VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
Donjeta Canolli, vogëllushja që mban në zemër firmën e Presidentit të SHBA Intervistoi Fatmir Terziu E Shtunë, 01.23.2010, 05:39pm (GMT1)
Kush është Donjeta, vogëlushja që mban ende në zemër emocionet nën firmën e Presidentit të SHBA-së në Diplomën e saj... 1. Në cilën shkollë dhe në ç'drejtim studioni? Në atë moment që më është thirrur emri, ngase nuk e kemi ditur asnjë nga nxënësit se kush do të jetë ai apo ajo fatlume, më është dukur sikur më është ndalur zemra për disa sekonda në atë moment dhe e kam pyetur veten: "a është e vbërtetë se u thirr emri im?" E kam pyetur edhe një shoqe e cila ishte më afër meje dhe i thashë, "a më duket se ishte emri im?" Ajo mu përgjigj - "Yeah! It's you! Go up there girl!" U djeva shume e lumur dhe syte i kisha te mbushur me lote dhe njekohesisht ndihesha krenare se ne mesin e te gjithe amerikaneve ishte nje shqiptare! Meqe un isha nje femi qe kisha lindur ne Gjermani dhe isha me origjine shqiptare dhe ne kl. e 2-te fillova mesimin ne Amerike, se kl. e pare sapo kisha filluar ne Prishtine e kisha lene ne gjysem per arsye te luftes dhe ngaterresa e gjuheve ishte per moshen time pak si shume, e kisha nje frige ne vetvete se nuk do te mundem te perballem me mesimet ne shkolle dhe kisha frige se ndoshta nuk po e kuptoj anglishten aq sa duhet. Kur arrita ne kl. e 5-te te dekorohem me diplomen e nenshkruar nga Presidenti, ishte nje prove e madhe per mua si dhe nje deshmi e asaj se, un di dhe mundem te arrij dhe te luftoj deri tek ajo c'ka un deshiroj. Kisha deshire te mos jeme diferent me te tjeret po ndoshta edhe ti kaloj ata, pasi qe vetem un dhe motra ime Dalina jemi femijet shqiptare ne shkolle. Isha e lumtur dhe per nje moment e mendova motren time me te vogel dhe thash me vete edhe ajo do te jete ne hapat e mi. 3. A ndjeheni më e emocionuar për rezultate të mëtejshme në jetë e në shkollë? Gjithsesi, ndiej shume energji dhe emocione per ne te ardhmen. nese kam mundur ta arrij kete suksese ne kl. e 5-te kur isha me e vogel dhe kisha me shume frik per shkake te gjuhes, sot eshte e kunderta sidomos kur e morra dipolmen e 2-te ne perfundimin e klases se 8-te, besoj se i kam kaluar provat e veshtiresive! Andaj besoj se edhe me vazhdimin e kolegjit suksesi nuk do te me mungoj dhe te them te drejten librin e dua shume eshte shoku i pandare i imi, lexoj libra shume sa qe shpesh here me ze gjumi me liber ne dore. 4. Ku qëndron forca dhe talenti juaj? Ne rende te pare kam deshire qe prinderve te mi te cilet periqen qe ne dy vajzat e tyre te jemi te lumtura dhe na ofrojne shume dashuri, kam deshire qe te pakten me pune dhe vepra te mira t'ua shpreblejme mundin e tyre. Mandej,deshira qe te keme nje jete te lumtur dhe te mire dhe deshira qe te keme mundesi te ju ndihmoj edhe atyre te cilet nuk kane me jepe force dhe kurajo. Ndersa talenti im jame e bindur ne rende te pare nje dhunti nga vete zoti po ndoshta edhe ne gjene. Eshte shume per tu habitur se instrumentoj me violine ndersa me bie shume rralle te marre pjese ne ushtrime, se ne te njejten kohe qe kemi oren e mesimit per orkester kam edhe ndonje lende tjeter. Po perseri, mesuesi shpesh here me thot, me c'mende fare se si eshte e mundur sa pak ushtron ndersa instrumenton me bukur se te tjeret! Un qeshem dhe i them, po un jam Albanian! 5. Prindërit a janë ata që Ju frymëzojnë dhe si? Gjithsesi, perkrahja e prinderve besoj qe te gjithe femijet i qon drejt suksesit. Mua me duket se sa qenka veshtire te jeshe femi i shqiptareve, krenarija qenka edhe me e madhe. Frymezimin e kame nga prinderit, frymezim Atdhetar, dhe gjithmone me porosine duaje Ameriken, meso dhe puno po mos harro te k'thesh koken andej nga ke rrenjet. Andaj deshira e tyre dhe e imja eshte qe gjithqka qe beje, te beje ne te miren e Kombit tim! 6. Një mesazh për bashkëmoshatarët tuaj I kisha pershendetur te gjithe moshataret e mi kudo qe ndodhen me porosine se kurr mos ta ndiejne veten se nuk munden te arrijne ate c'ka deshirojne po gjithmone ta kene ne mendjen e tyre se mundem ta beje,duhet ta beje dhe do ta beje! Suksesin mund ta arrish nese ke deshire per ta arritur ate cka Ti deshiron, po natyrisht duhet seriozitete dhe perkushtim. Andaj, sa ma shume deshira aq me shume suksese. Duani librat dhe lexoni sa me shume se jane pasuria e trunit per ne te gjithe dhe sa me shume qe kemi dituri jemi me te forte e me te pasur! Intervistoi Fatmir Terziu
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |