E Enjte, 04.25.2024, 11:51pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
TELLALLI I SHOVINIZMIT RUSOSERBOMADH NË PARLAMENTIN EVROPIAN
Nga Prof. dr. ESHREF YMERI

E Premte, 03.13.2015, 07:16am (GMT+1)



    Para pak ditësh, mbarë opinioni publik shqiptar u njoh me një deklaratë skandaloze të një eurodeputeti, një shovinist francez ky në parlamentin evropian, i quajtur Aymeric Chauprade. Ky tellall i shovinizmit rusoserbomadh, nga tribuna e parlamentit në fjalë, shprehu tërë urrejtjen e vet për Kosovën, të cilën e etiketoi si "çerdhe të krimit", duke deklaruar se Parisi na paska bërë, demek, një "gabim historik" me njohjen e pavarësisë së Kosovës.

    Sipas këtij shovinisti të regjur me dashurinë përvëlimtare për Serbinë dhe me urrejtjen shembullore për Kosovën, "Kosova kurrë s'mund të hyjë në Bashkimin Evropian". Se Kosova, sipas këtij "injoranti me gramë të madhe", jo vetëm që na qenka "çerdhe e krimit", por mbaka përgjegjësi edhe "për spastrimin etnik të serbëve dhe të popullatës tjetër joshqiptare" (Citohet sipas: "Europarlamentari francez: Kosova çerdhe e krimit, njohja e saj gabim historik". Marrë nga faqja e internetit "BalkanWeb". 02 mars 2015).

    Veç kësaj, sipas këtij eurodeputeti trulajthitur, Kosova duhet "t'i rikthehet Serbisë". Çdo trulajthitje e ka një farë karari, por, me sa duket, këtij lumëziu i qenka bërë truri fushë fare, përderisa arrin të nxjerrë nga goja edhe një absurditet të tillë.

    Ky eurodeputet me kulturë të mangët, në fillim le të shkollohet, për të mësuar të vërtetën për qëndrimin e shovinizmit serbomadh gjatë një periudhe mbinjëshekullore ndaj popullit shqiptar të Kosovës. Shkollimi i duhet me domosdo, që t'i kthjellohet truri dhe të mësojë të vërtetën se spastrimi etnik ka qenë një vepër e përhershme kriminale e serbosllavizmit, i cili e ka praktikuar rregullisht kundër shqiptarëve etnikë të Kosovës që prej Kongresit famëkeq të Berlinit dhe deri më 24 mars 1999, kur Aleanca Veriatlantike filloi bombardimin kundër Serbisë. Ky farë eurodeputeti, i cili, në të vërtetë, përfaqëson një njollë të errët për tribunën e këtij forumi të lartë evropian, le të njihet fillimisht me Përkujtesën e Vasa Çubrilloviçit (1897-1990), akademik, historian, profesor i Universitetit të Beogradit, një shovinist i kalibrit të lartë, armik i tërbuar i popullit shqiptar të Kosovës, i cili, në vitin 1937, ia drejtonte kryeministrit jugosllav Milan Stojadinoviç (1888-1961). Në atë Pëkujtesë ai kishte hartuar projektin akademik për dëbimin e shqiptarëve nga Kosova. Pas Luftës, Titua largoi një masë të madhe shqiptarësh nga trojet e tyre etnike në Jugosllavi dhe i degdisi në Turqi. Një tjetër projekt hartoi Akademia Shoviniste e Shkencave të Serbisë në vitin 1986 për shpopullimin e Kosovës nga shqiptarët dhe vendosjen aty të serbëve.

    Millosheviçi, sapo erdhi në pushtet, hartoi menjëherë planin për zbrazjen e Kosovës nga shqiptarët, plan që filloi ta vinte në jetë që në vitin 1998 me bandat kriminale të Arkanit, të Sheshelit, si edhe të armatës fashiste serbe.

    Me deklaratën e vet sa raciste, aq edhe shoviniste kundër Kosovës, ky eurodeputet francez u bashkohet tellallëve të shovinizmit rusomadh, si Karla del Ponte dhe Dik Marti, të cilët, të zhveshur tërësisht nga dinjiteti i tyre personal, me sponsorizimin e drejtpërdrejtë të Kremlinit, dolën me shpifje publike kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai, në të njëjtën kohë, mohon paturpësisht luftën mbinjëshekullore që populli shqiptar i Kosovës ka zhvilluar për të shpëtuar nga zgjedha e shovinizmit serbomadh, mohon luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila u bë mbështetja e fuqishme e NATO-s për ndëshkimin e Serbisë gjatë bombardimeve të pranverës së vitit 1999, mohon gjakun e mijëra dëshmorëve të asaj ushtrie që skuqi trojet e tyre amtare për shporrjen një herë e përgjithmonë të bishës serbe nga toka kosovare.

    Eurodeputeti shovinist francez Aymeric Chauprade,  nga tribuna e parlamentit evropian, sulmoi edhe NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për bombardimin e Sebisë në pranverën e vitit 1999. Me këtë deklaratë, ky eurodeputet shovinist francez, radhitet përkrah skifterëve ushtarakë francezë që i jepnin të dhëna paraprake Beogradit për bombardimet e NATO-s.

    Gjeneral kolonel Leonid Ivashov, personalitet i lartë ushtarak dhe politik rus, para disa vjetësh, ka pas dhënë një intervistë për revistën "Itogi". Në atë intervistë, atij, midis të tjerash, i është drejtuar edhe pyetja e mëposhtme:
    Pyetje: A është e vërtetë që një major francez u jepte të dhëna serbëve për bombardimet e NATO-s?
    Përgjigje:
Shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Francës, gjeneral-armatë Zhan Pjer Kelsh [Jean-Pierre Kelche (1942)], me të cilin unë kam marrëdhënie shumë të mira, po, ashtu, nuk ka qenë përkrahës i bombardimeve kundër Jugosllavisë. Me që ra fjala, ky ka qenë mendimi edhe i shumë ushtarakëve nga vende të tjera të NATO-s. Prandaj, në rastin e majorit francez, nuk ka asgjë për t'u habitur. Në këtë mes, nuk kanë luajtur rol paratë. Ky ishte një veprim burrëror dhe humanitar në shkallën më të lartë, sepse nuk kishte asnjë arsye se pse duhej të bombardohej Jugosllavia... Me rastin e 10-vjetorit të bombardimeve, ish-këshilltari i de Golit, gjenerali Pjer Galua [Pierre Marie Gallois (1911-2010)], pati dërguar në Beograd një videoregjistrim të një fjalimi të tij, në të cilin kishte zbuluar disa sekrete të NATO-s... (Citohet sipas: Revista "Itogi". Marrë nga faqja e internetit "russmir.info". 27 gusht 2010).
   
 Këtu nuk po ndalem në atë çka deklaron në përgjigjen e vet gjenerali rus Ivashov, se ai është përfaqësues i shovinizmit rusomadh, i cili, tradicionalisht, që nga koha e carizmit, ka qenë dhe vazhdon të mbetet armik i betuar i kombit shqiptar, siç është argumentuar me fakte konkrete në librin me titull "Antologjia e Kryqëzimit. Rusia dhe çështja shqiptare 1878-1912", të cilin e ka vënë në qarkullim Universiteti "Iliria". Prishtinë, 2012. Këtu po ndalem te majori francez në shërbim të shovinizmit rusoserbomadh, si edhe te gjeneralët francezë, të cilët, gjithashtu, sekretet e NATO-s ia përcillnin Beogradit dhe, automatikisht, edhe Moskës. Majori francez, për të dhënat që i jepte Beogradit për trajektoren e bombardimeve të NATO-s kundër objektivave serbe, domosdo që ka pasur bekimin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë franceze, përderisa vetë shefi i shtabit, gjenerali Zhan Pjer Kelsh, ishte kundër ndëshkimit të Serbisë dhe, rrjedhimisht, pro masakrimit të popullit shqiptar të Kosovës nga bishat fashiste të Millosheviçit dhe pro spastrimit të saj etnik. Ky është një qëndrim sa i turpshëm, aq edhe kriminal, që hierarkia e lartë ushtarake franceze ka mbajtur ndaj popullit shqiptar të Kosovës, një qëndrim ky që zor se mund të besohet se është mbajtur edhe pa dijeninë e kastës së lartë politike franceze.

