto për të ardhur deri të ngjarja e fundit që ndodhi sot në Prekazin Heroik, në Prekazin e lavdisë Shqiptare, dhe për të treguar se e gjithë kjo gjenezën e ka shumë më parë. Kur nuk ta njofësh dhe ta duash ajo çka është e jotje detyrimisht do ta pranosh ate që nuk është e jotja, por as që e din se e kujt është.

6 mars 2015

SAIM TAHIRAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.