    Nga intervista e gjeneralit rus Ivashov, të cilën, pak më vonë, mendoj ta riprodhoj të plotë në faqet e internetit, del në pah fakti që qarqet ushtarake franceze dhe disa përfaqësues të qarqeve ushtarake të Bashkimit Evropian, në heshtje, kanë qenë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ndëshkimin e Serbisë me anë të bombardimeve të NATO-s, bombardime këto që kishin për qëllim ndalimin e gjenocidit të tmerrshëm që shteti kriminal i Millosheviçit po ushtronte kundër popullit shqiptar të Kosovës, duke e shoqëruar atë gjenocid edhe me spastrim etnik. Ato skena krimesh të tmerrshme, të cilat janë të fiksuara në celuloidin e të gjitha kanaleve televizive evropiane dhe amerikane, europarlamentari shovinist francez Aymeric Chauprade, i trullosur keq nga urrejtja e verbër që ushqen për Kosovën, nuk dëshiron t'i pranojë për të vërteta. Prandaj edhe ai merr përsipër rolin e një krekacori shovinist nga tribuna e parlamentit evropian, duke iu turrur Kosovës me mllefin e një të ndërkryeri që nuk di se ç'është institucioni i së vërtetës.

    Por shqetësim kryesor për mbarë shqiptarët atdhetarë, nuk përbën deklarata armiqësore e një eurodeputeti francez me një formim kulturor gjysmak. Shqetësim kryesor për ta përbën heshtja e krejt eurodeputetëve të  tjerë, midis të cilëve nuk u gjend asnjë burrë për be që t'i jepte përgjigjen që Aymeric Chauprade meritonte për shpifjet që po nxirrte nga goja në adresë të Kosovës. Sepse kriminelë ka në çdo vend të botës, por asnjëri prej këtyre vendeve nuk mund të etikohet në asnjë mënyrë si "çerdhe krimi". Heshtja e eurodeputetëve vërteton më së miri deklaratën e vitit 2011 të Shefit të UNMIK-ut në Kosovë, Lamberto Zanieri. Në atë deklaratë, ai është shprehur:
 "...pas ndërhyrjes ushtarake, një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare mori anën e Serbisë". (Citohet sipas: Lamberto Zanieri. "Pas ndërhyrjes ushtarake, një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare mori anën e Serbisë". Marrë nga faqja e internetit. 16.04. 2011).

    Përgjigjen që meritonte ky farë eurodeputeti francez, duhej t'ia jepnin edhe politikanët shqiptarë në trekëndëshin Tiranë-Prishtinë-Shkup, si edhe gazetarët dhe analistët në mjetet e informimit masiv. Por askush prej tyre nuk u bë i gjallë. Të gjithë heshtën. Kjo është një heshtje lënduese për mbarë kombin shqiptar.  

 
   Santa Barbara, Kaliforni

    12 mars 2015


Prof. Dr. ESHREF YMERI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PËRPJEKJET RUSE PËR TË PËRÇARË PERËNDIMINNga FRANK SHKRELI (03.12.2015)
DEKONSPIRATORËT E RESPUBLICASSh.T. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, TiranëNga ROMEO GURAKUQI (03.11.2015)
MARSHIMI QË NDRYSHOI AMERIKËNNga FRANK SHKRELI (03.09.2015)
KOMANDANTI ADEM JASHARI I PËRKET KRAHUT INSTITUCIONALIST TË LUFTËSNga JUSUF BUXHOVI (03.08.2015)
NJË LIBËR PËR NJË EPOKË“Revolucioni Antikomunist Hungarez” i doktor Thoma DardelitNga RESHAT KRIPA (03.07.2015)
KUPOLA - PENG I VETVETES, SHQIPTARËT - PENG I KUPOLËSNga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.07.2015)
NJË LIBËR I RI MBI KOSOVËNNga FRANK SHKRELI (03.07.2015)
LPK-ja I LUFTOI DHE I SHANTAZHOI INSTITUCIONET LEGJITIME TË SHTETIT TË KOSOVËSNga SAIM TAHIRAJ (03.07.2015)
VIKTIMAT E PARA TË KOMUNIZMIT SHQIPTARNga FRANK SHKRELI (03.05.2015)
KONFUZIONI I PESË ANARKIVE NDËR SHQIPTARËT – ME RASTIN E 50 VJETORIT TË VDEKJES SË  FAN NOLITNga FRANK SHKRELI (03.02.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]